Kuriozitete

Dita Ndërkombëtare e Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit.

Published

on

Më 1994 Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vendosi 16 shtatorin si Ditën Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Shtresës së Ozonit, e cila kujton datën e nënshkrimit, në 1987, të Protokollit në Montreal mbi substancat që e hollojnë shtresën e Ozonit.

Si rezultat i masave të marra nga Protokolli i Montrealit, përqendrimi i substancave holluese të ozonit ka filluar të ulet dhe hollimi i shtresës së ozonit po vjen duke u pakësuar.

Zbulimet e fundit shkencore zbulojnë rëndësinë e Protokollit të Montreal. Pa protokollin dhe marrëveshjet e lidhura, substancat që ndikojnë në hollimin e Ozonit në atmosferë mund të ishin rritur dhjetëfish deri në vitin 2050.

Shtresa e Ozonit, një mburojë e brishtë e gazit, mbron Tokën nga pjesa e dëmshme e rrezeve të diellit, duke bërë ruajtjen e jetës në planetin Tokë.

Jeta në tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i shtresës së ozonit ndikon në jetën në tokë duke krijuar efektin serë dhe ngrohjen globale, dhe shtresa më e përqendruar e ozonit shtrihet 20 – 40 km mbi sipërfaqen e tokës.

Kuriozitete

600 viruse ndodhen në furçën e dhëmbëve

Published

on

Furça juaj e dhëmbëve nuk qenka edhe aq e pafajshme. Në të ndodhen viruse të shumta e studiuesit kanë zbuluar diçka befasuese që mund të kthejë në kokë perceptimet që kemi për higjienën e përditshme.

Në një furçë ndodhen 600 viruse, por mos u shqetësoni, pasi realiteti nuk është aq alarmues, shumica e tyre janë më shumë të dobishme sesa të dëmshme.

Zbulimet

Udhëheqësja e studimit, mikrobiologia Erica Hartmann, thotë se ky zbulim ishte sa i papritur aq edhe mbresëlënës.

“Ka kaq shumë gjëra në botën rreth nesh që mbeten të pakuptueshme, edhe në objekte që i marrim si të mirëqena”, thekson ajo.

Bakteret e gjetura në furçat e dhëmbëve, megjithëse më shumë se 600 viruse ndryshonin mes tyre, ekzistonte një lloj i veçantë që ishte më i zakonshmi: virusi që shkatërron mykobakteret, të cilat mund të shkaktojnë infeksione serioze si lebra dhe tuberkulozi.

“Lajmi i mirë është se këto viruse, të njohur si bakteriofagë, janë në furçën tuaj të dhëmbëve dhe kanë potencialin për të eliminuar bakteret patogjene”, thotë Hartmann.

Çfarë janë saktësisht bakteriofagët?

Gjëja më emocionuese është se këta bakteriofagë nuk janë vizitorë të pazakontë në banjën tonë, kohët e fundit kanë gjetur aplikim në trajtimet e infeksioneve bakteriale, veçanërisht në rastet që janë rezistente ndaj antibiotikëve e siç thekson Hartmann, “ndoshta antibiotiku tjetër i madh vjen nga diçka që rritet në furçën tuaj të dhëmbëve”.

Mendimi i të gjithëve është se furçat e dhëmbëve përmbajnë viruse të tilla nuk është i këndshëm, mundësia për të luftuar infeksionet serioze falë këtyre “armëve” të vogla është një aspekt i rëndësishëm që ia vlen të mbahet mend. /UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Fuqia e të thënit ‘JO’!

Published

on

Një nga gjërat që theksojnë shumë persona e sidomos femrat është ‘Fuqia e të thënit jo, për të lënë impakt si lider’, sot quhet si një fuqi e fshehur pasi askush nuk e di kuptimin e vërtetë të fjalës ‘jo’.

Ja disa arsye se pse duhet të mësohemi ta përdorim këtë fjalë:

Nuk dëshirojmë të zhgënjejmë apo të ofendojmë, kur formon lidhje të forta ato i japin kuptim jetës e mund të ndiheni se mohimi apo refuzimi i një kërkese konceptohej si ofendim dhe do të zhgënjente palën tjetër. Kjo i drejtohet marrëdhënies tuaj me shefin, miqtë apo anëtarët e familjes.

Ju nuk doni të humbisni një mundësi, disa mundësi bën mirë edhe t’i humbisni pasi nuk ka asnjë problem dhe shfaqen të tjera. Të gjithë që kanë kaluar në hapat e suksesit e dinë se është e thjeshtë të thuash gjithmonë po, e kur mundësitë janë pafund e keni më të vështirë të përzgjidhni se cila është më e mira për ju.

E shihni si një shenjë dobësie, totalisht e kundërta, të thuash jo është super fuqia e një njeriu që di të balancojë mundësitë që vinë. Mos e shihni të thënurit jo si një dështim por si një letër që do e përdornit mirë për të treguar rolin tuaj në shoqëri.

Nuk ndiheni të sigurt për të thënë ‘jo’, praktikë dhe vetëm praktikë! Gjithë jetën keni shkuar pas pranimit të çdo mundësie, tani filloni praktikoni artin e të refuzuarit për të parë se si do të reagonin edhe njerëzit rreth jush. Ku i dihet ndoshta një mundësi edhe më e mirë do të trokiste në derën tuaj.

Do t’i jepnit vetes hapësirë për të menduar, kur përgjigja e vetme që jepni është po, pas kësaj vinë vendime tjera kaotike që do merrnin 100% vëmendjen tuaj. Kur refuzoni ju peshoni më mirë të mirat e të këqijat që ndiqnin pas atë mundësi. Mos harroni se fuqia qëndron në përballimin e të mohuarit me vetëbesim. /UBTNews/

Continue Reading

Kuriozitete

Si ta ndërprisni oreksin? Ja mënyrat natyrale

Published

on

Doni të humbni kilogramë, por jeni të lodhur nga ndjesia e urisë gjatë gjithë kohës?

Shumë persona e kanë tejet të vështirë të luftojnë me menaxhimin e oreksit kur bëjnë të pamundurën që të dobësohen.

Lajmi i mirë është se ka mënyra të shëndetshme dhe efektive për të ulur oreksin, pa përdorur masa ekstreme, dhe në artikullin e mëposhtëm mund t’i lexoni ato.

Hani më shumë proteina;

Shtoni sasinë e fibrave;

Fokusohuni tek yndyrnat e shëndetshme;

Hidratohuni;

Gjeni metoda efikase për të menaxhuar stresin (palestra, joga etj);

Flini mjaftueshëm (Kur pushoni, hormonet e trupit janë të balancuara dhe keni ekuilibër të plotë me peshën, organizmin, energjinë etj);

Bëni aktivitete të ndryshme fizike;

Reduktoni ushqimet me sheqer dhe pijet me gaz;

Praktikoni të ngrënën me mendje;

Konsumoni vakte të rregullta. /UBTNews/

Continue Reading

Kuriozitete

Google Maps bëhet produkti i radhës i kompanisë që arrin 2 miliardë përdorues

Published

on

Gjatë publikimit të raportit financiar për tremujorin e tretë, CEO i Alphabet, Sundar Pichai, shpalli se Google Maps është produkti më i fundit që kalon kufirin e 2 miliardë përdoruesve. Kjo arritje e rëndësishme e bën Google Maps një nga platformat më të përdorura në botë, duke u bashkuar me një grup të ngushtë produktesh të njohura që përfshijnë Google Search, Gmail, Android, Chrome, Play Store dhe YouTube.

Pichai nënvizoi se deri në maj 2024, Google kishte vetëm 6 produkte me mbi 2 miliardë përdorues, të gjitha duke shfrytëzuar modelet e avancuara të inteligjencës artificiale, të njohura si Gemini. Ai theksoi përkushtimin e kompanisë për të vazhduar përmirësimin e performancës dhe funksionaliteteve të këtyre produkteve, duke i dhënë përdoruesve një eksperiencë më të pasur dhe më të efektshme.

Gjithashtu, Google ndau informacione të tjera interesante rreth produkteve të saj. Opsioni “Circle to Search” është tani i disponueshëm në 150 milionë pajisje Android, duke lehtësuar procesin e kërkimit për përdoruesit. Ndërsa Google Lens, një shërbim i njohur për kërkimet vizuale, përdoret për më shumë se 20 miliardë kërkesa në muaj.

Pichai gjithashtu njoftoi rritjen e të ardhurave nga reklamat dhe abonimet e YouTube, të cilat tani kanë arritur në 50 miliardë dollarë, duke reflektuar suksesin e vazhdueshëm të platformës në tregun e mediave./UBTNews/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara