Sport

Diaz bën thirrje që babai i tij të lirohet

Published

on

Sulmuesi i Liverpoolit Luis Diaz ka folur për dëshpërimin dhe shqetësimin e tij , derisa ka bërë thirrje që babai i tij të lirohet.

Prindërit e anësorit të Liverpoolit u rrëmbyen nën kërcënimin e armëve në Kolumbi javën e kaluar.

Nëna e tij është gjetur që atëherë, por babai i tij mbetet i zhdukur.

Ushtria Nacional Çlirimtare (ELN), një organizatë guerile e krahut të majtë, qëndron pas këtij rrëmbimi.

Diaz bëri thirrjen e tij pasi u inkuadrua në lojë nga pankina për të shënuar golin e barazimit për Liverpoolin ndaj Lutonit të dielën në Premier Ligë.

26-vjeçari e shënoi golin duke zbuluar pastaj një bluzë me një mesazh ku shkruhej “Liri për babin” dhe këtë e pasoi me një postim në Instagram ku shkruhej.

“Sot nuk po ju flet futbollisti, sot po ju flet Lucho Diaz, djali i Luis Manuel Diaz. Mane, babi im, është punëtor i palodhur, shtyllë në familje dhe e kanë rrëmbyer. Kërkoj nga ELN lirimin e shpejtë të babait tim dhe u kërkoj organizatave ndërkombëtare që të punojnë së bashku për lirinë e tij. Çdo sekondë, çdo minutë, ankthi ynë rritet. Nëna ime, vëllezërit e mi dhe unë jemi të dëshpëruar dhe pa fjalë për të përshkruar atë që po ndjejmë. Kjo vuajtje do të marrë fund vetëm kur ta kemi atë në shtëpi. Ju lutem ta lironi menjëherë, duke respektuar integritetin e tij dhe duke i dhënë fund kësaj pritjeje të dhimbshme sa më parë”.

Paraqitja e Diaz në fushë si zëvendësues në minutën e 83-të në Kenilëorth Road ishte e para që nga rrëmbimet më 28 tetor.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara