Lajmet

Kristofor Kolombi, dritë-hijet e eksploruesit që u garantoi evropianëve dominimin e botës

Ai është një nga eksploruesit më të famshëm të historisë.

Published

on

Shumica e njerëzve e njohin emrin e Kristofor Kolombit. Ai është një nga eksploruesit më të famshëm të historisë, edhe pse arritjet dhe trashëgimia e tij, janë sot shumë të diskutueshme. Kolombi mund të mos e ketë zbuluar Amerikën, por ai ndërmori disa udhëtime në këtë kontinent, të cilat ndihmuan në fillimin e Epokës së Eksplorimeve.

Teksa lavdërohet për arritjet e tij, ai kritikohet për keqtrajtimin e popullatave indigjene dhe madje edhe të ekuipazhit të tij. Ja çfarë mund të mos dini mbi jetën e ndërlikuar të Kristofor Kolombit.

Shumica e historianëve besojnë se ai lindi në Xhenova të Italisë

Konsensusi i shumicës së historianëve është se Kristofor Kolombi lindi në Republikën e Gjenovës (ose Xhenovës), në atë që më vonë do të bëhej Italia. Data e saktë e lindjes së tij nuk dihet, por vlerësohet se ai ka lindur diku në vitin 1451. Ka të ngjarë që nëna e tij ishte Suzana Fontanaroza, dhe babai i tij ishte një tregtar i leshit i quajtur Domeniko Kolombo.

Por ekziston edhe teoria, sipas së cilës Kolombi ishte nga Portugalia

Italianët kanë pretenduar prej kohësh se Kristofor Kolombi ishte njëri prej tyre. Por jo të gjithë janë dakord mbi vendlindjen e eksploruesit të famshëm. Në vitin 2012, profesori i Universitetit të Lisbonës, Fernando Branko, botoi një libër që pretendon se Kolombi ka lindur në fakt në Portugali.

Sipas kësaj teorie, Kolombi ishte në fakt një njeri i quajtur Pedro Ataide, dhe emri Kolombiishte një maskim. Pedro Ataide dyshohet se vdiq gjatë një beteje detare në vitin 1476. Por Branko pretendohet se ai mbijetoi, dhe zbarkoi në brigjet Algarve në Portugalinë Jugore.

Një nga të dhënat e para historike të Kolombit, e përshkruan atë duke notuar larg një anijeje që po mbytej. Pjesa më e madhe e provave që paraqet Branko, mund të konsiderohen si rastësore. Por teoria e tij, nënvizon faktin se sa shumë detaje mungojnë në të dhënat historike të jetës së hershme të Kolombit.

Udhëtimi i Kolombit drejt Amerikës nisi nga Spanja, dhe jo Italia

Për ta bërë edhe më konfuze çështjen e përkatësisë së tij etnike, Kolombi nuk e kreu udhëtimin e tij të famshëm nën flamujt e Italisë apo Portugalisë. Në fundin e shekullit XV, ai hartoi një plan për të gjetur një kalim të ri drejt Indive Lindore, duke lundruar këtë herë nga Perëndimi.

Nëse udhëtimi i tij do të ishte i suksesshëm, fitimet që do të arkëtonte nga një rrugëalternative e tregtimit të erëzave, mund ta bënin atë të pasur. Por fillimisht ai kishte nevojë për fonde për të nisur ekspeditën e parë.

Mbretëresha Izabela I e Kastiljes dhe Mbreti Ferdinand II i Aragonës, ranë më në fund ranë dakord që ta sponsorizonin udhëtimin e tij. Kështu në gushtin e vitit 1492, ai udhëhoqi anijet“Pinta”, “Nina” dhe “Santa Maria” në udhëtimin e tyre nga porti i Palos në Spanjë drejt asaj që quhej “Bota e Re”.

Anijet me të cilat lundroi drejt Amerikës ishin një makth për të

Dy anije më të vogla që përbënin flotën e Kristofor Kolombit, “Nina” dhe “Pinta” ishin karavela të teknologjisë së fundit për kohën. Ato ishin të famshme për velat e tyre aerodinamike, ishin më të lehta në peshë, dhe për pasojë më të shpejta në lundrim.

Por nga ana tjetër ishin shumë jo komode për marinarët. E vetmja kabinë që ndodhej nëpjesën e prapme të anijes, ishte e rezervuar për kapitenin e saj. Pjesa tjetër e 20 deri në 30 anëtarëve të ekuipazhit, ishin të detyruar të flinin në kuvertën e ngushtë.

Situata ishte pak më e mirë në bordin e anijes “Santa Maria”, e cila ishte më e madhe, dhe ku kishte kabina si për Kolombin ashtu edhe për ekuipazhin e tij. Gjithsesi marinarët ishin nëprag të rebelimit në kohën kur flota e tij, arriti në ishullin e Bahamasit pas afro 2 muajshlundrim në det.

Nuk ishte i pari evropiani i parë që zbuloi Amerikën e Veriut

Për shekuj me radhë, Kolombi është cilësuar gabimisht si zbuluesi i Amerikës së Veriut, një kontinent ku qytetërimi njerëzor kishte lulëzuar tashmë prej mijëra vjetësh. Por edhe titulli i evropianit të parë, që udhëtoi në kontinentin amerikan, është i pasaktë.

Eksploruesi viking Leif Erikson e mund Kolombin në këtë aspekt me gati rreth 500 vite mëherët. Besohet se ai zbarkoi në Njufaundlend të Kanadasë rreth vitit 1000. Ndërkohëlegjendat sugjerojnë madje se murgjit irlandezë udhëtuan në Kanada nga Deti i Veriut përpara udhëtimit të Eriksonit apo Kolombit.

Udhëtimi i tij në vitin 1492, nuk ishte vetmi në Amerikën e Veriut

Pas kontaktit të tij fillestar me Amerikën në vitin 1492, Kolombi u rikthye disa herë atje. Ai u kthye në Spanjë për më pak sesa 1 vit. Ndërkohë në shtatorin e vitit 1493 kaloi Atlantikun për herë të dytë. Pastaj kaluan 5 vite para se të niste udhëtimi i tij i tretë në Amerikën e Veriut në vitin 1498, kur ai u arrestua me akuzën e keqtrajtimit të banorëve vendas.

Udhëtimi i tij i katërt dhe i fundit në Karaibe ndodhi në vitin 1502. Kolombi nuk e zbuloi asnjëherë Kinën apo Indinë apo arin që kërkonte, por ia doli të terrorizonte dhe të skllavëronte banorët vendas të ishujve atje. Kolombi vdiq 20 maj 1506.

Dita e Kolombit u bë një festë kombëtare në SHBA në vitin 1937, por jo të gjithë janë adhurues të eksploruesit të famshëm

Në vitin 1937, presidenti amerikan Frenklin Ruzvelt e shpalli 12 tetorin si Ditën e Kolombit, dhe kjo falë ndikimit të një grupi katolik të quajtur “Kalorësit e Kolombit”. Në vitin 1971, presidenti Riçard Nikson krijoi versionin modern të Ditës së Kolombit, duke vendosur që ajo të festohej të hënën e dytë të çdo muaji tetor.

Por kjo nuk do të thotë se të gjithë janë adhurues të kësaj feste. Për shkak të keqtrajtimit ndaj amerikanëve vendas dhe njerëzve të tjerë indigjenë, shumë shtete dhe qytete në SHBArefuzojnë ta kremtojnë Ditën e Kolombit. Në vend të saj ata zgjedhin Ditën e Popujve Indigjenë, ndërsa të tjerët festojnë Ditën e Leif Erikson për të nderuar eksploratorin  e famshëm viking./bota.al

Continue Reading

Lajmet

PDK dërgon në Kushtetuese konstituimin e Kuvendit, kërkon masë të menjëhershme të përkohshme

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar këtë të hënë në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurave dhe vendimeve që lidhen me konstituimin e Legjislaturës XI të Kuvendit të Kosovës. Kërkesa është dorëzuar fizikisht nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu.

Përmes këtij hapi, opozita konteston zyrtarisht tri vendime të ditëve të fundit: vendimin e 9 shtatorit për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit, vendimin procedural të 11 shtatorit lidhur me mënyrën e votimit të nënkryetarëve, si dhe konstatimin e 13 shtatorit që shpallte të konstituar Legjislaturën XI. PDK kërkon nga Gjykata që t’i vlerësojë këto procese dhe të përcaktojë qartë pasojat juridike të shkeljeve që pretendohet se janë bërë.

Gjatë dorëzimit të lëndës, përfaqësuesit e PDK-së deklaruan se ky veprim është i domosdoshëm për të mbrojtur renditjen kushtetuese nga kalkulimet politike. Arian Tahiri theksoi se institucioni më i lartë i interpretimit të Kushtetutës duhet ta thotë fjalën e vet përfundimtare, ndërsa deputeti Përparim Gruda shtoi se rregullat në Kosovë duhet t’i përcaktojë Kushtetuta dhe jo vullneti i një partie politike.

Krahas kërkesës kryesore, avokati Faton Fetahu bëri me dije se i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese të vendosë menjëherë një masë të përkohshme. Kjo masë synon pezullimin e pasojave të mëtejshme juridike dhe parandalimin e krijimit të fakteve të reja institucionale derisa të merret një vendim përfundimtar. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar se ditën e nesërme do të dërgojë në Kushtetuese edhe një lëndë tjetër të veçantë, e cila ka të bëjë me procesin e formimit të Qeverisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Në vitin 1962, një burrë bleu një pikturë për 4 dollarë në treg dhe më vonë u zbulua se ishte një kopje origjinale e Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së me vlerë miliona.
  2. Ka një hotel në Suedi që ndërtohet çdo vit krejtësisht nga akulli dhe shkrihet përsëri në pranverë.
  3. Shkencëtarët kanë zbuluar se lopët kanë “shoqe të ngushta” dhe stresohen kur ndahen prej tyre.
  4. Në Korenë e Jugut ekziston një ditë e quajtur “Black Day”, ku beqarët mblidhen dhe hanë petë me salcë të zezë.
  5. Një burrë në Japoni u bë i famshëm duke mos bërë asgjë — njerëzit e paguajnë vetëm që t’i shoqërojë në heshtje.

Continue Reading

Lajmet

“Die Fledermaus” rikthehet në skenën e TKOBAP-së më 25, 26 dhe 27 shtator

Published

on

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor do të sjellë në skenë operetën e njohur “Die Fledermaus” të kompozitorit Johann Strauss II, më 25, 26 dhe 27 shtator.

E cilësuar si një nga veprat më të dashura të repertorit të operetës, “Die Fledermaus” sjell një histori plot keqkuptime, identitete të rreme, flirt, sekrete dhe situata komike.

Ngjarjet zhvillohen rreth një feste me maska, ku një hakmarrje shndërrohet në një seri episodesh të papritura, të shoqëruara nga ritmet karakteristike të valsit vjenez.

Me humor, elegancë dhe atmosferë festive, shfaqja premton muzikë dhe argëtim, ndërsa maskat bien njëra pas tjetrës dhe sekretet dalin në dritë.

Biletat mund të blihen pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna deri të dielën, në oraret 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00. Në ditët e shfaqjeve, biletaria do të jetë e hapur nga ora 10:00 deri në 14:00 dhe nga 16:00 deri në 19:30.

“Die Fledermaus” fton publikun të përjetojë një festë ku asgjë nuk është ashtu siç duket dhe ku, deri në fund, askujt nuk mund t’i besohet plotësisht./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justin Bieber feston tetëvjetorin e martesës me Hailey-n: “Tetë vjet deri në pafundësi”

Published

on

Justin Bieber ka shënuar tetëvjetorin e martesës me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber, duke ndarë një seri fotografish romantike në Instagram.

Këngëtari 32-vjeçar publikoi momente të ndryshme me Hailey-n, duke përfshirë pamje teksa luajnë bilardo, përqafohen dhe puthen.

“Tetë vjet deri në pafundësi. Fillime të reja. Të dua, zemër. Gëzuar përvjetorin”, shkroi Bieber në përshkrimin e postimit, të cilin e ndau me ndjekësit e tij në Instagram.

Edhe Hailey reagoi me humor ndaj postimit të bashkëshortit. “Tetë vjet që luajta në bilardo, për fat të keq”, shkroi ajo në koment, duke shoqëruar fjalët me emoji puthjesh. Më pas, ajo e shpërndau postimin e Justin-it edhe në story.

Çifti u martua në shtator të vitit 2018, vetëm disa muaj pasi u fejuan. Justin i kishte propozuar Hailey-t gjatë një udhëtimi në Bahamas.

Dyshja njiheshin prej vitesh përpara se lidhja e tyre të bëhej romantike. Mediat nisën t’i lidhin për herë të parë në vitin 2014, ndërsa marrëdhënia e tyre kaloi në disa faza para se të riktheheshin bashkë në vitin 2018.

Në maj të vitit 2024, Justin dhe Hailey njoftuan se ishin në pritje të fëmijës së tyre të parë. Lajmin e bënë publik përmes fotografive dhe një videoje nga rinovimi i premtimeve të tyre në Hawaii, ku Hailey shfaqej shtatzënë./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara