Shëndet

Disa mënyra të thjeshta për të humbur në peshë gjatë vjeshtës

Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët apo kungujt.

Published

on

Ditët në vjeshtë nisin të shkurtohen dhe rrezet e diellit pakësohen ndjeshëm. Një gjë e tillë ndikon në prodhimin e serotoninës, një hormon që nxit ndjesinë e qetësisë, paqes dhe gëzimit.

Për pasojë, njeriu tërhiqet më shumë ndaj makaronave, patateve dhe orizit, burim karbohidratesh që rrisin nivelet e serotoninës.

Kjo nxit edhe shtimin në peshë, gjë që mund të shmanget shumë mirë nëpërmjet këshillave të mëposhtme.

Hani më shumë mollë

Vjeshta është po aq e larmishme në aktivitete dhe ushqime të shëndetshme si vera.

Në këtë stinë ju mund të shfrytëzoni perime dhe fruta të freskëta të stinës siç janë mollët apo kungujt por edhe të kryeni më shumë aktivitet fizik.

Një mollë ofron 100 kalori dhe 4 gramë fibër e cila ju mban të ngopur për shumë gjatë. Molla është shumë e mirë për këtë stinë dhe jo vetëm, sepse pakëson rrezikun e diabetit, përmirëson shëndetin e mushkërive dhe ju mbron nga disa lloje të kancerit.

Hani më shumë gatime të shtëpisë

Rikthimi në punë, në shkollë e në aktivitetet e tjera e bën më të lehtë rënien pre të tundimit ndaj ushqimeve të gatshme e të shpejta.

Megjithatë, gatimet e shtëpisë janë më të shëndetshme e nuk duhen lënë mënjanë.  Në shtëpi ju mund të përgatisni ushqime të shëndetshme me perime të freskëta të stinës të cilat mund t’i merrni me vete në punë.

Fundjavat mund t’i shfrytëzoni për të gatuar receta të shëndetshme por edhe për të kryer aktivitet fizik.

Mos neglizhoni gjumin

Gjumi është shumë i rëndësishëm për mirëqenien tuaj si brenda dhe jashtë. Ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që të flini 7-8 orë çdo ditë,

Rutina e duhur e gjumit është shumë e rëndësishme për të luftuar mbipeshën por edhe për të vënë në fre hormonet të cilat luajnë një rol të fortë tek oreksi dhe e ngrëna.

Xhinset në vend të peshores

Gjatë përpjekjeve për të rënë në peshë është e rëndësishme që të mbani në vëzhgim kilogramët. Ndonjëherë peshorja mund të duket alarmuese ndaj shumë ekspertë rekomandojnë përdorimin e xhinseve apo pantallonave si tregues i peshës dhe i humbjes së kilogramëve të tepërt.

Mbani një ditar ushqimesh

Një nga aspektet më të rëndësishme të rënies nga pesha është të mos fiksoheni pas saj.  Objektivi juaj duhet të jetë që të hani shëndetshëm dhe rënia nga pesha më pas është e paevitueshme.

Nëse ju i vendosni vetes si qëllim që të humbisni në peshë pa ndryshuar regjimin tuaj ushqimor ose duke e kufizuar atë në mënyrë drastike do të shkaktoni më shumë dëm në organizëm.

Ekspertët këshillojnë mbajtjen e një ditari për çdo ushqim që konsumoni gjatë ditës. Në këtë mënyrë ju do të orientoni veten drejt ushqyerjes së shëndetshme dhe do të shmangni produktet që ju shëndoshin apo ju fryjnë./AgroWeb.org

Shëndet

Pse fryhet barku? Shkaqet dhe zgjidhjet më të zakonshme

Published

on

Fryrja e barkut është një nga shqetësimet më të zakonshme që raportohen në kabinetet mjekësore.

Ajo ndodh kur barku zmadhohet përtej përmasave normale për shkak të gazrave, lëngjeve, përmbajtjes tretëse ose ndryshimeve strukturore në organet e brendshme.

Shkaqet kryesore:

Shkaqe organike: shtatzënia, shtimi në peshë, bllokimet në zorrë, gastropareza, celiakia, peritoniti, asciti ose rritja e organeve të brendshme.

Shkaqe funksionale: gazrat nga sindroma e zorrës së irrituar (IBS), intoleranca ushqimore, kapsllëku, çrregullime të tkurrjes së zorrëve dhe dobësia e muskujve të barkut.

Diagnoza

Mjeku vlerëson simptomat përmes ekzaminimit fizik, nëse është e nevojshme, kryen ultratingull abdominal apo analiza tjera për të përcaktuar shkakun.

Trajtimi

Në rastet organike, trajtohet sëmundja themelore. Në rastet funksionale, ndihmojnë laksativët, probiotikët, enzimat tretëse dhe ndryshimet në dietë.

Shmang ushqimet që shkaktojnë gazra.

Ha ngadalë dhe në porcione të vogla.

Pij më shumë ujë dhe konsum më shumë fibra.

Bëj aktivitet fizik të rregullt.

Nëse fryrja është e shpeshtë ose e shoqëruar me dhimbje, kërko këshillë mjekësore për të përjashtuar shkaqe më serioze. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Shëndet

Ekspertët paralajmërojnë: Këto dy ushqime të përpunuara e dëmtojnë trurin

Published

on

Ushqimet e përpunuara që mund të dëmtojnë më shumë shëndetin e trurit, sipas një studimi të ri, janë mishi i përpunuar dhe pijet e gazuara me sheqer.

Një ekip studiuesish nga Universiteti Virginia Tech ka zbuluar se personat që konsumojnë rregullisht këto produkte kanë rrezik dukshëm më të lartë për të zhvilluar probleme njohëse, përfshirë çrregullime që lidhen me demencën dhe sëmundjen e Alzheimerit, raporton Science Alert.

Studimi u mbështet në të dhënat e Universitetit të Michiganit për Shëndetin dhe Pensionimin, ku u analizuan 4,750 amerikanë mbi 55 vjeç, të ndjekur për një periudhë shtatëvjeçare (2014–2020). Çdo dy vjet, pjesëmarrësit i’u nënshtruan testeve të kujtesës dhe aftësive njohëse, duke përfshirë kujtimin e menjëhershëm, kujtimin e vonuar, llogaritje të thjeshta dhe ushtrime për përqendrim.

Rezultatet treguan se 1,363 persona zhvilluan probleme me kujtesën. Ata që konsumonin një racion mishi të përpunuar në ditë kishin 17% më shumë rrezik për çrregullime njohëse, ata që pinin çdo ditë pije të ëmbëlsuara – si kola, çaj i ftohtë me sheqer apo lëngje frutash industriale – kishin 6% më shumë rrezik.

Megjithatë, studimi nuk gjeti një lidhje të fortë mes konsumit të përgjithshëm të ushqimeve ultra të përpunuara dhe rritjes së rrezikut për probleme njohëse, përveç mishrave të përpunuar dhe pijeve me sheqer. Ushqime të tjera si gatimet e gatshme, ëmbëlsirat, snack-et e kripura apo produktet e bulmetit dhe drithërave nuk rezultuan me ndikim të njëjtë negativ.

Autorët theksojnë se shmangia e këtyre dy kategorive kryesore mund të ndihmojë në mbrojtjen e shëndetit të trurit.

“Ka gjëra që mund t’i ndryshoni. Sekreti është moderimi dhe balanca në zgjedhjet ushqimore,” – deklaroi profesoresha Brenda Davy, autore e studimit.

Ndikimi i ushqimeve të përpunuara është më i madh sesa mendojnë shumica e njerëzve. Vetëm më 2020, 65% e ushqimeve dhe 38% e pijeve të blera nga familjet amerikane përbëheshin nga produkte të përpunuara me ngjyrues, aromatizues e përbërës artificialë që mungojnë në ushqimin e përgatitur në shtëpi.

Një tjetër autor i studimit, Ben Katz nga Virginia Tech, sugjeroi se edukimi ushqimor mund të jetë pjesë e zgjidhjes: “Nuk mjafton të ndjekësh një dietë. E rëndësishme është t’u japësh njerëzve aftësitë për të gatuar sipas asaj diete,” – u shpreh ai. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ndërrimi i natës rrit rrezikun e kancerit tek gratë

Published

on

Puna gjatë natës ka qenë prej kohësh e lidhur me shëndetin e dobët. Tani një studim i ri sugjeron se për gratë, puna gjatë kësaj kohe mund të rris rrezikun e kancerit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se gratë që punojnë në turnin e natës janë pothuajse pesë herë më të rrezikuara nga kanceri në krahasim me gratë që punojnë gjatë ditës.

Në këtë studim ekspertët kanë gjetur se gratë që punonin gjatë natës ishin më shumë të rrezikuara nga kanceri i gjirit, kanceri i lëkurës dhe kanceri i mushkërive, shkruan Medicalnewstoday,

Bashkautori i hulumtimit, Xuelei Ma, nga Qendra Mjekësore e Kinës Perëndimore dhe kolegët e tij kanë publikuar gjetjet e tyre në revistën “Cancer Epidemiology, Biomarkers & Prevention”.

Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se puna gjatë ndërrimit të natës mund të pengojë rëndë ritmin tuaj të qarkullimit.

Ky është orari kur rregullohen proceset fiziologjike të trupit gjatë një cikli 24 orësh. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ja lista me ushqime që mbajnë yndyrën në gjak nën kontroll

Published

on

Meqenëse nuk kanë kurrfarë shijeje apo arome, këta dy artikuj mund t’u shtohen ushqimeve më të llojllojshme. Hani pa u shtuar sheqer dhe organizmit tuaj do t’u bëjnë mirë.

Në ditë mjafton të hani një deri në dy lugë të vogël fara chia, ndërkaq nga ajo lugë të vogël do të përfitoni deri në tri herë më shumë hekur sesa nga spinaqi.

Më parë duhet t’i zhytni në ujë, meqë nuk kanë aromë mund t’u shtohet të gjitha gjellëve – supës, perimeve, vezëve e pijeve. Farat e chias janë me omega-3 të thartirave yndyrore, të cilat ndihmojnë në rregullimin e kolesterinës së mirë dhe të kolesterinës së keqe në gjak, ndihmojnë ne shëndetin e zemrës.

Pas eliminoni nga organizmi të të gjithë “armiqtë” e njohur, sheqerit, produkteve të mishit dhe të tjera, në ushqim shtoni farat e tërshërës.

Konsumoni ashtu siç janë, pa shtesa të ëmbla. Kokrrat e tërshërës pastrojnë zorrët nga yndyrat, sepse fibrat e tërshërës të njohura si beta-glukan, yndyrarti thithin, andaj kolesterina as që hyn në gjak dhe në qarkullim të gjakut.

Një filxhan kokrra tërshëre do t’i plotësojë nevojat ditore për beta-glukan, mirëpo fibra të tilla ka edhe në elb dhe në alga.

Në ushqim kohë pas kohe përdorni edhe avokado, e cila, pos që ul kolesterinën LDL, mbron edhe arteriet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara