Lajmet

Delegacioni presidencial pjesëmarrës në inaugurimin e Presidentit të 47-të të SHBA-ve

Published

on

Delegacioni presidencial ka marr pjesë në aktivitetet e organizuara me rastin e inaugurimit të Presidentit të 47-të, të SHBA-ve, Donald Trump.

Një delegacion presidencial, i përbërë nga Learta Hollaj, Shefe e Stafit të Presidentes, dhe Rejhan Vuniqi, Këshilltare për Politikë të Jashtme, të shoqëruar nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka marrë pjesë në aktivitetet e organizuara për nder të inaugurimit të Presidentit të 47-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Nga Presidenca njoftohet se gjatë këtyre ditëve, ata kanë marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Presidentit Trump në Capitol Hill, Tubimin e mbajtur para ceremonisë së betimit në Capital One Arena, Ballon e Komandantit Suprem; Ballon Presidenciale “The Liberty Ball”, Ballon “Black Tie and Boots”, të organizuar nga Texas State Society, Midwest Galla, pritjen e organzuar nga Dr. Miriam Adelson, Tilman Fertitta, Sylvie Legere & Todd Ricketts e Mark Zuckerberg, si dhe në Shërbesën e Lutjeve Kombëtare në Washington National Cathedral.

Me këtë rast, ata kanë pasur mundësinë të takohen me një sërë zyrtarësh të lartë, senatorë dhe kongresistë, si dhe këshilltarë dhe persona me ndikim nga bota e biznesit dhe sfera të tjera të interesit.

Gjatë këtyre aktiviteteve, ata kanë pasur mundësinë të bisedojnë me: Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, Mike Johnson; të nominuarin e Presidentit Trump për Drejtor të CIA-s, John Ratcliffe; Kongresistin dhe Kryesuesin e nënkomitetit për Evropë në Komitetin për Politika të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-ve, Keith Self; Kongresistin Chip Roy; Kongresistin Ronny Jackson; Senatorin John Cornyn, Kongresistin Ted Cruz; Guvernatorin e Teksasit, Greg Abbott; Guvernatoren e Iowa, Kim Reynolds; Ambasodorin e nominuar të Presidentit Trump në NATO, Matt Whitaker; Zëvendës Guvernatorin e Teksasit, Dan Patrick; Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit, Ken Paxton; ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg; Senatoren e Teksasit, Angela Paxton; Këshilltarin lokal, Gino Mulliqi; dhe ish-Kongresistin Jack Fields, si dhe përfaqësues të shumtë të mërgatës.

Në të gjitha këto takime, janë përcjellë urimet më të mira për Presidentin Trump dhe administratën e re në emër të Presidentes Osmani dhe qytetarëve të Kosovës, duke konfirmuar angazhimin e Republikës së Kosovës për avancimin e mëtejshëm dhe të vazhdueshëm të raporteve bilaterale. Në bisedat me zyrtarët amerikanë është theksuar gjithashtu rëndësia e vizitave të ndërsjella, si dhe rëndësia e bashkëpunimit me qëllim të avancimit dhe ruajtjes së sigurisë në rajon dhe përtej.

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Vendi

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

lajme

Hamza e refuzon ofertën e dytë të Kurtit për presidentin dhe Specialen: Po tentohet të shndërrohet në pazar

Published

on

By

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, i është përgjigjur negativisht propozimit të kryeministrit Albin Kurti për votimin e Projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e presidentit.

Në një konferencë për media, Hamza ka kritikuar qasjen e deritanishme, duke thënë se çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është përgjegjësi vetëm e PDK-së.

Çështja e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është çështje që i takon vetëm PDK-së, po flasim për historinë, për të tashmen dhe për të ardhmen”, është shprehur Hamza.

Ai ka thënë se kjo çështje, sipas tij, po tentohet të përdoret për pazare politike në momentet e fundit.

“Kjo temë po tentohet me u shndërru në pazare të minutave të fundit. Ju kam thënë dhe po e përsëris. Çështja e ligjit për Dhomat e Specializuara nuk është temë që i takon vetëm PDK-së. Po flasim për historinë, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e vendit tonë”, ka deklaruar ai.

Hamza ka theksuar se pjesëtarë të UÇK-së janë të lidhur me subjekte të ndryshme politike, ndërsa ka akuzuar për tentim të përdorimit të kësaj çështjeje për arritjen e qëllimeve politike.

“UÇK-ja ka pjesëtarë në të gjitha partitë politike dhe qëllimi i kësaj teme është si ta përdorim ligjin për shantazh dhe për të mbërritur qëllimin politik. Qëllimi politik është që me pasë një president politik dhe me e përmbyllë njëqind për qind kapjen e institucioneve”, ka thënë Hamza.

Ai ka shtuar se ka marrë pjesë në takime për tejkalimin e situatës, por ka kritikuar ndryshimet e shpeshta të qëndrimeve politike.

“Unë kam qenë në takim, po e shihni se sa shpesh ka ndryshime të qëndrimeve politike”, ka deklaruar Hamza.

Continue Reading

Lajmet

Kurti i bën propozim PDK-së: Votoni Konjufcën ose Rushitin për president, ne kalojmë ligjin për Specialen

Published

on

By

Kryeministri Albin Kurti ka shpalosur një propozim të ri politik drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), me qëllim zhbllokimin e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit.

Sipas këtij propozimi, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të kalojë në lexim të dytë Projektligjin për Gjykatën Speciale, me kushtin që PDK-ja të zotohet publikisht dhe zyrtarisht se do të marrë pjesë në procesin e votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.

Në kuadër të kësaj oferte, Kurti ka përmendur dy emra konkretë si kandidatë potencialë për postin e Presidentit Glauk Konjufcen dhe Feride Rushiti

Tutje Kurti tha se i kërkon publikisht kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza që ti pergjigjet kesaj kërkese nëse duan që të shkojn tutje këto procese.

Continue Reading

Të kërkuara