Aktualitet

Burri iranian që i preu kokën gruas 17-vjeçare dënohet me tetë vjet burg

Vrasja e vitit të kaluar ngjalli reagim te masa.

Published

on

Një burrë që i preu kokën gruas së tij 17-vjeçare është dënuar me tetë vjet burg në Iran, thotë gjyqësori.

Imazhet që publikoi Sajjad Heydari teksa po mbante kokën e prerë të gruas së tij, Mona, pas të ashtuquajturës “vrasje nderi” vitin e kaluar, ngjalli reagimin e masës.

Një zëdhënës i gjyqësorit tha se lehtësimi i dënimit erdhi për shkak se prindërit e Monës e kishin “falur” atë për vrasjen në vend që të kërkonin hakmarrje.

Mona ishte martuar me të që në moshën 12-vjeçare dhe kishte sjellë në jetë djalin e tyre kur ishte vetëm 14-vjeçare. U raportua se ajo ishte arratisur në Turqi sepse bashkëshorti i saj ushtronte dhunë në familje si dhe ia kishte refuzuar kërkesën për divorc. Ajo ishte kthyer në Iran disa ditë para vrasjes së saj në shkurt të vitit të kaluar, sepse raportohet se ajo kishte marrë garanci nga familja e saj se do të ishte e sigurt.

Zëdhënësi i gjyqësorit, Massoud Setayeshi u tha gazetarëve të mërkurën se Sajjad Heydari ishte dënuar me shtatë vjet e gjysmë burg për vrasje dhe me tetë muaj të tjerë për sulm. Ai shpjegoi se vendimi ishte në përputhje me ligjin iranian, sipas të cilit vrasja me dashje dënohet me vdekje nëse familja e viktimës nuk e fal vrasësin. Kunati i Monës u dënua me 45 muaj për bashkëpunim në vrasje, njoftoi gjyqësori.

Pas vrasjes së saj, në drejtim të gjyqësorit u bënë një sërë kërkesash për një ligj që synon parandalimin e dhunës në familje dhe mbrojtjen e viktimave./UBTNews/

Aktualitet

Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në tentimin e 47-të

Published

on

Kuvendi ka dështuar për herë të 47-të të konstituojë legjislaturën e nëntë, ku tentimi i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje për të formuar komisionin për votimin e fshehtë të kryeparlamentarit sërish nuk mori mbështetjen e partive të tjera politike.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari sërish ftoi partitë politike për të propozuar emrat e kandidatëve për Komisionin Ad-hoc për votim të fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, por as pas kësaj thirrje partitë e tjera në Kuvend nuk propozuan emrat, madje të njëjtat kërkuan që kryesuesi t’i kthehet rendit të ditës së dakorduar për votim  të hapur të zgjedhjes së të parës së Kuvendit.

Seanca u ndërpre dhe vazhdimi i saj do të bëhet më 17 korrik në orën 11:00./Kosovapress

 

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Osmani: Miqësi e palëkundur në mes të Kosovës dhe Letonisë

Published

on

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është pritur ngrohtësisht nga homologu i saj letonez Edgars Rinkevics në Letoni.

E para e shtetit të Kosovës u shpreh se miqësia mes dy vendeve është e palëkundur.

“Faleminderit Presidentit Rinkēvičs dhe Republikës së Letonisë për pritjen e ngrohtë dhe miqësinë e palëkundur ndaj Kosovës!”, u shpreh Osmani.

Aktualisht Osmani po e zhvillon një vizitë zyrtare në Letoni.

Continue Reading

Aktualitet

U dënua me një vit burgim, Shukri Buja thotë se nuk do të tërhiqet nga gara për kryetar të Lipjanit

Published

on

Gjykata Themelore në Prishtinë, ditën e hënë ka shpallur fajtor Shukri Bujën në rigjykimin e rastit “Veteranët”, duke e dënuar me një vit burgi, ku ka reaguar vetë Buja, duke e quajtur vendimin si politik, dhe tentim për ta ndalur rrugëtimin e tij politik.

“Të nderuar qytetarë, të nderuar anëtarë e simpatizantë të PDK-së, tentimi për të më ndalur në rrugëtimin tim politik, përmes një vendimi të pabazë, qesharak dhe politik, është i dështuar që në nisje. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë përpjekjen time për të ndryshuar drejtimin e gabuar që ka marrë Lipjani”, ka deklaruar Buja.

Buja ka njoftuar se ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij, kandidimin për kryetar të Lipjanit.

“Edhe kur drejtësia merr vendime të padrejta e të motivuara politikisht unë nuk i mohoj, por i sfidoj me dinjitet dhe në rrugë ligjore. Dua t’ju njoftoj se rrugëtimin tim politik për të udhëhequr Komunën e Lipjanit do ta vazhdoj me vendosmëri, sepse ligji nuk e ndalon kandidimin tim. Vendimi i Gjykatës Themelore nuk është i formës së prerë dhe për këtë arsye unë do të vazhdoj betejën ligjore deri në fund”, theksoi ai.

Ai ka pohuar se është përballë me drejtësinë serbe, me drejtësinë ndërkombëtare dhe me sfida të shumta brenda institucioneve të shtetit të Kosovës për më shumë se dy dekada dhe nga të gjitha ka dal i pastër dhe fitimtar./ Telegrafi

Continue Reading

Aktualitet

Albulena Haxhiu: Kurti do të takohet me Limajn, ka vullnet nga të dyja palët

Published

on

Kandidatja për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka thënë se VV dhe NISMA e kanë bërë të qartë se kanë vullnet për bashkëpunim, megjithëse nuk ka asgjë konkrete. Para seancës konstituive të Kuvendit, Haxhiu ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti do të takohet me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.

Ajo ka shtuar se nuk pret konstituim të Kuvendit as në seancën e 47-të, pasi që sipas saj, opozita s’ka ndryshuar.

“Kryetari jonë, kryeministri Albin Kurti do të ketë takim me kryetarin Limaj. E kemi bërë të qartë që kemi vullnet nga të dyja palët që të vazhdojmë bashkëpunimin, por që ende nuk ka asgjë konkrete”, tha Haxhiu.

“Nuk besoj që do të ketë qëndrim as sot. I kemi përcjellë qëndrimet e opozitës, nuk është se ata kanë ndryshuar, dhe sot, kushdo që vjen në seancë, do të votojë sipas përgjegjësive të tyre kushtetuese dhe sipas asaj që thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk besoj që do të ketë ndryshim të situatës, fatkeqësisht”, shtoi ajo. /Ekonomia Online

Continue Reading

Të kërkuara