

Aktualitet
Dita kur Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e ShBA-ve
Boksieri i famshën kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare.
Published
2 years agoon
By
UBT newsMë 28 prill të vitit 1967, kur Lufta e Vietnamit ishte në kulmin e saj, kampioni i peshës së rëndë të boksit, Muhammad Ali refuzoi të kryente shërbimin në ushtrinë e Shteteve të Bashkuara.
Boksieri i famshën kërkoi përjashtimin e tij nga radhët e ushtrisë për arsye fetare. Por zyrtarët e hodhën poshtë pretendimin e tij se ai ishte klerik i fesë islamike.
Muhamed Ali, i cili kishte lindur në një familje të krishterë me emrin Cassius Clay, e bëri të njohur konvertimin e tij në fenë islamike pasi fitoi titullin e kampionit të boksit për peshat e rënda në shkurt të vitit 1964. Ai tha se nuk pranonte të mbante emrin, sipas fjalëve të tij “prej skllavi” dhe se do ta ndërronte atë në Muhamed Ali.
Gjatë Luftës së Vietnamit, Muhamed Ali u shpreh se, sipas fjalëve të tij, “nuk ushqente armiqësi për Vietkongun”.
Atë e akuzuan për këto komente se thjesht po përpiqej t’i shmangej shërbimit në ushtri. Muhamed Ali u shpall fajtor ngaqë kishte refuzuar të kryente shërbimin ushtarak dhe për këtë ai u dënua me 5 vjet burgim.
Por ai nuk u fut në burg gjatë kohës që avokatët e tij e kishin apeluar çështjen. Në qershor të vitit 1970 Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara mori vendim në favor të Muhamed Aliut, duke thënë se çështja e tij nuk ishte trajtuar siç duhet.
Bota
Zelensky pretendon se 155 kinezë luftojnë për Rusinë në Ukrainë
Published
4 minutes agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se të paktën 155 shtetas kinezë po luftojnë për Rusinë në luftë.
Komentet e tij vijnë pasi dy luftëtarë kinezë u kapën në fillim të kësaj jave duke shënuar akuzën e parë zyrtare të Kievit se Kina po furnizonte Rusinë me fuqi punëtore.
Duke folur me gazetarët të mërkurën, Zelensky përsëriti pretendimin e tij se ka “shumë më shumë” shtetas kinezë të përfshirë në konflikt, bazuar në informacionin e mbledhur nga qeveria e tij.
Kina ka mohuar më parë se shumë nga qytetarët e saj po luftojnë për Rusinë, duke thënë se pretendimi “nuk ka bazë në fakte”. Pekini ende nuk i është përgjigjur figurës së fundit të Zelensky.
Të mërkurën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Lin Jian tha se ata ishin ende “duke verifikuar situatën përkatëse me Ukrainën” dhe dukej se sugjeronte se ushtarët kinezë po vepronin në një kapacitet privat.
“Më lejoni të theksoj se qeveria kineze u kërkon gjithmonë shtetasve kinezë të qëndrojnë larg zonave të konfliktit të armatosur, të shmangin çdo formë të përfshirjes në konflikt të armatosur dhe në veçanti të shmangin pjesëmarrjen në operacionet ushtarake të ndonjë pale”, tha Lin Jian.
Ai gjithashtu i kërkoi Ukrainës që “të shohë drejt përpjekjet dhe rolin konstruktiv të Kinës për zgjidhjen politike të krizës në Ukrainë”.
Bota
Macron: Franca mund ta njohë shtetin e Palestinës “në qershor”
Published
42 minutes agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Franca mund të njohë shtetin e Palestinës “në qershor” gjatë një konference ndërkombëtare të bashkëkryesuar me Arabinë Saudite, tha sot presidenti francez Emmanuel Macron.
“Ne duhet të shkojmë drejt njohjes dhe do ta bëjmë këtë në muajt e ardhshëm”, tha Macron në një intervistë të transmetuar në “France 5”.
Ai tha se konferenca e planifikuar për zbatimin e zgjidhjes me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez, që pritet të zhvillohet në New York, mund të shënojë një pikë kthese.
“Qëllimi ynë është të kryesojmë këtë konferencë (për Palestinën) me Arabinë Saudite diku në qershor, ku mund të finalizojmë këtë lëvizje të njohjes reciproke nga disa palë”, tha ai.
Komentet e tij vijnë mes thirrjeve ndërkombëtare në rritje për një zgjidhje politike të konfliktit në Gaza, ku Izraeli ka vrarë më shumë se 50.000 njerëz që nga tetori 2023, dhe mosmarrëveshjes më të gjerë izraelito-palestineze.
Në shkurt 2024, Macron tha se njohja e një shteti palestinez “nuk është një tabu për Francën”, duke nënvizuar se një veprim i tillë është domosdoshmëri morale dhe politike.
Aktualisht, 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së e njohin shtetin e Palestinës. Majin e kaluar, Spanja, Irlanda dhe Norvegjia iu bashkuan listës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të BE-së që kanë shpallur njohjen në dhjetë. Të tjerat janë Bullgaria, Qiproja, Malta, Hungaria, Polonia, Suedia dhe Rumania.
Bota
Trump kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake
Published
45 minutes agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar përsëri se do ta përdorë forcën ushtarake, nëse Irani nuk pajtohet për t’i dhënë fund programit të vet bërthamor dhe theksoi se Izraeli do të jetë “lider” i çfarëdo sulmi të mundshëm.
Trump tha për gazetarë të mërkurën në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhe se, “nëse është e nevojshme”, Shtetet e Bashkuara do ta përdorin forcën ushtarake “patjetër”.
Ai e tha këtë pasi u pyet për bisedimet mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre iranianë që do të zhvillohen këtë fundjavë në Oman.
“Ne kemi kohë”, tha Trump, duke shtuar se nuk ka ndonjë afat të përcaktuar për përfundimin e bisedimeve SHBA-Iran.
“Kur nisni bisedimet, e kuptoni nëse po ecin mirë apo jo. Dhe, unë do të thosha që përfundimi do të vijë kur të mendoj se ato nuk po ecin mirë. Pra, është thjesht një ndjesi”, tha Trump.
Trump njoftoi për bisedimet më 8 prill gjatë një takimi në Zyrën Ovale me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu.
Netanyahu tha se mbështet përpjekjet diplomatike të Trumpit për të arritur marrëveshje me Iranin. Ai shtoi se Izraeli dhe SHBA-ja ndajnë të njëjtin synim: të sigurohen që Irani të mos zhvillojë ndonjë armë bërthamore.
Trump tha se, nëse përdorimi i forcës ushtarake bëhet i nevojshëm, “Izraeli do të jetë goxha i përfshirë, natyrisht”.
Të dyja palët e kanë paraqitur takimin në Oman si takim eksplorues për të parë nëse mund të zhvillohen negociata. Trump tha se bisedimet do të jenë “të drejtpërdrejta”, ndërsa Irani i ka përshkruar ato si bisedime “të tërthorta”.
Bota
Kina vendos tarifa 84% për mallrat amerikane, paraqet ankesë të re në OBT
Published
48 minutes agoon
April 10, 2025By
UBTnews
Kina ka njoftuar se do të vendosë tarifa prej 84 për qind për të gjitha produktet nga Shtetet e Bashkuara, duke rritur më tej tarifën e shpallur më parë prej 34 për qind, si dhe ka paraqitur një ankesë të re në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT).
Është vendosur në përgjigje të një mase të mëparshme të administratës së presidentit amerikan Donald Trump, e cila vendosi tarifa prej 125 për qind për mallrat kineze, raporton BBC.
Përveç tarifave, Kina ka vendosur kufizime shtesë për më shumë se një duzinë firmash amerikane, duke përfshirë ndalimin e hyrjes për drejtuesit e tyre, si dhe kufizime për investimet në tregun kinez.
Ndërkohë, Pekini paraqiti një ankesë të re në OBT, duke akuzuar administratën amerikane për “agresion të njëanshëm”.
“Rritja prej 50 për qind e tarifave është një gabim pas një gabimi, gjë që konfirmon më tej natyrën e njëanshme dhe të dhunshme të masave të SHBA-së”, njoftoi Ministria Kineze e Tregtisë.
Zëdhënësi i asaj ministrie shtoi se Kina “do të mbrojë me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime në përputhje me rregullat e OBT-së dhe do të mbrojë me vendosmëri sistemin tregtar shumëpalësh dhe rendin ekonomik ndërkombëtar”.
Të mërkurën, Trump njoftoi një ngrirje të plotë të të gjitha tarifave “reciproke”, në fuqi në mesnatë, me përjashtim të Kinës.

Zelensky pretendon se 155 kinezë luftojnë për Rusinë në Ukrainë

Jenna Ortega tregon pse u largua nga filmi “Scream 7”

Begaj sot në Kosovë, takon ish-shefat e grupeve parlamentare

Macron: Franca mund ta njohë shtetin e Palestinës “në qershor”

Chermen Valiev nderon Shqipërinë, shpallet kampion Europe në mundje

Trump kërcënon sërish Iranin me përdorim të forcës ushtarake

Kina vendos tarifa 84% për mallrat amerikane, paraqet ankesë të re në OBT

Champions League: Barcelona ‘poker’ ndaj Dortmundit, PSG përmbys Aston Villën

SHBA-ja i kundërpërgjigjet Kinës me tarifa prej 125 për qind
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë
-
Bota3 months ago
Fluturimet e dëbimit kanë filluar, thotë Shtëpia e Bardhë
-
Bota2 months ago
Shtëpia e Bardhë: Armëpushimi në Liban do të zgjatet deri më 18 shkurt
-
Bota3 months ago
Trump zbulon listën e zezë të Shtëpisë së Bardhë