Aktualitet
Diskutohet për bashkëpunim në fushën e turizmit mes Kosovës dhe Shqipërisë
Published
5 years agoon
By
Betim GashiKrijimi i linjave të komunikimit dhe bashkëpunimi reciprok, përkrahja për bizneset që kanë interes bashkëpunimi në fushën e turizmit, përkrahja dhe promovimi i turizmit malor në Kosovë, organizimi i aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të nxitjes së turizmit ishin qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.
Gjatë këtij takimi u diskutuan potencialet bashkëpunuese në fushën e turizmit dhe ndërlidhja e bizneseve duke kombinuar turizmin detar dhe atë malor.
Përfaqësuesit e OAK-së theksuan rëndësinë e organizimit të më shumë aktiviteteve të përbashkëta me qëllim që të promovohet turizmi malor drejt Kosovës edhe më shumë dhe të njihet për turistët potencial.
Sipas njoftimit, me këtë rast të dyja palët u dakorduan që të organizojnë aktivitete të përbashkëta me qëllim të promovimit të zonave me potencial për vizitorët, duke kombinuar sezonën e verës në Shqipëri, e atë të dimrit në Kosovë.
Ministri Klosi falënderoi për takimin dhe theksoi që sidomos periudha e pandemisë ka bërë që të lidhemi më shumë me njëri tjetrin, duke potencuar që kur kishin nevojë për turizmin, Kosova ishte aty.
Ministri gjithashtu tha që Shqipëria dhe Kosova si institucione bashkëpunojnë shumë mirë, andaj duhet të bëjnë edhe më tepër edhe në promovimin e turizmit drejt Kosovës. Ministri Klosi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim dhe theksoi që është momenti që të nxisim më tepër këtë çështje duke përfshirë mbajtjen e aktiviteteve të përbashkëta, promovimet, panairet, hapjen e pikave të përbashkëta, e prezentimin e zonave atraktive.
Gjithashtu Ministri Klosi shpalosi se janë në bisedime e sipër me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri në mënyrë që në agjendat e shkollës të futet si obligative vizita në Kosovë nga nxënësit.
Lajmet
Karrierë në diplomaci: Pse Shkencat Politike në UBT janë zgjedhja e parë e të rinjve?
Published
57 minutes agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Në një epokë të ndryshimeve të mëdha gjeopolitike, nevoja për profesionistë të pajisur me kompetenca të larta në fushën e shkencave politike është bërë jetike për zhvillimin e shoqërisë.
Fakulteti i Shkencave Politike në UBT është pozicionuar si një qendër e ekselencës akademike, ku ndërthuren stafi i kualifikuar, kurrikulat bashkëkohore dhe mundësitë e pashtershme për studentët që synojnë të ndërtojnë një karrierë të suksesshme brenda dhe jashtë vendit.
Ky program është projektuar mbi standardet më të larta evropiane, duke ofruar një qasje të baraspeshuar mes teorive politike dhe zhvillimeve praktike, gjë që mundëson përgatitjen e kuadrove që zotërojnë aftësi të thella analitike dhe kritike për dukuritë bashkëkohore.
Një prej shtyllave kryesore që e dallon këtë program është bashkëpunimi i ngushtë ndërkombëtar, i cili u mundëson studentëve përfitimin e shkëmbimeve studentore dhe përvojave të ndryshme akademike përmes partneritetit me institucione prestigjioze.
Kjo qasje ndërkombëtare siguron që diploma e fituar në UBT të jetë e njohur dhe e konkurrueshme në të gjithë Bashkimin Evropian, duke u dhënë studentëve një avantazh të pakrahasueshëm në tregun e punës.
Përveç ngritjes akademike, UBT ka krijuar një ekosistem mbështetës për studentët, duke përfshirë edhe lehtësime të ndjeshme financiare. Aktualisht, studentët që vendosin të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi në Shkenca Politike përfitojnë një bursë prej 20% gjatë të tri viteve të studimit, duke e bërë arsimin cilësor.
Kjo mbështetje reflektohet edhe në suksesin e të diplomuarve, ku rreth 98% e tyre janë tashmë të punësuar në sektorë kyçë, duke dëshmuar se aftësitë në hartimin e dokumenteve politike, kërkimin shkencor dhe analizën e rrethanave rajonale e ndërkombëtare janë kompetenca që tregu i vlerëson maksimalisht.
Përmes pjesëmarrjes në konferenca e gara ndërkombëtare, studentët e Shkencave Politike në UBT nuk marrin vetëm një diplomë, por transformohen në profesionistë të gatshëm për të dhënë kontributin e tyre në politikat publike dhe diplomacinë moderne.
Nëse dëshironi të siguroni vendin tuaj nga tani, mund të aplikoni online përmes linkut: APLIKIMI ONLINE
Kulturë
Ndahet nga jeta arkeologu i shquar Luan Koçbashliu
Published
2 hours agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Lajmi për ndarjen nga jeta të arkeologut të njohur Luan Koçbashliu është përcjellë me nderime të larta nga institucionet e kulturës në vend.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, i ka shprehur ngushëllime familjes dhe komunitetit shkencor, duke e vlerësuar lart figurën e tij.
Koçbashliu cilësohet si një ndër arkeologët e gjeneratave të para në Kosovë, i cili dha një kontribut të jashtëzakonshëm në institucionet e trashëgimisë kulturore.
Puna e tij ishte veçanërisht e rëndësishme në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, ku përkushtimi i tij la gjurmë të pashlyeshme në ruajtjen dhe studimin e pasurisë arkeologjike të këtij rajoni.
Në mesazhin e saj, ministrja Bogujevci theksoi se trashëgimia që ai la pas do të shërbejë si një frymëzim dhe shembull i pasqyruar për brezat e rinj të studiuesve. Ndarja e tij nga jeta konsiderohet një humbje e madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për të gjithë trashëgiminë kulturore të Kosovës.
Aktualitet
Rifillon eksporti i naftës nga Kirkuku drejt Turqisë pas marrëveshjes mes Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit
Published
2 hours agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Eksportet e naftës bruto nga fushat e Kirkukut të Irakut drejt portit turk të Cejhanit kanë rifilluar përmes tubacionit, njoftoi Kompania e Naftës e Veriut, pasi Bagdadi dhe Qeveria Rajonale e Kurdistanit (KRG) ranë dakord të martën për rikthimin e rrjedhës. KRG-ja e konfirmoi marrëveshjen përmes një deklarate, ku saktësohet se të dyja palët do të formojnë një komitet të përbashkët për të përgatitur rifillimin e eksporteve të naftës dhe se të hyrat do t’i kthehen thesarit federal.
Kompania e Naftës e Veriut shtoi se eksportet e naftës nga Kirkuku do të rilançone me një kapacitet fillestar prej 250,000 fuçish në ditë, ndërsa të dyja palët u pajtuan për ndërmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë për mbrojtjen e fushave të naftës.
Çmimet ndërkombëtare të naftës, të cilat u rritën me rreth 30% në mbi 100 dollarë për fuçi që nga fillimi i konfliktit SHBA-Izrael kundër Iranit muajin e kaluar — duke shkaktuar ndërprerje të rënda të furnizimit — ranë me 1.46%, në 101.91 dollarë këtë të mërkurë.
Kryeministri i KRG-së, Masrour Barzani, deklaroi se rajoni do të lejojë eksportet përmes tubacionit të Kurdistanit sa më shpejt të jetë e mundur, duke pasur parasysh rrethanat e jashtëzakonshme me të cilat po përballet vendi. Ai shtoi se diskutimet me Bagdadin do të vazhdojnë për të hequr urgjentisht kufizimet në importe dhe tregti, si dhe për të ofruar garancitë e nevojshme për kompanitë e naftës dhe gazit.
Më vonë, Barzani njoftoi gjithashtu se gjatë një bisede telefonike me të dërguarin e SHBA-së, Tom Barrack, ka udhëzuar ekipin e tij që të ofrojë të gjitha lehtësitë për rifillimin e eksporteve. Ndërkohë, autoritetet kurde të Irakut thanë të dielën se Bagdadi kishte dështuar në adresimin e sfidave ekonomike dhe të sigurisë me të cilat përballet sektori i naftës, derisa ministria irakiane e naftës kishte deklaruar më herët se KRG-ja kishte refuzuar përdorimin e tubacionit si rrugë alternative pas ndërprerjeve nga konflikti me Iranin.
Prodhimi i naftës nga fushat jugore të Irakut, ku prodhohet dhe eksportohet pjesa më e madhe e naftës bruto, kishte rënë me 70% në vetëm 1.3 milion fuçi në ditë sipas burimeve të Reuters, pasi lufta ka bllokuar efektivisht Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon rreth 20% e naftës globale. Ministria irakiane e naftës i kishte dërguar një letër KRG-së në fillim të marsit duke kërkuar leje për pompimin e të paktën 100,000 fuçive në ditë përmes rrjetit të tubacioneve të Kurdistanit drejt qendrës energjetike të Cejhanit.
Zyrtarët kurdë thonë se tensionet me Bagdadin u rritën pasi qeveria federale zbatoi një sistem të ri doganor elektronik në fillim të këtij viti për të monitoruar importet dhe të hyrat, hap ky që shihet nga KRG-ja si minim i autonomisë së saj. Të martën, Presidenca e Irakut u bëri thirrje të dyja palëve për bashkëpunim, ndërsa Parlamenti irakian kërkoi gjetjen e rrugëve të reja për naftën bruto për të shmangur dëmet ekonomike nga kushtet aktuale të sigurisë.
Lajmet
Aksion në ARBK: Prokuroria bastis agjencinë mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve
Published
2 hours agoon
March 18, 2026By
UBTNews
Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndërmarrë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm një aksion të gjerë bastisjesh në objektet e Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK).
Ky institucion, i cili operon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, është bërë cak i hetuesisë pas dyshimeve të bazuara për përfshirje në veprime të jashtëligjshme brenda administratës shtetërore.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet janë përqendruar në dy vepra të rënda penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve”.
Dyshimet kryesore lidhen me mënyrën se si zyrtarët kanë ushtruar detyrën e tyre dhe me mundësinë e manipulimit të dokumentacionit zyrtar brenda sistemit të regjistrimit të bizneseve në Kosovë.
Aksioni është realizuar me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe është ende në zhvillim e sipër, ndërkohë që njësitë mbështetëse po grumbullojnë prova materiale që mund të shërbejnë për zbardhjen e plotë të rastit.
Prokuroria ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në funksion të hetimit, ndërsa detaje të tjera rreth personave të ndaluar apo provave të sekuestruara pritet të bëhen publike në vazhdimësi.
Tenori shqiptar debuton në Staatsoper Berlin
“Mr. Nobody Against Putin” fiton Oscar për Dokumentarin më të Mirë
Karrierë në diplomaci: Pse Shkencat Politike në UBT janë zgjedhja e parë e të rinjve?
Ndahet nga jeta arkeologu i shquar Luan Koçbashliu
Rifillon eksporti i naftës nga Kirkuku drejt Turqisë pas marrëveshjes mes Bagdadit dhe rajonit të Kurdistanit
Aksion në ARBK: Prokuroria bastis agjencinë mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe falsifikim të dokumenteve
REL: Si po përpiqet media shtetërore iraniane të ndikojë në Bosnje dhe Hercegovinë?
Prof. Dr. Marigona Bekteshi Ferati, recensuese e 20 punimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara në Web of Science dhe Scopus (Q1)
DITARI 18 mars 1999: Delegacioni i Kosovës nënshkroi Marrëveshjen e Rambujesë për statusin kalimtar të Kosovës
Të kërkuara
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Aktualitet3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Lajmet3 months agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
-
Lajmet3 months agoProfesori Lulzim Beqiri përfaqëson UBT-në në mobilitetin akademik në Technische Hochschule Lübeck
