Lajmet

Çitaku: Kurti të hënën do ta nënshkruaj Asociacionin e zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse status politik

Sipas saj, Kurti ka arritur që dialogun Kosovë – Serbi “ta kthejë në problem të sigurisë”.

Published

on

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, në takimin e së hënës me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, do ta nënshkruaj Asociacionin.

Përveç Asociacionit, Çitaku tha se të hënën Kurti do ta nënshkruaj edhe marrëveshjen për, siç e quajti ajo, armëpushim, e jo marrëveshjen finale me njohje reciproke në qendër.

“Plani franko – gjerman nuk ka pikur nga qielli. Ai është produkt i negocimit të Kryeministrit tash e dy vite. Kryeministri Kurti ka arritur suksesshëm që dialogun Kosovë – Serbi nga marrëveshja politike ta kthejë në problem të sigurisë”.

“Të hënën Kryeministri Kurti do të nënshkruaj zotimin e tij për të vazhduar dialogun edhe për një dekadë”, është shprehur Çitaku, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ajo tha se të hënën, Kurti do ta nënshkruaj edhe zotimin për t’i dhënë Kishës Ortodokse Serbe status politik./klankosova.tv

Lajmet

​Murati: Po presim zgjedhjen e kryetares, tjetër zgjidhje s’ka

Published

on

By

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati u ka thënë mediave se po presin vendimin e seancës dhe zgjedhjen më në fund, pasi tjetër rrugëdalje nuk ka.

Ai i bëri këto komente para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit, e cila sot po mbahet për të 20 herë.

Continue Reading

Lajmet

Punëtorët e “Pastrimit” vazhdojnë grevën para Komunës së Prishtinës

Published

on

By

Punëtorët e kompanisë rajonale të mbeturinave “Pastrimi” edhe sot po vazhdojnë grevën para ndërtesës së Komunës së Prishtinës. Ata sot kanë vendosur në tenda.

Aktualisht përfaqësues të sindikatës së këtyre punëtorëve kanë hyrë në takim me përfaqësues të komunës së Prishtinës.

Ka disa ditë që ndërmarrja “Pastrimi” nuk po i grumbullon mbeturinat në Prishtinë, për siç thonë ata mospagesën e borxhit prej 2.7 milionë euro nga komuna.

Kërkesa kryesore e Sindikatës “Punëtori”, është që mbledhja e mbeturinave te ndodh nga kompania “Pastrimi.

Grava e punëtoreve të kompanisë “Pastrimi” ka nisur nga dje ku afër komunës i kanë vendosur edhe kamionët.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti i kërkoi Kallas heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës

Published

on

By

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi mbrëmë në një darkë pune Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas.

Duke i uruar mirëseardhje në Prishtinë, kryeministri Kurti e falënderoi për vizitën dhe mbështetjen e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Diskutuan për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe BE-së, agjendën e reformave evropiane dhe Planin e Rritjes.

Kurti theksoi se vendi ynë, krahas linjëzimit të politikës së jashtme me atë të Bashkimit Evropian, ka bërë progres të konsiderueshëm në reforma të brendshme, dhe se kjo evidentohet dhe dëshmohet edhe në raportet e vendit të BE-së.

Ai e falënderoi Kallas për njoftimin se BE ka nisur largimin gradual të masave kufizuese ndaj Kosovës dhe përpjekjet e saj në këtë drejtim, teksa shtoi se ato duhet të hiqen plotësisht.

Sipas tij, Kosova duhet të marrë statusin kandidat si demokracia më e avancuar e Ballkanit Perëndimor.

Gjatë darkës së shtruar nga Kurit, gjithashtu u diskutua edhe për procesin paszgjedhor në vend dhe angazhimet për formimin e institucioneve të legjislaturës së nëntë.

Në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE, kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj. Ndërkohë që rikujtoi se Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për sulmin terrorist dhe paramilitar në Banjskë dhe se kryeterroristi Millan Radoiçiq, për të cilin tashmë ka aktakuzë 160 faqëshe nga Prokuroria e Republikës së Kosovës, duhet t’i dorëzohet Kosovës.

Kurti gjithashtu ngriti çështjen e shkeljeve të vazhdueshme dhe të rënda të të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc nga shteti i Serbisë dhe kërkoi që BE të bëjë veprime konkrete për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës.

Continue Reading

Lajmet

Përpjekja e 20-të sot për konstituim të Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Deputetët do të mblidhen sërish sot për një tentim të radhës për konstituim të Kuvendit të Kosovës. Kjo është përpjekja e njëzet me radhë që prejj 15 prillit kur ka filluar seanca konstituive. Vazhdimi i seancës konstituive bëhet në orën 11:00 dhe nuk pritet ndonje ndryshim nga ditët e mëparshme.

Në vazhdimin e seancës ditën e mërkurë nuk pati kuorum për vendimmarrjen mbi komisionin për votimin e fshehtë.

Çështja e konstituimit të legjislaturës së nëntë ka ngecur te votimi i kryetarit të Kuvendit pasi partia e parë e dalë nga zgjedhjet e nëntë shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryeparlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë kërkuar ndërrim të kandidatit të propozuar ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës është shprehur kundër çdo propozimi të Lëvizjes Vetëvendosje.

Propozimi – për disa herë me radhë – i kryesuesit të seancës, Avni Dehari, që procesi i votimit të bëhet në mënyrë të fshehtë, nuk po merr përkrahje nga partitë e tjera parlamentare.

Nga Lëvizja Vetëvendosje, kanë propozuar edhe që vazhdimet e seancave të mos bëhen çdo 48 orë – siç e kërkon rregullorja e Kuvendit, por të bëhen një herë në javë.

Në përpjekje për të zhbllokuar situatën, javën që shkoi, presidentja Vjosa Osmani takoi përfaqësuesit e partive politike, por as aty nuk pati pajtim për konstituim të Kuvendit.

Thirrje për dalje nga ngërçi ka bërë edhe shefja e diplomacisë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, e cila po qëndron për vizitë në Kosovë.

Të enjten, më 22 maj, Kallas u bëri thirrje politikanëve që janë në Kuvend që të bashkëpunojnë për të zhbllokuar situatën.

Në një konferencë për media në Prishtinë, Kallas kujtoi se formimi i institucioneve të reja është “thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen evropiane të Kosovës”.

Continue Reading

Të kërkuara