Lajmet

Dhimbjet e kyçeve – Ushqimet që nuk duhet të hani

Përveç aktivitetit fizik, ushqyerja është një nga faktorët lehtësues ose rëndues të këtij problemi.

Published

on

Dhimbjet e kyçeve ndikojnë fort në cilësinë e jetës, sepse lëvizja është e domosdoshme për çdo aktivitet të ditës.

Përveç aktivitetit fizik, ushqyerja është një nga faktorët lehtësues ose rëndues të këtij problemi.

Lajmi i mirë është se njeriu mund të shmangë disa ushqime dhe pije që shkaktojnë inflamacion duke pakësuar kështu dhimbjen.

Cilat janë produktet që duhet të shmangni për dhimbjet e kyçeve

Ushqimet dhe pijet e mëposhtme për fat të keq janë pjesë e regjimit ushqimor të kohëve moderne.

Shmangia e tyre është e vështirë, por jo e pamundur.

Sheqernat e shtuar 

Trupi ka nevojë për sheqer, por në kohët e sotme çdo ushqim i përpunuar përmban sheqer.

Ai ndërvepron me yndyrnat dhe proteinat në trup dhe shkakton inflamacion.

Ekspertët këshillojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe konsumin e madh e të tepruar të frutave, që ndonëse kanë sheqer, ofrojnë edhe fibër, ushqyes të tjerë dhe antioksidantë që luftojnë inflamacionin.

Kripa 

Kripa është problematike sepse nxit akumulimin e ujit në trup dhe rrit tensionin e gjakut.

Mirëmbajtja e ekuilibrave të lëngjeve në trup është thelbësore për lubrifikimin e kyçeve.

Kripa e tepërt shkakton enjtje që më pas nxit dhimbjet e kyçeve.

Yndyrnat e ngopura 

Sipas informacioneve të AgroWeb.org, njerëzit duhet të shmangin yndyrnat e ngopura për shumë arsye.

Ato rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës por u bëjnë dëm edhe kyçeve.

Ekspertët thonë se konsumi i kufizuar i këtyre yndyrnave ul inflamacionin.

Nëse vuani nga dhimbjet e kyçeve, qëndroni larg:

-ushqimeve të skuqura,

-mishit të kuq,

-ëmbëlsirave industriale.

Ushqime të mira për kyçet janë:

-spinaqi,

-kinoa,

-thjerëzat

-fasulet

Karbohidratet e përpunuara

Mielli i bardhë që blejmë në market, është një nga shembujt më të mëdhenj të karbohidrateve të përpunuara.

Ai ka një nivel të lartë glicemie dhe rrit sheqerin në gjak.

Ai gjendet në absolutisht çdo produkt ushqimor, por mjekët këshillojnë konsumin më të lartë të drithërave të papërpunuara./AgroWeb.org

Continue Reading

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara