Kuriozitete

Çfarë dihet për shëndetin e Putinit?

Published

on

Në vitin 2022, u botuan disa arsye pse besohej që Putini mund të ishte sëmurë rëndë:

  • Ai u shfaq më i fryrë në pjesën përreth fytyrës dhe qafës
  • Në takime zbatonte distancim social ekstrem, me tavolina shumë të gjata
  • Një akademik rus u shpreh se Putini vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe kanceri
  • Marco Rubio, senatori republikan deklaroi se “diçka nuk shkon me Putinin”.

Por Kremlini këmbënguli se gjendja mendore e Vladimir Putinit është “normale”, mes zërave se ai mund të jetë duke vuajtur nga një sëmundje, apo edhe varësisë nga steroidet.

Megjithatë, Putini u vizitua nga një doktor i kancerit në tiroide, 35 herë në rezidencën e tij luksoze në Detin e Zi dhe merr rregullisht steroide, sipas dokumentave që zbulojnë gjendjen shëndetësore të tij.

Tani Kremlini është detyruar të mohojë sërish, se Vladimir Putini është përsëri i sëmurë, pas lajmeve që bënin të ditur se ai kishte pësuar një atak në zemër gjatë fundjavës.

Një burim nga një kanal rus në Telegram, bëri të ditur të shtunën se presidenti rus ishte goditur nga një sëmundje e rëndë atë mbrëmje.

Si gjithmonë, siç thoshte Churchilli, nga Rusia gjithçka është një enigmë e mbështjellë me mister./bota.al/

Kuriozitete

Fotoja e vitit: Portreti i një djali palestinez të plagosur shpallet fitues i “World Press Photo”

Published

on

Një portret i mahnitshëm i një djali të ri palestinez, Mahmoud Ajjour, i cili humbi të dy duar në një sulm ajror izraelit në qytetin e Gazës, ka fituar titullin e fotos më të mirë të “World Press Photo”.

Fotografja Samar Abu Elouf, gjithashtu nga Gaza, takoi nëntëvjeçarin Mahmoud pas tre muajsh, kur ai dhe familja e tij u evakuan në Doha, Katar, për trajtim mjekësor. Ajjour kishte pësuar dëmtime të rënda nga shpërthimi që ia këputi njërin krah dhe ia gjymtoi tjetrin.

Në shënime Abu Elouf tregon për momentin kur nëna e Mahmudit i shpjegoi se fjalët e para pas operacionit ishin: “Si do të jem në gjendje të të përqafoj?”

Foto e publikuar në “The New York Times”, është pasqyrë e dhimbshme e pasojave të luftës në Gaza, e cila ka shkaktuar dhjetëra mijëra të vdekur.

Kjo foto përfaqëson më shumë se një histori personale; ajo tregon një luftë të gjerë që ka pasoja të thella për brezat. Gjyqtarët e “World Press Photo” ishin tërhequr nga kontrastet mes dritës dhe errësirës, bukurisë dhe dhimbjes në imazhin fitues.

Nga më shumë se 60,000 aplikime nga 3,778 fotografë në mbi 140 shtete, ky imazh u zgjodh si më i miri.

Dy vepra të tjera janë nderuar si nënkampione, duke përfshirë një imazh të emigrantëve kinezë që ngrohen nga një zjarr pas kalimit të kufirit SHBA-Meksikë dhe një fotografi tronditëse e një të riu që kalon një shtrat lumi të shkretëtiruar në Amazonë.

Imazhet fituese janë ekspozuar në Amsterdam dhe do të shfaqen gjithashtu në Londër, Sidnej, Xhakartë dhe Mexico City.

Continue Reading

Kuriozitete

Teleskopi gjen shenja jete në planetin e largët

Published

on

Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja, por paraprake, se një botë e largët që rrotullohet rreth një ylli tjetër mund të jetë shtëpia e jetës.

Një ekip i Kembrixhit që studion atmosferën e planetit të quajtur K2-18b ka zbuluar shenja të molekulave që në Tokë prodhohen nga organizma të thjeshtë.

Rezultatet janë pikasur nga teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s, por ekipi dhe astronomët e pavarur theksojnë se nevojiten më shumë të dhëna për të konfirmuar këtë gjë.

Studiuesi, Prof Nikku Madhusudhan, tha në laboratorin e tij në Institutin e Astronomisë të Universitetit të Kembrixhit se shpreson të marrë provat kryesore.

“Kjo është prova më e fortë. Ende që ka gjasa të ketë jetë atje. Mund të them realisht se ne mund ta konfirmojmë këtë sinjal brenda dy vitesh”.

K2-18b është dy herë e gjysmë më i madh se Toka dhe është shtatëqind trilionë milje larg nesh.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Studimi: Fëmijët e dytë kanë më shumë gjasa të shfaqin probleme sjelljeje

Published

on

Një studim nga MIT zbuloi se fëmijët e dytë të familjes – veçanërisht djemtë kanë më shumë gjasa të shfaqin sjellje problematike krahasuar me vëllezërit apo motrat më të mëdha.

Duke analizuar të dhëna nga familje në SHBA dhe Danimarkë, studiuesit zbuluan se djemtë e lindur të dytë kanë 20% deri në 40% më shumë gjasa të kenë probleme në shkollë apo me ligjin.

Një nga arsyet mund të jetë fakti që fëmijët e parë përfitojnë vëmendje të plotë nga prindërit dhe kanë si shembull modele më të pjekura, ndërsa fëmijët e dytë shpesh marrin si shembull vëllezërit e motrat e tyre që janë ende duke u zhvilluar.

Megjithatë, kjo nuk është një rregull që vlen për të gjithë, pasi sjellja ndikohet edhe nga mënyra e rritjes, dinamika familjare dhe personaliteti i fëmijës.

 

Continue Reading

Kuriozitete

Diamanti blu ne ankand/ Guri i çmuar, pjesë e trashëgimisë mbretërore të Indisë

Published

on

Një diamant blu i rrallë nga Golconda mbi 23 karat do të dalë në ankand në Christie’s.

Guri i çmuar dikur zotërohej nga Maharajt e Indorit ëdhe është diamanti blu më i rëndësishëm që është nxjerrë ndonjëherë në ankand.


Diamanti u zbulua në minierat legjendare Golconda në Indinë jug-qendrore, e njohur për prodhimin e disa prej diamanteve më të famshëm në botë, duke përfshirë Diamantin Hope.

Ajo që është unike është se guri nuk ka ndryshuar në më shumë se 100 vjet, 23.24 karat dhe nuk ka ndryshuar formë, peshë apo madhësi.

Grui i çmuar ishte një pjesë e trashëgimisë mbretërore të Indisë dhe dikur zotërohej nga Maharajt e Indorit.  Diamantet Golconda janë gurët më të mirë transparentë dhe të rrallë në botë.

Shitja pritet të shënojë një rekord. Vlerësimet shkojnë nga 35 deri në 50 milionë dollarë.

Me 45,52 karat, Diamanti Hope është diamanti më i madh blu që është zbuluar ndonjëherë.

 

Continue Reading

Të kërkuara