Lajmet

Dhjetë shenjat që tregojnë se një mjedis pune është toksik

Mjedisi toksik është përballja me mosfunksionim dhe drama në mënyrë të vazhdueshme.

Published

on

Të gjithë ata që punojnë e kanë ndonjë periudhe të keqe në punë. Ndonjë javë ose muaj që gjithçka po shkon ters. Se çfarë ndodhë që gjatë gjithë asaj kohe klientët kanë ankesa dhe pakënaqësi, shefi nuk është i kënaqur me ecurinë e projektit dhe me ato që i propozoni, duhet të punoni për një kohë të gjatë pas orarit etj. Të gjitha këto mund t’ju japin stres duke e vështirësuar një periudhë të jetës, por ka shumë dallim në mes të të qenit i ngarkuar emocionalisht për një kohë dhe së funksionuari në një mjedis që vazhdimisht është toksik.

MJEDISI TOKSIK DHE SHËNDETI

Mjedisi toksik është përballja me mosfunksionim dhe drama në mënyrë të vazhdueshme. Kjo mund të vjen prej një shefi që është i dashuruar në vetveten, prej kolegëve të cilët gjatë gjithë kohës mendojnë se si t’i kthejnë “të këqijat” që ia kanë bërë, mungesë e udhëzimeve etj. Profesori në Universitetin e Standfortit, i cili i ka studiuar politikat organizative thotë që një mjedis i tillë ju bën të ndiheni sikur jeni “të ndotur”.

Këto vende, sipas studimeve nga Universitetet e Harvardit dhe Standfordit, ju bëjnë të mendoni sikur po shkoni në luftë dhe nuk ju lejojnë që ta bëni më të mirën tuaj atje. “Përpëlitjet” në këto vende të punës kanë efekte të dëmshme për shëndetin e njeriut. Këto dëme përfshijnë hipertensionin, probleme kardiovaskulare, e shkatërrojnë shëndetin mendor, e të gjitha këto mund të kenë përfundim fatal.

Pra, në vend që të shkoni në punë për ta rregulluar jetën, në vende të tilla rezultoni ta shkatërroni atë. Prandaj, shihni nëse jeni pjesë një mjedisi në vazhdimësi toksik, apo vetëm një periudha kalimtare.

Jeni gjithmonë të stresuar

A ndihesh tmerrshëm sa herë që zgjohesh për të shkuar në punë. Në fakt nuk je vetëm, kjo ndodhë te shumëkush që përpiqen të mbijetojnë në një mjedis negativ të punës. Nivelet e stresit janë më të mëdha tek ata punonjës që puna përfshin edhe kohën që duhet ta kalojnë më shoqërinë ose familjen. Ta dini që jeni nën stres, nganjëherë është e vështirë dhe për këtë duhet që ta vëzhgoni gjendjen tuaj për një kohë të gjatë.

Jeni të mbingarkuar

Në mjedise të vështira, punonjësit kanë shumë përgjegjësi. Sipas një gjetjeje nga instituti i familjes dhe punës në Amerikë, kjo i bën që ata të jenë shumë të nervozuar me punëdhënësit e tyre. Fatkeqësisht të qenit i mbingarkuar me punë mund t‘ju shpie në “sindromin e djegies“.

Jeni të bullizuar

Ngacmimet i prijnë vendet toksike të punës. Bullizmi është definuar si “prezantim i mungesës së trajtimit nga ana e ndonjërit nga kolegët ose një grup prej tyre, abuzime, sulme fizike ose gojore, etj. Bazuar në një gjetje të Institutit të bullizmit në vende të punës, përqindja më e madhe e bullizmit në vendet e punës ndodhë nga shefat, e dyta është nga kolegët që kanë të njëjtin nivel në punë, ndërsa, edhe pse në përqindje të vogël ndodhin edhe ngacmimet nga vartësit.

Jeni viktimë ose kontribuues i thashethemeve

Që në momentin kur dëgjoni që dikush po flet për një koleg tjetër, ndaluni aty. Nga thashethemet nuk përfiton askush dhe, vetëm sa krijohet mjedis i punës sulmues. Nganjëherë mund të bëhet me qëllim ose pa qëllim, por gjithsesi ajo çfarë vjen prej saj nuk është aspak e mirë. Pavarësisht se në cilën anë të thashethemeve jeni, kjo mund të prodhojë “ajër” toksik dhe mund të sjellë rrethana të paparashikueshme.

Shefi juaj është impulsiv

Një njeri që ju udhëheqë është toksik është shkaktari i një mjedisi armiqësor pune, dikush i cili vazhdimisht dëmton vetëvlerësimin tënd dhe në mënyrë rutinë e minon aftësinë tuaj për të kryer punë të mira.

Mungesa e empatisë nga lideri

Udhëheqësit që shfaqin mungesë ndjeshmërie ose dhembshurie zakonisht janë gjithashtu narcistë, gjë që i pengon ata të japin përparësi ndaj punonjësve të tyre. Këta lloj liderësh shpesh do të kërkojnë që anëtarët e ekipit të tyre të caktojnë punën si prioritet kryesor, duke zvogëluar aftësinë e tyre për të arritur ekuilibrin punë-jetë, dhe ndoshta duke rezultuar në “sindrom të djegies”. Sipas, team bonding, çdo drejtues që i detyron punonjësit të zgjedhin midis punës dhe shëndetit të tyre, po i helmon mjedisin e punës.

Politika të padrejta dhe zbatim i pabarabartë i tyre

Rregullat që duket se nuk kanë bazë ose rregulla që zbatohen vetëm në mënyrë selektive për punonjës të caktuar, zakonisht nënkuptojnë që menaxhmenti luan me favoritë. Mjediset që nuk vendosin të njëjtin standard sjelljeje për të gjithë u mundësojnë disa anëtarëve të ekipit të ushtrojnë privilegje të veçanta që nuk janë të arritshme për të tjerët. Privilegjet mund të jenë nga më të ndryshmet, që nga justifikimi i vonesës deri te sjelljet e papërshtatshme, të pahijshme dhe serioze.

Mungesa e baraspeshimit të jetës dhe punës

Është e patolerueshme të punosh për një kompani e cila gjatë gjithë kohës kërkon që punonjësit të sakrifikojnë mirëqenien e tyre për hir të punës së tyre. Një kompani e cila nuk ua lejon punonjësve të kenë një baraspeshim të punës dhe jetës jashtë është fajtore për krijimin e një mjedisi toksik të punës.

Mungesa e transparencës

Transparenca është diçka themelore kohëve të fundit në vendet e punës. Pse? Sepse përmes komunikimit dhe transparencës organizatat ruajnë besimin e ndërsjellë dhe të nevojshëm për funksionim të duhur.

SI TA RREGULLONI ATMOSFERËN E PUNËS?

Përballuni me secilin punonjës toksik

Duhet të jeni në gjendje që t’i zgjidhni problemet interpersonale. Më e mira është që të keni një bisedë vetëm për vetëm me personat që po ju dëmtojnë. Por në vend që të përqendroheni në atë se si po ju bëjnë të ndiheni, përqendrohuni në konsekuencat negative të veprimeve të personit. Për shembull, nëse ndonjëri nga kolegët ndërhyn në mënyrë të keqe në secilin nga takimet tuaja mund t’i thoni diçka të tillë si: “Unë e kuptoj që dëshironi të jepni “feedback” gjithmonë, por në momentin që me anë të tij jepni përshtypje të keqe te të tjerët për mua, atëherë kjo më pengon që t’i jap idejat e mia”.

Përballuni me ekipin

Nëse ballafaqimi direkt është i kotë, duhet të kërkoni ndihmë nga mbikëqyrësit tuaj, gjithmonë nëse ata nuk janë problem. Por, përpara se të kërkoni takim, duhet t’i peshoni disa gjëra.

Shihni nëse edhe të tjerët janë duke pasur probleme të njëjta! Ankesa juaj do të dëgjohet më shumë nëse nuk jeni vetëm në gjithë këtë. Përndryshe ata do të mendojnë që e keni shpikur këtë.

E dyta, mblidhni prova të forta për të vërtetuar rastin tuaj. Për shembull, nëse kolegu juaj shpesh përpiqet të shkatërrojë punën tuaj duke i kthyer detyrat e tij me vonesë, përpiloni email që tregojnë momentet kur kjo ka ndodhur dhe prezantoni atë që keni në takim.

Planifikoni daljen

Disa kompani thjesht kanë kulturë e cila nuk funksionon. Nëse toksikja po vjen nga lartë, atëherë është më mirë që ta krijoni një strategji të daljes. Sigurisht që është më mirë që ta keni një ofertë pune në kohën kur jeni ende në punë./AkademiPune

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Aktualitet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Lajmet

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara