Lajmet

Rreziqet për shëndetin nga i ftohti, nga sulmi në zemër tek astma

Por ekzistojnë sëmundje si astma dhe sulmet në zemër, të cilat lidhen me të ftohtin, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë.

Published

on

Temperaturat e ulëta në dimër arrijnë të zhvillojnë viruse të ndryshme që përhapen me shpejtësi në shkolla dhe zyra. Disa prej tyre, si gripi dhe i ftohti largohen me stinën dhe nuk përbëjnë rrezik të madh pasi dihen masat parandaluese.

Por ekzistojnë sëmundje si astma dhe sulmet në zemër, të cilat lidhen me të ftohtin, por pjesa më e madhe e njerëzve nuk e dinë.

Këto janë sëmundjet më të shpeshta në dimër dhe simptomat që t’i dalloni.

1-I ftohti

Të marrësh një të ftohtë në dimër është diçka normale që shkakton një infeksion në hundë, fyt dhe sinuse. Mund të shkaktojë dhe dhimbje të fytit, bllokime të hundës, tështimë, kollë dhe dhimbje koke. Ndodh që të keni dhe ethe. Paracetamoli dhe ibuprofeni mund të “mbysin” këtë lloj virusi.

2-Gripi

Gripi është më i rrezikshëm dhe nëse nuk kurohet mund të shkaktojë vdekje. Shkakton lodhje, dobësi, dhimbje koke, kollë dhe bllokime të hundës. Sëmundja zakonisht largohet për një javë. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten është duke u vaksinuar.

3-Astma

Astma është një sëmundje që vihet re më parë, por temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë sulme vdekjeprurëse. Frymëmarrja në ajër të ftohtë është shumë e vështirë pasi është periudha që rritet rreziku për një sulm. Nëse vishni një shall që mbulon gojën dhe hundën, mund të keni ngrohje të ajrit dhe të parandaloni sulmin.

4-Dhimbje të fytit

Nuk është çudi që kur merrni frymë në ajër të ftohtë gjatë dimrit, ndjeni një dhimbje të fytit.

Ata janë pothuajse gjithmonë të shkaktuara nga një infeksion viral, por zakonisht nuk kanë asgjë për t’u shqetësuar. Mund të lehtësoni dhimbjen duke marrë ibuprofen ose paracetamol, duke pirë shumë lëngje të ngrohta, duke ngrënë ushqime të buta për të shmangur irritimin e fytit tuaj dhe gëlltitjen e ujit të kripur ose gargarë.

5-Sulm në zemër

Dimri ushtron presion në zemër dhe konsiderohet si një prej sëmundjeve më të rrezikshme për jetën. Në temperaturat e ulëta, zemra e ka më të vështirë që të pompojë gjakun rreth trupit dhe kur një arterie koronare bllokohet, ndodh sulmi në zemër. Ju mund të parandaloni këtë sulm duke mbajtur kapele, shall e doreza sa herë dilni nga shtëpia.

Lajmet

Apeli shqyrton rastin e Hysri Selimit, Prokuroria kërkon dënim më të lartë për spiunazh

Published

on

Është paraqitur në Gjykatën e Apelit i akuzuari Hysri Selimi, i dënuar në shkallë të parë me 6 vjet për veprën penale “Spiunazhi”.

Prokuroria Speciale ka paraqitur ankesë në Apel dhe ka kërkuar që të pandehurit t’i shqiptojë dënim më të lartë për të pandehurin.

Ankesë në Apel ka parashtruar edhe mbrojtja të pandehurit Selimi.

Mbrojtja ka kërkuar që i pandehuri Selimi të lirohet nga akuza ose aktgjykimi të anulohet dhe çështja të kthehet në rigjykim.

E Prokuroria e Apelit e ka mbështetur ankesën e Prokurorisë Speciale dhe ka kërkuar që të akuzuarit t’i shqiptojë dënim me kohëzgjatje më të lartë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rektori i UBT-së uron Presidenten e re të Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka uruar znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen në detyrën e Presidentes së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar suksese në përgjegjësinë e re institucionale dhe në angazhimin e saj për të ardhmen e vendit.

Në urimin e tij, Prof. Dr. Hajrizi ka vlerësuar rëndësinë që institucionet e Kosovës të vazhdojnë të ndërtojnë një kulturë të bashkëpunimit, dialogut dhe partneritetit, duke bashkuar potencialin e institucioneve publike, akademisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile.

Sipas tij, zhvillimi i Kosovës kërkon angazhim të përbashkët dhe një vizion të qartë për të ardhmen, veçanërisht në fusha si arsimi, shkenca, inovacioni, teknologjia dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor, të cilat përbëjnë bazën e një shoqërie konkurruese dhe të orientuar drejt së ardhmes.

“Institucionet e Republikës së Kosovës, akademia dhe të gjithë akterët e shoqërisë duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë, për të fuqizuar dijen dhe inovacionin dhe për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë. Vetëm përmes një angazhimi të përbashkët mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë dhe më të qëndrueshme për vendin”, ka theksuar Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Në këtë drejtim, ai ka shprehur gatishmërinë e UBT-së për të vazhduar kontributin në zhvillimin e vendit dhe për të thelluar bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës, duke vënë në funksion ekspertizën akademike, kapacitetet kërkimore-shkencore dhe potencialin inovativ të UBT-së.

Continue Reading

Lajmet

Kryeprokurori themelon dy mekanizma për mbikëqyrjen dhe mbrojtjen e integritetit të prokurorëve

Published

on

Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka marrë vendim për themelimin e dy mekanizmave të rinj brenda Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit: Mekanizmit Mbikëqyrës të Punës së Prokurorit të Shtetit dhe Mekanizmit të Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit.

Sipas Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, mekanizmi mbikëqyrës do të analizojë cilësinë e aktakuzave që janë hedhur me vendim të formës së prerë, si dhe rastet që kanë përfunduar me aktgjykime liruese apo refuzuese, me fokus të veçantë në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Prokurorët e angazhuar në këtë mekanizëm do të japin rekomandime profesionale bazuar në gjetjet e tyre, të cilat do t’ia përcjellin Kryeprokurorit të Shtetit për vlerësimin e ligjshmërisë dhe unifikimin e praktikave institucionale.

Ndërkaq, Mekanizmi i Mbrojtjes së Integritetit të Prokurorit të Shtetit do të ofrojë mbrojtje institucionale dhe profesionale për prokurorët në rastet kur pretendohet ndikim i paligjshëm, cenohet pavarësia profesionale apo ndaj tyre zhvillohen sulme dhe fushata denigruese për shkak të vendimeve të marra gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas njoftimit, krijimi i këtyre dy mekanizmave ka qenë një nga prioritetet e paraqitura nga Gashi në konceptdokumentin e tij.

Gashi ka caktuar gjithashtu prokurorin Veton Shabani si Koordinator Nacional për Zgjedhje, ndërsa prokurorin Ersan Qavolli si Koordinator Nacional për rastet e Dhunës në Familje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Në orën 15:00 mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula

Published

on

Në orën 15:00, do të mbahet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovë, Justina Shiroka-Pula, raporton Ekonomia Online.

Sipas agjendës mediale të Presidencës, në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të vendit, mysafirë dhe akterë të tjerë të ftuar.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh presidente me 81 vota në një votim mesnatën mes të martës dhe të mërkurës. Ajo pati mbështetjen e Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara