Sport

De Biasi flet para Serbisë: Bëni luftë futbolli, jo politike

Published

on

Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, i cili i dërgoi kuqezinjtë për herë të parë në Europian, ka dhënë një intervistë për emisionin “Off the Record” në A2 CNN, duke folur për sfidën e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, një ndeshje me peshë të madhe sportive dhe simbolike.

Një përballje vendimtare në rrugën drejt Botërorit

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë,” u shpreh De Biasi. “Serbia është një skuadër e fortë dhe do të luftojë me Shqipërinë për vendin e dytë në grup, sepse vendi i parë mund t’i takojë Anglisë. Nëse jemi të vendosur dhe me përgatitje fizike, kemi një rrugë përballë që mund të jetë e lehtë.”

Kujtimet e ndeshjes së ndërprerë në Beograd dhe mesazhi për tifozët

Duke rikujtuar sfidën e Beogradit, e cila u ndërpre pas hyrjes së tifozëve në fushë, De Biasi theksoi: “Ishte një ndeshje e barabartë, ku patëm edhe raste për të shënuar. Pastaj, tifozët u futën në fushë dhe arbitri na çoi në dhomat e zhveshjes – nuk mund të flisje më për futboll.”

Mesazhi për Kombëtaren dhe çelësi i suksesit

Suksesi kalon nga forca fizike dhe mendore: “Duhet të kemi lojtarë në kondicion të mirë. Kjo nuk është një luftë politike, por një betejë sportive. Sot kemi shumë lojtarë me cilësi, që luajnë në Serie A dhe kampionate të tjera europiane, më tepër se në kohën time. Ajo që ka rëndësi është që të jenë të bashkuar dhe të mos dorëzohen deri në fund.”

Një shqiptar mes shqiptarëve

Në fund të intervistës, De Biasi u shfaq i emocionuar dhe i lidhur me Shqipërinë: “Unë do jem në stadium, në ‘Arenën Kombëtare’. Tifozët duhet të mbështesin skuadrën dhe të lënë jashtë çdo situatë që nuk i shërben fitores. Pas 3 pikëve, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Kam votuar më 11 maj, kam zgjedhur edhe unë qeverinë time – jam shqiptar!”

“Forca Shqipëria!” – ishte mesazhi i tij i fundit, ndërsa emocionet për sfidën e 7 qershorit sa vijnë e rriten.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara