Kulturë

Capital T paralajmëron projektin e ri muzikor

Published

on

Reperi i mirënjohur shqiptar, Capital T së shpejti do ta sjellë një projekt të ri muzikor. Kënga titullohet “Diego”, dhe së shpejti do të prezantohet para publikut.

Lajmin e ka konfirmuar artisti përmes një fotografie të publikuar në Instagram, të cilën e shoqëroi me mbishkrimin: “Diego”, së shpejti”.

Fotografinë e ka realizuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku shfaqet me fanellën me numër 10./UBTNews

Kulturë

Inagurohet Orkestra e Kryeqytetit në Prishtinë

Published

on

Gjatë kësaj jave u inagurua Orkestra e Kryeqytetit. Ky event me rëndësi unike u mbajt në Sallën e Kuqe ku mblodhi shumë personalitete dhe personazhe të njohura të fushave të ndryshme.

Nuk mungoi i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili e ndoqi nga afër këtë paraqitje dinjitoze të të rinjëve që na përfaqesuan aq mirë.

“Kryeqyteti ka hy në një kapitull të ri kulturor – u inagurua Orkestra Prishtina! Ky është një moment historik për kryeqytetin, që për herë të parë ka orkestrën e vet profesionale. Me këtë hap të madh, e dëshmojmë edhe një herë vizionin dhe respektin tonë për kulturën – të cilën e vendosim fuqishëm në zemër të jetës publike të Prishtinës. Faleminderit Gencit, Gresës, Sibelit dhe të gjithë atyre që punuan që kjo ëndërr të jetësohet sonte”, shkroi Rama në rrjetin social Facebook.

Kjo orkestër nuk është thjesht një bashkim muzikantësh të talentuar, është një trupë që do t’i japë ritëm jetës sonë publike, do të ndërtojë ura mes brezash e komunitetesh, dhe do ta vendosë Prishtinën në mesin e qyteteve që e kuptojnë dhe e vlerësojnë thellësisht rolin e kulturës në zhvillimin shoqëror.

Përndryshe, në kuadër të aktiviteteve për muajin e Çlirimit të Prishtinës, pas një varg ngjarjesh të rëndësishme kulturore, Kryeqyteti mirëpriti inaugurimin e Orkestra Prishtina – OPR. /A.Zeneli – UBT News/

 

Continue Reading

Magazinë

Katy Perry dhe Orlando Bloom raportohet se janë ndarë pas gati 10 vjetësh bashkë

Published

on

Continue Reading

Magazinë

Bullizohej prej vitesh në internet, ylli i YouTube vetëvritet në moshën 29-vjeçare

Published

on

Mikayla Raines, ylli i njohur i YouTube dhe themeluesja e organizatës për mbrojtjen e kafshëve “Save A Fox”, ka ndërruar jetë duke u vetëvrarë, pas një periudhe të gjatë ngacmimesh dhe bullizmi online.

Lajmin e ka konfirmuar burri i saj, Ethan, në një postim në Instagram të hënën. 29-vjeçarja përballej me probleme, si depresioni, çrregullimi i personalitetit borderline dhe autizmin. Ajo kishte ndjekur terapi dhe përdorur medikamente, por sipas Ethan-it, asgjë nuk dukej se e ndihmonte mjaftueshëm.

Raines njihej më së shumti për organizatën “Save A Fox”, që ajo e themeloi më 2016 e që sot është operacioni më i madh në SHBA për shpëtimin dhe rehabilitimin e dhelprave dhe kafshëve të tjera ekzotike, me seli në Florida dhe Minnesota.

Burri i saj tha se Mikayla u përball me një fushatë të gjatë ngacmimesh online nga njerëz të panjohur, si dhe nga disa nga shokët e afërt në komunitetin e mbrojtjes së kafshëve, që e shoqëruan me fyerje dhe akuza. Ai beson se kjo vinte nga xhelozia dhe zilia.

“Gjithmonë ia kushtoi jetën kafshëve,” tha Ethan, “që kur ishte 15 vjeçe dhe filloi të punonte si vullnetare në një qendër rehabilitimi për kafshë të egra.”

Ai shtoi se autizmi i’a bëri jetën e vështirë, por i dha mundësinë të përqendrohej në pasionin për kafshët.

“Ajo shpenzoi çdo orë duke ndihmuar kafshët, qoftë duke ndihmuar një breshkë të kalonte rrugën, apo shpëtuar 500 dhelpra nga një fermë e keqe pele.”

Mikayla nuk kërkoi kurrë famë apo përfitime personale, por punoi me përkushtim të palodhur,  duke sakrifikuar gjumin, ushqimin dhe kohën personale për të ndihmuar kafshët në nevojë.

 

Continue Reading

Magazinë

Princ Harry ndërmerr hapin e radhës për t’u pajtuar me familjen

Published

on

Princi Harry duket se ka bërë një hap të rëndësishëm për t’u pajtuar me familjen e tij. Ai ka dhënë dritën jeshile për të ftuar princin William dhe mbretin Charles në Lojërat Invictus të vitit 2027, përmes një e-maili zyrtar, duke shpresuar se ata do t’i bashkohen për të nderuar veteranët e luftës.

“Harry ka rënë dakord që Invictus të dërgojë një ftesë për familjen e tij. Invictus shpreson që familja mbretërore të vijë për të mbështetur veteranët e plagosur që marrin pjesë”, tha një burim i afërt për Daily Mail.

Burimi tha se Harry është “shpresëplotë” që babai do të lërë mënjanë mosmarrëveshjet për të mbështetur këtë garë sportive dyvjeçare për ushtarakët dhe veteranët e plagosur, apo që kanë marrë lëndime gjatë luftës.

“Familja mbretërore ka qenë gjithmonë mbështetëse ndaj Invictus dhe krenare për çfarë ka arritur Harry në këtë fushë. Kjo është një “degë ulliri” nga ana e tij dhe shpreson që mund të marrë përgjigje pozitive,” tha burimi.

Nuk dihet nëse mbreti merr pjesë, pasi Lojërat Invictus 2027 nisin më 10 korrik e përfundojnë në ditëlindjen e 80-të të mbretëreshës Camilla, më 17 korrik.

Page Six konfirmoi se nuk janë shpërndarë ende ftesa për askënd — qoftë miq, familjarë, qeveritarë, anëtarë të ushtrisë, sponsorë apo VIP tjerë, pasi eventi është ende më shumë se dy vjet larg, por në rastin e mbretit, axhenda është shumë e zënë dhe ftesat dërgohen shumë më përpara.

U mësua se lista e të ftuarve përcaktohet nga ekipi i Invictus Games Birmingham 2027 dhe jo nga Harry. Përpjekja e Harry-t për t’u pajtuar me vëllain dhe babain e tij ka ngjallur reagime të përziera nga ekspertët mbretërorë.

“Mund të ndodhë që mbreti të marrë pjesë për të treguar mbështetje për forcat e armatosura e për të uruar Harry-n për suksesin më të madh të jetës së tij,” tha biografja mbretërore Ingrid Seward për Daily Mail.

“Mbreti do që të ketë një marrëdhënie me djalin e tij më të vogël dhe me nipërit e mbesat e tij”, tha komentatorja mbretërore Katie Nicholl, duke iu referuar princit Archie dhe princeshës Lilibet, fëmijët e Harry-t dhe Meghan-it.

“Ai ka aftësi të jashtëzakonshme për të falur e dëshiron të tregojë madhështinë, ndaj është e mundur që të marrë parasysh pjesëmarrjen në Invictus.”

“Arsyeja e vetme pse mbreti është i kujdesshëm për t’u afruar me djalin e tij është sepse nuk ka më besim tek ai që të mos bëjë publike bisedat e tyre private, ashtu siç ka bërë në të kaluarën,” tha një burim tjetër, duke shtuar: “Kjo vlen për të gjithë anëtarët e familjes.”

Në maj, Harry tha në një intervistë tronditëse se ishte “i dëshpëruar” për të rregulluar marrëdhënien me babain e tij, 76 vjeç.

“[Charles] nuk do të flasë me mua për shkak të çështjes së sigurisë,” i tha Harry BBC-së, duke iu referuar betejës së tij të dështuar ligjore për sigurimin e mbuluar nga shteti gjatë vizitave në Mbretërinë e Bashkuar. “Por do të ishte mirë të pajtoheshim,” shtoi ai.

Harry ka pasur marrëdhënie të tensionuara me familjen që prej momentit kur hoqi dorë nga detyrat mbretërore dhe u zhvendosën në Kaliforni në vitin 2020.

 

Continue Reading

Të kërkuara