Lajmet

​Choulet: Jam gati të nxjerrë më të mirën nga Kosova në basketboll

Published

on

Francezi Jean-Denys Choulet do të jetë në krye të Kombëtares së Kosovës në basketboll për tri vitet e ardhshme.

Choulet u prezantua në një konferencë për media nga sekretarja e Federatës së Basketbollit, Elvira Dushku dhe koordinatori i Kombëtares, Adriatik Rraci.

Choulet tha se vendosi që të marrë drejtimin e Kosovës me synimin për ta rritur nivelin e paraqitjeve të mira në arenën ndërkombëtare dhe se këtë do të kërkojë ta nis me ndeshjen e 24 nëntorit kundër Zvicrës.

Ai shtoi se puna e tij do të jetë e fokusuar në ndërtimin e një grupi që punon së bashku me përkushtimin më të madh duke përfshirë edhe basketbollistë të rinj vendorë dhe se në kombëtare do të ofrohen vetëm ata që japin maksimumin në parket.

“Jam i lumtur që i bashkohem Kombëtares dhe shpresoj se do të ia dalim dhe do të përpiqemi të kualifikohemi. Para së gjithash fokusohemi në dy ndeshjet e ardhshme, kemi veçanërisht ndeshjen e parë kundër Zvicrës dhe më pas duhet të fluturojmë për në Irlandë. Është kënaqësi për mua të jem këtu dhe të punoj me djemtë vendas, dhe kam parë dy ose tre ndeshje dje dhe një ditë më parë, dhe jam përpjekur të mësoj pak për basketbollin në Kosovë dhe mendoj se ishte një lëvizje e mirë sepse pashë disa lojtarë dhe di ndoshta si t’i përdor në ekipin kombëtar, kështu që do të bëjmë pak stërvitje përpara se të largohemi”, tha Choulet.

Sa i përket objektivave, trajneri francez theksoi se ballafaqimi me Zvicrën është shumë i rëndësishme për të nisur këtë rrugëtim në mënyrën më të mirë të mundshme.

“E njoh basketbollin zviceran, nuk di asgjë për Irlandën. Unë e njoh basketbollin zviceran sepse siç i thashë Adriatik-ut, një nga miqtë e mi të mirë është një shef i madh i basketbollit zviceran, ne luanim së bashku në stërvitje kemi luajtur së bashku dhe tani ai është një bos i madh i basketbollit zviceran, kështu që do ta shohim në ndeshjen e radhës, e di se basketbolli zviceran po bëhet më i mirë, ata morën disa lojtarë të NBA-së… ata arritën kampionatin më mirë, dhe ajo që ata bëjnë në Fiba Euro Cup nuk është e keqe, dhe unë mendoj se ne duhet ta marrim këtë lojë vërtet seriozisht sepse nuk është e lehtë për të fituar çdo lojë në rrugë. Nuk më intereson çfarë ka ndodhur më parë në Kosovë apo [si ka qene] basketboll më parë, nuk është problem, gjithçka që dua të bëj është të përpiqem të gjej lojtarët më të mirë, t’i bashkoj ata, të argëtohemi së bashku të luajmë fort në fushë, kjo është ajo që unë kërkoj, dhe përpiqem për t’i ndihmuar ata djem… të luajnë në mbrojtje. E di që luajnë në mbrojtje”, tha në fund Choulet.

Choulet vjen në krye të Kosovës si pasues i izraelitit Rami Hadar, i cili dha dorëheqje pas rezultateve jo të mira me Kosovën në garat evropiane.

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Aktualitet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Komisioni për Punë të Jashtme pret në takim ambasadorin e Hungarisë në Kosovë

Published

on

By

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Kosovës ka pritur sot në një takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, László Dux.

Takimi mes anëtarëve të komisionit parlamentar dhe diplomatit hungarez po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura për mediat.

Deri më tani nuk janë bërë me dije detaje zyrtare lidhur me temat konkrete të cilat janë përfshirë në agjendën e këtij takimi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kosova e përmbyll Kampionatin Ballkanik të Karatesë me 10 medalje

Published

on

By

Përfaqësuesja e Kosovës në karate ka arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Ballkanik të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, duke grumbulluar gjithsej 10 medalje, prej të cilave një e artë, tri të argjendta dhe gjashtë të bronzta.

Dita e fundit e garave solli tri medalje të bronzta në konkurrencën ekipore. Ekipi i djemve për kadetë, ekipi i vajzave për kadete si dhe ekipi i djemve për juniorë arritën të ngjiten në podiumin e fituesve duke siguruar medalje të bronzta për Kosovën.

Në garat individuale, suksesin më të madh e shënoi Emira Maqedonci, e cila u kurorëzua kampione e Ballkanit duke fituar medaljen e artë. Me medalje të argjendta u nderuan Suela Arifi, Qëndresa Ibrahimi dhe Prijam Gashi, ndërsa medaljet e bronzta në konkurrencën individuale i rrëmbyen Alea Kelmendi, Krenar Ismajli dhe Amar Daku.

Rezultati i arritur në Stamboll rikonfirmon ngritjen e karatesë kosovare në arenën rajonale, me federatën, trajnerët dhe sportistët që morën urime të shumta për përfaqësimin dinjitoz të flamurit të Kosovës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara