Sport

Dalin pamjet e vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e Armand Dukës

Ndërsa ende nuk dihet për identitetin e personit që kreu aktin.

Published

on

Pas sulmit me tritol mbrëmë drejt shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armand Duka, tani janë publikuar edhe pamjet e këtij incidenti.

“TopChannel” ka arritur të sigurojë pamjet e incidentit nga kamerat e sigurisë, ku shihet një person me të zeza duke vendosur eksplozivin në shtëpinë e presidentit Duka.

Ende nuk dihet identiteti i personit që kreu këtë akt, ndërsa raportohet se policia është duke vazhduar hetimet derisa të identifikohet ai, dhe më pas të arrestohet.

Videon e incidentit kur shtëpia e presidentit Armand Duka sulmohet me tritol e gjeni më poshtë.

Lajmet

Muriqi pas fitores ndaj Liverpoolit: I treguam Evropës sa e madhe është Fenerbahçe

Published

on

By

Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi ka vlerësuar lart fitoren me përmbysje të Fenerbahçes ndaj Liverpoolit me rezultat 3-2, duke deklaruar se ky triumf i tregoi mbarë Evropës madhështinë e gjigantit turk.

Prizrenasi u fut në lojë në pjesën e dytë si zëvendësues i Romelu Lukakut dhe pas vetëm pak minutash realizoi golin e fitores. Përveç golit vendimtar, paraqitja e tij u vlerësua lart nga platforma e specializuar Sofascore, e cila i dha notën 7.5 – ndër më të lartat e ndeshjes.

“Jam shumë i lumtur. Ky gol është një dhuratë për tifozët tanë. Po kalojmë disa kohë të vështira, por sot i treguam të gjithëve se sa e madhe është Fenerbahçe,” tha Muriqi pas takimit.

Ai shtoi se skuadra e nisi ndeshjen mjaft mirë dhe tregoi karakter për t’u rikthyer nga disavantazhi 1-2: “Të gjithë e ndjenë këtë energji. E nisëm mirë, goditëm shtyllën dhe pësuam një gol të pafat, por ia dolëm të riktheheshim. Kjo është madhështia e këtij klubi. Shpresoj me shpirt që ky triumf të shërbejë si pikë kthese për ne.”

Sulmuesi shtatlartë do të paraqitet me Fenerbahçen edhe në ndeshjen e këtij vikendi në kampionat, përpara se të udhëtojë drejt Kosovës për t’u grumbulluar me kombëtaren për dy sfidat e muajit nëntor ndaj Izraelit dhe Irlandës. /E.A/

Continue Reading

Sport

William Baeten ndër futbollistët më të paguar në Kosovë, zbulohet paga mujore te Drita

Published

on

By

William Baeten është njëri prej futbollistëve më të paguar në futbollin kosovar, të paktën sipas shifrave të publikuara nga mediumi rumun ProSport.

Futbollisti belg, i cili iu bashkua Dritës në verën e vitit 2026, raportohet se përfiton rreth 12 mijë e 500 euro në muaj.

Nëse kjo shifër është e saktë, Baeten përfiton rreth 150 mijë euro në vit vetëm nga paga bazë, pa përfshirë bonuset dhe përfitimet e tjera që mund të jenë pjesë e marrëveshjes me klubin gjilanas.

Belgu 29-vjeçar iu bashkua Dritës pas një karriere me disa ndalesa, fillimisht në futbollin rumun e më pas në atë shqiptar.

Ai ishte transferuar te FCSB nga FCU Craiova për rreth 300 mijë euro, por nuk arriti të sigurojë një rol të rëndësishëm në skuadrën rumune dhe u largua pas vetëm një viti, pa kompensim transferimi.

Pas aventurës në Rumani, Baeten nënshkroi me Flamurtarin në Shqipëri, por qëndrimi i tij zgjati vetëm rreth gjashtë muaj. Në fillim të vitit 2026, ai u largua nga klubi shqiptar për të vazhduar karrierën në Kosovë, ku iu bashkua Dritës.

Emri i mesfushorit belg ishte përmendur edhe në mediat rumune për shkak të një kontesti financiar me ish-klubin FCSB dhe pronarin e tij, Gigi Becali.

Më 23 shtator 2026, FIFA i kishte shqiptuar klubit rumun ndalesë për regjistrimin e futbollistëve në tri afatet e ardhshme kalimtare, për shkak të një borxhi prej rreth 50 mijë eurosh ndaj Baetenit.

Megjithatë, FCSB më pas e shlyeu detyrimin financiar ndaj futbollistit, duke e zgjidhur çështjen që kishte sjellë sanksionin. Kështu, Baeten arriti të marrë shumën që i takonte nga ish-klubi.

Ndërkohë, aventura e tij te Drita është shoqëruar edhe me vështirësi. Pasi kishte nisur të luante rregullisht, belgu pësoi një dëmtim muskulor që e mbajti jashtë fushave për rreth dy muaj.

Ai mungoi në pesë ndeshje, ndërsa në dy përballjet e fundit ishte në bankën rezervë, por nuk u aktivizua.

Deri më tani, Baeten ka regjistruar 11 paraqitje me Dritën në të gjitha garat, duke kontribuar me dy asistime.

D.L

Continue Reading

Sport

Adri Mehmeti ftohet nga Mauricio Pochettino për ndeshjet zyrtare të SHBA-së

Published

on

By

Ylli i New York Red Bulls, Adri Mehmeti, është përfshirë në listën e përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kombeve të CONCACAF-it, nga përzgjedhësi Mauricio Pochettino.

Mesfushori i talentuar ishte një nga dëshirat e mëdha të Shqipërisë, por ka vendosur që në nivelin ndërkombëtar ta përfaqësojë SHBA-në.

Mehmeti ishte ftuar për herë të parë në muajin tetor, kur Pochettino e kishte përfshirë në ekip për ta vlerësuar nga afër. Paraqitjet e tij duket se kanë bindur teknikun argjentinas, i cili tashmë i ka besuar një vend edhe në listën për ndeshjet zyrtare.

Talenti shqiptar do të jetë në mesin e emrave të njohur të futbollit amerikan, si Weston McKennie i Juventusit, Malik Tillman i Bayer Leverkusenit dhe Christian Pulisic i Milanit.

Në këtë fazë të garës, SHBA-ja do të përballet me Haitin.

D.L

Continue Reading

Sport

Prishtina mposht Dritën dhe merr kryesimin në Superligë

Published

on

By

Prishtina ka fituar ndeshjen e mbetur të xhiros së dytë në Superligën e Kosovës në futboll, duke e mposhtur kampionen në fuqi, Dritën, me rezultat 2:1.

Ndeshja u zhvillua të mërkurën në fushën me bari artificial në Gjilan, pasi ishte shtyrë për shkak të angazhimit të Dritës në garat evropiane.

Kryeqytetasit kaluan herët në epërsi me golin e ish-futbollistit të Dritës, Blend Baftiu.

Megjithatë, vendasit reaguan shpejt, duke barazuar shifrat në minutën e 19-të. Për 1:1 realizoi sulmuesi Blerim Krasniqi, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Prishtina arriti të shënojë edhe golin e fitores. Ardian Hasani realizoi me kokë për 2:1, ndërsa goli u konfirmua pas rishikimit të situatës përmes sistemit VAR.

Kujtojmë se këto dy skuadra ishin përballur edhe më 25 tetor në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali, ku Drita kishte triumfuar me rezultat të thellë 3:0.

Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në pozitën e parë të tabelës me 29 pikë, dy më shumë se Malisheva që renditet e dyta.

Në anën tjetër, Drita mbetet në pozitën e tretë me 23 pikë.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara