Lajmet

BSPK: Greva po zhvillohet pa probleme, qeveria duhet të reflektojë karshi kërkesave sindikale

Sipas tyre ekzekutivi duhet të merret më seriozisht me hallet e të punësuarve të saj.

Published

on

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se greva e filluar javën e kaluar po vazhdon pa probleme dhe sipas ligjit.

BSPK-ja me anë të një njoftimi shpreh shqetësimin se qeveria nuk po reflekton karshi kërkesave sindikale.

Sipas tyre ekzekutivi duhet të merret më seriozisht me hallet e të punësuarve të saj.

Sot, e hënë, më 29 gusht 2022, duam të informojmë opinionin se greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore. Por, ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale. Partneri ynë Social – Qeveria duhet që të punësuarve të saj t’ua dëgjojë hallet dhe të merret seriozisht me shqetësimet e tyre. Partneri ynë Social – Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe të na thërrasë në tavolinën e bisedimeve e kjo do duhej të bëhet sa më parë për të mirën e të gjithëve. BSPK është në pritje të hapjes së dialogut të mirëfilltë social midis Partnerëve Socialë ashtu si e do rregulli dhe si e thotë ligji”, tha BSPK.

Lajmet

86 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e fundit

Published

on

By

Policia e Kosovës ka raportuar se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar gjithsej 86 aksidente trafiku. Nga to, një ka rezultuar me fatalitet, 25 me lëndime trupore dhe 61 me dëme materiale.

Gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar gjithsej 2,241 gjoba për shkelje të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, policia ka arrestuar 26 persona, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje.

Continue Reading

Lajmet

Dy raste të dhunimit raportohen në Malishevë dhe Gjakovë

Published

on

By

Më 23 prill janë regjistruar dy raste të dhunimit në komunat e Malishevës dhe Gjakovës.

Në rastin e parë, në Malishevë, një viktimë femër është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull është në kërkim nga ana e Policisë së Kosovës. Sipas raportit zyrtar, rasti është në procedurë hetimore.

Rasti i dytë është iniciuar në Gjakovë, ku gjithashtu është raportuar se një mashkull kosovar dyshohet për dhunim ndaj një femre. Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Policia ka theksuar se të dy rastet janë nën hetim dhe se veprimet e mëtejme ligjore do të ndërmerren sipas procedurave në fuqi.

Continue Reading

Lajmet

Dy të rinj arrestohen për disa raste të vjedhjeve në Drenas

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të moshës 17 dhe 18 vjeç, të dyshuar për përfshirje në disa raste të vjedhjeve të rënda në Drenas.

Sipas njoftimit zyrtar, pas hetimeve të zhvilluara, janë identifikuar E.J. (18) dhe E.F. (17) si të dyshuar për së paku shtatë raste vjedhjeje në këtë rajon. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.

Ndërkohë, një tjetër i mitur është arrestuar në rajonin e Mitrovicës për një vepër tjetër penale dhe është intervistuar në lidhje me këto raste.

Hetimet po vazhdojnë për të verifikuar implikimin e mundshëm të të dyshuarve në raste të tjera që janë ende nën shqyrtim.

Continue Reading

Lajmet

​Asamblistët e LVV-së në Prishtinë bojkotojnë seancën për Planin Zhvillimor Komunal

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Prishtinë ka reaguar ndaj seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal ku pritet të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës Pani Zhvillimor Komunal.

Sipas LVV-së ky është tentimi i radhës për ta kontrabanduar dokumentin kryesor komunal mbi zhvillimin e qytetit, për të cilin ministria e Mjedisit ka konstatuar qartë shkelje të shumta procedurale dhe ligjore.

Andaj LVV ka paralajmëruar se grupi i asamblistëve të tyre nuk do të merr pjesë në këtë seancë.

“Ky draft aktual i PZHK-së, me 28 komente negative nga MMPHI, ndër të tjera parashikon zgjerim të zonave ndërtimore në mënyrë të pakontrolluar, projekton rrugë që kalojnë nëpër toka bujqësore të cilësisë së lartë dhe rrezikon zonat e mbrojtura ujore. Për këtë arsye, Grupi i Asamblistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE! nuk do të marrë pjesë në këtë seancë klandestine të thirrur nga kryetari në ikje. Ne refuzojmë të bëhemi pjesë e një procesi joligjor, joprofesional dhe të dëmshëm për Prishtinën”, thuhet në reagimin e LVV-së.

LVV ka ftuar të gjithë kolegët asambleistë nga të gjitha subjektet politike që ta bojkotojnë këtë mbledhje, dhe të mos e legjitimojnë me praninë e tyre një dokument që rrezikon të kthehet në pasojë për të ardhmen e qytetit.

“Prishtina ka nevojë dhe do ta ketë një Plan Zhvillimor të ligjshëm, vizionar dhe të ndërtuar mbi interesin publik, e jo plan mbi tavolina të errëta me interesa private e partiake – siç po propozon kryetari të cilit i kanë mbetur vetëm edhe pesë muaj mandat”, thuhet tutje.

Ndërkaq, sot mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës me pikën e rendit të ditës propozim-vendimi për lënie në shqyrtim publik të projekt-dokumentit të Planit Zhvillimor Komunal 2025-2033.

Continue Reading

Të kërkuara