Lajmet

Çfarë mesazhe pritet të sjellë zyrtari i lartë amerikan në Kosovë?

Published

on

Vizita e sotme e ndihmëssekretarit të Shtetit në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Brendan Hanrahan në Kosovë, po shihet si një rikthim i vëmendjes amerikane për vendin dhe Ballkanin Perëndimor.

Një nga mesazhet kryesore të tij pritet të jetë nevoja për formimin e institucioneve të reja dhe dalja nga kriza politike, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Diplomati amerikan do të pritet në takim nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mirëpo nuk treguan agjendën e diskutimit.

Krahas Kurtit, zyrtari i DASh-it do të takohet edhe përfaqësues të partive parlamentare në vend.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, thotë për KosovaPress, se është në interes të vendit thellimi i partneritetit me SHBA-në.

Sipas tij, bllokada politike në Kosovë ka tërhequr vëmendjen edhe të SHBA-së, e cila mund të kontribuojë në zgjidhjen e ngërçit politik përmes konstituimit të Kuvendit dhe formimit të qeverisë së re.

Megjithatë, ai vë në pah edhe vonesat në emërimin e një ambasadori të ri amerikan në Kosovë, gjë që, sipas tij, është shqetësuese.

Është një lajm i mirë dhe një tregues që, përkundër agjendës së stërngarkuar dhe ngjarjeve globale ku SHBA-ja është e përfshirë, interesi për Kosovën mbetet i gjallë. Kjo vizitë duhet të shërbejë si një tërheqje e vëmendjes për faktin që Kosova ende nuk ka formuar institucionet e dala nga zgjedhjet. Ka kohë që nuk kemi as ambasador të SHBA-së në vend, gjë që për mua dhe për LDK-në, është shqetësuese, sepse mungesa e përfaqësimit në atë nivel mund të interpretohet si mesazh për qeverinë dhe klasën politike që interesi për partneritet duhet të jetë i yni dhe jo i njëanshëm”, deklaron ai.

Në anën tjetër, analisti politik Dorajet Imeri, deklaron për KosovaPress se vizita e zyrtarit të lartë amerikan në Kosovë, dëshmon vazhdimin e përfshirjes strategjike të SHBA-së në rajon, me synimin për të ruajtur qëllimet e saj afatgjata në Ballkanin Perëndimor.

Pavarësisht vështirësive që ka Kosova në procesin e konstituimit të institucioneve, SHBA-ja nuk ndalet së vepruari në kuadër të strategjisë së saj në rajon. Ajo vazhdimisht dërgon diplomatë për të shtyrë përpara agjendat e veta. Është e qartë se SHBA-ja ka nevojë për një partner në Kosovë, dhe për këtë arsye kërkohet që qeveria e re të burojnë nga një shumicë funksionale në Kuvend. Një Kuvend i pakonstituuar dhe një qeveri në detyrë nuk mund të funksionojnë me kapacitete të plota”, shton ai.

Megjithatë, Imeri thekson se mungesa e emërimit të ambasadorit amerikan në Kosovë, si dhe në disa vende të tjera të rajonit, është një sinjal i mundshëm i mungesës së interesit aktiv të SHBA-së për rajonin në rrethanat aktuale.

SHBA-ja ka kohë që nuk ka dërguar ambasadorë në shumë prej vendeve të rajonit. Kjo është një pasqyrë e politikës së administratës aktuale, e cila mund të interpretohet si një qasje më e tërhequr ndaj Ballkanit Perëndimor. Kjo vonesë në emërime është sinjal pesimizmi që SHBA-ja nuk e sheh më me prioritet rajonin tonë”, deklaron ai.

Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane, Brendan Hanrahan, gjatë kësaj jave është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në SHBA.

Diplomati amerikan ditë më parë ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave do të vizitojë Ballkanin Perëndimor, ku përveç Kosovës, ai kishte paralajmëruar vizitë në Bosnjë Herecgovinë dhe Serbi.

“Pres me padurim përforcimin e lidhjeve në mes të Shteteve të Bashkuara dhe shteteve në rajon”, ka shkruar ai në platformën X më 9 korrik.

Vendi

Monodramë, Dokumentarë dhe Muzikë: Çfarë shënoi ditën e tretë të “Etno Fest”

Published

on

By

Dita e tretë e festivalit “Etno Fest” solli një gërshetim të arteve skenike, trashëgimisë kulturore dhe kujtesës kolektive, duke përfshirë shfaqje teatrale, demonstrime tradicionale, dokumentarë historikë dhe muzikë live.

Programi artistik nisi me monodramën “No Surprises”, me regji të Endrit Gashit dhe interpretim të Ergjan Mehmetit. Shfaqja u prezantua përmes një qasjeje skenike interesante, duke trajtuar përjetimet e individit, raportin e tij me realitetin bashkëkohor dhe dimensionin emocional të dashurisë.

Në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore u prezantua etno-performanca “Zeje në zhdukje: Farkëtari”. Përmes demonstrimit praktik të mjeshtërisë së farkëtimit, performanca vuri në pah rëndësinë e ruajtjes dhe transmetimit të zanateve tradicionale.

Mbrëmja vazhdoi me shfaqjen e dy dokumentarëve me tematikë nga historia e Kosovës:

“Ferdonija” me autorë Gazmend Bajri dhe Shkurte Dauti: Një rrëfim për historinë dhe qëndresën e Ferdonije Qerkezit nga Gjakova, e cila jeton me kujtimin e bashkëshortit dhe katër djemve të saj të humbur gjatë luftës.

“Pesë lulet, një notë e humbur” me autor Fatlum Haziri: Dokumentar që trajton temën e helmimeve të nxënësve në shkollat e Kosovës gjatë viteve ’90, i ndërtuar mbi dëshmi, intervista dhe materiale arkivore.

Aktivitetet e ditës u përmbyllën me “Etno Nejën”, ku interpretoi grupi “Ardian Behrami CIPA & Band”, duke sjellë përpunime muzikore për publikun pranishëm. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Katër të lënduar në një aksident trafiku në aksin Gjilan-Koretishtë

Published

on

By

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mëngjesin e së premtes në aksin rrugor Gjilan-Koretishtë, ku janë përfshirë dy automjete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:00. Si pasojë e përplasjes, përveç dëmeve materiale, lëndime kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë.

“Të njëjtit, pas pranimit të tretmanit mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, janë liruar për në shtëpi”, deklaroi Osmani.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor në Gjilan kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të këtij aksidenti. /Ekonomia online/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një person i dyshuar për grabitje në Pejë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për një grabitje të ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar në rrugën “Qamëria” në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja kishte ndodhur më 20 dhjetor 2025, rreth orës 03:30, ku persona të dyshuar kishin hyrë në shtëpinë e viktimës dhe kishin vjedhur një sasi të konsiderueshme parash, stoli ari si dhe një telefon mobil.

Pas hetimeve intensive të Sektorit Rajonal për Hetime, më 6 gusht 2026 është arritur identifikimi dhe arrestimi i njërit prej të dyshuarve.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga Sektori Rajonal i Hetimeve pranë Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Sot mbushet afati i fundit kushtetues për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, ndërsa nga ky institucion nuk është bërë e ditur se kur do të vazhdojë seanca e ndërprerë për legjislaturën e 11-të.
Punimet e seancës konstituese u ndërprenë me kërkesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili kërkoi kohë shtesë për diskutime me përfaqësuesit e partive politike, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje për çështjen e presidentit. Kjo kërkesë nxiti reagime nga ligjvënësit e Partisë Demokratike, mirëpo kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu punimet.
Para ndërprerjes, Kuvendi përmbylli dy pikat e para të rendit të ditës: formimin e komisionit për verifikimin e mandateve dhe betimin e deputetëve. Pasi u konstatua rregullsia e mandateve, ligjvënësit e zgjedhur dhanë betimin, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara