Lajmet

Diana përmes fotografive: Një vështrim prapa në jetën e një princeshe moderne

Mbi të gjitha, ajo kishte impakt në botë.

Published

on

Një çerek shekulli ka kaluar që nga vdekja e saj, por ajo ende magjeps botën.

Që nga momenti kur mori vëmendje në media si adoleshente, ishte e qartë se Familja Mbretërore kishte një yll në duart e tyre.

Mbi të gjitha, ajo kishte impakt në botë në kauza të ndryshme.

Ua sjellim disa fotografi të jetës së Dianës, princeshës së Uellsit./UBTNews/

Lajmet

Kosova e fortë përballë Zvicrës, synimi Botërori 2026 mbetet i gjallë

Published

on

Ndeshja e fundit të Grupit B për kualifikimet e Botërorit 2026 ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultat 1–1.

Ruben Vargas kishte kaluar Zvicrën në epërsi në minutën e 47-të, ndërsa Florent Muslija barazoi për Kosovën në minutën e 74-të, duke vendosur shifrat përfundimtare.

Me këtë rezultat, Zvicra mbyll grupin në vendin e parë me 14 pikë dhe siguron kualifikimin direkt për në Botëror.

Kosova përfundon e dyta me 11 pikë, duke siguruar pjesëmarrjen në fazën e play-off-it, ndeshjet e së cilës do të zhvillohen në mars të vitit të ardhshëm.

Ky rezultat shënon një sukses historik për Dardanët, që për herë të parë arrijnë të përfundojnë si të dytët në grup në kualifikimet për një Kupë Botërore dhe të sigurojnë mundësinë për të luftuar për një vend në Botëror përmes play-off-it./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Sela dhe Ahmeti i ndanë rrugët, ASH-ja braktisë AKI-në

Published

on

Aleanca për Shqiptarët përmes një komunikate ka theksuar se si subjekt autonom, mbeten të vendosur në mbrojtjen e kauzës kombëtare dhe forcimin e strukturave partiake për ngritje në krye të skenës politike.

“Kryesia e Aleancës për Shqiptarët mbajti mbledhjen e radhës në të cilën u diskutua situata aktuale politike, procesi dhe epilogu i zgjedhjeve lokale, si dhe hapat e mëtejmë të subjektit tonë politik. Në zgjedhjet e fundit lokale, koalicioni me të cilin garuam doli fitues në nivel kombëtar, me sasinë e votave të fituara në listat për këshilltarë dhe numrin e këshilltarëve të fituar, por jemi të pakënaqur nga epilogu në garën për kryetarë komunash ku u përballëm me një inzhinjering të fuqishëm shtetëror dhe bashkëveprime të subjekteve shqiptare në pushtet me partitë maqedonase nga të gjitha kampet, me të vetmin qëllim, realizimin e platformës së VMRO-së për defaktorizimin e shqiptarëve në vend. Nga këto skenare më shumë se ne si subjekte humbën vetl shqiptarët, pasi pas pushtetit qëndror, tani shqiptarët u degraduan edhe në nivel të pushtetit lokal. Por, edhe përskaj kësaj situate Aleanca për Shqiptarët mbetet e vendosur në mbrojtjen e kauzës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut duke e vlerësuar si të rëndësishëm rritjen dhe forcimin e angazhimit politik për arritjen e idealit dhe objektivit tonë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre pas diskutimeve përmbajtësore dhe shumë të rëndësishme, anëtarët e Kryesisë në mënyrë unanime sollën vendim për veprim autonom të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa ditëve në vijim deputetët e ASH do të procesojnë në Kuvend edhe vendimin për veprim si grup i pavarur.

“Aleanca për Shqiptarët mbetet zëri i fuqishëm opozitar i shqiptarëve, duke ruajtur komunikimin me subjektet opozitare shqiptare, për çka në kohë kemi njoftuar edhe partnerët tanë të deritanishëm të koalicionit. Kauza kombëtare, barazia e shqiptarëve në shtet dhe Kushtetutë, si dhe sanimi i dëmeve që ka shkaktuar Qeveria aktuale mbeten përcaktimi jonë parësor i angazhimit politik. Periudhën në vijim, strukturat dhe eksponentët e partisë do të fillojnë me takime jo vetëm të anëtarëve të partisë, por edhe të gjithë qytetarëve shqiptarë, aktorëve qytetar e politik dhe të çdo individi ose organizimi për të forcuar radhët tona dhe për të zhvilluar betejën tonë politike në këto momente shumë të ndjeshme politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në kumtesën e ASH-së./S.K/KP/Alsatmk/

Continue Reading

Lajmet

Parashikimi i motit

Published

on

Sot në vend parashihet të mbajë mot i vranët dhe reshje shiu në gjithë territorin e Kosovës.

Sipas IHMK temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.

Ndërkaq, edhe do të fryjë erë nga jugperendimi me shpejtësi 1-5 m/s./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës

Published

on

Një ekip i profesorëve të UBT-së ka botuar një studim të rëndësishëm shkencor në revistën prestigjioze Journal of Ecological Engineering, i cili trajton cilësinë e ujërave nëntokësore në komunën e Suharekës, një zonë me rëndësi të madhe për furnizimin me ujë dhe zhvillimin bujqësor në Kosovë.

Punimi me titull: “Assessment of Groundwater Quality – Case Study, Suharekë Municipality, Kosovo”, është realizuar nga autorët: Prof. Dr. Hazir S. Çadraku dhe Prof. Skender Bublaku, me bashkëautorësi edhe të Agron Shalës nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Hulumtimi thekson se uji është një burim thelbësor për jetën dhe zhvillimin njerëzor, ndërsa ujërat nëntokësore përbëjnë një pjesë të rëndësishme të ujërave të ëmbla në botë, nga të cilat varen mbi 2.5 miliardë njerëz. Studiuesit sjellin një pasqyrë të gjerë të literaturës shkencore dhe faktorëve që ndikojnë në cilësinë e ujit, duke përfshirë proceset gjeologjike, aktivitetet urbane, bujqësore dhe ndotjen që vjen nga mbetjet apo përdorimi i plehrave kimike.

Për realizimin e studimit janë marrë 16 mostra uji nga puse të hapura dhe të shpuara në zona të ndryshme të Suharekës, të cilat përdoren nga banorët për pije, bujqësi dhe industri. Mostrat janë analizuar sipas standardeve ndërkombëtare të ISO dhe WHO, duke vlerësuar 24 parametra fizikë, kimikë dhe mikrobiologjikë. Të dhënat janë përpunuar me metodologji shkencore moderne, përfshirë përdorimin e indeksit të cilësisë së ujit (WQI), analizës hidrokimike dhe hartimit të shpërndarjes hapësinore të parametrave.

Rezultatet treguan se shumica e puseve kanë ujë me cilësi të mirë dhe të sigurt, megjithëse disa mostra shfaqën tejkalime të vlerave të lejuara për parametra të caktuar si nitratet, amoniumi, magnezi, COD dhe turbullira. Studimi identifikoi shtatë lloje hidrokimike, ku më të zakonshmet ishin tipet Ca-Mg-HCO₃-CO₃ dhe Mg-Ca-HCO₃-CO₃, të cilat lidhen me përbërjen gjeologjike të terrenit.

Autorët theksojnë se monitorimi i rregullt i ujërave nëntokësore është jetik, pasi cilësia e tyre ndikohet drejtpërdrejt nga aktivitetet njerëzore, urbanizimi dhe përdorimi i tokës. Studimi ofron të dhëna të vlefshme për institucionet lokale dhe kombëtare, sidomos për hartimin e politikave të menaxhimit të qëndrueshëm të ujit, në përputhje me Direktivën Kornizë të BE-së për Ujërat.

Ky publikim e konsolidon UBT-në si një ndër institucionet lidere në kërkimin shkencor në Kosovë, me profesorë të angazhuar në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare që adresojnë çështje kritike të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Continue Reading

Të kërkuara