Lajmet

BSPK: Draftligji i pagave është i papranueshëm, diskriminon punonjësit e Kosovës

Atdhe Hykolli nga BSPK thotë për KosovaPress se është i papranueshëm ligji i ri për paga.

Published

on

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) dhe Sindikata e Zjarrfiksëve janë shprehur të pakënaqur me ligjin e ri të pagave. Ata po kërkojnë nivelizim me shërbimet e tjera, pasi thonë se ata janë të gatshëm të jenë në shërbim të popullit por jo në shërbim të neglizhencës.

Atdhe Hykolli nga BSPK thotë për KosovaPress se është i papranueshëm ligji i ri për paga, pasi që kjo diskriminon punonjësit e Kosovës.

“BSPK-ja është pjesë e ligjit të pagave, ne e kemi biseduar vetëm pjesën e parë të draftit. BSPK-ja i ka pasur edhe konkluzionet e veta, ndërsa pjesa tjetër shtojcat që kanë dalë në publik, për ne është e papranueshme dhe nuk e pranojmë në formën që ka dalë në mjetet e informimit… Ne jemi pjesë e komisionit, ne kemi pasur një takim dhe po presim pjesën zyrtare që vetë ata kanë deklaruar që do të na dërgojnë dhe diskutojmë. Mirëpo, prapë po them që ky ligj që ka dal është i papranueshëm për ne, sepse i diskriminon punonjësit e Kosovës”, thotë Hymolli.

Sa i përket ndarjes së kategorive, Hymolli shprehet se të gjitha kategoritë e punonjësve janë nënvlerësuar nga drafti që ka dalë, përveç asaj politike. Ndërsa i pyetur se a do të ketë ndonjë protestë për këto pakënaqësi, Hymolli nuk e mohoi, pavarësisht asaj që tha se është duke u munduar të dialogojë për këtë çështje.

“Unë mendojë që të gjitha kategoritë, përpos atyre që janë politike, të gjitha kategoritë e tjera, punonjësit tonë, anëtaret tonë që janë pjesë e punës në Kosovë, janë të nënvlerësuar me këtë draft që ka dalë jashtë….Ne paraprakisht po mundohemi sepse ne jemi partner social me Qeverinë e Kosovës, andaj po mundohemi që gjërat t’i dialogojmë, mirëpo siç e dinë i gjithë opinioni, ne i kemi edhe veprimet sindikale por po besojë që nuk do të shkojë puna deri tek ndonjë protestë”, tha Hykolli.

Ndërsa, Muharrem Beka nga Sindikata e Zjarrfikëseve tha për KosovaPress, që pavarësisht shpresës për favorizimin e ligjit të pagave, ata ndihen si një kategori që përfiton më së paku nga buxheti i Kosovës. Një ndër kërkesat e tyre është nivelizimi me shërbimet e tjera të sigurisë, pasi që sipas tij, ndihen të disfavorizuar në raport me ata.

“Po shpresojmë që ligji i pagave do të jetë i favorshëm për shërbimin e zjarrfikësve të shpëtimit, ne edhe më herët kemi bërë vërejtje sa i përket çështjes së pagave për zjarrfikësit. Zjarrfikësit janë kategoria e cila më së paku përfiton nga buxheti i Kosovës, me një koeficiente ndër më të ulët me 4.83, me të vjetrën aty… Ne kërkesë Sindikatës dhe Zjarrfikëseve që nga fillimi kemi kërkuar që të nivelizohemi me shërbimet emergjente me Policinë e Kosovës dhe me shërbime të tjera të sigurisë, sepse aktualisht në raport me ata jemi në disfavor, jemi të paguar shumë ulët sa që as minimum nuk siguron një mirëqenie sociale të kënaqshme për shërbimin e zjarrfikësve”, tha Beka.

Ai gjithashtu theksoi që zjarrfikësit në përgjithësi janë të gatshëm të jenë çdoherë në shërbim dhe ndihmë të popullit, por jo edhe të gatshëm të rrezikojnë shëndetin dhe jetën për shkak të neglizhencës së institucioneve.

“Zjarrfikësit janë në gjendje të rrezikojnë shëndetin dhe jetën për interes dhe në shërbim të qytetarëve, për misionin që kanë, shpëtimin e jetës së njeriut dhe të mirave materiale, por nuk do të jenë të gatshëm të rrezikojnë shëndetin dhe jetën për shkak të neglizhencës së institucioneve, pasi që kjo është një neglizhencë tipike. Për sa vite nuk është bërë asnjë hap para për të ndryshuar këtë gjendje…Akute është që zjarrfikësit me koeficientë të trajtohen dinjitetshëm siç trajtohen zjarrfikësit kudo në rajon, e të kenë koeficientë në bazë të funksionit që kanë. Sepse edhe me ligjin e vjetër edhe tash ne e kemi vetëm një koeficientë, një gradë për zjarrfikësit dhe një për komandantin. Ndërsa, brenda strukturës ka edhe udhëheqës grupi, skuadre, togu, zëvendës udhëheqës, zëvendëskomandant, të batalionit. Por shpresojmë që në takimin e radhës do të sqarojmë, pasi që zjarrfikësit nuk do të tolerojnë më këtë gjendje”, u shpreh Beka.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara