Sport

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm

Kështu ka konfirmuar klubi i futbollit përmes një deklarate në faqen e tij të internetit.

Published

on

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me efekt të menjëhershëm, ka konfirmuar klubi i futbollit përmes një deklarate në faqen e tij të internetit.

“Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët, me efekt të menjëhershëm”, tha klubi. “Klubi e falënderon atë për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në dy periudha në Old Trafford, duke shënuar 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij mirë për të ardhmen”.

“Të gjithë në Manchester United mbeten të përqendruar në vazhdimin e përparimit të ekipit nën drejtimin e Erik ten Hag dhe të punojnë së bashku për të dhënë sukses në fushë”.

Ky vendim vjen pas një interviste bombastike që Ronaldo i dha moderatorit Piers Morgan, njofton UBT News.

Në intervistën e tij me Morgan, tha se ishte i befasuar se si disa gjëra në klub kanë mbetur të njëjta që kur ai ishte atje për periudhën e tij të fundit.

Kapiteni i Portugalisë foli për habinë e tij kur pa se shumë pajisje në palestër ishin ende të njëjta, pishina dhe xhakuzi ishin të njëjta dhe pothuajse nuk kishte asnjë teknologji të re të futur në klub.

Cristiano Ronaldo gjithashtu ka thënë se Man United nuk ka përparuar së bashku me klubet e tjera si Liverpool dhe Arsenal, dhe se menaxheri Erik Ten Hag nuk i ka treguar atij respektin që meriton./UBTNews/

Sport

Talentet e diasporës zgjedhin fanellën e kosovës

Published

on

By

Përfaqësuesja U17 e Kosovës po vazhdon rrugëtimin në kualifikimet për Kampionatin Evropian U17, me ndeshjet që po zhvillohen në Kroaci.

Një prej elementeve më pozitive të kësaj gjenerate është numri i madh i talenteve shqiptare nga diaspora, të cilët po i përgjigjen ftesës së Kosovës nga vende të ndryshme evropiane, si Zvicra, Gjermania dhe shtete të tjera.

Në mesin e tyre është edhe Erdon Zeqiri, i lindur në vitin 2010, i cili është pjesë e klubit gjerman HFC Halle (Hallescher FC) dhe aktivizohet në futbollin gjerman.

Zeqiri përfaqëson një tjetër shembull të talenteve të reja shqiptare që po zgjedhin ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Prania e futbollistëve të rinj nga diaspora dëshmon se Kosova ka një potencial të madh për të ardhmen, ndërsa ftesat e përfaqësueses po shërbejnë si një mundësi që këta talentë të zhvillohen dhe të kontribuojnë me fanellën dardane.

Talenti i ri është një nga pasuritë më të mëdha të futbollit kosovar, ndërsa diaspora vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm për gjeneratat e ardhshme të përfaqësueses.

D.L

Continue Reading

Sport

Kosova u21 pëson humbje nga luksemburgu

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës U21 është mposhtur me rezultat 2:0 nga Luksemburgu U21, në ndeshjen miqësore ndërkombëtare të zhvilluar sot.

Dardanët e rinj nuk arritën të marrin rezultat pozitiv në këtë përballje, duke e mbyllur ndeshjen pa gola të shënuar.

Golat për skuadrën mysafire i realizuan Mick Kirsch në minutën e 6-të dhe shqiptari Flavjo Hoxha në minutën e 65-të, i cili përfaqëson grupmoshat e reja të Luksemburgut.

Kosova pati mundësinë të barazonte në minutën e 25-të përmes Eliot Bujupit, por goli i tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
D.L

Continue Reading

Sport

Kosova U21 përballet sot me Luksemburgun në miqësore

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës U21 zhvillon sot një ndeshje miqësore ndërkombëtare kundër Luksemburgut U21.

Dardanët e rinj do të zbresin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku synojnë të paraqiten sa më mirë në këtë përballje.

Ndeshja Kosovë U21 – Luksemburg U21 zhvillohet të hënën, më 16 nëntor, me fillim nga ora 16:00.

Kjo miqësore shërben si një tjetër mundësi për futbollistët e rinj të Kosovës për të fituar përvojë ndërkombëtare dhe për të dëshmuar vlerat e tyre.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Përparim Rama reagon për anulimin e takimit për “Prishtina 2030”

Published

on

By

Anulimi i takimit të planifikuar në Athinë për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” ka nxitur reagime në Kosovë.

Për këtë çështje ka reaguar edhe Përparim Rama, i cili përmes një postimi ka kritikuar Qeverinë e Kosovës dhe kryeministrin Albin Kurti, duke kërkuar përgjegjësi për situatën e krijuar.

Sipas njoftimit të Komitetit Olimpik të Kosovës, takimi me Komitetin Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare është anuluar për shkak të mungesës së përgjigjeve, obligimeve të papërmbushura dhe moskonfirmimit të delegacionit brenda afatit të caktuar.

Rama ka shprehur shqetësimin për rrezikun që kjo situatë paraqet për organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë më 2030, duke e cilësuar anulimin si një skandal dhe duke kërkuar llogaridhënie të menjëhershme nga kryeministri Kurti dhe Qeveria e Kosovës.

“Ky është skandal! Ky është turpi i shtetit tonë!”, ka shkruar Rama në reagimin e tij.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara