Lajmet

​Arrestohet një i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 13 shtator të këtij viti, ndërsa arrestimi është bërë të enjten më 15 shtator.

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për vrasje në tentativë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, rasti kishte ndodhur më 13 shtator të këtij viti, ndërsa arrestimi është bërë të enjten më 15 shtator.

Në këtë rast, një person kishte shtënë me armë zjarri, i cili më pas është thënë se është në kërkim policor.

Rasti është inicuar si vrasje në tentative.

Prishtinë 13.09.2022 – 03:01. Më 15.09.2022 lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajmet

Shkodër: Humb jetën 27-vjeçarja pas lindjes së binjakëve

Published

on

By

Një 27-vjeçare me inicialet M.S. ka ndërruar jetë në spitalin e Shkodrës, pak orë pasi solli në jetë fëmijët e saj binjakë.

Vdekja e të resë erdhi si pasojë e komplikimeve shëndetësore që u shfaqën menjëherë pas procesit të lindjes.

Për shkak të gjendjes kritike, gjatë ditës ishte bërë një apel urgjent për sigurimin e gjakut të grupit 0 negativ, në përpjekje për të stabilizuar gjendjen e saj. Siç raporton “Top Channel”, pavarësisht ndërhyrjes së stafit mjekësor dhe trajtimit intensiv, e reja nuk arriti t’i mbijetojë krizës shëndetësore.

Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet spitalore mbi shkaqet specifike mjekësore që çuan në fatalitet.

Continue Reading

Lajmet

DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 22 prill, në vitet nëntëdhjetë

Published

on

By

22 prill 1993

Lajmet kryesore:

Dr. Bujar Bukoshi në Ankara

Konferencë për shtyp për Kosovën në Pallatin e Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Në Prishtinë policia serbe rrahu dy studentë

Kryetari i Degës së LDK-së së Suharekës në “bisedë informative”

Në “bisedë informative” edhe aktivistët e komunës së Lipjanit

Në Sekiraqë të Podujevës u bastis një familje

Një anije e Hondurasit provoi të shkelë hapësirën detare të Shqipërisë

Vizitat në Kosovë vetëm me përcjellje

Këmbëngulje për vendosjen e refugjatëve serbë në Deçan

Pesë gjykatës serbë nga Jagodina në Mitrovicë

 

 22 prill 1994

Lajm i plotë:

Konferencë për gazetarë e kryetarit të Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova

Javën që po shkon e karakterizoi një sulm represiv e terror. Vështirë se mund të numrohen viktimat e këtij represioni që po zgjat qe sa vite në Kosovë, tha në konferencën e sotme për gazetarë kryetari i Republikës së Kosovës dr. Ibrahim Rugova.

U intensifikuan bastisjet me pretekst të kërkimit të armëve në rrethinat e qyteteve të Podujevës, Gjakovës, Lipjanit, Vitisë, Malishevës, Mitrovicës, Skënderajt, Istogut, Klinës, Vushtrrisë, Ferizajit, Prizrenti, Gjilanit, Kamenicës, Prishtinës e Deçanit. Bastisjet përcillen me demolime, me maltretime, arrestime e dënime të njerëzve. Për shkak se kërkoheshin armë prej tij, u dënua me burg Ymer Bala, deputet nga Mitrovica. Ndërsa në lokalitete të ndryshme të Kosovës, si në fshatin Bokshiq të Klinës, në aeroportin e Dumoshit afër Podujevës dhe në disa shkolla, forcat serbe shtinë edhe me armë.

Gjatë javës u bë një represion i madh ndaj nxënësve shqiptarë, në shkollat e Deçanit, Klinës e Kijevës. Janë kërcënuar e janë rrahur nxënës e arsimtarë dhe është djegur një pjesë e dokumentacionit të shkollës. Po shfaqet alergji aq e madhe ndaj shkollës shqipe dhe ndaj nxënësve shqiptarë, theksoi kryetari Rugova.

Pati lëvizje të ushtrisë në kufirin me Shqipërinë, në Vërmicë – në vendkalimin kufitar të Kosovës me Shqipërinë, i cili më nuk është vendkalim, por është i mbyllur, ndërsa në Dragash pati vendosje të reja të ushtrisë, tha dr. Rugova dhe shprehu keqardhje për vrasjen e dy qytetarëve shqiptarë javën e kaluar në kufirin Shqipëri – Kosovë. Ai theksoi se qytetarët ishin të paarmatosur. Kjo do të thotë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë vazhdon të jetë mur i fundit i Berlinit dhe mur mjaft i rrezikshëm në Evropë.

Vazhdoi ndjekja e aktivistëve politikë të të gjitha partive politike, ndërsa këtu në Prishtinë filloi edhe një proces i montuar politik kundër 14 shqiptarëve. Ky proces, si dhe ato nga fundi i vitit të kaluar dhe fillimi i këtij viti, bëhet me qëllim që të diskreditohet lëvizja paqësore e shqiptarëve dhe e popullit të Kosovës.

Pasi përkujtoi se gjatë javës që shkoi pati plaçkitje të mëdha të mallit, përzënie të njerëzve nga banesat e dërgime me dhunë në ushtri, kryetari Rugova konstatoi se është mjaft e rrezikshme kjo peshë e represionit që po e rëndon Kosovën.

Në vazhdim, ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare ta ketë parasysh situatën në Kosovë, e cila mund të eskalojë.

Dr. Rugova dënoi maltretimin e znj. Adelajde Felike – Timan, gazetare e “Dojçe Veles”, e cila ishte në Kosovë dhe e cila u keqtrajtua nga policia serbe derisa po kalonte në vendkalimin kufitar Kosovë – Shqipëri.

Në vazhdim, kryetari Rugova shfaqi keqardhje për tragjedinë në Gorazhde. Kjo tragjedi po e habit gjithë botën, edhe për shkak të paaftësisë së institucioneve ndërkombëtare që ta ndalojnë atë. Edhe në këtë kontekst Kosova u përmend si një vatër e krizës në ish-Jugosllavi që kërkon zgjidhje.

“Ne na vjen keq në rast se legalizohet dhuna dhe agresioni në Bosnjë. Nëse bëhet kjo atëherë do të ketë probleme në Ballkan dhe në gjithë Evropën. Të gjitha parimet e institucioneve ndërkombëtare dhe të Kombeve të Bashkuara janë që të mos shpërblehen dhuna dhe agresioni, por përpjekjet për paqe. Dje edhe sekretari i shtetit amerikan Kristofer shprehu pikëpamjet për rrezikun e shpërthimit të luftës në Kosovë apo në Maqedoni. Nëse vazhdon projekti i krijimit të Serbisë së Madhe në Bosnjë, ai mund të vazhdojë edhe në pjesët tjera”, theksoi kryetari Rugova.

Ai përshëndeti planin e presidentit Klinton për intervenime më të gjëra në Bosnjë. Ai shfaqi shpresën se bashkësia ndërkombëtare do të bëjë çmos që ta pengojë këtë tragjedi dhe se do të gjindet një zgjidhje për të gjitha problemet në ish-Jugosllavi.

Në rast se mbahet një samit në nivelin më të lartë midis SHBA-ve, Bashkimit Evropian dhe Rusisë, siç është propozuar, kryetari Rugova tha se do të kërkojmë me ngulm që Kosova patjetër të jetë pjesë e kësaj zgjidhjeje, pasi Kosova ishte pjesë e ish-federatës jugosllave, ishte njësi federale, që kishte statusin e barabartë me njësitë e tjera. Kosova edhe si vatër e krizës, po të mos zgjidhet në bazë të vullnetit politik të popullit dhe të konteksteve ballkanike, do të jetë një rrezik i vazhdueshëm.

Në fund, kryetari Rugova pasi përkujtoi zhgënjimet që ndodhën me institucionet ndërkombëtare, kërkoi që Kosova të vihet në mbrojtje ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara apo të institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Duke u përgjigjur në pyetjen se a është shpërblyer lëvizja paqësore e shqiptarëve në Kosovë dhe se a mund të ketë kjo lëvizje alternativë, kryetari Rugova tha se tash kjo lëvizje, udhëheqja dhe populli i Kosovës gëzojnë në botë një autoritet për qëndresën dhe durimin që kanë treguar deri më tash. “Shpresoj se do të shpërblehet kjo politikë. Kryesore është të ndalet lufta e tragjedia në Bosnjë dhe të pengohet përhapja e konfliktit në Kosovë. Ne e kemi thënë edhe shumë herë më parë se duke pasur parasysh situatën tonë prej vitit 1990 e këndej, çdo alternativë e lëvizjes paqësore do të ishte katastrofale”, theksoi ai.

Duke komentuar një lajm për ngritjen e shtëpive për refugjatët eventualë ose fatkeqësitë natyrore në verilindje të Shqipërisë, kryetari Rugova, pasi tha se nuk ka informacione të tjera pos atyre që janë publikuar shtoi: “Nuk kisha dëshiruar të ndodh diçka këtu në Kosovë, pasi, siç kemi thënë, nëse ndodh diçka në Kosovë, pak do të ketë edhe refugjatë. Nuk duhet ta marrim me ndonjë panik këtë lajm që mund të ndikojë negativisht te popullata. Me siguri Kryqi Kuq ka menduar që të marrë masa preventive për çdo rast eventual”, përfundoi kryetari Rugova.

 

Lajme të tjera:

Qeveria e Kosovës kërkon përfshirjen e Kosovës në bisedimet për paqe

Amerikanët pohojnë se është diskutuar edhe mundësia e bombardimit të pozicioneve në Serbi

U.Kristofer: Serbia synon të përhapë konfliktin në Kosovë

Në Vërbicë të Kamenicës serbët provokojnë me të shtëna armësh

Ushtria dhe policia serbe bastisi disa shtëpi në Dimcë të Hanit të Elezit

Policia konfiskoi librezat e nxënësve të SHF “H.Dobruna” në Junik

Vdiq Mehmet Hajrullahu, i cili ishte torturuar para dy javësh në polici

Represioni në Kosovë

Kaçanik: Në “cirilikë” edhe mbishkrimet e firmave private

Të hënën fillon procesi kundër 10 shqiptarëve në Shkup

U ndërprenë punimet e Parlamentit të Maqedonisë

Shaban M.Çelaj për Fondin e Qeverisë së Kosovës dha 5.000 dollarë

Në Prizren katër shqiptarë u dënuan për armë

Serbët e Varvarinit u shitën armë shqiptarëve

Komunistët serbë ftojnë shqiptarët për bisedime

 

22 prill 1995

 Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova u takua me Sabri Godon dhe monsinjor Rok Mirditën

Delegacioni i Kosovës u takua me delegacionin parlamentar të Këshillit të Evropës

Ish-policët në Pejë mohojnë akuzën

B.Luzha: Në polici kërkonin që me çdo kusht t’i pranojmë akuzat

Plaçkitje e re përmes taksave për ujë

Dhuna e përditshme në Kosovë

Plaçkitje në tregun e Istogut

Republika e imagjinuar serbe në Bosnjë i shtriu duart edhe në Kosovë

Si u plaçkit ndërmarrja “Luks” e Mitrovicës

 

 22 prill 1997

Lajmet kryesore:

Dr. Esat Stavileci u takua me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë

Konferencë për gazetarë në PSHDK

Nano nuk është deklaruar rreth statusit të Kosovës as të shqiptarëve në Maqedoni

Në vend të refuzimit, reklamim i ndërmarrjeve të pushtuesit

Gjermani: Një refugjat kthehet e dhjetë shkojnë

Katër shqiptarë po mbahen në aeroportin e Beogradit

Në Irzniq u përkujtua studenti martir Armend Daci

E burgosura Shukrie Rexha merret edhe më tutje në pyetje

U mor në pyetje kryetari i Degës së UNIKOMB-it në Suharekë

Dhuna e përditshme në Kosovë

Në Gjykatën e instaluar serbe në Suharekë u nxor në gjyq një inkasant i KKF-së

Një qytetari nga Podujeva iu plaçkitën cigare në vlerë prej 5. 000 DM

Rënie e vlerës së markës gjermane – çmimet në rritje

Në Gllogoc policia ndërpreu ndeshjen midis Ferronikelit dhe Prishtinës

  1. Vllasi akuzoi regjimin serb për ligjet diskriminuese ndaj shqiptarëve

Në komunën e Podujevës u ndihmuan 505 familje shqiptare

 

Lajm i plotë:

Policia srebe në Klinë vrau një djalosh serb

Pardje policia serbe vrau në Klinë djaloshin 14 vjeçar Zharko Dubiq nga fshati Llukavc, njofton gazeta “D. telegraf”.

Pranë djaloshit të vrarë është gjetur një pushkë gjuetie. Sipas kësaj gazete ai gjoja ka dashur ta marrë hakun e xhaxhait të tij Dragolubit, i cili para katër vjetësh ishte vrarë para stacionit të policisë në Klinë.

Organet serbe nuk kanë dhënë kurrfarë njoftimi për këtë vrasje.

 

 22 prill 1998

Edicioni i parë (ora 10:00)

Lajm i plotë:

GJENDJE SHUMË E RREZIKSHME NË DEÇAN

Barikadim i forcave serbe dhe të shtëna sporadike në fshatin Baballoq

Sot në mëngjes forca të mëdha ushtarako-policore janë stacionar dhe janë barrikaduar në vendbanimin e kolonëve, kurse në rrugën magjistrale që kalon afër vendbanimit të kolonistëve serbë në Baballoq janë ngritur postblloqe të policisë dhe po vazhdon kontrollimi rigoroz.

Baballoqi është një fshat shqiptar, me 180 familje dhe rreth 1600 banorë, ndërsa rreth 300 metra larg tij është ngritur kampi i kolonistëve serbë.

Komisioni për Informim i Degës së LDK-së në Deçan njofton se nga fshati Baballoq edhe sot po dëgjohen të shtëna sporadike.

Në orën 7. 30 një konvoj ushtarak, i pajisur me armatim të rëndë, arriti në Deçan nga Peja dhe pastaj shkoi në drejtim të këitj fshati.

Baballoqi ishte cak i një sulmi gjatë ditës së djeshme prej orës 10:45 deri në orën 20:15. Në sulmin nga largësia kishin marrë pjesë policë, ushtarë dhe kolonistë serbë të vendosur në kampin e refugjatëve serbë, rreth 300 metra larg fshatit Baballoq.

Për konfrontime të armatosura gjatë ditës së djeshme njoftojnë sot edhe gazetat serbe, duke e hedhur përgjegjësinë për këto në anën e shqiptarëve. Thuhet se në kampin e refugjatëve, afër Baballoqit në rrugën për Gramoçel e Glloxhan policia e Deçanit ka formuar një punkt të policisë, të cilin e kanë sulmuar shqiptarët. Policët janë përgjigjur me zjarr, ndërsa anën e policisë nuk ka të vrarë e të plagosur.

Aktivistët e LDK-së shkuan mbrëmë vonë në Baballoq. Ata i thanë QIK-ut se nuk dihej për të vrarë ose të plagosur gjatë sulmit të djeshëm serb.

Sulmi i djeshëm kundër fshatit Baballoq është i pari sulm masiv pas atij kundër fshatit Glloxhan më 24 mars, kur në shtëpitë e veta u vranë tre të rinj shqiptarë dhe disa të tjerë u plagosën.

Ka disa ditë që gjendja në Deçan është para shpërthimit. Politika dhe forcat serbe kanë bërë përgatitje të gjithanshme për një sulm masiv kundër fshatrave shqiptare, të cilat kanë mbetur etnikisht të pastra pasi nga shtëpitë e veta me urdhërin e policisë serbe janë larguar serbët e malazezët.

 

Lajme të tjera:

Pozicionime të forcave ushtarake në brezin kufitar

Policia u largua nga stacioni në Irzniq

 

Edicioni i dytë (ora 13:00)

Lajmet kryesore:

Forcat serbe vazhdojnë të shtijnë kundër banorëve të Baballoqit

Përforcime të ushtrisë jugosllave në kufi me Shqipërinë dhe në Dushkajë të Gjakovës

U rrah përkthyesi shqiptar i gazetarit të sevrisit anglisht të “Dojçe veles”

Çështja e Kosovës – me rëndësi të jashtëzakonshme për paqen në Evropë

Gjendje e tensionuar në kufirin verilindor të Shqipërisë

Parakalime të ushtrisë nëpër fshatin Shkabaj

Rreth stacioneve të policisë në Podujevë janë vendosur thasë me rërë

 

Edicioni i tretë (ora 15:30)

Lajmet kryesore:

Kryetari Rugova priti përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Vazhdon gjendja e rëndë në komunën e Deçanit

Regjimi serb përsëri po i instrumentalizon refugjatët

Mbi 20 mijë veta morën pjesë në shëtitjen e sotme protestuese në Prishtinë

Mitrovicë: Me pretekst se dalin në shetitje protestuese u keqtrajtuan shumë qytetarë

Edhe në Vushtrri merren në polici pjesëmarrësit e shëtitjeve protestuese

Ushtria bën stërvitje në fshatrat e Vushtrrisë

Vushtrri: Policia arrestoi një të ri shqiptar

Ushtarët serbë provokuan kalimtarët në Prishtinë

Vëzhgime të ushtrisë serbe në Samadraxhë të Suharekës

Lëvizje të ushtrisë serbe drejt Hanit të Elezit

Nuk dihet asgjë për fatin e Emin Kuçit nga Suhareka

 

Edicioni i katërt (Ora 19:30)

Lajmet kryesore:

Në mbrëmje pushoi granatimi i fshatit Baballoq

Refugjatët serbë në Baballoq sulmuan gazetarët e huaj

Dje u granatua shtëpia e Halil Gecit në Llaushë, të shtëna vazhduan edhe sot

Kryetari Rugova priti ambasadorin e Italisë

Debat për Kosovën në Senatin e Belgjikës

Foto: Dr. Bujar Bukoshi

Continue Reading

Lajmet

Nafta dhe benzina lirohen lehtë në Kosovë

Published

on

By

Çmimi i naftës në tregun e Kosovës ka shënuar një rënie prej 3 centësh këtë të mërkurë, krahasuar me vlerat e ditës së djeshme.

Aktualisht, një litër naftë tregtohet me 1.65 euro, ndërsa të martën çmimi ishte 1.68 euro.

Rënie të lehtë ka pasur edhe benzina, e cila sot shitet me 1.39 euro për litër (nga 1.41 sa ishte dje), ndërkaq çmimi i gazit ka mbetur stabil në 0.88 euro.

Pavarësisht këtij uljeje të lehtë, çmimet mbeten të larta që nga fundi i shkurtit, si pasojë e konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Tensionet gjeopolitike kanë shkaktuar mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një pikë kyçe strategjike përmes së cilës qarkullon rreth 20% e furnizimit global me naftë, duke ndikuar drejtpërdrejt në shtrenjtimin e karburanteve në mbarë botën.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Isniq të Deçanit për armëmbajtje pa leje

Published

on

By

Policia e Kosovës në Deçan ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se posedonte armëmbajtje pa leje të llojit AK-47 me 60 fishekë dhe një pistoletë me tetë fishekë.

Sipas raportit, armët dhe municioni u gjetën gjatë një kontrolli që u krye në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Isniq të Deçanit.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Të kërkuara