Kulturë

Nis Festivali “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë

Published

on

Sot nis edicioni i tretë i Festivalit “Aktori dhe Poeti” në Prishtinë, një platformë kulturore që bashkon fuqinë e fjalës poetike me interpretimin skenik, duke sjellë një përjetim të veçantë artistik për publikun.

Ky festival krijon një hapësirë të rëndësishme bashkëpunimi mes artistëve nga vendi, rajoni dhe Evropa, duke ofruar një eksperiencë autentike dhe të pasur artistike.Përmes interpretimit të poezive në gjuhët origjinale nga aktorë vendorë e ndërkombëtarë, festivali promovon dialogun kulturor dhe artin poetik e skenik.

Në këtë edicion do të marrin pjesë emra të njohur të artit dhe letërsisë, si: Besnik Mustafai, Hasan Erkek, Gioacchino Desiderio, Josif Papagjoni, Behar Gjoka, Rozi Kostani, Safete Rugova, si dhe krijues të tjerë nga diaspora, vendi dhe rajoni.

Festivali organizohet nga Drita Begolli dhe do të zgjasë deri më 27 mars 2026, duke ofruar një program të pasur me aktivitete kulturore dhe artistike. Pjesëmarrja e mediave është e mirëpritur për të promovuar vlerat e artit dhe letërsisë që ky festival përfaqëson.

Continue Reading

Kulturë

”Mes Realiteteve”: Diskutim mbi artin dhe video-lojërat në Galerinë Kombëtare të Kosovës

Published

on

Më 23 prill, duke filluar nga ora 18:00, në Galerinë Kombëtare të Kosovës – Qafa, do të mbahet diskutimi “Mes Realiteteve / Between Realities”, një bisedë që ndërthur artin bashkëkohor me botën e dizajnit dhe zhvillimit të lojërave.

Në këtë diskutim, artistja Laureta Hajrullahu, së bashku me zhvilluesit e lojërave Lekë Sahatqija dhe Petrit Hoxha, do të trajtojnë video-lojërat si medium artistik, rolin e tyre në hapësirat muzeale dhe galeri, si dhe ndërveprimin mes realitetit fizik dhe atij digjital.

 

Continue Reading

Kulturë

Miratohet Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore, forcohet mbrojtja e monumenteve

Published

on

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë u miratua Ligji për Inspektoratin Qendror të Trashëgimisë Kulturore

Ky ligj synon forcimin e sistemit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, si dhe rritjen e kapaciteteve inspektuese në terren. Me miratimin e tij, Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ngrihet në nivelin e një agjencie ekzekutive, duke u bërë më funksional dhe më efektiv në ushtrimin e detyrave të veta.

Ky zhvillim përbën një hap konkret drejt mbrojtjes më të mirë të monumenteve kulturore dhe garanton një qasje më të koordinuar ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, në funksion të ruajtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore.

Reformat në këtë fushë synojnë forcimin e institucioneve shtetërore dhe ruajtjen e kujtesës historike

Continue Reading

Kulturë

Biblioteka Kombëtare e Kosovës për herë të parë në TRADUKI, hap i ri drejt ndërkombëtarizimit të letërsisë kosovare

Published

on

Biblioteka Kombëtare e Kosovës do të marrë pjesë për herë të parë në takimin e radhës të rrjetit evropian TRADUKI, i cili do të mbahet në Sarajevë më 20–21 prill 2026.

TRADUKI, i themeluar në vitin 2008, është një rrjet që synon të mbështesë përkthimin, botimin dhe qarkullimin e letërsisë nga vendet e Evropës Juglindore në hapësirën gjermanofolëse dhe më gjerë. Nëpërmjet këtij bashkëpunimi, krijohen ura lidhëse mes autorëve, përkthyesve, botuesve dhe institucioneve kulturore, duke kontribuar në ndërkombëtarizimin e letërsive kombëtare dhe në forcimin e dialogut kulturor evropian.

Pjesëmarrja e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës në këtë takim shënon një hap të rëndësishëm drejt integrimit më të thellë në rrjetet kulturore ndërkombëtare. Në këtë kuadër, pranimi i Kosovës si anëtare vëzhguese në TRADUKI përbën një zhvillim domethënës institucional dhe kulturor, duke hapur mundësi të reja për promovimin dhe afirmimin e letërsisë kosovare në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Kosova prezantohet në Bienalen e Venecias me ekspozitën “Hard Teeth”

Published

on

Vetëm edhe pak kohë na ndan nga hapja e edicionit të ri të Bienales së Venecias, një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare të artit bashkëkohor. Kosova do të prezantohet në pavijonin e saj me ekspozitën “Hard Teeth” të artistit Brilant Milazimi, një projekt që eksploron peizazhe psikologjike mes tensionit, ëndrrës dhe mbijetesës.

Ekspozita, e kuruar nga José Esparza Chong Cuy dhe me komisionere Hana Halilaj nga Galeria Kombëtare e Kosovës, do të hapet më 9 maj 2026 në Chiesa di Santa Maria del Pianto dhe do të qëndrojë e hapur deri më 22 nëntor 2026.

Pjesëmarrja në Bienalen e Venecias përfaqëson një moment të rëndësishëm për prezantimin e artit bashkëkohor dhe krijimtarisë nga Kosova në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara