Shëndet

Çka fshihet pas ndjesisë së shpimit në duar e këmbë?

Published

on

Nëse dikush ndien shpime, djegie apo mpirje në duar dhe këmbë, mund të jetë shenjë e neuropatisë, gjendje që përshkruan dëmtimin a çrregullimin e funksionit të nervave në gjymtyrë, ka thënë Eva Feldman, profesoreshë e neurologjisë në Universitetin e Michiganit, ka raportuar The Washington Post.

Pse ndodh më shpesh me kalimin e moshës?

Me kalimin e viteve, trupi ynë humbet qeliza nervore dhe ato që mbeten funksionojnë më dobët.

“Nëse këto nerva dëmtohen nga ndonjë gjendje shëndetësore apo lëndim, e kanë më të vështirë të rikuperohen”, ka shpjeguar Anne Louise Oaklander, profesoreshë në Fakultetin e Mjekësisë të Harvardit.

Cilët janë shkaktarët?

Neuropatia shpesh lidhet me:

Diabetin e tipit 2

Sëmundjet autoimune

Kimioterapinë

Hipotiroidizëm të patrajtuar

Sëmundje të veshkave

Obezitet

Mungesë të vitaminës B12, që sipas neurologut Kunal Desai nga Universiteti Yale, prek të paktën 20 për qind të të moshuarve mbi 60 vjeç.

Shenjat që nuk duhen neglizhuar

Shenjat më të zakonshme përfshijnë:

-Shpime në këmbë apo duar (ndjesi si “miza që ecin mbi lëkurë”)

-Djegie ose pickime

-Mpirje që ndikon në ekuilibrin gjatë ecjes

“Pacientët shpesh e përshkruajnë ndjesinë si milingona që ecin mbi këmbët e tyre, ose si djegie dhe pickim”, ka thënë Feldman.

Nëse keni këto simptoma, kontaktoni mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje kronike si diabeti apo jeni në trajtim me kimioterapi.

Si zbulohet diagnoza?

Mjeku do të:

-Shikojë lëkurën e duarve dhe këmbëve për çarje apo plagë

-Testojë reflekset dhe ndjeshmërinë me një lloj piruni vibrues apo gjilpëre

-Kontrollojë forcën muskulore në duar dhe këmbë

Nëse diçka rezulton jonormale, mund të kërkohen teste neurologjike dhe analiza gjaku për të identifikuar shkakun (si diabeti apo mungesa e vitaminës B12).

Nëse simptomat shfaqen në njërën anë të trupit, duhet të vizitohet neurologu për të përjashtuar sëmundje më serioze, si skleroza amiotrofike laterale (ALS).

Si trajtohet?

Trajtimi varet nga shkaku:

Diabeti i tipit 2: Aktiviteti fizik dhe humbja në peshë mund të përmirësojnë simptomat, sipas një analize të publikuar në Lancet Neurology (2022).

Hipotiroidizmi, mungesa e B12 apo sëmundjet autoimune: Trajtimi i saktë i këtyre mund të lehtësojë neuropatinë.

Kimioterapia: Mjeku mund të ndërrojë terapinë ose të rekomandojë pushim nga trajtimi.

Në raste më të vështira, ndihmojnë edhe ilaçet. Po ashtu, ndihmon edhe një fashë me përmbajtje kapsaicine, veti e cila ngroh pjesën ku aplikohet, por mund të shkaktojë skuqje apo ndjesi djegieje në lëkurë.

Kujdesi i vazhdueshëm

Nëse neuropatia ndikon te këmbët, duhet vizituar mjekun përkatës disa herë në vit për të kontrolluar plagë, ulçera apo infeksione. Këmbët duhet të kontrollohen çdo ditë në shtëpi.

Për të gjithë mbi 50 vjeç, rekomandohet vaksina kundër lisë së dhenve (Shingrix), sepse, siç shpjegon Feldman, “kjo li mund të shkaktojë neuralgji postherpetike, një dhimbje e ngjashme me neuropatinë”.

Kjo vaksinë ka treguar efikasitet mbi 90 për qind në parandalimin e saj.

Shëndet

Tetë vende të reja në listën britanike për rrezikun nga pijet e falsifikuara me metanol

Published

on

Tetë shtete të reja janë shtuar në listën e paralajmërimeve të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, për shkak të rrezikut nga helmimi me metanol që mund të ndodhë nga pijet alkoolike të falsifikuara ose të ndotura.

Sipas raportimit të BBC, vendet e reja të përfshira janë: Ekuadori, Japonia, Kenia, Meksika, Nigeria, Peruja, Rusia dhe Uganda, pas disa rasteve të britanikëve që janë prekur në këto shtete.

Më herët, paralajmërimi përfshinte Tailandën, Laosin, Vietnamin, Kamboxhën, Indonezinë, Turqinë, Kosta Rikën dhe Fixhin, pas disa incidenteve serioze — përfshirë vdekjen e gjashtë turistëve në Laos vitin e kaluar.

Autoritetet britanike u bëjnë thirrje udhëtarëve të tregojnë kujdes ndaj shenjave të mundshme të helmimit me metanol, si shikim i turbullt, konfuzion apo probleme me frymëmarrjen, që mund të çojnë në sëmundje të rënda ose edhe vdekje. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Studimi zbulon: Mungesa e kohës për veten rrit rrezikun e demencës

Published

on

Kur mungon koha për veten, truri paguan çmimin – studimi që lidh mungesën e kohës me rrezikun e demencës.

Koha, ose më saktë mungesa e saj, mund të jetë hallka që mungon në parandalimin e demencës.

Një studim i ri paralajmëron se njerëzit që nuk kanë mjaftueshëm kohë për t’u kujdesur për veten janë në rrezik më të madh për rënie njohëse dhe zhvillim të demencës.

Një faktor i ri në shëndetin e trurit

Hulumtimi, i realizuar nga Qendra për Plakje të Shëndetshme të Trurit në Universitetin e New South Wales në Sidnej e botuar në revistën The Lancet Healthy Longevity, identifikon kohën si faktor social kyç për shëndetin e trurit – po aq i rëndësishëm sa arsimi dhe të ardhurat.

Sipas autorëve, “pabarazia kohore”, pra shpërndarja e pabarabartë e kohës ndërmjet grupeve shoqërore, mund të ndikojë drejtpërdrejt në aftësinë e individëve për të ruajtur shëndetin mendor dhe për të ulur rrezikun nga demenca.

Çfarë do të thotë “mungesë kohe për veten”?

Studiuesit analizuan të dhëna epidemiologjike dhe neurologjike, duke lidhur përdorimin e kohës me zhvillimin e demencës.

Ata zbuluan se personat që vuajnë nga “varfëria kohore” – pra, mungesa e kohës për kujdes ndaj vetes, kanë më tepër gjasa të zhvillojnë probleme njohëse në krahasim me ata që gjejnë kohë për gjumë, ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe kontakte shoqërore.

“Njeriut i duhen të paktën 10 orë në ditë për aktivitetet bazë që ruajnë shëndetin e trurit”, shpjegon Dr. Simon Repermund, bashkautore e studimit. “Për shumë njerëz, kjo është e paarritshme për shkak të detyrimeve të përditshme.”

Koha – lidhja mes faktorëve të rrezikut

Komisioni Lancet më 2024 identifikoi disa faktorë kryesorë të rrezikut për demencë, përfshirë hipertensionin, diabetin, mungesën e aktivitetit fizik, izolimin shoqëror dhe kolesterolin e lartë.

Sipas studiuesve të CHeBA, të gjithë këta faktorë lidhen në mënyrë të tërthortë me mungesën e kohës.

Për të ushtruar, për të përgatitur ushqime të shëndetshme apo për të kaluar kohë me familjen dhe miqtë, nevojitet kohë – një burim që shumë njerëz nuk e kanë më. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Ky ilaç është premtues për humbje në peshë

Published

on

Continue Reading

Shëndet

Kur kanceri i mëlçisë përhapet në kocka

Published

on

Kur kanceri i mëlçisë metastazon në kocka, zakonisht ndodhet në stadin e katërt (IV).

Ky stad shoqërohet me dhimbje të forta kockore, rrezik të lartë për fraktura dhe komplikime si hiperkalcemia (rritje e kalciumit në gjak) dhe kompresioni i palcës kurrizore.

Dhimbja është e vazhdueshme dhe vështirë kontrollohet edhe me ilaçe.

Sipas klinikave si Cleveland Clinic dhe Mayo Clinic, metastazat kockore mund të shkaktojnë lodhje, të përziera, konfuzion, dhe dobësi ose mpirje në gjymtyrë. Kanceri i mëlçisë shpesh zbulohet në faza të vona, sidomos te pacientët me hepatit kronik, cirozë, diabet apo mbipeshë.

Studimet tregojnë se 3% deri në 20% e pacientëve me karcinomë hepatike zhvillojnë metastaza në kocka, kryesisht në shtyllën kurrizore.

Dhimbja është simptoma më e shpeshtë dhe më e rëndë, duke ndikuar drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së pacientit.

Trajtimi në këto raste është paliativ, pra synon lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e jetës.

Përveç ilaçeve dhe radioterapisë, sot përdoren edhe teknika moderne si ablacioni me radiofrekuencë dhe embolizimi selektiv, që ndihmojnë në kontrollimin e metastazave dhe reduktimin e dhimbjes. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara