Lajmet

COVID-19: Nëntë të vdekur, 169 raste të reja dhe 197 të shëruar

Published

on

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur të dhënat për 24 orët e fundit, rreth numrit të vdekjeve, rasteve të reja dhe të shëruarve nga COVID-19.

Në këtë drejtim, IKSHP ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 455 mostra të marra nga ShSKUK, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe laboratoret private, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 12.337 raste nga 46.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 457 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 197 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.346 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.534.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 34 raste, komuna Gjakovë 21 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Podujevë 13 raste, komuna Fushë Kosovë 12 raste, komuna Mitrovicë 10 raste, komuna Vushtrri 10 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Viti 6 raste, komuna Kamenicë 5 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Dragash 2 raste, komuna Istog 2 raste, komuna Prizren 2 raste, komuna Rahovec 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Kaçanik dhe Shtime./Telegrafi

Lajmet

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje në Vushtrri

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje.

Policia në Vushtrri mbi dyshimin për posedim ilegal te armës kanë identifikuar të dyshuarin, ku gjatë kontrollit te i dyshuari kanë gjetur një armë e llojit pistoletë të cilën e kishte pasur në brez dhe një sprej.

“Arma dhe sprej janë konfiskuar dhe do të procedohen si prova materiale”, thuhet në raport.

Sipas policisë, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale; ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ ndërsa me vendim të prokurorit të njëjtit i caktuar masa e ndalimit policor prej për 48 orësh.

 

Continue Reading

Lajmet

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, hyri në prokurori për rastin Peci

Published

on

By

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, hyri në objektin e prokurorisë, ku është ftuar nga Prokuroria Speciale për të dhënë deklaratë për rastin e hetimeve që lidhen me kontratën për mbetjet shtazore të Ministrisë së Bujqësisë që drejtohet nga Faton Peci.

Deputeti Faton Peci ka përmendur Bislimin për çështjen e funksionalizimit të Fabrikës së Mbetjeve Shtazore.

Ai pati thënë se Bislimi i kishte thënë se pavarësisht kostos financiare, “e rëndësishme është të trajtohen mbetjet shtazore.”

Continue Reading

Lajmet

Në 24 orët e fundit, 57 aksidente në trafik dhe 16 të arrestuar në gjithë vendin

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë regjistruar 57 aksidente trafiku. Prej tyre, 32 kanë përfunduar me të lënduar dhe 25 me dëme materiale. Fatmirësisht, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet.

Policia ka shqiptuar gjithsej 2129 tiketa trafiku për shkelje të ndryshme në komunikacion, si pjesë e kontrollit të vazhdueshëm për rritjen e sigurisë rrugore.

Në të njëjtën periudhë, 16 persona janë arrestuar, ndërsa 11 prej tyre janë vendosur në mbajtje. Dy persona janë dërguar për vuajtje të dënimit.

Autoritetet e rendit bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut dhe ligjit, si mënyra më e mirë për të shmangur pasojat dhe për të ruajtur sigurinë publike.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një shtetas i huaj nën dyshimin se kanosi policët pasi i shqiptuan gjobë në trafik

Published

on

By

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren nën dyshimin se pas shqiptimit të një tikete në trafik, kanosi zyrtarët policorë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti është iniciuar si “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

“Prizren / 09:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj pasi që, pas shqiptimit të tiketës (gjobës) të trafikut, kishte kanosur zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /betimipërdrejtësi

Continue Reading

Të kërkuara