Kulturë

Britney Spears e vendosur t’i jap fund konservatoritetit shtypës të babait të saj

Published

on

Britney Spears është përpjekur t’i japë fund konservatoritetit ‘shtypës dhe kontrollues’ për vite me rradhë.

Britney Spears

Detaje të reja në lidhje me kufizimet e konservatoritetit të Britney Spears kanë dalë në dritë përpara seancës shumë të pritur të së mërkurës.
Sipas të dhënave konfidenciale të gjykatës të marra nga The New York Times, ylli i popit ka kundërshtuar kontrollin e babait të saj, gjë që nuk është e re.

“Ajo artikuloi se ndien se konservatoriteti është bërë një mjet shtypës dhe kontrollues kundër saj,” shkroi hetuesi në test.

Konservatori është një rregullim ligjor i vendosur nga gjykata që supozohet se ndihmon individë të paaftë që nuk mund të kujdesen për veten e tyre. Babai i Britney, Jamie Spears, u caktua të menaxhonte punët e saj në 2008 pas thyerjes emocionale publike dhe shtrimit në spital.

Konservatori i Britney raportohet se kufizon gjithçka, nga me kë mund të lidhet Britney deri tek ngjyra e dollapëve të saj të kuzhinës. Britney pretendoi se babai i saj ishte “fiksuar” me të, sipas raportit të hetuesit, dhe se ai donte të kontrollonte çdo aspekt të jetës së saj. Ajo nuk mund të bënte shoqëri pa miratimin e tij ose të bënte ndryshime kozmetike në shtëpinë e saj.

Britney dhe babai i saj Jamie Spears para disa vitesh.

Sipas të dhënave, asaj iu dha vetëm 2,000 dollarë ndihmë javore pavarësisht se fitoi miliona nga rezidenca e saj e suksesshme në Las Vegas.

Britney i tha zyrtarit se donte që konservatori të ndërpritet sa më shpejt që të jetë e mundur – dhe nuk ishte hera e saj e parë që shprehte atë dëshirë.

Në vitin 2014, avokati i caktuar nga gjykata i Britney, Samuel D. Ingham III, përmendi rikthimin e babait të Britney-t me alkoolin dhe sjelljen e tij të keqe pas dyerve të mbyllura. Ai gjithashtu u përball me akuza për abuzim fizik dhe verbal dhe u hetua nga policia në 2019 pas një grindje me një nga djemtë e Spears.

Britney është përmbajtur nga deklaratat publike në lidhje me rastin, por ajo iu drejtua gjykatës gjatë një seance me dyer të mbyllura në 2019. Një pjesë e transkriptimit u zbulua në shtyp.

Britney bëri pretendime shqetësuese kundër babait të saj, duke pretenduar se ajo ishte detyruar të hynte në një institucion të shëndetit mendor kundër vullnetit të saj për arsye të ekzagjeruara.

Ajo besonte se ishte ndëshkim që kishte ‘mbrojtur’ veten gjatë disa ushtrimeve [për koncert]. Britney tha se ishte e detyruar të punonte me një temperaturë 104 gradë, duke e quajtur atë një nga momentet më të frikshme të jetës së saj.

Britney është planifikuar të flasë sot në lidhje me “statusin e konservatoritetit”, edhe pse ajo që ajo planifikon të flasë është e paqartë.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Lajmet

“Dua” shfaqet premierë rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

Filmi kosovar “Dua” ka pasur premierën rajonale mbrëmë në Teatrin Kombëtar të Sarajevës, ku u shfaq në kuadër të programit garues “Competition Programme – Narrative Feature Film” të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Filmi është me regji të Blerta Bashollit dhe është prodhuar nga Ikonë Studio.

Në rolet kryesore interpretojnë Pinea Matoshi, Yllka Gashi, Kushtrim Hoxha, Kaona Matoshi, Andi Bajgora, Vlera Bilalli dhe Fiona Abdullahu.

Premiera në Sarajevë shënon një tjetër prezantim të rëndësishëm për kinematografinë kosovare në një prej festivaleve më të njohura të filmit në rajon./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Monodrama ‘Arka’ e Mentor Zymberajt në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’

Published

on

Pas sukseseve të saj në skenat ndërkombëtare, monodrama “Arka”, me interpretim të aktorit kosovar Mentor Zymberaj, do të prezantohet në Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës ‘Dulcinea’ në Ulqin.

“ARKA” do të ngjitet në skenë më 19 gusht 2026, në orën 21:00, në Skenën Verore të Kalasë së Ulqinit, në kuadër të ceremonisë solemne të hapjes dhe ditës së parë të festivalit..

Paraqitja e Zymberajt është pjesë e programit ndërkombëtar të festivalit, i cili zhvillohet nga 19 deri më 22 gusht në Ulqin.

 

Continue Reading

Kulturë

Filmi “Dua” i Blerta Bashollit jep premierën rajonale në Festivalin e Filmit në Sarajevë

Published

on

By

Rrëfimi prekës i një adoleshenteje nga Kosova gjatë periudhës së okupimit nga Serbia ka marrë vëmendjen e publikut në kryeqytetin e Bosnjë e Hercegovinës.

Filmi “Dua”, nën regjinë e regjisores së njohur Blerta Basholli, ka dhënë premierën e tij rajonale në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Sarajevë. Projeksioni u shfaq në kuadër të kategorisë garuese “Narrative Feature Film”, ku u mirëprit nga vizitorët dhe kritikët e artit kinematografik.

Përmes këtij projekti, Basholli sjell një histori personale dhe kolektive të qëndresës, duke pasqyruar përjetimet dhe sfidat e të rinjve në Kosovë gjatë viteve të vështira të shtypjes politike e ushtarake. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të Mushnikovës

Published

on

Po vazhdojnë punimet për restaurimin e shkollës së vjetër të fshatit Mushnikovë në Prizren, një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkitekturore dhe arsimore.

E ndërtuar në vitin 1905, kjo shkollë konsiderohet një nga shembujt e rrallë të objekteve shkollore rurale të fillimit të shekullit XX, duke ruajtur gjurmë të zhvillimit të arsimit dhe jetës së komunitetit ndër vite.

Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka bërë të ditur se punimet për restaurimin e objektit po vazhdojnë me qëllim të ruajtjes së vlerave historike dhe arkitekturore të tij.

Përmes këtij projekti synohet të ruhet një pjesë e rëndësishme e historisë së Mushnikovës dhe të mbrohet një objekt që dëshmon për traditën e arsimit dhe zhvillimin e jetës shoqërore në këtë zonë.

Restaurimi i shkollës së vjetër është pjesë e përpjekjeve për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara