Shëndet

Dieta që ndihmon shëndetin e zemrës

Bëhet fjalë për çokollatë, erëza dhe kafe.

Published

on

Makaronat, çokollatat, erëzat dhe kafeja. Ky është ”pokeri” i ushqimeve aleate për shëndetin e zemrës, sipas 4,000 kardiologëve nga e gjithë bota të mbledhur në një kongresin në Romë, shkruan melarossa.it.

Karbohidratet hyjnë në dietën që shpëton zemrën, por karbohidratet si buka dhe makaronat duhet të jenë me miell integral.

Fibrat që përmbajnë përveçse ndihmojnë në funksionimin e rregullt të zorrëve, kontribuojnë në uljen e nivelit të kolesterolit LDL.

Disa studime kanë treguar se plotësimi i dietës suaj me 20 gramë fibra në ditë do të ndihmonte në mbajtjen nën kontroll të niveleve të kolesterolit.

Për më tepër, fibrat, duke favorizuar ndjenjën e ngopjes, ju ndihmojnë të humbni peshë ose ta mbani atë normale, duke parandaluar sëmundje të tilla si mbipesha dhe obeziteti që mund të vënë në rrezik shëndetin e zemrës.

Çokollatë dhe kafe, plot me antioksidantë

Edhe çokollata, e ngrënë pa tepricë, është një ilaç për shëndetin e zemrës falë përmbajtjes së saj antioksidante: veçanërisht ajo e zezë, është shumë e pasur me flavonoide, të cilat kundërveprojnë efektet e dëmshme të radikaleve të lira dhe për rrjedhojë ndihmojnë në ngadalësimin e plakjes së qelizave dhe për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare dhe neurodegjenerative.

Kardiologët e mbledhur në kongres sugjeruan konsumimin e deri në 30-40 gram çokollate të zezë në ditë.

Kafja është gjithashtu e dobishme (deri në 3 filxhanë në ditë), e cila si çokollata është e pasur me përbërës antioksidues që janë të mirë për zemrën: ndër efektet e saj të dobishme është edhe parandalimi i diabetit të tipit 2, i cili ju ekspozon ndaj një rreziku më të madh të sulmeve në zemër. Dietë me erëza që shpëton zemrën

Erëzat

Përdorimi i erëzave dhe aromave si rigoni, kaperi, qepa e kuqe, speci, kerri, xhenxhefili, borziloku, majdanozi ka efekte të dobishme për jetëgjatësinë. Në veçanti, speci djegës do të ishte një erëz e vërtetë që të shpëtonte zemrën./ATA

Shëndet

Tharja e syrit, shkaqet, simptomat dhe kurat natyrale

Published

on

Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në mbarë botën. Ky problem ndodh kur sytë nuk prodhojnë sasinë e mjaftueshme të lotëve për t’i mbajtur të lubrifikuar.

Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syrit është përdorimi i tepruar i telefonave celularë dhe kompjuterëve. Tharja mund të jetë e parehatshme, pasi shoqërohet me ndjesi djegieje.

Sytë kanë tendencë të thahet në situata të ndryshme, si p.sh.:

Udhëtimi me avion

Qëndrimi në ambiente me ajër të kondicionuar

Ngarja e biçikletës

Qëndrimi për periudha të gjata para kompjuterit

Simptomat e tharjes së syrit mund të përfshijnë:

Kruarje dhe djegie në sy

Sklepa dhe skuqje

Ndjeshmëri ndaj dritës

Ndjesia e pranisë së një lënde të huaj në sy

Lëngëzim i syve

Lodhje e syve dhe mjegullim i shikimit

Kurat natyrale kundër tharjes së syrit

Ekspertët rekomandojnë të pasurohet dieta me ushqime të pasura me acide yndyrore, sidomos omega-3, të cilat ndihmojnë në stimulimin e prodhimit të lotëve. Përveç ushqimit, disa produkte mund të përdoren edhe jashtë për të lehtësuar simptomat:

Vaji i arrës së kokosit

Vaji ka efekt anti-inflamator dhe zbutës. Merrni 2-3 pika e masazhoni zonën përreth syve për 2-3 minuta. Prisni derisa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sipas nevojës.

Kastraveci

Vendosja e fetave mbi sy për rreth 15 minuta ndihmon në reduktimin e kruarjeve dhe skuqjes. Kastraveci është një burim i shkëlqyer i vitaminës A, e cila është e rëndësishme për shëndetin e syve.

Kosi

Përmban vitamina D, B dhe A. Konsumimi i rregullt ndihmon në parandalimin e kruarjeve dhe siguron ushqyesit e nevojshëm për sy të shëndetshëm.

Kompresa me ujë të ngrohtë

Mbajtja e kompresave të ngrohta mbi sy për 7-8 minuta ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut dhe nxit lubrifikimin natyral të syve.

Continue Reading

Shëndet

Shenjat e plakjes nuk lidhen gjithmonë me moshën, ja faktorët që shkaktojnë rrudha

Published

on

Qeskat e syve dhe rrudhat shpesh perceptohen si shenja të plakjes natyrale. Me kalimin e kohës, lëkura humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudha të mimikës dhe më pas ato më të thella.

Megjithatë, jo gjithmonë shenjat e plakjes lidhen me moshën. Faktorë tjerë mjedisorë dhe të stilit të jetesës mund të ndikojnë dukshëm në shfaqjen e rrudhave. Midis tyre përfshihen: ushqyerja e keqe, mungesa e gjumit, stresi kronik, dielli, ndotja dhe zakonet e përditshme.

Dielli

Ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve UVA dhe UVB shkakton plakje të parakohshme të lëkurës dhe rrudha. Përdorimi i kremit me faktor mbrojtës më të lartë se 30 është i domosdoshëm jo vetëm për parandalimin e kancerit të lëkurës, por edhe për një pamje më të re.

Ndotja mjedisore

Shkakton dëme të mëdha për lëkurën përmes radikaleve të lira. Studimet tregojnë se gratë që jetojnë në zona urbane kanë më shumë rrudha dhe njolla se ato në zona rurale.

Mungesa e gjumit

I rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës. Pa gjumë të mjaftueshëm, pehashi i lëkurës prishet dhe aftësia e qelizave për të mbajtur lagështinë zvogëlohet. Ekspertët rekomandojnë 6-8 orë gjumë çdo natë.

Stresi

Rrit nivelet e kortizolit, hormonit që zvogëlon aftësinë e lëkurës për të ruajtur lagështinë. Nivelet e larta të sheqerit në gjak dëmtojnë kolagjenin dhe elasticitetin e lëkurës, duke nxitur formimin e rrudhave.

Sheqeri

Konsumimi i tepërt ul nivelin e kolagjenit dhe elasticitetin e lëkurës, duke favorizuar shfaqjen e rrudhave.

Mimika

Lëkura e fytyrës kontraktohet gjatë leximit në kompjuter ose përdorimit të mimikës të shpeshtë. Shprehjet e përsëritura, përdorimi i pipës për pijet e gazuara dhe lëvizjet e përsëritura të gojës mund të nxisin rrudha në zonën e syve dhe përreth gojës.

Duhani

Një nga shkaqet më të fuqishme të plakjes së lëkurës. Nikotina ngushton enët e gjakut, duke bërë lëkurën më të brishtë e penguar furnizimin me ushqyes të rëndësishëm. Për të ruajtur një lëkurë më të shëndetshme dhe të lëmuar, ekspertët rekomandojnë mbrojtje nga dielli, një gjumë të rregullt, një dietë të balancuar dhe shmangien e duhanit dhe stresit kronik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Arsyet e fshehura të shtimit në peshë edhe kur ushqeheni shëndetshëm

Published

on

Një nga problemet më të përhapura të shëndetit sot është padyshim pesha e tepërt dhe kequshqyerja.

Ky është një fakt që e pranojnë mjekët dhe pacientët, shkaktohet nga ushqimi jo i shëndetshëm. Zgjidhja nis nga një dietë e ekuilibruar dhe e shëndetshme, por ekzistojnë disa përjashtime.

Edhe nëse keni një stil jetese të shëndetshëm dhe konsumoni pak ushqim, mund të vini re frymim ose shtim kilogramësh.  Kjo mund të ketë shkaqe të fshehura shëndetësore.

Hormonet dhe shtimi në peshë:

Një nga shkaqet më të zakonshme të shtimit të papritur në peshë janë çrregullimet hormonale. Një hormon kryesor që ndikon është estrogjeni. Tek gratë, nivelet e ulëta të estrogjenit shkaktojnë shtim në peshë, që mund të shfaqet që nga adoleshenca deri në menopauzë.

Estrogjeni ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe peshës trupore, prandaj mungesa e tij mund të shkaktojë akumulim të dhjamit rreth barkut dhe kofshëve. Ky dhjam rreth organeve mund të rrisë rrezikun për sëmundje si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe ishemia.

Pse bie estrogjeni?

Ulja e estrogjenit nuk ndodh vetëm me moshën apo menopauzën. Mund të shkaktohet edhe nga:

Pas lindjes:

Probleme me vezoret

Çrregullime të të ushqyerit, si anoreksia

Si ta mbani estrogjenin në nivele të shëndetshme

Konsumoni fruta të pasura me vitamina, si bananet, luleshtrydhet dhe pjeshkët.

Arrorët janë një alternativë natyrale për rritjen e nivelit të estrogjenit.

Ndiqni një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Konsultohuni me një mjek specialist, për të monitoruar gjendjen hormonale dhe peshën trupore. Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, mund të ndihmoni trupin të funksionojë në mënyrë optimale dhe të shmangni shtimin e pashëndetshëm në peshë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Kungulli, perimi i vjeshtës që sjell shëndet dhe energji

Published

on

Kungulli është një nga perimet më të dashura të vjeshtës. Ai është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë, ndërsa përmban pak kalori, duke e bërë një ushqim ideal për çdo regjimi ushqimor.

Përveç frutës, edhe farat, gjethet dhe lëngjet ofrojnë përfitime të shumta për shëndetin. Kungulli mund të konsumohet në mënyra të ndryshme: si supë, sallatë, komposto, ëmbëlsirë apo madje si zëvendësues për gjalpin në gatimet e pjekjes në formë pureje.

Kungulli përmban kalium, që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut,  antioksidantët e tij parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe të përmirësojnë shikimin. Kungujt e papërpunuar mund të ruhen në një vend të freskët dhe të errët për deri në dy muaj.

Pse kungulli është i dobishëm për shëndetin?

Shëndeti i syve dhe sistemi imunitar:

Falë vitaminës A, kungulli ndihmon në mbrojtjen e syve dhe forcimin e sistemit imunitar. Një racion i vetëm ofron deri në 200% të dozës ditore të rekomanduar të kësaj vitamine.

Shëndeti i zemrës: Kaliumi dhe antioksidantët e kungullit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit.

Kolesteroli: Sterolët bimorë të farave të kungullit ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq, ndërsa acidet yndyrore omega-3 reduktojnë trigliceridet dhe ndihmojnë në kontrollin e tensionit të gjakut.

Kontrolli i peshës trupore: Kungulli është ushqim i lehtë dhe i pakalorisë: një racion përmban vetëm 50 kalori dhe 3 gramë fibër, duke ndihmuar që të ndiheni të ngopur më gjatë.

Si ta konsumoni kungullin?

Piqeni në furrë dhe përdoreni në antipasta.

Shtoni pure kungulli në supa për të trashur strukturën e tyre ose për të zëvendësuar yndyrat e karbohidratet.

Përdoreni si zëvendësues të yndyrës në gatimet e brumit dhe ëmbëlsirat.

Shtoni kungull të gatuar në kos me mjalt për një shije të ëmbël dhe të pasur.

Përdoreni në lëngje frutash ose perimesh.

Farat e kungullit mund të piqen dhe të shtohen në sallata ose si garniturë për perimet e pjekura.

Kungulli është perim i shëndetshëm që mund të përfshihet lehtë në çdo dietë, duke sjellë përfitime të shumta për trupin dhe shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara