Sport

​Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-së

Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare.

Publikuar

Më 28 prill të vitit 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.

Boksieri i famshëm kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islame.

Muhamed Ali, i cili kishte lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islame pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt të vitit 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhamed Ali.

Gjatë Luftës së Vietnamit, Muhamed Ali u shpreh se “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”. Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri.

Muhamed Ali u shpall fajtor ngaqë kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe për këtë ai u dënua me 5 vjet burgim. Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor të vitit 1970 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim në favor të Muhamed Aliut, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.

Sport

Joel Matip në shënjestrën e dy klubeve të Serie A

Bëhet fjalë për skuadrën e Lazios dhe Romës.

Publikuar

nga

Kontrata e qendërmbrojtësit të Liverpoolit, Joel Matip skadon në fund të këtij sezoni dhe siç bëhet e ditur “The Reds” nuk e kanë ndërmend të rinovojnë me kamerunasin, kështu një lëvizje e tij nga Premier League me shumë gjasë mund të ndodhë.

Së fundmi 32-vjeçari ka tërhequr vëmendjen e dy klubeve të mëdha të Serie A. Bëhet fjalë për skuadrën e Lazios dhe Romës, të cilat mund të hapin negociatat me futbollistin gjatë javëve të ardhshme.

Për të dy klubet romake, arritja e një marrëveshje varet nga sigurimi i kualifikimit në gara evropiane, madje edhe vetë lojtari është i hapur për një lëvizje në kryeqytetin italian./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Ancelotti zbulon se kur do të rikthehet portieri Thibaut Courtois

31-vjeçari belg pësoi një dëmtim në gju në mesin e muajit gusht, teksa tani thuhet se është gati të rikthehet në fushat e gjelbërta.

Publikuar

nga

Real Madrid e nisi sezonin 2023/2024 me shumë vështirësi. “Los Blancos” qysh në fillim u përballën me lëndimin e portierit kryesor, Thibaut Courtois. 31-vjeçari belg pësoi një dëmtim në gju në mesin e muajit gusht, teksa tani thuhet se është gati të rikthehet në fushat e gjelbra.

Madje një gjë të tillë e ka pohuar edhe vetë trajneri i madrilenëve, Carlo Ancelotti në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Real Sociedad.

“Courtois është mirë dhe besoj se do të jetë pjesë e skuadrës nga java e ardhshme në kampionat, në ndeshjen kundër Cadiz. Madje mendoj se edhe mund të luaj në atë sfidë”, u shpreh italiani.

Kështu Real Madrid gjen përforcime në një pjesë të rëndësishme të sezonit, por pa harruar se edhe Lunin ka treguar paraqitje të nivelit të lartë deri më tani./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Vjen oferta e parë për sulmuesin e Bolognas, Joshua Zirkzee

Së fundi sipas mediumeve italiane bëhet e ditur se një nga klubet e që ka filluar negocimin për futbollistin e Bolognas është Arsenali.

Publikuar

nga

Joshua Zirkzee po kalon një sezon të jashtëzakonshëm këtë vit në Serie A te Bologna. Sulmuesi holandez është një nga futbollistët kryesorë të skuadrës së Thiago Motta-s me 12 gola të shënuara dhe gjashtë asistime të dhuruara në 34 paraqitje deri më tani në të gjitha kompeticionet. Kjo ka bërë që ish-futbollisti i Bayernit të Munich-ut t’ua tërheq vëmendjen disa klubeve të mëdha evropiane.

Së fundi sipas mediumeve italiane bëhet e ditur se një nga klubet e që ka filluar negocimin për futbollistin e Bolognas është Arsenali, të cilët njëkohësisht janë në bisedime me agjentin e lojtarit, Kia Joorabchian, ku edhe është gati t’i ofrojë yllit të Bolognas një pagë me vlerë gjashtë milionë euro në vit, por pa harruar se duhet të përballet me konkurrencen e Interit, Milanit, Aston Villas dhe Manchester United, të cilët poashtu po e ndjekin me interes të lartë lojtarin.

Për Arsenalin 22-vjeçari tanimë është bërë prioritet sa i përket përforcimeve për sezonin e ardhshëm dhe pritet t’i dërgojë një ofertë Bolognas në javët në vijim./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Sport

Sot pritet të mësohen finalistët e Kupës së Kosovës

Sot pritet të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku dhe do të mësohet çifti i finales së kësaj gare.

Publikuar

nga

Sot pritet të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku dhe do të mësohet çifti i finales së kësaj gare. Sot pritet të zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, ku dhe do të mësohet çifti i finales së kësaj gare.

Të dy ndeshjet e sotme do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00. Drita e pret Prishtinën në shtëpi në stadiumin ndihmës te rrethi në Gjilan.

Ndërkaq stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë sot nikoqir i përballjes mes dy skuadrave të këtij qytetit, Ballkanit dhe Suharekës.

Në ndeshjet e para të mbajtura, Prishtina barazoi si vendase me Dritën 0:0, kurse Ballkani e mposhti Suharekën me rezultat minimal 1:0.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara