Lajmet

Digjen dy kamionë të vendosur si barrikadë në urën e Zveçanit

Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij.

Published

on

Dy kamionë të vendosur mbi urën e Zveçanit, saktësisht te “Kërshi i dudës” e që shërbenin si barrikadë janë djegur gjatë natës.

Aktualisht, nuk dihet motivi i kësaj ngjarjeje dhe as autorët e mundshëm të tij.

Kamionët, që shërbenin si një nga 13 barrikadat në veri, kishin penguar lirinë e lëvizjes në atë zonë.

Barrikadat ishin paralajmëruar se do të fillonin të largoheshin prej sot (e enjte) ndërsa u tha se deri të premten mund të largoheshin tërësisht.

Lajmet

Sveçla për sulmin në Zveçan: Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri

Published

on

By

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas shpërthimit të një granate dore në një nga zyret e Postës së Kosovës në Zveçan.

Ai ka theksuar angazhimin e shtetit për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Në një postim në rrjetet sociale, Sveçla ka deklaruar: “Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë.”

Continue Reading

Bota

Ndryshon vlera e ‘Kartonit Jeshil’ për të shkuar në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Nga 1 prilli 2025, qytetarët shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut me një Karton Jeshil me afat 1-vjeçar, me çmim të reduktuar prej 50 Euro. Ky vendim është pjesë e një serie masash për lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të qytetarëve shqiptarë, pas zbatimit të një vendimi të ngjashëm për Malin e Zi që hyri në fuqi më 1 shkurt 2025.

Karton Jeshil, i cili është një dokument sigurimi ndërkombëtar që mbulon përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve shqiptare jashtë vendit, do të ofrohet me afat vlefshmërie 12-mujor dhe çmim më të ulët krahasuar me opsionin 15-ditor që është ofruar më parë. Çmimi i ri do të ndihmojë qytetarët, veçanërisht ata që kalojnë shpesh kufirin për punë, duke ulur kostot e sigurimit për udhëtimet jashtë vendit.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Byrosë Shqiptare të Sigurimeve (BSHS), ka marrë këtë hap për të mbështetur shkëmbimet ekonomike dhe lëvizjen e lirë të autoveturave, duke ofruar më shumë mundësi për qytetarët dhe duke stimuluar zhvillimin ekonomik në zonat kufitare./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Dëshmitari i 126-të nuk erdhi të dëshmonte, ZPS-ja kërkon që dëshmia e tij të pranohet me shkrim

Published

on

By

Në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të martën ishte planifikuar të dëshmonte dëshmitari i 126-të, por ai nuk ishte në gjendje që të shkojë në Hagë sot.

Si rrjedhojë, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III njoftoi se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë që do të kërkojë që dëshmia e tij të pranohet sipas Rregullës 155.

“Sot si rregull do të kishim filluar që të dëgjonim dëshminë e dëshmitarit të Prokurorisë W04747. Sidoqoftë, dëshmitari nuk është në gjendje të vijë sot dhe ZPS-ja do kërkojë që dëshmia e tij të pranohet sipas Rregullës 155”, tha Smith.

Në këtë Rregull, përcaktohet se gjykatësit mund të pranojnë një deklaratë ose transkriptë me shkrim të dëshmitarit, pa u paraqitur dëshmitari në gjykatë, nëse ai është i padisponueshëm.

Parashtrimet e saj, ZPS-ja i bëri në seancë private për publikun.

Në këtë seancë, të gjithë të akuzuarit ishin prezent në sallën e gjyqit, përveç Jakup Krasniqit i cili po e ndiqte seancën përmes video-lidhjes.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020./BetimiperDrejtesi/

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj pas sulmit në Zveçan: Sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi

Published

on

By

Pas sulmit të mbrëmshëm me granatë ndaj pikës së Postës së Kosovës në Zveçan, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar ashpër duke e cilësuar këtë akt si pjesë të qëllimeve agresive të Serbisë.

“Sulmet e përsëritura mbi institucionet e Republikës së Kosovës dëshmojnë qartë qëllimet agresive të Serbisë, andaj edhe sulmi i mbrëmshëm është vazhdimësi e logjikës terroriste të lidershipit në Serbi,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka vlerësuar punën e Policisë së Kosovës dhe institucioneve të sigurisë, duke theksuar se ato po dëshmojnë aftësinë dhe gatishmërinë për të sjellë para drejtësisë ata që guxojnë të cenojnë rendin dhe ligjin në vend.

Haradinaj ka bërë thirrje për mbështetje të pakushtëzuar për institucionet e sigurisë nga qeveria e Kosovës, duke paralajmëruar se vendi nuk guxon të bëhet një bazë për elemente terroriste.

“Kosova nuk guxon të kthehet në strehë të terroristëve dhe akteve terroriste, për këtë arsye edhe kërkohet bashkëpunim dhe koordinim i fuqishëm me aleatët tanë të NATO-s, në krye me SHBA,” ka përfunduar ai.

Continue Reading

Të kërkuara