Aktualitet

Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-ve

Boksieri i famshën kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare.

Published

on

Më 28 prill të vitit 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Boksieri i famshën kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike.

Muhamed Ali, i cili kishte lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt të vitit 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhamed Ali.

Gjatë Luftës së Vietnamit, Muhamed Ali u shpreh se, sipas fjalëve të tij, “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”.

Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri. Muhamed Ali u shpall fajtor ngaqë kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe për këtë ai u dënua me 5 vjet burgim.

Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor të vitit 1970 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim në favor të Muhamed Aliut, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

Lajmet

PDK kërkon procedimin me urgjencë të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arian Tahiri, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të sjellë sa më parë në Kuvend plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Në një konferencë për media, Tahiri bëri të ditur se amendamentet ligjore tashmë janë draftuar dhe proceduar nga grupi i tij parlamentar, ndërsa kërkoi nga ekzekutivi që të mos e zvarrisë këtë proces.

“Miratimi i deklaratës në mbështetje të UÇK-së ishte vetëm hapi i parë që shprehu vullnetin politik të deputetëve. Por kjo nuk mjafton. Institucionet duhet të kalojnë te veprimet konkrete dhe të sigurojnë mbështetje të plotë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë”, deklaroi Tahiri.

Ai u bëri thirrje të gjitha subjekteve politike për unitet dhe pjekuri karshi kësaj çështjeje, duke theksuar se lufta çlirimtare dhe trashëgimia e UÇK-së u përket të gjithë qytetarëve. Tahiri gjithashtu vuri në dukje reagimet e diasporës shqiptare në Evropë e Amerikë, të cilët përmes protestave po shprehin pakënaqësinë ndaj zhvillimeve të fundit procesuale në Hagë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Identifikohen mbetjet mortore të dy personave të zhdukur nga lufta

Published

on

By

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar se javën e kaluar ka pranuar dy raporte të reja të ADN-së, përmes të cilave janë identifikuar mbetjet mortore të dy personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Përmes një sqarimi zyrtar, Komisioni bëri të ditur se këto identifikime nuk lidhen me gërmimet apo zhvarrosjet e fundit në lokacionet si Kalludër, Jabukë apo me zhvillimet e fundit në Zubin Potok.

Sipas njoftimit, bëhet fjalë për mbetje mortore të zhvarrosura më parë, ndërsa identifikimi erdhi si rezultat i rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve që ndodheshin në morgun e Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML), si dhe mbledhjes së mostrave biologjike plotësuese nga familjarët.

Raportet e ADN-së tashmë i janë përcjellë Institutit të Mjekësisë Ligjore për konfirmim zyrtar. Komisioni bëri të ditur se gjatë kësaj jave do të njoftohen familjet e viktimave për rezultatet dhe hapat e mëtejshëm proceduralë, duke rikonfirmuar përkushtimin për zbardhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dyshuar për dhunim në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet për veprën penale “Dhunim”, lidhur me një incident të ndodhur në fillim të këtij muaji.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti kishte ndodhur më 5 shtator, rreth orës 19:30. Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është lokalizuar dhe prangosur nga organet e rendit më 28 shtator.

Me vendim të prokurorit të kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor.

Continue Reading

Lajmet

Shantazhonte viktimën prej me shumë se dy vitesh, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Prishtinë, i cili dyshohet se për më shumë se dy vite ka shantazhuar vazhdimisht një person tjetër për përfitime materiale.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, i dyshuari e kishte vënë nën presion viktimën gjatë periudhës 2023–2025, duke i kërkuar para në mënyrë të vazhdueshme. Si pasojë e shantazhit, viktima i kishte dhënë atij një shumë të konsiderueshme të hollash.

Pas veprimeve hetimore, i dyshuari është identifikuar dhe prangosur nga organet e rendit. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje për procedim të mëtejshëm ligjor. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara