Lajmet

​Komuna e Prishtinës dhuron gjashtë kamionë për kompaninë Pastrimi

Published

on

Komuna e Prishtinës ka dorëzuar sot gjashtë nga tetë kamionët e rinj të blerë për ndërmarrjen publike “Pastrimi”, një investim që kap vlerën e 1.4 milionë euro. Sipas komunës, kjo po bëhet me qëllim të përmirësimit të gjendjes së menaxhimit të mbeturinave në kryeqytet – që prej kohësh ka qenë problematike për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe mungesës së mjeteve adekuate.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Bekim Brestovci, theksoi rëndësinë e këtij investimi për përmirësimin e situatës në qytet.

“Ne kemi pasur një marrëveshje me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe e kemi nënshkruar para disa ditëve për t’i dhuruar ndërmarrjes “Pastrimi”, gjashtë prej tetë kamionëve të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka blerë, për t’i dedikuar për grumbullimin e mbeturinave në kryeqytet. Kështu që sot ka ndodhur edhe pranim-dorëzimi fizik, sot janë dorëzuar çelësat por edhe kamionët dhe jemi shumë optimistë dhe shpresojmë se kjo sado pak do të ndikojë në përmirësimin e gjendjes që e kemi skajshmërish të keqe për momentin në Prishtinë, si pasojë e një mekanizmi të vjetruar por edhe të mangët të ndërmarrjes “Pastrimi”, është një investim 1.4 milion me të cilat Drejtoria e Shërbimeve Publike i ka bërë, krejt kjo me qëllim të përmirësimit të gjendjes në kryeqytet“, tha ai.

Brestovci gjithashtu njoftoi për shpërndarjen e kontejnerëve të rinj që së shpejti do shihen nëpër pika të ndryshme të kryeqytetit.

“Shumë shpejt do të shpërndajmë edhe 2500 kontejnerë të rinj, që do të ndihmojnë në rritjen e efikasitetit të shërbimit të grumbullimit të mbeturinave”, tha ai.

Nga ana tjetër, Petrit Reçica, kryeshef ekzekutiv i kompanisë “Pastrimi”, mirëpriti këtë mbështetje, duke theksuar se kamionët e rinj do të kenë një ndikim të menjëhershëm në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

“Ne po i pranojmë gjashtë kamionë nga tetë sa janë në total. Fatmirësisht edhe ne si kompani kemi arritur ta rrisim numrin e kamionëve, ne tanimë i kemi blerë dhjetë dhe po presim edhe këta me u shtua dhe të kemi një shërbim sa më të mirë për qytetarët. Ne presim shumë shpejt me na u dhënë drita e gjelbër për shpërndarjen e kontejnerëve në mënyrë që të arrijmë të krijojmë atë shërbimin e kënaqshëm. Kamionët i kanë munguar shumë ndërmarrjes tonë ndër vite, fatmirësisht edhe kësaj pritje po besoj i erdhi fundi dhe sot prej ndërrimit të mbrëmjes kemi me arrit t’i shohim këta kamion në përdorim“, deklaroi Reçica.

Rikujtojmë se Komuna e Prishtinës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet.

“Pjesën e gjendjes së jashtëzakonshme akoma nuk e kam të qartë, por normalisht ne e kemi bërë reagimin tonë publik dhe i kemi shkruar edhe drejtorit përmes emailit, ende nuk e kemi të qartë në çfarë forme është shpallur kjo gjendje, sepse edhe ne jemi duke bërë matje në teren. Ne kemi pranuar vetëm të hënën në mëngjes komplet territorin dhe jemi duke bërë analiza sa ka pasur vonesa të shërbimit nga operatori privat sepse një gjë të tillë nuk e kemi pranuar zyrtarisht as nga operatori privat e as nga komuna“, tha ai.

Ky investim vjen në një kohë kur menaxhimi i mbeturinave në Prishtinë ka qenë një nga sfidat kryesore të qytetit, me kritika të shumta nga qytetarët për shërbimin joefikas dhe mbeturinat e grumbulluara në shumë lagje.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara