Kulturë

Dafina Zeqiri dhe Yll Limani bëhen bashkë për projektin e radhës

Published

on

Dy këngëtarët e mirënjohur shqiptarë, Dafina Zeqiri dhe Yll Limani së shpejti do ta publikojnë një projekt të përbashkët.

Bëhet fjalë për këngën “Mos shko”, e cila pritet të publikohet këtë muaj.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja për fansat e tyre./UBTNews

Magazinë

Ed Sheeran i ndalet performanca në rrugë, nuk e njeh polici

Published

on

Një incident i sikletshëm i ndodhi Ed Sheeran, kjo sepse një polic në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk e ka njohur këngëtarin e famshëm 33-vjeçar.

E, kështu i njëjti i’a ka shkëputur mikrofonin teksa ai po këndonte. Sheeran në momentin kur ndodhi incidenti po e këndonte live hitin e tij “Shape Of You” kur polici i’u afrua dhe një fans që shikonte performancën në rrugë ishte përpjekur t’i shpjegonte atij se ishte këngëtari i famshëm, por ai vazhdoi i pandikuar, duke i hequr spinën mikrofonit që ishte te këmbët e 33-vjeçarit.

Në një postim në Instagram, artisti tha: “Ne kishim leje, kështu që fakti që po luanim pikërisht në këtë vend ishte planifikuar paraprakisht, nuk ishim se u shfaqëm rastësisht”.

Sheeran është në Indi për të dytin vit në një turne 15-ditor, i cili në shfaqjen e tij në Bengaluru, befasoi fansat duke kënduar dy këngë lokale hit në gjuhën telugu me këngëtaren Shilpa Rao në skenë. Kërkesa për koncerte të muzikës live është rritur në Indi, pas performancës së fundit të Dua Lipës në Mumbai dhe turneut të Coldplay në shumë qytete. /UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Përplaset avioni privat i këngëtarit të njohur, vdes piloti

Published

on

Një avion privat doli nga pista në aeroportin Scottsdale në Arizona të hënën dhe u përplas me një tjetër aeroplan privat.

Një person vdiq në incident, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA ndërsa disa persona u plagosën.

Sipas Daily Mail, avioni i rrëzuar i përket këngëtarit të grupit të hard rock-ut amerikan Mötley Crüe, Vince Neil.

Sipas njoftimit, në bord ndodhej e dashura e tij Rain Andreani. Në aksident ka humbur jetën piloti. E dashura e Neil dhe një i njohur i mbijetuan përplasjes, por u dërguan në spital. Vetë këngëtari nuk ishte në bord.

Continue Reading

Kulturë

Tirana, 105 vjet kryeqytet i Shqipërisë

Published

on

Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga Kongresi i Lushnjës (21-31 Janar 1920) u vendosën më 11 Shkurt 1920 në Tiranë, që u caktua përkohësisht kryeqyteti i Shqipërisë, kurse përfundimisht Tirana u shpall kryeqytet me statutin e Republikës Shqiptare në Janar 1925.

Pas 1920 filloi popullimi me banorë të ardhur nga krahina e qytete të tjera të vendit. Më 11 shkurt 1920, populli i Tiranës priti me entuziazëm Këshillin e Lartë dhe Qeverinë, e cila u vendos pikërisht në atë ndërtesë, ku tiranasit kishin ngritur flamurin në vitin 1912.

Autoritetet e larta të shtetit shqiptar që dolën nga Kongresi, në marshimin e tyre (që nisi më 6 shkurt), kaluan në Kavajë dhe në pamundësi për të hyrë në Durrës, i cili ishte i pushtuar nga forcat italiane, u kthyen drejt Shijakut, për të mbërritur në Tiranë.

Arsyet që u vendos të shkohej drejt Tiranës qenë:

– Mosprania e forcave të huaja (pushtuese),

– pozita gjeografike në qendër të vendit,

– patriotizmi shumë herë treguar i popullsisë së trevës, dhe

– ndodhja e disa ndërtesave që mund të përdoreshin si zyra.

Në këtë rrugëtim të rrezikshëm, rol kryesor pati Ministri i Brendshëm, Ahmet Zogu, i cili kishte përkrahësit e tij të armatosur.

Sipas kujtimeve të bashkëkohësve, ka qenë moszbrapsja e tij përballë forcave italiane, (që tentuan t’i ndalonin përfaqësuesit e zgjedhur në Lushnje), moment kyç për suksesin e kësaj ndërmarrjeje.

Me të mbërritur në Tiranë, Këshilli i Naltë dhe qeveria, më 11 shkurt 1920, mes entuziazmit popullor, e shpallën atë kryeqytet të përkohshëm. Më 1922 Tirana u shkëput si nënprefekturë nga prefektura e Durrësit, u bë prefekturë më vete. Më 1923 kishte 12.453 banorë.

Më 1924 Tirana u bë arenë e luftës së brendshme politike-Revolucionit të Qershorit dhe rikthimit të Ahmet Zogut, i cili u vu në krye të shtetit, në filim si kryetar i Republikës Presidenciale (1925-1928) pastaj si mbret (1928-1939).

Data 11 shkurt, datë në të cilën Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm, është e një rëndësie parësore në historinë tonë kombëtare; kjo zgjedhje lidhet ngushtë me veprimtarinë e dendur patriotike të tiranasve, para dhe pas pavarësisë.

(Tirana sot)

Continue Reading

Magazinë

13 vite nga vdekja e ikonës së muzikës botërore Whitney Houston

Published

on

Whitney Houston, një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, u nda nga jeta me 11 shkurt të vitit 2012, në orën lokale 15.55 në hotelin Beverly Hilton të Beverly Hillsit, ku ishin mbledhur artistët që morën pjesë në mbrëmjen e çmimeve muzikore Grammy.

48 vjeçarja Houston pati një jetë të mbushur me sukses, zhgënjime, probleme dhe arritje artistike si askush tjetër. Nga mesi i viteve 1980 deri në fundin e viteve 1990, ajo ishte vajza e artë e industrisë së muzikës amerikane, e cila shënoi një shifër rekord shitjesh të albumeve të saj, 55 milion vetëm në Shtetet e Bashkuara.

Më 1985 hodhi në treg albumin e parë me titull “Whitney Houston” i cili u shit miliona kopje anembanë botës, kurse në vitin 2009 ajo u rikthye suksesshëm me albumin “I look to you”, por pjesëmarrjet e saj në koncerte lanë shumë për të dëshiruar.

Jeta e 48 vjeçare Whitney Houston, ishte jeta e një dive të muzikës e cila në momentet e saj të arta solli kulme të papërsëritshme në muzikën amerikane e botërore.

Continue Reading

Të kërkuara