Lajmet

Çfarë është meditimi nëpërmjet ecjes?

Tre hapat e këtij meditimi.

Published

on

Nga Brooke Schedneck

”The Conversation”

Për Thich Nhat Hanh, murgun e ndjerë vietnamez që e popullarizoi shumë meditimin në Perëndim, ecja nuk ishte thjesht një mënyrë për të shkuar nga një vend në tjetrin, apo një aktivitet që shfrytëzohet për një shëtitur në ndonjë shteg të mahnitshëm pyjor.

Ajo mund të jetë edhe një praktikë e thellë medituese, që i vendos njerëzit në kontakt me frymëmarrjen dhe trupat e tyre, me vetë Tokën, dhe që krijon një vetëdije për atë që ai e quajti “ndër-ekzistenca”, pra jeta e ndërvarur nga të tjerët.

Deri kur vdiq më 22 janar të këtij viti, Thich Nhat Hanh, ishte një nga udhëheqësit budistë më me ndikim në botë. Ai krijoi termin për të përshkruar “ndërlidhjen tonë të thellë me gjithçka tjetër”. 

“Që të shfaqet, gjithçka në kozmos mbështetet tek gjithçka tjetër, qoftë ky një yll, një re, një lule, një pemë, ti apo unë”, thoshte ai.

Si studiues i budizmit bashkëkohor, unë kam shqyrtuar se si leksionet e murgut kombinojnë praktikat personale si ndërgjegjja, me ndryshimet shoqërore. Një lëvizje e quajtur “budizëm i angazhuar”, të cilin Thich Nhat Hanh e zhvilloi përmes aktivizmit të tij paqësor kundër Luftës së Vietnamit.

Por një nga mësimet e tij më të dashura, është meditimi përmes ecjes në këmbë, e cila ishte një pjesë kyçe e çdo leksioni që ai mbante në mbarë botën. Thich Nhat Hanh, besonte se Toka është e shenjtë, prandaj kudo që ecën dikush, atij mund t’i kujtohet kjo lidhje shpirtërore duke e bashkuar mendjen me trupin. Ai thoshte se shtëpitë e vërteta të njerëzve ndodhen në momentin e tanishëm, nëpërmjet ndërgjegjësimit për hapat e tyre në Tokë, për trupat dhe mendjet e tyre. Ja cilat janë 3 hapat e këtij meditimi:

1. Gjeni një moment për të marrë frymë thellë, dhe vëreni trupin tuaj në qendër të hapësirës ku do të ecni

Në qendrat e praktikave në Plum Village, murgjit dhe murgeshat i udhëheqin pjesëmarrësit në këndimin e disa këngëve, përpara se të fillojnë meditimin. Për shembull, në këngën me titull“Ne jemi të gjithë duke lëvizur”, grupi këndon:Ne të gjithë po lëvizim në një udhëtim drejt askundit, duke e marrë lehtë, duke e marrë ngadalë. Nuk ka më shqetësime, as nevojë për të nxituar, os mbani asgjë, lërini që gjitha të shkojnë”.

2. Ndërsa ecni, kini parasysh frymën tuaj dhe hapat tuaj

Ecni në një mënyrë të ngadaltë, të relaksuar, dhe mundësisht me një buzëqeshje të lehtë. Mendoni për mrekullinë e të qenit gjallë, dhe mbi të qenit në gjendje për të shkelur mbiTokën Nënë, duke përsëritur këto fraza:“Duke marrë frymë, unë e di që Nënë Toka është brenda meje. Duke marrë frymë, unë e di që jam në Tokën Nënë”.

3. Merrni frymë sa herë hidhni një hap, duke u fokusuar tek kontakti i këmbës me Tokën

Gjithashtu ju mund të vini re se sa hapa bëni duke marrë frymë në mënyrë natyrale. Gjithëthelbi është të gjendet një lidhje midis frymëmarrjes dhe hapave të tu. Në vend të meditimit ulur, praktikat e Thich Nhat Hanh, e vënë theksin në shtimin e përqendrimit në jetën e përditshme në çdo kohë dhe kudo. Duke e përfshirë meditimin përmes ecjes në një program ditor ose javor të jetë tuaj, çdo hap mund të jetë pjesë e një praktike më të thellë të ndër-ekzistencës./bota.al

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon ambasadoren zvicerane, diskutojnë thellimin e bashkëpunimit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, me të cilën ka diskutuar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka vlerësuar raportet e mira ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke e cilësuar këtë shtet si një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës në aspektin politik, ekonomik dhe zhvillimor.

Ajo ka shprehur mirënjohje për mbështetjen shumëvjeçare të Zvicrës në procesin e shtetndërtimit dhe në rrugëtimin evropian të Kosovës.

Presidentja ka theksuar gjithashtu rëndësinë e mërgatës shqiptare në Zvicër dhe kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Në takim është diskutuar edhe për kontributin e Forcave të Armatosura të Zvicrës përmes kontingjentit Swisscoy, pjesë e misionit paqeruajtës të KFOR-it që nga viti 1999.

Shiroka Pula ka theksuar se bashkëpunimi me Zvicrën do të vazhdojë të thellohet dhe se ky shtet do të mbetet një nga partnerët e rëndësishëm të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi i Kosovës mblidhet nesër në seancë të jashtëzakonshme për Raportin e Progresit

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme, e cila është caktuar të nisë në orën 13:00.

Në qendër të këtij takimi të jashtëzakonshëm të deputetëve do të jetë debati parlamentar lidhur me Raportin e Progresit të Komisionit Evropian, dokument ky që i është dorëzuar zyrtarisht institucioneve të Kosovës para pak ditësh.

Përfaqësuesit e popullit pritet të diskutojnë gjetjet kryesore, të arriturat dhe sfidat e evidentuara nga Bashkimi Evropian sa i përket përmbushjes së reformave dhe standardeve evropiane në vend. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Aktakuzë ndaj një personi për sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë në Zveçan më 29 maj 2023

Published

on

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet A.S., nën dyshimin për sulm ndaj personave zyrtarë dhe pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, gjatë trazirave të 29 majit 2023 në Zveçan.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka marrë pjesë në sulmet pranë objektit të Komunës së Zveçanit, nga ora 06:00 deri në orët e mbrëmjes.

Në aktakuzë thuhet se A.S., në bashkëkryerje me persona të tjerë nga Kosova dhe Serbia, ka sulmuar pjesëtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it, duke përdorur mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara dhe armë zjarri.

Si pasojë e sulmeve, janë lënduar disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it, tre prej të cilëve kanë pësuar lëndime të rënda.

Gjatë trazirave, sipas Prokurorisë, janë sulmuar edhe automjetet e gazetarëve që po raportonin nga vendi i ngjarjes.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se po vazhdon të ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve më 29 maj 2023./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Shiroka Pula takon shefin e EULEX-it, diskutojnë sundimin e ligjit

Published

on

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes.

Gjatë takimit, Shiroka Pula ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e rendit dhe ligjit, funksionimin e institucioneve dhe garantimin e sigurisë për të gjithë qytetarët.

Ajo ka riafirmuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit, pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të drejtësisë, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara