Shëndet

Çajet më të mira bimore kundër astmës

Çajet bimorë janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C.

Published

on

Çajet bimorë janë të nevojshëm dhe të domosdoshëm për të rikthyer nivelet e energjisë, për të forcuar imunitetin, por edhe luftuar astmën.

Çajet bimorë janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, që ju ndihmon jo vetëm të forconi sistemin imunitar, por edhe të qëndroni shëndetplotë.

Më poshtë do të gjeni listën e çajeve më të mirë bimorë të sugjeruara nga AgroWeb.org për njerëzit e prekur nga astma.

Çaji i xhenxhefilit

Kjo erëz e fuqishme është e pasur me përbërës bioaktivë që zbusin inflamacionin, largojnë të vjellat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.

Xhenxhefili ndihmon edhe kundër simptomave të astmës sepse lufton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.

Çaji jeshil

Kjo pije shumë popullore është e pasur me antioksidantë dhe ushqyes që ndihmojnë jo vetëm kundër mbipeshës por edhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës e disa tumoreve.

Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se çaji jeshil mund të lehtësojë simptomat e astmës.

Çaji i zi

Ky çaj ka një aromë dhe shije më të thellë dhe përmban kafeinë e cila qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe në nivele modeste përmirëson funksionin e mushkërive.

Ky çaj ofron lehtësim të përkohshëm të simptomave të astmës.

Veç të tjerash ai ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Çaji i eukaliptit

Ky çaj përgatitet nga gjethet e pemës së eukaliptit që është e pasur me antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës.

Këta antioksidantë ulin inflamacionin, prodhimin e sekrecioneve dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.

Çaji i jamballit

Një nga përdorimet më popullore të jamballit është kundër të ftohtit dhe kollës. Ndihmon në çlirimin e sekrecioneve në rastet e bronshitit dhe ka një efekt lehtësues të mukozës.

Jamballi nxjerr më shumë se 400 përbërës që promovojnë qelizat që luajnë një rol kritik në kontrollin e reagimeve imunitare.

Çaji i koprës

Çaji i koprës është tepër i famshëm në mjekësinë popullore. Ai ka vlera në trajtimin e problemeve me tretjen, stomakun dhe temperaturën.

Çaji i koprës mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt por nga ana tjetër ai lufton inflamacionin me shumë efikasitet dhe pastron rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.

Shëndet

Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë

Published

on

Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.

Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.

Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.

Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.

FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.

Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.

Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?

Published

on

Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.

Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.

Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.

Djersitje e tepruar

Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.

Lodhje e vazhdueshme

Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.

Ndryshime në humor

Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.

Dhimbje në kocka dhe muskuj

Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.

Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?

Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.

Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?

Published

on

Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.

Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.

Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.

Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:

Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.

Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.

Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.

Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.

Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.

Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.

Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.

Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.

Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Pulsi në qetësi, kur ta matni dhe kur duhet të shqetësoheni?

Published

on

Pulsi në qetësi është numri i rrahjeve të zemrës për 60 sekonda kur trupi është i relaksuar dhe ofron një pasqyrë të shëndetit kardiovaskular.

Vlerat normale për të rriturit janë 60–100 rrahje në minutë, por pulsi mund të rritet për shkak të stresit, ankthit ose aktivitetit fizik.

Si ta matni saktë?

Mëngjesin pas zgjimit, para kafesë ose aktivitetit fizik.

Me gishta tek kyçi i dorës ose qafa, numëroni rrahjet për 60 sekonda.

Shënoni vlerën dhe ndiqni ndryshimet në kohë.

Çfarë tregon pulsi?

Pulsi i ulët (në sportistë ose njerëz të formë të mirë) tregon zemër të fortë.

Pulsi i lartë kronik (>90 rrahje/min) mund të lidhet me stres, dehidratim ose probleme më serioze dhe kërkon vlerësim mjekësor.

Pulsi shumë i ulët (<50 rrahje/min) te personat joaktivë mund të jetë shqetësues nëse shoqërohet me marramendje ose lodhje.

Këshilla për puls të shëndetshëm

Ushtrime të rregullta aerobike (ecje, not, çiklizëm).

Gjumë i mjaftueshëm dhe menaxhim stresi (meditim, frymëmarrje e thellë).

Hidratim adekuat dhe kufizim i kafeinës dhe alkoolit.

Mbajtja e peshës trupore dhe presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm.

Pulsi është tregues i rëndësishëm i shëndetit kardiovaskular. Nëse shfaqet pulsi vazhdimisht i lartë ose i ulët pa arsye të dukshme, konsultohuni me mjekun. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara