Kuriozitete

Dhjetë trenat më të shpejtë në botë

Sot ka shumë trena të shpejtësisë të lartë që udhëtojnë me mbi 300 km/h.

Publikuar

A është e mundur të “fluturohet” pa krahë? Patjetër që po. Për këtë mjafton të rezervoni një biletë në një itinerar që mbulohet nga një prej trenave më të shpejtë në botë. Ja cilët janë dhjetë prej tyre.

10. ICE 3 (Gjermani), 300 km/h (Shpejtësia teorike 369 km/h)

Sot ka shumë trena të shpejtësisë të lartë që udhëtojnë me mbi 300 km/h. Ndër to është trenigjerman ICE 3. I ndërtuar nga kompania Siemens Mobility në vitin 1999, ishte menduar tëkishte një shpejtësi maksimale prej 330 km/h, por në testet hekurudhore arriti deri në 369 km/h.

9. Frecciarossa 1000 (Itali), 300 km/h (Shpejtësia teorike 394 km/h)

I ndërtuar nga konsorciumi AnsaldoBreda–Bombardier, treni përshkon Italinë nga Torino në Napoli që nga viti 2015, me një shpejtësi të kufizuar deri në 300 km/h, edhe pse ështëprogramuar të arrijë në 360 km/h . Në teste arriti shpejtësinë maksimale 394 km/h.

8. KTX-Sancheon KTX II (Korea e Jugut), 305 km/h (Shpejtësia teorike 422 km/h)

Treni më i shpejtë korean udhëton në itineraret që lidhin kryeqytetin Seul me dy qytetet kryesore të vendit Busan dhe Guangiu. Ai arrin shpejtësinë 305 km/h, edhe pse ka njëpotencial më të madh:mund të arrijë shpejtësinë 422 km/h.

7. AVE S103 (Spanjë), 310 km/h (Shpejtësia teorike 403.7 km/h)

Trenat e kompanisë Alta Velocidad Española janë të kufizuar në shpejtësinë 310 km/h, edhe pse modelet më të shpejta të saj arrijnë në 350 km/h. Prototipi i fundit, i quajtur S103, është i certifikuar për shpejtësinë 350 km/h por në teste ka kaluar 400 km/h.

6. Al Boraq RGV-M (Marok), 320 km/h

Al Boraq është emri arab për linjën hekurudhore që lidh Tanzherin me Kazablankën. Treni që operon atje, RGV-M, operon me potencialin e tij maksimal, duke arritur një shpejtësi prej 320 km/h.

5. British Rail Class 374 (Eurostar e320) Britani e Madhe, 320 km/h

Ky tren gjerman i shpejtësisë të lartë, i ndërtuar sërish nga Siemens Mobility për tregun britanik (operon edhe në Francë, Belgjikë dhe Gjermani), udhëton me një shpejtësi maksimale 320 km/h, që është edhe shpejtësia për të cilën është programuar.

4. Shinkasen (E5, E6, H5) Japoni, 320 km/h (401 km/h)

Sipas ligjit, trenat në Japoni nuk mund të kalojnë shpejtësinë 320 km/h, dhe Shinkasen është ipërpiktë në këtë aspekt. Megjithatë modelet aktuale që janë në shërbim mund të arrijnëshpejtësinë 400 km/h.

3. TGV POS (Francë), 320 km/h (Shpejtësia teorike 575 km/h)

Është një ndër trenat më të shpejtë nga të gjithë, duke qenë se mund të udhëtojë potencialishtme deri në 575 km/h. Por në linjat në të cilat funksionon prej më shumë se 40 vjet është i kufizuar në shpejtësinë 320 km/h.

2. Treni Maglev Shanghai CR400BF (Kinë), 350 km/h (Shpejtësia teorike 420 km/h)

Në vitin 2021 Maglev, arriti në prova shpejtësinë 600 km/h. Aktualisht ky tren në shërbim nëlinjën që lidh Pekinin dhe Shangain, arrin shpejtësinë 350 km/h.

1) Shanghai Transrapid (Kinë), 350 km/h (Shpejtësia teorike 431 km/h)

Ai lidh Shangain me aeroportin e tij, duke përshkruar distancën 30.5 km brenda 7 minuta e 20 sekonda, me një shpejtësi mesatare prej 250 km/h. Është një tren urban, pjesë e rrjetit nëntokësor të qytetit dhe më i shpejti në botë ndër ata që janë në shërbim.

Jashtë klasifikimit: SC Maglev L0 Series (Japoni), 603 km/h

I ndërtuar nga kompania Mitsubishi dhe i prezantuar 12 vjet më parë, ky tren që ecën mbi binarë magnetikë, është ende në zhvillim e sipër. Por në prova arriti shpejtësinë rekord prej 603 km/h. Do të hyjë në përdorim të gjerë në vitin 2027./Focus – Bota.al

Kuriozitete

​Arkeologët zbulojnë këpucën 2000-vjeçare

Dizajni i këpucëve prej lëkure mund të jetë bërë në shekullin e dytë para Krishtit.

Publikuar

nga

Një këpucë që i përket një fëmije dhe që daton më shumë se 2000 vjet është zbuluar në Austri me lidhëse ende të paprekura.

Dizajni i këpucëve prej lëkure mund të jetë bërë në shekullin e dytë para Krishtit, njofton muzeu gjerman i minierave, Bochum-Leibniz.

Gërmimet për këpucën filluan nga arkeologët në fshatin perëndimor të Dürrnbergut, ku minierat e kripës së gurit u zhvilluan që në epokën e hekurit.

Kripa, e cila është veçanërisht e mirë në ruajtjen e mbetjeve organike, mendohet se e ka ruajtur këpucën në gjendje jashtëzakonisht të mirë.

“Aktivitetet tona kërkimore në Dürrnberg na kanë ofruar gjetje të vlefshme për dekada me radhë, në mënyrë që të eksplorojmë shkencërisht aktivitetet më të hershme minerare. Gjendja e këpucës së gjetur është e jashtëzakonshme”, tha profesori Thomas Stoellner, kreu i Departamentit të Kërkimeve në Muzeun Gjerman të Minierave, në një deklaratë për media./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Skeleti i rrallë i dinozaurit, i njohur si “Barry”, del në shitje në ankand në Paris

Dinozauri, i cili daton nga periudha e vonë Jurassic rreth 150 milionë vjet më parë, u zbulua për herë të parë në Wyoming në vitet 1990.

Publikuar

nga

Një skelet dinozauri jashtëzakonisht i ruajtur mirë, një Camptosaurus i njohur si “Barry”, do të dalë në shitje në Paris muajin e ardhshëm.

Dinozauri, i cili daton nga periudha e vonë Jurassic rreth 150 milionë vjet më parë, u zbulua për herë të parë në Wyoming në vitet 1990. Fillimisht u restaurua në vitin 2000 nga paleontologu Barry James, nga i cili mori emrin.

Laboratori italian Zoic, i cili bleu “Barry” vitin e kaluar, ka bërë punë të mëtejshme restauruese në skeletin, i cili është 2.1 metra i lartë dhe 5 metra i gjatë, raporton CNN.

Alexandre Giquello, nga shtëpia e ankandeve në Paris Drouot, tha se është një ekzemplar jashtëzakonisht i ruajtur, i cili është mjaft i rrallë.

“Për të marrë shembullin e kafkës së tij, kafka është e plotë në 90% dhe pjesa tjetër e dinosaurit është e plotë në 80 për qind”, tha ai.

Ndërsa shembujt e dinozaurëve mbeten të rrallë në tregun e artit, me jo më shumë se dy shitje në vit në mbarë botën, tha Giquello.

Megjithkëtë skeleti  i cili do të shfaqet për publikun në mes të tetorit, pritet të arrijë deri në 1.2 milion euro kur të dalë në shitje më 20 tetor.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Epoka e një mijë të vërtetave

Nga Giovanbattista Trebisacce

Publikuar

nga

Nga Giovanbattista Trebisacce

Xhorxh Oruell. Nëse shkrimtari britanik do të kishte jetuar më shumë se 47 vjet, ndoshta do ta kujtonim me më shumë ëndje por edhe mister për shkak të “profecive” të tij. Në fakt nuk ka pasur asgjë që ka lindur nga imagjinata e Oruell, dhe që nuk është vërtetuar në realitet.

Mjafton të mendoni për romanin e tij “Vitit 1984” (një lloj Big Brother bashkëkohor:Sot miliona e miliona kamera të shpërndara nëpër botë monitorojnë vazhdimisht lëvizjet tona) apo internetin dhe rrjetet sociale, ku kontrolli i vazhdueshëm kryhet nëpërmjet të ashtuquajturit “profilim”.

Apo “Fermën e Kafshëve“, një përrallë alegorike madhështore,që mund të përfaqësojë sot retorikën“Të gjitha kafshët janë të barabarta “, dhe e “demokracisë nga poshtë” nga njerëz që luftojnë kundër establishmentit, dhe që më pas bëhen establishmenti i radhës”. Megjithatë, Oruell tregon një largpamësi profetike, edhe në konsideratat e tij më të thella që synojnë të analizojnë marrëdhëniet e njeriut me të vërtetën. Reflektimet e tij denoncojnë me vendosmëri rreziqet e një të vërtete të deformuar, të prirur për të qenë në shërbim të propagandës, retorikës dhe nacionalizmit (tashmë e zëvendësuar nga sovraniteti), një e vërtetë e burgosur nga lajmet, e kushtëzuar në mos e asgjësuar nga kufijtë e lirisë së shprehjes.

Këto referenca janë shumë aktuale sot për shkak të shumë të vërtetave të disponueshme në ueb, të shumëfishuara në mënyrë eksponenciale dhe që megjithatë e bëjnë të duket bosh konceptin e vërtetësisë. Çdo gazetar, çdo faqe online, çdo faqe në Facebook, përhap të vërtetën e saj.

Faktet ngatërrohen me opinionet, lajmet e rreme vihen në qendër të vëmendjes duke e zhvendosur në periferi informacionin e saktë. Dhe clickbait (burimi i lajmeve sensacionale) shndërrohet në një linjë editoriale. Pra një “pyll i errët” për ata që kanë si të vetmen dëshirë informimin.

Në këtë aspekt janë shumë domethënëse fjalët e Papa Françeskut, të marra nga encilika e tij “Ungjilli i buzëqeshjes”:“Çuditërisht, ne nuk kemi pasur kurrë më parë më shumë informacion se sa sot, e megjithatë vazhdojmë të mos e dimë se çfarë po ndodh”.

Një ndryshim kursi në lidhje me parimet e shenjta të së drejtës për informim dhe i historiografisë, të cilat kanë qenë gjithmonë të lidhura me pluralizmin e lajmeve dhe burimet e tyre. I njëjti pluralizëm që garanton sot shumëfishimin e kanaleve të keqinformimit dhe që ijep mundësi lajmeve të rreme – të cilat vijnë nga rrjetet sociale apo rrjeti – të pushtojnë faqet e para edhe të mediave kryesore tradicionale.

Prandaj, nevojitet një “dietë informative“ e karakterizuar nga një prirje e fortë për ndërveprim aktiv e mediave për të garantuar raportimin e së vërtetës. Dhe kjo gjë është e arritshme vetëm nëpërmjet një marrëdhënie të vazhdueshme me burimet e informacionit për të hetuar, verifikuar, krahasuar të dhënat, për të mos rënë viktima të keqinformimit.

Sot po përjetojmë një mbingarkesë informacioni, disa e quajnë Infodemi. Ky term i ri përfaqëson me saktësi dukurinë e ngopjes nga informacioni, zakonisht i pasaktë dhe i pa verifikuar, lajmet e rreme dhe sensacionalizmi, të cilat sidomos në kohën e pandemisë shkaktuan një rritje marramendëse të frikës dhe ankthit.

Të gjitha këtyre i shtojmë algoritmet matematikore (‘zemra’ e vërtetë e rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit), të cilët përmes proceseve të profilizimit përzgjedhin lajmet që duhet të lexojmë, produktet që duhet të blejmë. Sipas një raporti mbi konsumin e informacionit nga Agcom (Autoriteti për Garancitë e Komunikimeve), 54.5 për qind e përdoruesve kanë qasje tek informacioni përmes rrjeteve sociale dhe motorëve të kërkimit.

Pra një proces që e ndryshon perceptimin tonë mbi realitetin,dhe që është konfiguruar në sytë tanë në mënyrë të pjesshme dhe paragjykuese. E ardhmja e informacionit, nuk mund të injorojë një apel të fortë për përgjegjësi kolektive.

Lajmet nuk mund të shndërrohen në produkte të zakonshme, dhe gjigantët e teknologjisë duhet t’u nënshtrohen rregullave të qarta, të sakta dhe të patejkalueshme. Më pëlqen që ta mbyll këtë shkrim të shkurtër, duke përmendur një autor tjetër të madh të shekullit XX-të , Luixhi Pirandelo.

Ai thotë se nuk ka asnjë të vërtetë të vetme, por ka po aq të vërteta sa ka njerëz që besojnë se i zotërojnë ato. Në dramën “Kështu është”, kur gruas së zotit Ponza i kërkohet të zgjidhë misterin e identitetit të saj, gruaja, mishërimi i së vërtetës pirandeliane, me fytyrën e mbuluar nga një vello e zezë, përgjigjet se është njëherazi edhe vajza e zonjës Frola, po ashtu edhe gruaja e dytë e zotit Ponza:“Unë jam ajo që t’i beson se jam!”.

Shënim: Giovanbattista Trebisacce, profesor i pedagogjisë së përgjithshme në Universitetin e Katanias. / “Opinione.it” – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Pyetja e vërtetë që duhet të bëjmë për rritjen ekonomike

Nga Mariana Mazzucato.

Publikuar

nga

Mariana Mazzucato

Nga debatet e politikave të nivelit të lartë dhe manifestet politike deri te lajmet e përditshme, ankthi për rritjen ekonomike është kudo. Në Gjermani, buxheti i fundit i qeverisë identifikon rritjen më të fortë si një prioritet kryesor. Në Indi, udhëheqësit janë të etur për të rimarrë vendin si ekonomia me rritjen më të shpejtë në botë. Në Kinë, ku prespektiva e deflacionit është shfaqur në horizont, qeveria është e shqetësuar për arritjen e objektivit të saj, për një rritje ekonomike prej 5% për këtë vit.

Në Mbretërinë e Bashkuar, Keir Starmer, kreu i Partisë Laburiste në opozitë, është zotuar të sigurojë rritjen më të lartë të qëndrueshme në G7 nëse merr pushtet, dhe konservatorët në pushtet shprehin ambicie të ngjashme (kujtoni mantrën e ish-kryeministres Liz Truss: “rritje, rritje dhe rritje”).

Por vendosja e rritjes ekonomike në qendër të politikëbërjes është gabim. Edhe pse e rëndësishme, rritja në abstrakt nuk është një qëllim apo mision koherent. Përpara se të angazhohen për objektiva të veçantë (qoftë rritja e PBB-së, prodhimi i përgjithshëm e kështu me radhë), qeveritë duhet të fokusohen në drejtimin që duhet të marrë ekonomia. Në fund të fundit, çfarë dobie ka një rritje ekonomike e lartë, nëse arritja e saj kërkon kushte të këqija pune apo një industri në zgjerim të lëndëve djegëse fosile?

Për më tepër, qeveritë kanë qenë më të suksesshme në katalizimin e rritjes ekonomike, kur kanë ndjekur qëllime të tjera – duke mos e trajtuar rritjen si objektiv në vetvete. Misioni i NASA-s për të dërguar një njeri në Hënë (dhe për ta rikthyer shëndoshë e mirë) solli risi në hapësirën ajrore, materiale, në elektronikë, ushqim dhe softuerë, që më vonë do të sillnin vlerë të shtuar të konsiderueshme, ekonomike dhe tregtare. Por NASA nuk u nis për të krijuar këto teknologji, dhe për këtë arsye, ndoshta nuk do t’i kishte zhvilluar kurrë ato nëse misioni i saj do të kishte qenë thjesht për të rritur prodhimin.

Njësoj me këtë, interneti erdhi e u shfaq nga nevoja për të bërë që satelitët të komunikonin me njëri-tjetrin. Për shkak të adoptimit të gjerë të tij, PBB-ja dixhitale është rritur 2.5 herë më shpejt se PBB-ja fizike gjatë dekadës së kaluar dhe tani ekonomia dixhitale është në rrugën e duhur për të arritur vlerën e 20.8 trilion dollarëve, deri në vitin 2025. Sërish, shifra të tilla rritjeje ekonomike janë rezultat i angazhimit me mundësitë që ofron dixhitalizimi; rritja ekonomike në vetvete nuk ishte qëllimi.

Në vend që të fokusohen në përshpejtimin e rritjes së PBB-së dixhitale, qeveritë duhet të synojnë ngushtimin e hendekut dixhital dhe të sigurojnë që rritja aktuale dhe e ardhshme të mos bazohet në abuzimin e kompanive të Big Tech, me fuqinë e tregut. Duke pasur parasysh se sa shpejt po përparon inteligjenca artificiale, kemi nevojë urgjente për qeveri që mund të formësojnë revolucionin e ardhshëm teknologjik, në interes të publikut.

NXitja e rritjes ekonomike në një drejtim më gjithëpërfshirës do të thotë largim nga financimi i veprimtarisë ekonomike dhe riangazhim për investime në ekonominë reale. Siç janë gjërat, shumë kompani jo-financiare (përfshirë prodhuesit) po shpenzojnë më shumë për blerjen e aksioneve dhe pagesat e dividentëve, sesa për kapitalin njerëzor, makineritë dhe kërkimin e zhvillimin. Ndërsa aktivitete të tilla mund të rrisin çmimin e aksioneve të kompanive në afat të shkurtër, ato reduktojnë burimet e disponueshme për riinvestim te punëtorët, duke zgjeruar ndarjen midis atyre që kontrollojnë kapitalin dhe atyre që nuk e kontrollojnë.

Financializimi ka të bëjë më shpesh me nxjerrjen e vlerës dhe maksimizimin afatshkurtër të fitimit, sesa me krijimin e vlerës për hir të shoqërisë në tërësi. Për të arritur një rritje gjithëpërfshirëse, ne duhet të pranojmë se punëtorët janë krijuesit e vërtetë të vlerës dhe interesat e tyre duhet të jenë të zënë një vend parësor, në diskutimet rreth të ardhurave dhe shpërndarjes së pasurisë.

Në këtë kuptim, qëndrimi i ri i Partisë Laburiste të Mbretërisë së Bashkuar për të drejtat e punëtorëve është shqetësues. Në një përpjekje për të joshur drejtuesit e korporatave dhe për t’u dalë kundër pretendimeve se janë “anti-biznes”, Laburistët e kanë zbutur angazhimin e tyre të shpallur më parë, për mbrojtje më të forta për punëtorët. Megjithatë, rritja ekonomike e udhëhequr nga investimet, dhe të drejtat e punëtorëve nuk duhet të konsiderohen si prioritete konkurruese. Ekuilibrimi i angazhimit të korporatës me një përkushtim ndaj punëtorëve nuk është vetëm thelbësor për arritjen e rritjes ekonomike gjithëpërfshirëse; tashmë është vërtetuar se nxit produktivitetin dhe rritjen në terma afatgjatë.

Ekonomia nuk do të rritet vetë, në një drejtim të dëshirueshëm shoqëror. Siç e theksova 10 vjet më parë, shteti ka një rol të rëndësishëm sipërmarrës për të luajtur. Pas përpjekjeve të fundit të qeverive për të ristartuar ekonomitë e tyre pas pandemisë, është e qartë se kemi ende nevojë për një mendim të ri se si të arrijmë një rritje ekonomike që nuk është vetëm “e zgjuar”, por edhe e gjelbër dhe gjithëpërfshirëse.

Qeveritë kanë nevojë për udhërrëfyes të politikave ekonomike me qëllime të qarta, bazuar në atë që ka më shumë rëndësi për njerëzit dhe planetin. Mbështetja publike për bizneset duhet të kushtëzohet me investime të reja që do të “ndërtojnë më mirë të ardhmen” drejt një ekonomie reale më të gjelbër dhe më gjithëpërfshirëse. Kini parasysh Aktin e CHIPS dhe Shkencës të Shteteve të Bashkuara, i cili synon të stimulojë industrinë vendase të gjysmëpërçuesve. Ligji ndalon përdorimin e fondeve për kthimin e aksioneve dhe mund të imagjinohen kollaj dispozita shtesë, të cilat kërkojnë që fitimet e ardhshme të riinvestohen në trajnimin e fuqisë punëtore.

Por për ta çuar rritjen ekonomike në drejtimin e duhur, qeveritë duhet të bëjnë gjithashtu investime të orientuara drejt aftësive, mjeteve dhe institucioneve të tyre. Kontraktimi i jashtëm i kapaciteteve bazë ka dëmtuar aftësinë e tyre për t’iu përgjigjur nevojave dhe kërkesave në ndryshim, duke reduktuar përfundimisht potencialin e tyre për të krijuar rritje të qëllimshme dhe vlerë publike. Edhe më keq, ndërsa aftësitë dhe ekspertiza e sektorit publik janë zbrazur, ai është bërë më i ndjeshëm për t’u kapur nga interesa të fshehta.

Vetëm me kapacitetet dhe kompetencat e duhura qeveritë mund të mobilizojnë me sukses burimet dhe të koordinojnë përpjekjet me bizneset që janë të gatshme të punojnë drejt qëllimeve të përbashkëta. Një strategji industriale e orientuar nga misioni kërkon që sektori publik dhe privat të punojnë së bashku në mënyrë simbiotike. E bërë siç duhet, një qasje e tillë mund të maksimizojë përfitimet publike afatgjata dhe vlerën e palëve të interesuara: rritja e udhëhequr nga inovacioni bëhet sinonim i rritjes gjithëpërfshirëse.

Pyetja që duhet të bëjmë nuk është se sa rritje mund të arrijmë, por të çfarë lloji. Për të arritur një prodhim më të madh ekonomik që është gjithashtu gjithëpërfshirës dhe i qëndrueshëm, qeveritë do të duhet të përqafojnë potencialin e tyre për të qenë krijues të vlerave dhe forca të fuqishme që formësojnë ekonominë. Riorientimi i institucioneve  publike rreth misioneve ambicioze – në vend të obsesionit pas objektivave të ngushta të rritjes ekonomike – do të na lejojë të përballemi me sfidat e mëdha të shekullit të 21-të dhe të sigurojmë që ekonomia të rritet në drejtimin e duhur.

Mariana Mazzucato, Drejtoreshë Themeluese e Institutit UCL për Inovacionin dhe Qëllimet Publike, është Kryetare e Këshillit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Ekonominë e Shëndetit për të Gjithë. / El Pais – Bota.al

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara