Kujtesë
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 17 mars, në vitet nëntëdhjetë
Published
10 minutes agoon
By
UBTNews17 mars 1993
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova priti Xheremi Stounin;
Arsimi shqip ndërmjet realitetit dhe ardhmërisë;
Në Budapest u miratua një rezolutë për Kosovën;
Në Tiranë u mbajt një tubim komemorativ kushtuar Berit Bekerit;
Shkodra pret Papa Gjon Palin II;
Intensifikohet fushata kundër kryetarit të Republikës së Kosovës;
Sekretari i degës së LDK-së së Gjilanit në “bisedë informative”;
Edhe një anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Shtime u ftua në “bisedë informative”;
U thye depoja e fabrikës së municionit në Skënderaj;
“Die Velt”: CIA paralajmëron fundin e Jelcinit;
Në Prishtinë bandat e organizuara serbe provokojnë shqiptarët;
Ish-polici nga Peja u nxor me dhunë nga banesa;
“Trepça” vjet paskësh punuar me afarizëm pozitiv!;
U zu një grup shitës të drogës.
17 mars 1994
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova ia dorëzoi dekoratën e kryetarit Berisha motrës së Xheladin Hanës;
Në PEN Qendrën Daneze u bisedua për Kosovën;
Takim i disa përfaqësuesve të shqiptarëve me kongresistin amerikan Serrano;
Në Prishtinë u promovua revista “Kosova” në gjuhën angleze;
Në Lugano të Zvicrës filloi simpoziumi ndërkombëtar për aktorin Aleksandër Moisiu;
“Le courrier: Kosova mbetet një vatër krize e cila mund të shpërthejë në çdo kohë;
U mor me dhunë edhe objekti i SHLP “Bajram Curri” në Gjakovë;
Policia serbe hyri në selinë e partisë së Unitetit Kombëtar;
Në tre muajt e fundit në komunën e Skënderajit u bastisën 56 familje;
Policia serbe arrestoi gjashtë shqiptarë për armë;
A do të hapen 250 mijë dosjet e sigurimit shtetëror serb.
Represioni i policisë serbe në Kosovë
Gllogovc: Më 14 mars, policia serbe kërkoi Ahmet Berishën nga Komorani, i cili u ftua që të mirret në pyetje nga ana e policisë serbe, pardje në stacionin e policisë në Gllogovc.
Më 15 mars, policia serbe ftoi nmë stacionin e policisë edhe Bajrush Krasniqin nga Negrovci. Meqë Bajrush Krasniqi nuk gjendej në shtëpi, atë e kërkuan sërish dje, por nën pretekst të kërkimit të armëve, me ç’rast ia bastisën shtëpinë duke thyer e demoluar shumë orendi.
Po këtë ditë, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi edhe familjen e Sefë Bytyçit në Arllat të Gllogovcit. Policët nga Sefë Bytyçi morën një pushkë gjuetie. Pas bastisjes Sefë Bytyçin e morën me vete në staci/nin e policisë në Gllogovc, i cili u rrah brutalisht.
Skënderaj: – Dje rreth orës 6 të mëngjesit, një ekspeditë e policsë serbe e përbërë prej afro 20 vetash, së bashku me një autoblindë dhe automjete të tjera, bastisën familjen e Nezir Hazirajt në Llaushë të Skënderajt, i cili është i punësuar përkohësisht në Zvicër. Gjatë bastisjes, policët gjetën një revole dhe një pushkë gjuetie për të cilat Neziri disponote lejen.
Policia serbe e mori me vete Nezir Hazirajn, i cili më vonë u dërgua në Mitrovicë. bëhet me dije se Nezir Haziraj po mbahet ende në arrest.
Pardje, policia serbe, kërkoi nga Salih Koca në fshatin Polac të Skënderajt që të dorëzoi një pushkë. Salih Koca pasi deklaroi se nuk disponon me kurrfarë arme, policët i thanë që të lajmërohet sot në stacionin e policisë në Skënderaj në orën 8.
Prizren: – Më 13 mars rreth orës 16 në Prizren polici serb, Bojan Josiq nga Nishi me detyrë në Prizren mori me dhunë banesën e qiftit Gani dhe Azemine Rama në Prizren.
Familja Rama në këtë banesë jetonte qe 6 vite.
Kaçanik: – Më 4 mars, në vendkalimin kufitar të Suboticës derisa po udhëtonte për në Gjermani, policia serbe arrestoi Emrush Mulakun nga Kaçaniku. Shkak për arrestimin e Emrush Mulakut është se ai ka shërbyer në ish-armatën jugosllave gjatë viteve 1987-88, i cili atë kohë edhe sëmuret dhe pas 10 muajsh lirohet nga ish-armata jugosllave.
Familja e Emrush Mulakut njofton se ai tashmë gjendet në burgun hetues në Nish. Merret vesh se Emrush Mulaku do të dal në gjyq më 4 prill të këtij viti.
Mitrovicë: – Sot rreth orës 5 të mëngjesit, policia serbe bastisi familjen e Ramadan Sadikut në fshatin Zhabar të Mitrovicës, me pretekst se po e kërkonin Fadil Sadikun. Pasi Ramadan Sadiku shpjegoi se ajo nuk ishte shtëpia e Fadilit, policët morën me dhunë Ramadan Sadikun që t’ua tregoi shtëpinë e Murat Sadikut, djali i të cilit është Fadil Sadiku.
Policët arrestuan Fadil Sadikun, i cili në lokalet e policisë në Mitrovicë u mbajt deri në orën 11.30, nga i cili kërkuan që të dorëzoi një armë.
Dje, rreth orës 8, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi familjen e Ajet Haxhiut në rr. “Isë Boletini” në Mitrovicë. Pas bastisjes, policët arrestuan Ajet Haxhiun (67) dhe djalin e tij Naim Haxhiun (20).
Gjatë kohës sa qëndruan në polici, Ajet dhe Naim Haxhiu u rrahën brutalisht nga ana e policisë serbe, me ç’rast edhe morën lëndime të rënda trupore.
17 mars 1995
Lajmet kryesore:
Konferencë për gazetarë e Kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova;
Demaçi u prit nga nënprefekti i Gjenevës;
Delegacioni i PLK-së u prit në Bundestangun Gjerman në Bonn;
Iu vazhdua paraburgimi rektorit të Universitetit të Tetovës dhe bashkëpunëtorëve të tij;
Për Kosovën liderët opozitarë serbë mendojnë njësoj si regjimi serb;
Dhuna e policisë serbe në komunën e Malishevës po merr përmasa shqetësuese;
Policia mbylli lokalet e ambulancës së SHHB “Nënë Tereza” në Junik;
Sot në lagjen “Tauk Bashçe” të Prishtinës u bastisën mbi dhjetë familje shqiptare;
Njësi të policisë në ndërmarrjen e “Elektroekonomisë” së Kosovës;
Në Klinë për kolonistët serbë jipen 1000 hektarë tokë;
Paralajmërohet një taksë prej 300 dinarësh për ujë për banorët e Prishtinës;
Policia financiare serbe e Pejës gjatë shkurtit plaçkiti mall në vlerë prej 456 mijë dinarësh;
Gjatë muajve janar – shkurt në komunën e Ferizajt u keqtrajtuan dhjetëra shqiptarë;
Plagosja e policit serb si pretekst për keqtrajtimin e shqiptarëve në Pejë;
Në Gjenevë mbahet një tubim kundër racizmit, ksenofobisë, antisemitizmit dhe mostolerancës;
Në vend të fabrikave serbët në Kosovë ndërtojnë vetëm kisha.
17 mars 1997
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova priti delegacionin e shkollës “Pandeli Sotiri”;
Komisioni për të Drejtat e Njeriut të OKB-së përkrah të drejtën e Kosovës për vetëvendosje;
Demonstratë e shqiptarëve në Kiel të Shlesvig Holshtajnit të Gjermanisë;
Parlamentarë e Nord Vestfalisë u takuan me drejtuese të FR të LDK-së, UP-së dhe BSPK-së;
Gjendje më e qetë në Shqipëri;
Kadare do të bëhej president nëse në Shqipëri intervenojnë forcat e NATO-s;
Spekulime për fillimin e kontrabandës me armë ;
UE dërgon vetëm një mision këshilldhënës në Shqipëri;
Shqetësim në Maqedoni për gjendjen në Shqipëri;
Policia serbe keqtrajtoi rëndë një student me pretekst se është anëtar i të ashtuquajturës UÇK
Dhuna e përditshme në Kosovë;
Banorëve të Panorcit organet e instaluara serbe ua ndërprenë ujësjellësin.
Sulm i armatosur në autobusin e agjencisë “Tempo-turist” – 5 shqiptarë të plagosur
Dje rreth orës 12:00, në afërsi të fshatit Sllatinë të Fushë-Kosovës, në autobusin e agjencisë “Tempo-turist” nga Stambolli, dy civilë që flisnin në gjuhën serbe plagosën me armë zjarri Besim Vokshin (1960), Hydajete Hoxhën (1955) e Afërdita Xhafën (1957) nga Gjakova, shoferin Fazli Ballkan (1942) i lindur në Rozhajë me vendbanim në Stamboll, si dhe një qytetar nga komuna e Pejës, emri i të cilit nuk dihet, njofton KI i Degës së LDK-së në Gjakovë.
Të plagosurit i deklaruan Komisionit për Informim se civilët që flisnin një shqipe të rëndë kanë hyrë në autobus në Gjakovë së bashku me udhëtarët tjerë që po udhëtonin për në Turqi në orën 10:30. Kur autobusi arrit në afërsi të fshatit Sllatinë, ata u ngritën nga ulëset dhe të armatosur me armë zjarri kërkuan nga udhëtarët që t’ua jipnin paratë.
Pasi nga tre pasagjerë i plaçkitën rreth 1.500 marka gjermane, ata hasën në rezistencë nga Besim Vokshi, i cili kundërshtoi t’ua jipte paratë dhe i cili u qëllua me dy plumba në këmbë. Nga të shtënat e tyre u plagosën edhe tre udhëtarë të tjerë dhe shoferi i autobusit.
Të plagosurve në fillim iu dha ndihma e parë në Prishtinë, ndërsa më vonë ata u transferuar në spitalit e Gjakovës, ku u operuan. Njoftohet se asnjëri prej tyre nuk e ka jeten në rrezik.
Mbrëmë dhe sot, të plagosurit janë vizituar nga përfaqësuesit e Degës së LDK-së në Gjakovë dhe nga përfaqësuesit e KMDLNj-së së Gjakovës, të cilët njoftojnë se gjendja e tyre shëndetësore po përmirësohet.
Lidhur me këtë sulm të armatosur njoftojnë sot edhe gazetat ditore serbe. Në njoftime thuhet se dy sulmuesit ishin të moshës 23-30 vjeçare dhe kondukterit që ua ka paguar biletën i janë prezentuar si Agim e Ekrem. Ata gjithashtu kanë thënë se nuk kanë pasaporta, por ato do t’ua sjellin të afërmit e tyre në stacionin e autobusëve në Prishtinë!
Në njoftime gjithashtu thuhet se në fshatin Krivovë në afërsi të Sllatinës ata urdhëruan shoferin që të lëshonte rrugën dhe ta fuste autobusin në një mal të afërm, por shoferi nuk arriti ta bënte këtë për shkak se autobusi ishte me rimorkio dhe ai u ngatërrua dhe bllokoi komunikacionin.
Dy sulmuesit, njëri me revole, ndërsa tjetri me revole dhe thikë, u prezentuan si policë dhe udhëtarëve iu drejtuan me fjalët “Nxirrni paratë – turqë!”.
Pasi plaçkitën rreth 1500 DM, 1300 dinarë, 1 milion e 350 mijë lira turke dhe dy byzylykë, sulmuesit ikën na mal.
Kjo është plaçkitja e dytë e armatosur e autobusëve të vijave ndërkombëtare që nga fillimi i këtij viti në Kosovë. Në fillim të vitit, në afërsi të Duhlës së Suharekës, pothuaj me skenar të njëjtë dhe nga dy persona të moshës përafërsisht të njëjtë, qe plaçkitur një autobus që qarkullonte për Stamboll. Me këtë rast disa udhëtarë qenë keqtrajtuar nga sulmuesit, ndërsa qenë plaçkitur mbi 16.000 marka gjermane.
17 mars 1999
Edicioni i orës 11:30:
Paris: Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të OSBE-së – pasdite konferencë shtypi e negociatorëve;
Vushtrri: Forcat serbe edhe sot kanë filluar ofensivën kundër fshatit Beçuk;
Podujevë: Forca të reja serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;
Fushë Kosovë: Forca serbe shkuan në drejtim të fshatrave Bellaqevc i Madh e Grabovc;
Mitrovicë: Brahim Zekaj nga Abria e Poshtme u dënua me 15 muaj burg;
Mitrovicë: Civilët e armatosur serb provokojnë banorët shqiptarë;
Forcat serbe kanë bllokuar dje spitalin e Mitrovicës;
Forcat serbe gjatë tërë natës kanë sulmuar tri fshatra të Mitrovicës;
Forumi i Gruas në Mitrovicë u bëri homazhe viktimave të 13 marsit;
“Tajms”: Delegacioni serb ka në disponim 48-72 orë që të pranojë marrëveshjen për Kosovën
Beatris Lakost më nuk është zëdhënëse e OSBE-së;
Patologët finlandezë u distancuan nga raporti për masakrën e Reçakut të cilin e botoi dje gazeta “Politika”;
- Gjingjiq: Serbia me Millosheviqin nuk ka kurrfarë gjasash të sundojnë në Kosovë;
Drashkoviqi është i bindur se Beogradi do ta mbrojë Kosovën në Paris “pranë tavolinës së gjelbër”;
Është rrëmbyer Sherafedin Ajeti, “koordinator kryesor” i ashtuquajturit “sigurim lokal” në Mitrovicë.
Edicioni i orës 12:30:
Në fshatin Tomoc të Istogut u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim, Esat dhe Enver (Imer) Dervishaj
Sot në orët e mëngjesit, në rrugën Gjurakoc-Istog, në breg të rrugës afër varrezave të Shatrajve të fshatit Tomoc të Istogut, u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim (30), Esat (20) dhe Enver Imer Dervishaj (16), nga fshati Zabllaq i komunës së Istogut.
Në vendin e ngjarjes doli policia sebe, e cila bllokoi rrugën për afër tri orë, si dhe vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE-së me seli në Istog dhe në Pejë.
Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 policia serbe i ka marrë trupat e tyre dhe i ka dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.
Njoftohet gjithashtu se njëri nga viktimat ishte i prerë në fyt, kurse një tjetër ishte me duar të lidhura prapa me pranga.
Edicioni i orës 14:30:
Lajmet kryesore:
Konferenca për Kosovën në Paris i afrohet fundit;
LDK në thirrje për ndërhyrje urgjente të NATO-s në Kosovë;
Ndërhyrje serbe në Bobaj të Bokës të Gjakovës – një i vrarë e 30 të plagosur;
Gjakovë: Të shtëna në fshatrat e brezit kufitar dhe arrestime të shumta;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Forcat serbe kanë rrethuar fshatin Kabash;
Varrosen nëntë luftëtarët e vrarë më 12 mars në luftimet në fshatrat e Vërrinit;
Kaçanik: Mbrëmë forcat e ushtrisë serbe rrethuan fshatin Laç;
Forcat serbe kanë demoluar objektin e SHF në Kërbliq të Kaçanikut;
Katër shqiptarë u dënuan nga gjykata serbe në Pejë;
- Thaçi: “Qeveria e re do t’u përgjigjet të gjitha situatave që do të krijohen edhe pas 15 marsit në Kosovë”;
“RFJ”-ja kërkoi nga Interpoli francez arrestimin e Hashim Thaçin;
Solana: “Vetëm forcat e NATO-s mund të garantojnë që në Kosovë mos të përsëritet BH-ja”;
Vedrin: “Çasti i të vërtetës nuk është larg”;
Ishinger: Beogradi ka afat deri në fund të javës;
Janovski: 9.000 vetë braktisën shtëpitë prej të hënës;
“Cap Anamur”: Ushtria serbe ka bërë shrumb e hi fshatin Jeshkovë;
“Gazeta e re Shqiptare” u dënua me 1 milion e 600 mijë dinarë;
Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon represionin ndaj gazetave shqipe në Kosovë;
PSHDK dënon fushatën e egër ndaj gazetave të pavarura shqipe;
PVD vlerëson lart gatishmërinë e delegacionit të Kosovës në Paris për të nënshkruar marrëveshjen paqësore.
Edicioni i orës 16:30:
Lajmet kryesore:
Paris: Negociatat për Kosovën mund të përfundojnë shpejt;
Suharekë: Forcat serbe po e granatojnë fshatin Grejkoc;
Katër viktimat e familjes Tafaj u varrosën nën breshërinë e granatave serbe;
Helena Ranta e vlerësoi “krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut;
Vollebek dënon mizorinë e Reçakut kundër civilëve të pafajshëm shqiptarë;
Prizren: Katër shqiptarë u dënuan me 22 vjet e 6 muaj burg;
Në Korishë vazhdojnë të shtëna sporadike dhe zhvendosje të popullatës shqiptare;
Istog: Tre civilë serbë tentuan ta kidnapojnë një të ri shqiptar;
Prizren: Policia serbe ia ofroi një nxënësi 5.000 DM për të vënë eksploziv në shkollën e tij;
Prizren: Procesi mësimor u ndërpre deri më 21 mars.
Edicioni i orës 18:00:
Lajmet kryesore:
Paris: Megjithatë, negociatat për Kosovën mund zgjasin deri të premten;
Vushtrri: Ushtarët dhe policët serbë po djegin fshatrat: Beçuk, Pantinë e Oshlan;
Ndërpritet botimi i gazetës “Kosova sot”.
You may like
Lajmet
DITARI: 17 mars 1999 – “Tre vëllezër të vrarë afër Istogut”
Published
7 hours agoon
March 17, 2026By
UBTNews
17 marsi i vitit 1999 ishte edhe një ditë e re lufte në Kosovë. Lajme për tmerre nga të gjitha anët. Të vrarë, të plagosur, të keqtrajtuar, të dëbuar nga shtëpitë e tyre. Të gjithë shqiptarë. Aty-këtu edhe ndonjë aktivitet politik, në përpjekje për të ndryshuar diçka.
Lajmi më i rëndë i kësaj dite kishte të bënte me vrasjen e tre vëllezërve shqiptarë nga komuna e Istogut.
Ky është lajmi i plotë:
Në fshatin Tomoc të Istogut u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim, Esat dhe Enver (Imer) Dervishaj
Sot në orët e mëngjesit, në rrugën Gjurakoc-Istog, në breg të rrugës afër varrezave të Shatrajve të fshatit Tomoc të Istogut, u gjetën të vrarë tre vëllezër: Brahim (30), Esat (20) dhe Enver Imer Dervishaj (16), nga fshati Zabllaq i komunës së Istogut.
Në vendin e ngjarjes doli policia serbe, e cila bllokoi rrugën për afër tri orë, si dhe vëzhguesit e Misionit Verifikues të OSBE-së me seli në Istog dhe në Pejë.
Bëhet e ditur se rreth orës 10:30 policia serbe i ka marrë trupat e tyre dhe i ka dërguar në spitalin e Prishtinës për obduksion.
Njoftohet gjithashtu se njëri nga viktimat ishte i prerë në fyt, kurse një tjetër ishte me duar të lidhura prapa me pranga.
Ndër lajmet e tjera nga terreni të kësaj dite ishin edhe:
Vushtrri: Forcat serbe edhe sot kanë filluar ofensivën kundër fshatit Beçuk;
Podujevë: Forca të reja serbe erdhën nga Serbia në Kosovë;
Fushë Kosovë: Forca serbe shkuan në drejtim të fshatrave Bellaqevc i Madh e Grabovc;
Mitrovicë: Brahim Zekaj nga Abria e Poshtme u dënua me 15 muaj burg;
Mitrovicë: Civilët e armatosur serb provokojnë banorët shqiptarë;
Forcat serbe kanë bllokuar dje spitalin e Mitrovicës;
Forcat serbe gjatë tërë natës kanë sulmuar tri fshatra të Mitrovicës;
Është rrëmbyer Sherafedin Ajeti, “koordinator kryesor” i ashtuquajturit “sigurim lokal” në Mitrovicë.
Ndërhyrje serbe në Bobaj të Bokës të Gjakovës – një i vrarë e 30 të plagosur;
Gjakovë: Të shtëna në fshatrat e brezit kufitar dhe arrestime të shumta;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Forcat serbe kanë rrethuar fshatin Kabash;
Varrosen nëntë luftëtarët e vrarë më 12 mars në luftimet në fshatrat e Vërrinit;
Kaçanik: Mbrëmë forcat e ushtrisë serbe rrethuan fshatin Laç;
Forcat serbe kanë demoluar objektin e SHF në Kërbliq të Kaçanikut;
Katër shqiptarë u dënuan nga gjykata serbe në Pejë;
Ardhje të reja të forcave serbe në Kosovë;
Prizren: Katër shqiptarë u dënuan me 22 vjet e 6 muaj burg;
Në Korishë vazhdojnë të shtëna sporadike dhe zhvendosje të popullatës shqiptare;
Istog: Tre civilë serbë tentuan ta kidnapojnë një të ri shqiptar;
Prizren: Policia serbe ia ofroi një nxënësi 5.000 DM për të vënë eksploziv në shkollën e tij;
Prizren: Procesi mësimor u ndërpre deri më 21 mars
“Cap Anamur”: Ushtria serbe ka bërë shrumb e hi fshatin Jeshkovë;
Suharekë: Forcat serbe po e granatojnë fshatin Grejkoc;
Katër viktimat e familjes Tafaj u varrosën nën breshërinë e granatave serbe;
Vushtrri: Ushtarët dhe policët serbë po djegin fshatrat: Beçuk, Pantinë e Oshlan.
Nga politika, lajmet kryesore kishin të bënin me përmbylljen e Konferencës së Rambujesë.
Lajmet në këtë temë ishin:
Paris: Delegacioni i Kosovës vazhdon takimet me përfaqësues të OSBE-së – pasdite konferencë shtypi e negociatorëve;
“Tajms”: Delegacioni serb ka në disponim 48-72 orë që të pranojë marrëveshjen për Kosovën
Beatris Lakost më nuk është zëdhënëse e OSBE-së;
Drashkoviqi është i bindur se Beogradi do ta mbrojë Kosovën në Paris “pranë tavolinës së gjelbër”;
Konferenca për Kosovën në Paris i afrohet fundit;
- Thaçi: “Qeveria e re do t’u përgjigjet të gjitha situatave që do të krijohen edhe pas 15 marsit në Kosovë”;
Solana: “Vetëm forcat e NATO-s mund të garantojnë që në Kosovë mos të përsëritet BH-ja”;
Vedrin: “Çasti i të vërtetës nuk është larg”;
Ishinger: Beogradi ka afat deri në fund të javës;
Paris: Negociatat për Kosovën mund të përfundojnë shpejt;
Paris: Megjithatë, negociatat për Kosovën mund zgjasin deri të premten;
Live
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 16 mars, në vitet nëntëdhjetë
Published
1 day agoon
March 16, 2026By
UBTNews
16 mars 1993
Lajmet kryesore:
Delegacioni i LDK-së vizitoi familjet strugane që pësuan në fatkeqësisë ajrore;
U mbajt seanca e parë e kontestit ndërmjet Universitetit të Prishtinës dhe Kishës ortodokse serbe;
“Novi Vjesnik”: Dr.Rugova u pranua si bashkëbisedues serioz;
Radikalët serbë të Kosovës kërkojnë gjykimin e Rugovës;
Kërcënimet në funksion të krijimit të pasigurisë;
Mark Krasniqi: Në Ballkan nuk ka paqe pa vetëvendosjen e shqiptarëve;
Shtypi gjerman për demonstratat e shqiptarëve në Bon;
Dr.Zekeria Cana ende mbahet në arrest;
Në Mitrovicë vazhdon represioni policor serb;
Tribunë në shenjë të 90-vjetorit të vdekjes së Jeronim de Radës;
Policia financiare serbe plaçkit shqiptarët.
Disa të dhëna rreth vrasjes së Bajram Çakajt
Dje, përfaqësuesit e Degës së LDK-së në dhe të KMLDNJ në Klinë, ishin në fshatin Poterq i Ulët, për të ndriçuar rastin e vrasjes së Bajram Çakajt, i cili u vra në Istog më 13 mars, rreth orës 22.
Anëtarët e Kryesisë së LDK-së së Klinës, u informuan se Bajram Çakaj, ka punuar më parë në Maqedoni dhe shtatë vjetëve të fundit në Kroaci, prej nga është kthyer para nëntë muajsh. Ditën që është vrarë në Istog, nga polici serb, Dragosllav Piskuliq, nga dokumentet që i kishte me vete ai dispononte librezën e LDK-së, si dhe një emblemë kroate, ndërsa policia serbe lajmin për vrasjen e Bajramit, familjes së tij ia kumtoi të nesërmen, në ora 16.
Më 15 shkurt, policia kishte bastisur shtëpinë e tij dhe aty paskësh gjetur një revole të markës “Shtajer 7.65” dhe me atë rast, policët serbë e patën rrahur rëndë të vëllanë e tij, Agimin.
Shërbimi profesional i KMLDNJ së Klinës, bëri fotografimin dhe plumbat, prej të cilëve është goditur me dy plumba, njëri është në kokë, në pjesën e përparme dhe tjetri në anën e majtë, gjithashtu në pjesën e përparme në kraharor.
16 mars 1994
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova i dërgoi telegram Këshillit të manifestimit kushtuar Aleksandër Moisiut;
LDK-ja në Beneluks bën thirrje për pjesëmarrje në tubimin e protestës më 19 mars;
Vazhdojnë lëvizjet e ushtrisë serbe;
Represioni i policisë serbe në Kosovë;
Ministri maqedonas i Mbrojtjes paralajmëron arritjen e 700 ushtarëve të rinj amerikanë;
Si u plaçkit “Ereniku” i Gjakovës nga “Bambi” i Krushevcit.
16 mars 1995
Lajmet kryesore:
Presidenti Berisha ngushëlloi kryetarin Rugova për vdekjen e akademik Zajmit;
Policia serbe nuk lejoi për pesë orë hyrjen e kufomës së të ndjerit Zajmi në Kosovë;
Doris Pak foli për Kosovën në Parlamentin Evropian;
Presionet e forcave serbe në fshatin kufitar shqiptar Vërmicë;
Gratë shqiptare reagojnë kundër dhunës;
Në Gjenevë u mbajt tribuna publike “Evropa përballë Kosovës”;
Policia ndërhyri në ambulancën e SHHB “Nëna Terezë” në Deçan;
Ushtria serbe keqtrajtoi dy të rinj shqiptarë;
BSPK kërkon eliminimin e diskriminimit serb në Kosovë;
Në Toronto u mbajt një manifestim për përvjetorin e demonstratave të vitit 1981;
Edhe organizata e rinisë serbe ndan troje për kolonistë;
Beogradi deklaron se shqiptarët i paskan të gjitha të drejtat;
Kërkesat e serbëve të Kosovës për shkatërrimin e lëvizjes shqiptare;
Uoren Zimerman: Shpërthimi i nacionalizmit në ish-Jugosllavi.
Dhuna e përditshme në Kosovë
Podujevë: – Pardje policia serbe, nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpitë e Besim dhe Rasim Selmanit, si dhe ato të Shaban, Idriz dhe Feriz Ademit në fshatin Zhiti. Policia gjatë bastisjes nuk gjeti kurrfarë armësh, ndërsa njoftohet se Besim Selmani është keqtrajtuar rëndë.
Pardje, rreth orës 12:00 në Podujevë, policia serbe ishte në shtëpinë e Bajram Ymerit dhe konfiskoi rreth 400 litra benzinë. Më pas policia nga Bajram Ymeri kërkoi edhe një pushkë, të cilën kinse ia paskësh lënë babai i tij trashëgim.
Po ashtu pardje, policia ishte në shtëpinë e Sylejman dhe Tahir Ymerit në Podujevë. Sylejman Ymeri u rrah në prani të anëtarëve të familjes.
Pardje në Podujevë, policia ishte edhe në shtëpitë e Halit Beqirit dhe Enver Hetemit, me ç’rast konfiskoi rreth 450 litra benzinë. Nga ata policia kërkoi edhe armë, ndërsa Enver Hetemi, në stacionin e policisë në Podujevë u keqtrajtua fizikisht.
Kaçanik: – Më 24 shkurt, në fshatin Begracë të Kaçanikut, policia arrestoi vëllezërit Ramiz dhe Rafiz Gashi, me pretekst të kërkimit të armëve. Ata në stacionin e policisë në Ferizaj janë maltretuar fizikisht nga inspektorët Branko nga Shtërpca, Zllatko nga Zaskoku dhe një tjetër nga Talinovci i Ferizajt. Nga Ramizi dhe Rafizi inspektorët kërkonin një pushkë automatike dhe dy revole, të cilëve edhe iu kërcënuan se duhet të “shpërngulen nga këtu!” Ramizi u dënua me 30 ditë burg, ndërsa Rafizi u lirua dhe u detyrua të paraqitet në polici edhe më 28 shkurt, më 6 dhe 10 mars.
Më 5 mars, në stacionin e trenit në fshatin Starovë, patrulla përcjellëse e trenit Shkup – Fushë-Kosovë, rreth gjysmë ore keqtrajtoi fizikisht Rufki R. Brahën (60) dhe Afet Sh. Bajramin (34).
Suharekë: – Sot policia serbe, me pretekst të kërkimit të armëve, për herë të tretë ishte në shtëpinë e Demir Kabashit në fshatin Mohlan. Ndaj tij njoftohet se është përdorur dhuna.
Dje, rreth orës 10, një ekspeditë e policisë serbe ishte edhe në fshatin Grejçec dhe bastisi shtëpinë e Nezir Lubovcit. Pas bastisjes policia mori me vete Nezirin në stacionin e policisë në Suharekë.
Vlen të theksohet se gjatë dy javëve të fundit banorët shqiptarë të fshatit Grejçec janë në shënjestër të policisë serbe.
16 mars 1999
Edicioni i orës 11:00:
Lajmet kryesore:
Paris: Pas Po-së së shqiptarëve, vazhdon presioni ndërkombëtar mbi palën serbe;
U granatuan disa fshatra të Hanit të Elezit;
Rreth 70 të arrestuar në Paldenik;
Po granatohen fshatrat shumë fshatra të Vushtrrisë;
Granatohen edhe disa fshatra të Mitrovicës;
Zhur: Forcat serbe rrethuan dhe bastisën fshatin Murademë;
Në Viti mobilizohen dhe armatosen serbët lokalë.
Edicioni i orës 1:00:
Lajmet kryesore:
Forcat serbe granatuan disa fshatra të Llapit;
Forcat serbe po djegin shtëpitë e shqiptarëve në disa fshatra të Vushtrrisë;
Forcat serbe po i granatojnë edhe disa fshatra të komunës së Obiliqit;
Arrestime në fshatrat e Ferizajt;
Verifikuesit e armatosur lehtë – kompromis për palën serbe në implementimin e marrëveshjes për Kosovën;
Krerët e tri konfesioneve fetare nga Kosova do të takohen sot në Vjenë;
Gënjeshtra “ekskluzive” e gazetës “Politika” se në Reçak nuk ka pasur masakër;
Nesër në Prishtinë prezentohet raporti i ekipit të patologëve finlandezë për masakrën e Reçakut;
Koshtunica akuzoi SHBA-të për “imponimin” e planeve paqësore “totalitare dhe utopike”;
Hetimet kundër 8 personave për organizimin ilegal të kalimit të kufirit jugosllavo-hungarez për shqiptarët e Kosovës.
Edicioni i orës 14:30:
Lajmi kryesor: Thaçi: I themi “Po” marrëveshjes Marrëveshjes së Rambujesë;
Hashim Thaçi i njoftoi dje, me një letër, kryesuesit e Konferencës paqësore për Kosovën, ministrat Vedrin dhe Kuk, se delegacioni shqiptar i thanë “po” Marrëveshjes së Rambujesë.
Në letrën e z. Thaçi, të cilën e transmetoi agjencia Rojter, thuhet:
“Të nderuar zotërinj Vedrin dhe Kuk,
Pas konsultimeve të delegacionit kosovar me faktorët politikë dhe ushtarakë, si edhe me popullin e Kosovës, rreth Marrëveshjes Paqësore të Rambujesë, të datës 23 shkurt 1999, ky delegacion dhe unë personalisht i themi “po” kësaj marrëveshjeje.
Do të kemi nderin që këtë marrëveshje ta nënshkruajmë në praninë Tuaj, në cilindo kohë dhe vend që e caktoni Ju.
Marrëveshja krijon një shans dhe perspektivë për Kosovën dhe popullin e saj. Konsultimet tona në Kosovë ishin të nevojshme dhe shumë të rëndësishme. Tash, kur brenda strukturave politike dhe ushtarake të Kosovës është krijuar nëj disponim i mirë për këtë marrëveshje, delegacioni kosovar është i gatshëm ta nënshkruajë marrëveshjen. Në këtë sukses Tuajin, kontributi Juaj si dhe i administratave të vendeve Tuaja është shumë i madh.
Fati i popullit të Kosovës është para një kthese historike dhe delegacioni kosovar ka një përgjegjësi të madhe. Ju keni treguar vëmendje dhe durim lidhur me këtë fakt. Delegacioni ynë dhe unë u jemi shumë mirënjohës për këtë gjë. Ne do të presim ndihmën Tuaj dhe të vendeve Tuaja në të ardhmen.
Populli i Kosovës ka qenë aleat i vendeve Tuaja dhe Ju mund të llogaritni në këtë. Kosovës i nevojitet paqja dhe demokracia. Kontributet Tuaja personale, si dhe ato të vendeve Tuaja, janë qenësore dhe të respektueshme.
Me respekt, kryetari i delegacionit të Kosovës, Hashim Thaçi”.
Lajmet kryesore:
Vedrin: Jugosllavia duhet të zgjedhë mes izolimit e paqes;
Klinton: Jam shumë i kënaqur me vendimin e delegacionit të Kosovës;
Fisher: Tash duhet të nënshkruajë Beogradi;
Kohen: NATO-ja është e gatshme t’i sulmojë caqet serbe;
Gjilan: Subjektet politike shqiptare kërkojnë vendosjen e forcave të NATO-s në Kosovë;
Prishtinë: Mbledhje përkujtimore për dëshmorin Selim Bislimi;
Kaçanik: Nga kërcënimet e ushtarakëve serbë banorët e Kërbliqit i kanë braktisur shtëpitë e tyre;
Mbrëmë në Rahovec ndodhën tri shpërthime të fuqishme;
Nëpër Rahovec kaluan forca të mëdha të ushtrisë e policisë serbe;
Pejë: Një shqiptar nga Juniku u dënua me 1 vit burg;
Kamenicë: Forca të reja të policisë serbe kanë hyrë në Kosovë;
Hani i Elezit: Policia arrestoi 12 banorë të Paldenikut;
Dy të arrestuar shqiptarë nga komuna e Kaçanikut u dërguan në burgun e Prishtinës;
Kaçanik: Policia serbe arrestoi një shqiptar nga Runjeva;
Podujevë: Forca të reja të ushtrisë serbe erdhën mbrëmë nga Serbia në Kosovë;
Drejtoria e dhunshme serbe në SHF të Cërnicës pengon mbajtjen e mësimit për nxënësit shqiptarë;
Gjilan: Eprorë të ushtrisë serbe kanë inspektuar fshatin Stançiq;
Policia serbe ia konfiskoi letërnjoftimin një shqiptari nga Koliçi i Prishtinës;
Policia financiare serbe ndalon shtypjen e “Gazetës së re Shqiptare”;
Persona të panjohur thyen disa lokale të shqiptarëve në Mitrovicë.
Edicioni i orës 16:00:
Paris: Shqiptarët bisedojnë për zbatim të marrëveshjes – serbët paraqesin plan të rishkruar rrënjësisht;
Intervistë e kryetarit Rugova dhënë “Zërit të Amerikës”;
Deklaratat e anëtarëve të delegacionit të Kosovës lidhur me konfirmimin për nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë;
Akademik Mark Krasniqi pati takime në Bundestagun gjerman;
Dr. A. Gashi: “Po”-ja në Paris është rezultat i raportit të forcave;
Organet serbe kanë paralajmëruar për nesër konfiskimin e pasurisë së shtypshkronjës së firmës “Interpress R. Company”;
Obiliq: Rreth 3 mijë banorë shqiptarë janë zhvendosur nga fshatrat rrëzë Qyqavicës;
Një shqiptar i plagosur vdiq në spitalin e Novi Sadit;
Malishevë: Defilime të vazhdueshme të forcave serbe.
Live
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 15 mars, nga viti 1993-1999
Published
2 days agoon
March 15, 2026By
UBTNews
15 mars 1993
Lajmet kryesore:
Dr.Ibrahim Rugova: Plani paqësor për Kosovën po has në mirëkuptim në bashkësinë ndërkombëtare;
Protestë masive e shqiptarëve në Bon të Gjermanisë;
Kryetari i Federatës të Shkencëtarëve të Amerikës po qëndron në Kosovë;
Xheremin Stone vizitoi Qendrën për Informim të Kosovës;
Policia serbe arrestoi dr.Zekeria Canën;
Shuarja e barnatoreve në Kosovë;
Nazmi Peci u shkarkua nga detyra e kryetarit të Këshillit Qendror për Zvicër për grumbullimin e mjeteve financiare;
Kërkohet që Fabrika e Municionit në Skënderaj të transferohet në Zubin Potok;
Në Pejë vazhdon aksioni policor serb për kërkimin e armëve;
Faik Novobërdaliu u ftua gjashtë herë në bisedë informative;
Kosova – çelës i Ballkanit.
Në Istog polici serb vrau romin Bajram Çakaj
Parmbrëmë rreth orës 22, në qendër të Istogut, polici serb, Dragosllav Piskuliq, për shkaqe ende të panjohura, me dy të shtëna nga revolja, vrau Bajram Çakajn (l947), me përkatësi rome nga fshati Potërq i Klinës. Bajrami vdiq rrugës për në spitalin e Pejës. Organet serbe të hetuesisë, dolën në vendin e ngjarjes që në orët e hershme të mëngjesit.
Mirëpo, deri tani, ata nuk dhanë asnjë kumtesë lidhur me rastin.
15 mars 1994
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova priti delegacionin e Lidhjes së Gazetarëve të Kosovës;
Masmediumet gjermane për tubimin e madh të shqiptarëve në Bon;
Fjala e Hans Shterkenit, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun Gjerman ;
Telegrame të shumta tubimit protestues të shqiptarëve në Bon;
Shtypi serb për tubimin protestues të shqiptarëve në Bon;
Adem Demaçi po qëndron në Gjermani;
Beogradi tregon qartë se do të pengojë kthimin e shqiptarëve nga Gjermania në Kosovë;
Kryetari i “Bella Ruzhës” paralamëron frontin e jugut;
Në Prishtinë jipen troje falas për serbët.
Represioni në Kosovë
Podujevë: – Dje, rreth orës 10, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi familjen e Arif Ejupit, kryetar i Nëndegës së LDK-së në Gllamnik të Podujevës. Pas bastisjes policia e mori me vete Arif Ejupin në stacionin e policisë në Podujevë, i cili siç bëhet me dije u rrah brutalisht. Njoftohet se Arif Ejupi më pas u rrah nën pretekst se kinse ai qenka organizator i shtabit të mbrojtjes në regjionin e Podujevës.
Arif Ejupi u lirua me kusht që të lajmërohet sot në stacionin e policisë në orën 13.
Bëhet me dije se vëllait të Arifit, Ahmet Ejupit (1955), i cili punon përkohësisht në Austri, policia serbe ia mori dy vetura, për të cilat dispononte me dokumentacion të rregullt.
Gjithashtu dje rreth orës 10, policia serbe arrestoi, Idriz Hetemin (1965) anëtar i Kryesisë së Nëndegës së LDK-së në Gllamnik të Podujevës. Idriz Hetemi u arrestua nën pretekst të kërkimit të armëve, derisa më 9 mars policia serbe nga babai i Idrizit, Shaqir Hetemi pat konfiskuar një pushkë të vjetër.
Mitrovicë: – Më 12 mars, në orët e hershme të mëngjesit, policia serbe kërkoi në shtëpinë e tij Enver Sh.Brahimin në lagjen “Tavnik” të Mitrovicës, i cili ka dy vjet që gjendet në Gjermani.
Kjo është hera e tretë që policia serbe kërkon Enver Sh.Brahimin për të dërguar me dhunë në ushtrinë serbe.
15 mars 1995
Lajmet kryesore:
Kryetari Rugova priti udhëheqjen e Institutit Albanologjik;
Presidenti Berisha priti ministrin Papulas;
“The Guardian” rreth vizitës së Papuliasit në Tiranë;
Kumtesë për opinion e PPK-së;
Simpoziumi shkencor në 30-vjetorin e vdekjes së Nolit;
Grupi i krijueseve dhe veteraneve të arsimit përkujtoi 30-vjetorin e vdekjes së Fan S.Nolit;
Shefi i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq vizitoi KMDLNJ në Prishtinë;
Familjes Zajmi dhe ASHA të Kosovës po i arrijnë telegrame ngushëllimi;
Shtypi serb për varrimin e akademik Gazmend Zajmit;
Një serb rrënoi rrethojën e varrezave në Slivovë;
Një polic keqtrajtoi mbi dhjetë shqiptarë në stacion të autobusëve në Mitrovicë;
Në Rahovec një familje shqiptare u nxor me dhunë nga banesa;
Policia ndërhyri në SHF “Sulejman Vokshi” në Broboniq të Mitrovicës;
Arsimtari Shemsi Pllana u dënua me 15 ditë burg;
Policia ndërhyri sërish në SHMT “Marin Beçikemi” në Vushtrri;
- Pano: Bashkimi shqiptar në mënyrë paqësore;
Mbetet e pasqaruar vdekja e të resë Ilirianë Vuçitërna;
Riorganizohet administrata komunale në Preshevë;
Sipas shtypit serb, policia italiane keqtrajton dhe rrah pasagjerët që shkojnë nga Tivari në Bari;
Komentet e shtypit serb për rezolutën e fundit të OKB;
Gazetat njoftojnë për “hyrjen e disa shqiptarëve” në sistemin serb.
Dhuna e përditshme në Kosovë
Ferizaj: – Më 10 mars, policia serbe arrestoi Hajrush Bajramin, me pretekst se ai ka falsifikuar pasaporta dhe se denoncimin ndaj tij e ka bërë polici Shaban Bucaliu nga Ferizaj, djalit të të cilit Hajrushi ia kishte falsifikuar një pasaportë, me të cilën ai kishte tentuar të ikte nga shtëpia.
Më 12 mars, policia bastisi shtëpinë e Adem Shabanit nga Ferizaj, nga i cili morën një revole të markës “Parabellum” dhe një karabinë, të cilat ky i mbante me leje. Policia ia lanë ftesën Ademit që të paraqitet në polici.
Më 12 mars, rreth orës 3:00 të mëngjesit, me pretekst të kërkimit të armës, policia bastisi shtëpinë e Sylejman Jasharit (1942) nga fshati Zaskok. Sylejmanit dhe djalit të tij Nuhiut iu lanë thirrjet që të paraqiten dje në QS në Ferizaj.
Prizren: – Më 9 mars në tregun e Malishevës, policia serbe me qëllim të plaçkitjes së devizave, keqtrajtoi rëndë Muhamet Gashin nga Landovica.
15 mars 1997
Lajmet kryesore:
Shenja të qetësimit të gjendjes në Shqipëri;
Presidenti Berisha deklaroi se nuk ka ndërmend të jap dorëheqje;
Në Shqipëri u sulmuan dy helikopterë ushtarakë amerikanë;
Ish-ministri i mbrojtjes Safet Zhulali iku në Itali;
Koen: Intervenimi i SHBA-ve nuk planifikohet, por edhe nuk mund të përjashtohet;
Nikolas Bërns: Shqipëria duhet të ruhet edhe si shtet edhe si qeveri;
Përfaqësia e Kosovës në Tiranë funksionon normalisht;
Ambasada e Shqipërisë në Beograd nuk është mbyllur!;
Incident i sërishëm në kufirin Maqedoni – Shqipëri;
Një granatë shqiptare e lansuar nga Korça ra në territorin e Greqisë;
Demonstratat në Maqedoni po eskalojnë edhe me incidente;
Në aferën piramidale “TAT” janë involvuar edhe funksionarë të lartë të Maqedonisë;
Gjatë vitit 1996 u vranë 26 gazetarë.
Dhuna e përditshme në Kosovë
Prishtinë, 15 mars (QIK)
Gjilan: – Më 13 mars, policia serbe kërkoi në shtëpinë e tij, Rahim Hoxhën nga Cërnica. Atij iu la thirrja që të paraqitet po këtë ditë në stacionin e policisë në Gjilan.
- Hoxha nga inspektori i sigurimit serb, Paviq u pyet për aktualitetin politik, si dhe për disa probleme në kolektivin e shkollës fillore në Cërnicë.
Rahim Hoxha u pyet edhe për djalin e tij Malazog Hoxhën, kryetar i Nëndegës së FR të LDK-së në Cërnicë.
Po këtë ditë në pyetje u mor edhe Ejup Sylejmani, kryetar i Nëndegës IV të FR të LDK-së në Gjilan. Ejup Syelmani u pyet për aktivitetin e Degës së FR të LDK-së në Gjilan, për procedurën e zgjedhjeve, si dhe për çështje të tjera të aktualitetit politik.
Më 9 mars, policia serbe, me pretekst të kërkimit të armëve mori në shtëpinë e tij Emrush Dubovën nga Gjilani. Ai nga ora 8:00 deri në orën 13:00 nga policia serbe është shëtitur nëpër rrugët e Gjilanit, ndërsa më vonë është dërguar në stacionin e policisë në Kamenicë dhe është keqtrajtuar fizikisht.
Pas keqtrajtimit fizik, Emrush Dubova është hedhur i alivanosur në rrugë.
Mitrovicë: – Më 10 mars, tre policë serbë ishin në shtëpinë e Ali Hasanit në Vinarc dhe kërkuan djemtë e tij Musa dhe Demir Hasanin. Ata u urdhëruan që të paraqiten në polici me pretekst të dorëzimit të një revoleje. Vëllezerit Hasani u liruan me kusht që të paraqiten sërish të nesërmen në polici. Meqë nuk kishte se çka të dorëzojnë, ata janë urdhëruar që të paraqiten edhe më 14 mars, ndërsa bëhet e ditur se policia i ka urdhëruar që të paraqiten në polici edhe më 17 mars të këtij viti.
Gllogoc: – Më 13 mars, policia serbe me pretekst të kërkimit të armëve mori në shtëpinë e tij në fshatin Obri, Hajdin Hysenajn, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gllogoc. Pasi u mor në pyetje, z. Hysenaj u urdhërua që të paraqitet sërish në polici më 17 mars.
Prizren: – Rexhep Temaj nga Prizreni u kërkua tri herë nga policia serbe. Ai ka kohë që gjendet në Bosnje, ku punon si bukëpjekës.
15 mars 1998
Edicioni i parë (Ora 11:30):
Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së zgjodhi Kryesinë e re të LDK-së;
Grupe policësh kontrollojnë 17 km. rrugë prej Mitrovicës në Klinë të Epërme;
Kisha evangjeliste gjermane dhe RTL ndihmojnë Drenicën;
Lëvizje të forcave serbe në drejtim të Skënderajt.
Edicioni i dytë (Ora 14:45):
Manifestime madhështore e mesha në kishat shqiptare në përkujtim të viktimave të terrorit serb në Drenicë;
Konferencë për gazetarë e drejtuesve të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve;
Kinkël kërkon forca ndërkombëtare për Kosovën;
- Solana: Millosheviqi do të jetë i detyruar ta pranojë ndërmjetësimin për Kosovën;
Konferenca e Parisit mbi Kosovën mbahet para 25 marsit;
Mazovjecki: Bota nuk ka nxjerrë mësim nga lufta në Bosnje e Hercegovinë;
Shqipëria kërkon Flotën e Gjashtë;
Me masa kërcënuese politike-ekonomike mbi Beogradin pengohet shpërthimi i luftës në Kosovë;
Hungarezët kundër pjesëmarrjes së tyre në aksionet propagandistike të qeverisë serbe në Kosovë;
Një shoqatë e intelektualëve të Beogradit kërkon hetime për masakrat në Drenicë;
Problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet pa ndërmjetësimin ndërkombëtar;
Persona të panjohur dëmtuan shtëpinë e Asllan Asllanit;
Në Kosovë do të bëhet ekspertiza e masakrës serbe;
Forcat ndërkombëtare duhet të përqendrohen në rajonin e Kosovës;
Persona të maskuar plagosën burrë e grua;
Redaksia e “Botës së re” reagon kundër dhunës së policisë serbe ndaj krijuesve, shitësve e lexuesve të kësaj gazete.
Forca të mëdha serbe u vendosën në oborrin e Fabrikës së Municionit në Skënderaj
Nga Mitrovica në drejtim të Skënderajt, që nga orë 9 deri pas orës 12 kanë shkuar sot forca të mëdha të policisë serbe, njofton KI i Degës së LDK-së në Mitrovicë.
Në drejtim të Skënderajt kanë shkuar sot 13 autobusë, 1 autoblindë, 6 kamiona, prej tyre dy të ushtrisë serbe, 21 pizgauerë, 1 kombi, 5 xhipa dhe 3 vetura të policisë, të mbushura përplot me policë serbë.
Në drejtim të Skënderajt kanë shkuar pas pak kohësh edhe 4 autobusë, 9 pizgauerë dhe tri vetura të policisë, të cilat kanë ardhur nga drejtimi i Leposaviqit.
Burimet e LDK-së njoftuan në orën 10:00 se grupe policësh po mbanin nën kontroll të rreptë rrugën Mitrovicë – Skënderaj, ndërsa reth mesditës në të dy anët e e rrugës ishin dyfishuar forcat.
Lëvizjet e forcave serbe në drejtim të Skënderajt vazhduan edhe rreth orës 13, kur në këtë drejtim shkoi një kamion me targa të policisë, i cili ishte i mbushur përplot me armë dhe kishte një kanatë anësore të hapur. Kamioni përcillej nga një veturë e tipit landrover me targë të Beogradit.
Gjatë parakalimit nëpër Mitrovicë, policët ua drejtonin armët qytetarëve dhe i provokonin ata.
Një përfaqësues i Degës së LDK-së në Skënderaj tha se autobusët e automjetet e forcave serbe hynë në oborrin e Fabrikës së Municionit në Skënderaj dhe pas pak kohësh dolën të zbrazura dhe shkuan sërish në drejtim të Mitrovicës.
Burime të LDK-së bëjnë me dije se mbrëmë nga ora 18 deri në orën 19, janë dëgjuar të shtëna nga armët artilerike në afërsi të fshatit Morinë të Skënderajt, ku ndodhet aeroporti bujqësor dhe ku është e stacionuar policia serbe.
Druhet se mund të jetë shtirë në drejtim të ndonjë fshati të afërm, ndonëse tash për tash kjo nuk ka mundësi të konfirmohet, për shkak të bllokadës së plotë nga policia serbe dhe pamundësisë së sigurimit të informacionit të plotë.
Pas ekspeditave serbe dhe masakrimit të së paku 80 shqiptarëve, shumica gra, fëmijë e pleq, në Drenicë sot sundon një gjendje frike e ankthi nga rreziku i ndonjë aksioni të ri të forcave serbe.
Dega e LDK-së në Skënderaj i bënë thirrje edhe njëherë bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë energjikisht për të parandaluar një masakër të ri të popullsisë shqiptare në Drenicë.
Edicioni i tretë (Ora 16:40):
Situatë edhe më tej e rëndë në komunën e Klinës;
Partia Demokratike e Turqve kundërshton letrën e disa gazetarëve turq dërguar qeverisë serbe.
Edicioni i katërt (Ora 19:00):
Kryetari Rugova priti drejtorin e Qendrës për Studime Ndërkombëtare në Veneci;
Vazhdojnë lëvizjet e forcave serbe në drejtim të Skënderajt;
Llaushë: Ndërrohen forcat që mbajnë të rrethuar fshatin, të shtëna në mëngjes e në mesditë
Dha 3.000 DM për Drenicën;
Policia serbe rrahu disa gjilanas që morën pjesë në homazhin bërë viktimave të Drenicës.
15 mars 1999
Edicioni i orës 10:00:
Policia serbe vrau 4 anëtarë të familjes Tafaj nga Grejkoci i Suharekës
Katër anëtarë të familjes Tafaj nga Grejkoci i Suharekës, Xhemajl H. Tafaj (42), Ismajl H. Tafaj (35), Rizah I. Tafaj (19) dhe Ibrahim Xh. Tafaj (16), u vranë dje rreth orës 15:00 nga policia serbe në malet midis fshatrave Grejkoc e Mushtisht, njofton KI i Degës së LDK-së në Suharekë.
Ata kishin shkuar në mal për t’u furnizuar me dru, ndërsa njëri nga anëtarët e kësaj familjeje, i cili arriti të shpëtojë, tha se anëtarët e familjes së tij u vranë pa kurrfarë shkaku nga policia serbe.
Në Zabllaq të Istogut u gjetën trupat e pajetë të dy burrave;
Vushtrri: Që nga ora 6.30 kanë filluar granatimet me intensitet të madh;
Granatime të fuqishme në drejtim të fshatrave të Llapit;
Vazhdojnë sulmet e forcave serbe drejt fshatit Sferkë të Klinës;
Edicioni i orës 11:00:
Rihapet konferenca për Kosovën në Paris;
Forcat serbe po granatojnë disa fshatra të Mitrovicës, Vushtrrisë e Skënderajt;
KMDLNJ: Nga Serbia në Kosovë hyri një konvoj i madh i forcave serbe;
Mitrovicë: Forcat serbe shtien me armë drejt dy banorëve shqiptarë të Vaganicës;
Tregtarët shqiptarë sot do të bëjnë homazh në tregun e Mitrovicës;
Vushtrri: Mësimi ndërpritet deri më 22 mars.
Edicioni i orës 13:00:
Delegacioni i Kosovës paralajmëron nënshkrimin e Marrëveshjes;
- Vedrin: Bisedimet në Paris nuk do të zgjaten si ato në Rambuje;
- Kuk: “Beogradi do t’i presë pasojat, nëse e kundërshton paqen”;
Ministrat e UE-së ftojnë palët që ta nënshkruajnë marrëveshjen;
Prizren: Afër fshatit Jeshkovë u gjetën edhe dy të vrarë;
Podujevë: Në Metohi u varros Besnik Shabani;
Kërkohet gjak për të plagosurit në Podujevë e Mitrovicë;
Deçan: Të shtëna të forcave serbe në drejtim të fshatrave Ratish e Dashinoc;
Deçan: Në postblokun e policisë në Raushiq policia serbe arrestoi një shqiptar;
Kamenicë: Forca të mëdha serbe janë grumbulluar në oborrin e SHF “F. Noli”;
Afishe të falsifikuara, me shenjën e OSBE-së, u shpërndanë edhe në fshatrat e Deçanit.
Istog: U identifikuan të vrarët që u gjetën në fshatin Zabllaq
Prishtinë, 15 mars (QIK) – U bë identifikimi i dy trupave pa jetë që u gjetën sot në mëngjes, në Zabllaq të komunës së Istogut. Këta janë Rrahman Morina (35) nga fshati Baicë i komunës së Istogut dhe Shaban (Hajredin) Ramçaj (50) nga Banja e Pejës.
Dëshmitarët okularë kanë pohuar se viktimat i kishin gjysmë të zhveshura këmishët, kurse fytyrat e tyre ishin të përgjakura. Dyshohet se ata janë vrarë nga afërsia.
Edicioni i orës 13:00:
Ndërhyrje e forcave serbe në disa fshatra në rrugën Prishtinë-Podujevë;
Në Gjakovë policia serbe arrestoi rreth 20 civilë shqiptarë dhe i dërgoi në drejtim të panjohur;
Civilë të shumtë shqiptarë nga fshatrat e Klinës kanë mësyer drejt komunës së Malishevës;
SHHB “Nëna Tereze”: Gjendje tepër e rëndë e banorëve të fshatrave të Klinës e Malishevës;
PSHDK: Aktet terroriste në Mitrovicë dhe në Podujevë janë bërë me një skenar të caktuar serb;
BSPK: Vendosja e bombave në vendet urbane në Kosovë – veprim i forcave të errëta serbe;
Ambasadat e huaja në Beograd qysh sot duhet të marrin vendimin për evakuimin urgjent;
- Petriç: Nuk ka nënshkrim të veçantë politik nga ai ushtarak i marrëveshjes;
Sipas shtypit serb mekanizmi me eksploziv ka qenë i vendosur nën një banak.
Edicioni i orës 15:30:
Rahovec: Dje në Kramovik u gjet trupi i pajetë i një shqiptari
Prishtinë, 15 mars (QIK) – Trupi i pajetë i Zyber Kadri Morinës (55) nga fshati Gexhë i Rahovecit është gjetur dje pasdite në fshatin Kramovik, njofton KI i Degës së LDK-së në Rahovec.
Në njoftim thuhet se për fatin e tij nuk dihej që nga 24 shkurti, kur ai u mor nga policia serbe në stacionin e autobusëve në Prizren.
Kryesia e LDK-së dënon aktet terroriste në Mitrovicë dhe Podujevë;
Kryesia e Forumit të Rinisë të LDK-së dënon aktet kriminale të terrorit urban në Kosovë;
Podujevë: Granatime drejt Bradashit – snajperistë në qytet;
Podujevë: I vrari i tretë nga shpërthimet është Sadik Zhegrova nga Llapashtica e Poshtme
Forcat serbe po i granatojnë pesë fshatra të Vushtrrisë;
Vushtrri: Policia serbe plaçkitë e keqtrajton civilë shqiptarë;
Kontroll policor në disa fshatra të Ferizajt;
Prizren: Në Dushanovë policia serbe arrestoi një shqiptar.
Edicioni i orës 17:00:
Paris: Kryesia e delegacionit shqiptar pajtohet ta nënshkruajë marrëveshjen
Prishtinë, 15 mars (QIK) – Kryesia e Delegacionit të Kosovës në Konferencën Ndërkombëtare për Kosovën në Paris, doli para gazetarëve diçka pas orës 16.30 dhe deklaroi se është e gatshme ta nënshkruajë tekstin e marrëveshjes për Kosovën të negociuar në fazën e parë të konferencës, në Rambuje, muajin e kaluar.
Marrëveshja pranohet si e plotë, me të dy komponentat, politike dhe zbatuese.
Marrëveshja e Rambujesë për Kosovën parasheh një vetëqeverisje tri-vjeçare, gjatë të cilës do të vendosen institucionet demokratike, duke përfshirë zgjedhjen e Kryetarit, Parlamentit dhe të Qeverisë së Kosovës. Marrëveshja duhet të zbatohet nga misione civile dhe ushtarake ndërkombëtare, ky i dyti i udhëhequr nga NATO-ja.
Po-ja e delegacionit të Kosovës vjen pas pothuaj tri javësh konsultimesh me institucionet politike dhe ushtarake dhe popullin e Kosovës në nivele të ndryshme.
Lajmet e tjera: Dr. Ibrahim Rugova: “Tani e presim NATO-n”;
Nuk dihet asgjë për fatin e dy shqiptarëve të arrestuar nga policia serbe në Han të Elezit;
Katër të vrarë gjatë luftimeve të djeshme në Dush.
Live
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 14 mars, nga viti 1993-1999
Published
3 days agoon
March 14, 2026By
UBTNews
14 mars 1995
Kryetari Rugova priti Elizabet Bonkovski;
Takime të shumta të presidentit Berisha në Kopenhagë;
Mbledhje komemorative në Akademi dhe në Universitet me rastin e vdekjes së Akademik Zajmit;
Akademia e Shkencës të Republikës së Shqipërisë ngushëlloi ASHA të Kosovës;
Familjes Zajmi dhe ASHA të Kosovës vazhdojnë t’i arrijnë telegrame ngushëllimi;
Policia serbe vrau Ejup Kasumin nga Burrniku i Ferizajt;
Ministri i jashtëm grek në Shqipëri;
Dr. Hivzi Islami u takua me Elizabet Bonkovskin;
KMDLNJ i shkruan OSBE-së, Komisariatit për Refugjatë dhe Parlamentit Evropian;
Dhuna e përditshme në Kosovë;
Në Gjilan arritën 150 policë financiarë;
Nasuf Shabani u dënua me 20 ditë burg;
Plaçkitje në tregun e Rahovecit;
Lëvizje të ushtrisë serbe në Gjakovë;
Në Bavari të Gjermanisë u shënua 3-vjetori i vdekjes së Martin Camajt;
Në kufirin serbo-maqedonas u arrestua një kontrabandist nga Kumanova;
Kërkohet Habib Lubovci.
Zhur: – Në fshatin Dobrushë, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, këto ditë mori në shtëpitë e tyre Selman Gutajn dhe Ismail, Fadil, Shaip e Enver Saramatin. Fadilin e torturuan fizikisht dhe i thanë se duhet të “pjell” një armë për ta dorëzuar. U bastis edhe familja e Ymer Saramatit, kryetar i Nëndegës së LDK-së në fshat, dy djemtë e të cilit Abdullah dhe Naser Saramati u rrahën në polici nën pretekstin se kanë armë.
Prishtinë: – Më 10 mars, në lagjen Kodra e trimave u bastis shtëpia e Sadik Ismajlit, me pretekst të kërkimit të armëve. Ai në polici u mor në pyetje pastaj u lirua.
Më 12 mars, në të njëjtën lagje, u bastis shtëpia e Jusuf Sylejmanit.
Po këtë ditë, policia bastisi edhe shtëpinë e Kadri Sopit. Atij policia i mori mall me vlerë prej 20 mijë markash. Vëllaun e Kadriut, Jusufin, e morën në polici.
Njoftohet se Muhamet Ibrahim Gashi nga Hajvalia, nxënës i SHM Ekonomike “Hoxhë Kadri Prishtina” u ndal nga një partullë e policisë serbe, e cila Muhametit ia mori 25 dinarë, sa i kishte me vete. Policët atij iu kërcënuan se nëse për këtë i tregon dikujt do ta pësojë keq.
Mitrovicë: – Pas ndërhyrjes së policisë në punktin shkollor ku zhvillojnë mësimet nxënësit e SHM të mjekësisë “Xh. Deda”, policia urdhëroi pronarin e shtëpisë Bedri Rrahmanin (41), që të paraqitet në polici më 13 mars. Bedriu u paraqit në polici ditën e caktuar, i cili u keqtrajtua rëndë. Pas katër orë rrahjeje atë e liruan dhe e kërcënuan se nëse lejon mbajtjen e mëtejme të mësimit në shtëpinë e tij, do ta pësojë edhe më keq.
Më 13 mars, gjashtë policë shkuan në shtëpinë e Sahit J.Istrefit, në lagjen ” Ura e gjakut”, nga i cili kërkuan një revole, të cilën ky edhe e dorëzoi.
Istog: – Gjatë muajit shkurt, policia serbe në këtë komunë mori në pyetje 9 persona, ftoi në polici për të dorëzuar armë 38 persona, fizikisht keqtrajtoi 7 persona, ndërhyri ndaj institucioneve katër herë, bastisi tri shtëpi dhe caktoi masën e paraburgimit për një person me pretekst se ka bërë kontrabandë me armë.
Suharekë:– Më 9 mars policia bastisi shtëpinë e Islam Lubovcit,në fshatin Grejçevc, të cilit ia konfiskuan një revole. Të nesërmen, policia bastisi edhe shtëpitë e Halil Lubovcit, të cilit poashtu ia konfiskuan një revole, si dhe atë të Bajrush Lubovcit, të cilin e dërguan në stacionin e policisë në Suharekë.
Më 10 mars policia ia konfiskoi një revole edhe Sejdi Berishës nga fshati Gjinovc i Suharekës.
Skënderaj: – Në njoftimin që e jep Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Skënderaj thuhet se gjatë muajit shkurt, represioni policor në Komunën e Skënderajt ka vazhduar me intensitet të njëjtë. Me pretekst të kërkimit të armëve janë bastisur pesë familje, fizikisht janë maltretuar 15 persona dhe janë marrë 6 armë zjarri. Një person është dënuar me burg, ndërsa pesë të tjerë janë dënuar me gjobë, tre prej të cilëve në Gjykatën Ushtarake të Nishit. Kryetari i Degës së LDK-së, Idriz Rreci është mbajtur pesë ditë në arrest. Në bisedë informative janë marrë shtatë persona, ndërsa janë plaçkitur dy vetë. Policia gjithashtu disa herë ka ndërhyrë edhe në lokalet publike.
Vushtrri: – Dje rreth orës 10:00, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e Kasum Kasumit në Vushtrri. Policia keqtrajtoi Kasum Kasumin në shtëpinë e tij dhe e urdhëruan që të paraqitet sot në stacionin e policisë në Vushtrri.
Rahovec: – Ditëve të fundit policia serbe në Rahovec, nën pretekst të kërkimit të armëve rrahu rëndë Zenel A.Morinën nga Vërnjaku i Rahovecit, i cili bëhet me dije se nga keqtrajtimi brutal, disa ditë ishte i shtrirë në spitalin e Gjakovës. Edhe pas daljes së Zenel A.Morinës nga spitali, njoftohet se nga ai sërish kërkohen armë.
14 mars 1997
Konferencë me gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova;
Parlamenti Evropian miratoi Rezolutën për Kosovën;
Deklaratë e Hans van Mierlos për çështjen e Kosovës;
Presidenti i Shqipërisë kërkoi ndihmë ushtarake nga Bashkimi Evropian;
Franc Vranicki takohet sot me përfaqësues të Qeverisë;
Qeveria shqiptare punon pandërprerë;
U dogj edhe rruga muze në Shkodër;
SHBA-të filluan evakuimin e qytetarëve të tyre nga Shqipëria;
Nikolas Bërns: Barra për stabilitetin e vendit u mbetet vetë shqiptarëve;
Engël kundër kaosit në Shqipëri;
Delegacioni i KKSHA-së u takua me Eliot Engëlin e Rudolf Perinën;
Thirrje e Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan;
Nga Shqipëria po largohen edhe priftërinjtë;
Beogradi mbylli kufirin me Shqipërinë;
Maqedonia e mbylli kufirin me Shqipërinë;
Shtypi botëror për ngjarjet në Shqipëri;
U lirua Fatos Nano;
Shtim i shqetësimit në Gjakovë;
Tetë studentëve iu morën pasaportat në vendkalimin e Vërmicës;
Kryetari Rugova priti parlamentarët gjermanë;
Treshja e OSBE-së vizitoi Partinë Parlamentare të Kosovës;
Tri fshatra dhe dy lagje të Mitrovicës u shkyçën nga rrjeti i ujësjellësit;
Familjeve të minatorëve iu dhanë 5 mijë DM ndihma;
Avokati serb akuzon regjimin për tortura kundër shqiptarëve;
Parlamenti i Maqedonisë filloi mbledhjen e jashtëzakonshme;
Plaçkitje në tregun e Hanit të Elezit;
Mitrovicë: U mor në polici për armë.
Situatë dramatike në Shqipëri
Kaosi po sundon edhe në kryetytetin e Shqipërisë në Tiranë. Gjatë natës që shkoi kanë humbur jetën së paku dhjetë dhe janë plagosur mbi 100 veta. Nëpër rrugë shihen persona civilë të armatosur, por jo policë të uniformaur dhe ushtarë. Turmat e pokontrolluara njerëzish kanë sulmuar objekte ushtarake dhe depo mallërash duke marrë armë e ushqime.
Ndërkohë, mëngjesi i ditës së sotme është paksa më i qetë. Jeta në kryeqytet dalngadalë, po hyn në rrjedhën e saj normale. Që në orët e para të ditës, fermerë privatë nga Peza, Vaqari, Sauku, Laknasi, Kashari e komunat tjera përreth, filluan të mbushin tregun me qumësht, bulmet, perime e zarzavate të stinës. Po ashtu të shumtë janë dhe tregtarët kryeqytetas që kanë hapur njësitë e tyre dhe tregtojnë artikujt e përditshëm ushqimorë. Më shumë tensioni vazhdon të ndjehet sidomos në njësitë tregtare për bukë. Ashtu si dje dhe sot, artikujt më të kërkuar janë mielli, orizi, sheqeri, por ka dhe mjaft blerës që duan edhe mallra të tjerë ushqimorë, pohon një nga biznesmenët e vegjël kryeqytetas.
Mbrëmë natën, ndërsa qeveria e Pajtimit Kombëtar i vazhdonte pa ndërprerje mbledhjet e saj për njohjen dhe stabilizimin e situatës, nga organet e pushtetit lokal, të partive politike dhe përfaqësues të shquar të shkencës dhe jetës politiko shoqërore iu bë thirrje banorëve të kryeqytetit për mospërdorim armësh, ruajtjen e rendit dhe qetësisë. Bëhet e ditur se 200 vullnetarë kryeqytetas krijuan një njësi të posaçme për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike. Sipas njoftimeve nga spitalet e Tiranës gjatë ditës së djeshme ka patur disa raste plagosjeje të njerëzve, sidomos ndërmjet adoleshentëve nga pakujdesitë në përdorimin e armëve të zjarrit. Në afërsi të parlamentit dhe në rrugët kryesore të kryeqytetit janë parë duke manovruar njësi tankesh.
Ndërsa dje turma njerëzish sulmuan disa njësi ushtarake përreth Tiranës, rrëmbyen armatime e municione, si dhe hapën një burg me të dënuar ordinerë në periferi të qytetit dhe plaçkitën disa depo ushqimore.
Një ushtarak deklaroi se janë grabitur shtatë depo të Brigadës së aviacionit luftarak, ndërsa vetëm nga njëra prej atyre depove që gjendet në Fushë-Krujë, janë rrëmbyer më shumë se 10.000 armë të lehta. Kryengritësit në Tiranë kanë deklaruar se duan të armatosen, ngase këtë po e bëjnë edhe kryengritësit në Jug. Persona civilë të armatosur iu drejtuan dje aeroportit të Tiranës dhe filluan të grabisin.
Në mëngjesin e ditës së sotme, jeta në kryeqytetin e vendit po rrjedh zakonshëm. Njerëz të shumtë, të rinj e të reja, janë bërë tashmë frekuentues të zakonshëm në kafenetë e baret e kryeqytetit, thuhet në një njoftim të ATSH-së.
Ndërkaq, në Shkodër njoftohet për dhjetë të vdekur dhe mbi 100 të plagosur. Njoftohet se janë plaçkitur e pastaj janë djegur ndërtesat e Komesariatit të policisë, e gjyqit, e bankës, si dhe fabrika e prodhimit të makaronave dhe ajo e birrës të kompanisë “Vefa-hollding”.
Situatë e ngjashme ishte edhe në Malësinë e Madhe dh në Koplik.
Në Gjirokastër ka filluar të funksionojë komesariati i policisë, dhe pika kufitare e Kakavisë.
Edhe në Sarandë, Tepelenë e Përmet, dje nuk u shënuan incidente.
14 mars 1998
Edicioni i parë (Ora 13:30):
Kryetari Rugova priti një delegacion të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës;
Kosova temë qendrore e Konferencës së Bashkimit Evropian në Edinburg;
Xhejms Rubin: SHBA-të shqyrtojnë të gjitha rrugët diplomatike dhe ushtarake për Kosovën;
SHBA i dha 1 milion dollarë Gjykatës së Hagës për të hetuar krimet në Kosovë;
NATO përgatitet seriozisht për të ndërhyrë në Kosovë;
Snajperistët serbë vranë Ali Rr. Lutanin nga Turiçeci;
Policia vrau sot në Runikë Muhamet Miftarin;
Një ekip ekspertësh amerikanë do të vijnë në Drenicë për të bërë autopsinë e të vrarëve
Llausha mbahet ende e rrethuar;
Nuk ka shenja të zbutjes së masave të shtetrrethimit;
OKB emëroi një të dërguar special për të drejtat e njeriut në ish-Jugosllavi;
Bashkimet kombëtare të studentëve në Evropë dënojnë terrorin, vrasjet dhe gjenocidin në Kosovë;
Mitrovicë: Lëvizje të policisë dhe keqtrajtime të qytetarëve;
Protestë e studentëve në Tiranë;
Rreth 50 refugjatë kosovarë në Kukës;
Bon: Kthimi i refugjatëve shqiptarë është papërgjegjësi;
Gjilan: Merren në pyetje aktivistët e LDK-së;
Dihet identiteti i vozitësit që shkeli protestuesit më 2 mars në Prishtinë;
BI e Kosovës kritikon organizimin e shkuarjes në haxh;
Rreth 20 ekipe gazetareske turke presin në Shkup për shkak të vizave;
Regjimi serb pengon punonjësit e ndihmave humanitare të shkojnë në Drenicë;
Një grua e paidentifikuar dhe një fëmijë u varrosën dje në varrezat e Prishtinës.
Nën gërmadhat e shtëpive në Prekaz mund të kenë vdekur të plagosurit
Burimet e LDK-së në Skënderaj dhe në fshatrat për rreth Prekazit të Ulët shfaqin frikën se në gërmadhat e disa shtëpive që po mbahen të rrethuara nga forcat serbe në këtë fshat të kenë vdekur deri më tash të plagosurit gjatë sulmit masakrues të forcave serbe në dhjetë ditët e kaluara.
Grupi i Kontaktit e BE-ja, si edhe shumë asociacione ndërkombëtare kanë kërkuar nga Serbia që të heqë rrethimin e fshatrave dhe që të lejojë hyrjen e veprimtarëve humanitarë në Skënderaj e rrethinë, sidomos në Prekaz të Ulët. Mirëpo, Serbia nuk i ka përfillë fare këto kërkesa.
Shumë familje kërkojnë të afërmit e vet
Familje të shumta, sidomos nga Prekazi i Ulët kërkojnë njoftime për anëtarët e familjeve të tyre, për të cilët nuk dihet a janë vrarë, apo janë gjallë.
Disa familje të vendosura në Gllogoc dhe në Mitrovicë kërkojnë për çdo ditë informacione për të afërmit e vet.
Edicioni i dytë (Ora 16:00):
Dyshohet se janë djegë tetë anëtarë të familjes së Sadik Jasharit
Dyshohet se tetë banorë të lagjes Jasharaj të Prekazit të Ulët mund të jenë djegë në shtëpinë e tyre të qëlluar nga forcat serbe më 5 mars.
Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Vushtrri njofton se më 5 mars, në përpjekje për t’u mbrojtur nga sulmi serb, në bodrumin e shtëpisë së tyre ishin strehuar tetë anëtarët e familjes së Sadik Hysen Jasharit: Sadiku, Hafija, Hamdiu (30 vjeç), Elfija, Remzia (nuse shtatzënë), një vajzë dyvjeçare, Ramizi (20 vjeç) dhe Fatimja (22-vjeçare).
Një i afërm i tyre nga fshati Likoshan, i cili që nga 5 marsi është interesuar për këtë familje, sot kishte marrë një leje në policinë serbe në Mitrovicë për të shkuar në lagjen Jashari në Prekaz.
I shoqëruar nga komandanti i policisë, ai shkoi në këtë lagje dhe pa se nga bodrumi i shtëpisë ku ishin strehuar anëtarët e familjes së Sadik Jasharit, po dilte ende tym dhe vinte një erë që supozohet të ketë qenë e trupave të djegur të anëtarëve të familjes së Sadik Jasharit.
Përkundër insistimit të ketij të afërmi të familjes Jashari, policia nuk e lejoi atë që t’i afrohet bodrumit, për të vërtetuar nëse tetë anëtarët e familjes së Sadik Jasharit ishin djegë apo ia kishin dalë të largoheshin.
Është dëshmuar përcaktimi i udhëheqjes së Kosovës për politikë paqësore;
Qytetarët e Beogradit përkrahin aksionet policore në Kosovë;
Qeveria serbe përsërit ftesën për dialog;
Për shkak të Kosovës, Beogradit i kërcënohen sanksione edhe më të ashpra;
Arriti në Kosovë një delegacion e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq;
Politika amerikane lidhur me ngjarjet e fundit në Kosovë;
Kosova në shtypin botëror;
Disa banorë të Kopiliqit e Açarevës janë vendosur në shkollën e Tushillës;
Grupi Ndërkombëtar për Kriza (ICG) ka ftuar dje NATO-n që të intervenojë në Kosovë;
J.Rojter: Shkëputja e Kosovës shpie drejt stabilizimit;
Reagimet histerike të Papoviqit dhe të Igiqit kundër shqiptarëve dhe Perëndimit;
Në Fushë Kosovë u themelua Këshilli Komunal i Ndihmave Emergjente;
Obiliq: Bashkëshortët Haziri u morën në arrest pas bastisjes së shtëpisë së tyre;
Dy familje nga Llausha u strehuan në Krasaliq të Vushtrrisë;
Lidhja e Gruas Shqiptare kërkon mbrojtje për fëmijët dhe femrat në Kosovë;
Perishiq: Ata që në vend të politikës janë shërbyer me polici nuk janë të gatshëm për dialog .
Edicioni i tretë (Ora 20:00):
Subjektet politike të Skënderajt u bëjnë apel njerëzve që të kthehen në vatrat e veta;
Në kishat e Kosovës mbahet meshë e përshpirtshme për viktimat e terrorit serb në Drenicë;
Të hënën gratë e Kosovës nisen prej Prishtinës me nga një bukë drejt Drenicës;
Austria kërkon masa të shpejta e efikase ndaj Beogradit;
Gelbardi vjen javën e ardhshme në Prishtinë;
Nano bisedoi me Gelbardin për Kosovën;
Diplomacia ndërkombëtare nuk duhet të presë që të bindet Millosheviqi;
Mbledhja e Kryesisë dhe e Këshillit Koordinues të PSHDK-së;
Disa turq “eminentë” të hënën duan të bisedojnë me qeverinë serbe në Prishtinë?!
14 mars 1999
Klinë: Forcat serbe po granatojnë disa fshatratë rajonit të Sferkës;
Granatohen fshatrat e Vushtrrisë;
Podujevë: Gjatë natës u granatuan disa fshatra;
Persona të panjohur vranë një shqiptar në Potërç të Epërm të Klinës;
Tre të vrarë e 26 të plagosur nga shpërthimet e djeshme në Podujevë;
Mitrovicë: Pesë të vrarë e mbi 30 të plagosur;
OSBE: Në sulmet terroriste në Podujevë dhe Mitrovicë u vranë 6 e u plagosën 58 veta;
Mediat serbe spekulojnë me numrin e të vrarëve në shpërthimet e djeshme në Podujevë e Mitrovicë.
Ora 13:00:
Xh.Mustafa: Regjimi i Beogradit terrorin masiv po e përdor për të ndikuar në rrjedhën e negociatave për Kosovën;
Kryesia e LDK-së në Podujevë kërkon mbrojtje për popullsinë shqiptare;
35 të plagosur nga shpërthime e djeshme në Podujevë;
Forcat serbe po djegin shtëpitë në lagjen Kosumi në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë;
Të shtëna gjatë natës në Fushë Kosovë, Graboc e Bellaqec;
Gjilan: Serbët sërish uniformohen;
Përforcohet kufiri Kosovë-Maqedoni;
Persona të armatosur plaçkitën një familje shqiptare.
Ora 15:00:
Dy pjesëtarë të UÇK-së vdiqën nga plagët e marra nga granatimet e djeshme në Galicë;
Kaçanik: Në Ivajë u gjet i vdekur Xhemil Mulaku;
Vushtrri: Dy të plagosur gjatë granatimeve të djeshme;
Mitrovicë: 5 të vdekur dhe 66 të plagosur në shpërthimin e djeshëm;
Forcat serbe granatuan gjatë natës fshatrat Vaganicë e Verrnicë të Mitrovicës;
Ndërpritet mësimi në shkollat e Mitrovicës;
Kryesia e Degës së LDK-së në Mitrovicë e dënon shpërthimin e djeshëm si akt terrorist.
Ora 17:00:
Njoftohen emrat e 6 të vrarëve më 10 mars në Jeshkovë të Prizrenit;
Në Ferizaj sot u bë varrimi i Xhemsedin Sumës (1966) nga Hani i Elezit;
Rahovec: Lëvizje të forcave serbe dhe detonime të mëdha në drejtim të fshatrave të Malishevës;
Afër Vushtrrisë – dy ushtarakë serbë të vdekur e tre të plagosur.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 17 mars, në vitet nëntëdhjetë
WFP: Lufta në Iran mund të zhysë 45 milionë njerëz në uri akute deri në qershor
Konjufca pret ambasadorin bullgar: Diskutohet forcimi i bashkëpunimit në siguri dhe politikë të jashtme
Nënshkruhet kontrata 24 milionëshe për finalizimin e Spitalit të Ferizaj
REL: Mali i Zi bën thirrje për paqe dhe bashkëpunim pasi Serbia blen raketa kineze
Udhëheqja e lartë e Iranit shënjestër e sulmeve
5-vjeçari në trajtim intensiv për plagë të rënda nga keqtrajtimi i prindërve
Champions League, City dhe Chelsea luftojnë për rikthim
Konfirmohet heqja e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
