Lajmet

Britania e Madhe i dërgon Ukrainës edhe më shumë raketa antitank

Britania së shpejti do të furnizojë Ukrainën me një ngarkesë të vogël raketash antitank Javelin.

Published

on

Britania po shton furnizimin e saj të sistemeve të armëve për Ukrainën në “përgjigje ndaj akteve të mëtejshme të agresionit nga Rusia”, tha të mërkurën Ministri i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, përcjell UBT News.

Britania ka furnizuar Ukrainën me 3,615 raketa antitank dhe gjithashtu së shpejti do të furnizojë një ngarkesë të vogël raketash antitank Javelin, u tha Wallace ligjvënësve në parlament.

Wallace tha se “furnizimi fillestar do të ishte 2,000 raketa antitank New Light, armë të vogla dhe municione”, por kjo është rritur dhe Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të japë më shumë.

“Forcat e armatosura të Ukrainës janë të vendosur për një mbrojtje të fortë duke mobilizuar të gjithë popullsinë. Supozimi arrogant i Presidentit Putin se ai do të mirëpritej si Çlirimtari është shembur me meritë për aq sa morali i trupave të tij”.

Ben Wallace

“Së shpejti do të fillojmë dërgimin e ngarkesës së vogël të raketave antitank Javelin”, tha ai duke shtuar se të gjitha armët konsiderohen si “sisteme mbrojtëse”.

Mbretëria e Bashkuar po konsideron gjithashtu furnizimin e Ukrainës me raketa anti-ajrore të shpejtësisë së lartë Starstreak “në përgjigje të kërkesës së tyre”. Ministria e Mbrojtjes beson se ky sistem “do të mbetet brenda përkufizimit të armëve mbrojtëse, por do të lejojë që ata të mbrojnë më mirë qiellin e tyre”./UBTNews/

Lajmet

MPJD thotë se e përmbylli me sukses evakuimin e disa shtetasve kosovarë nga Izraeli

Published

on

By

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD) njoftoi të mërkurën se e ka përmbyllur me sukses evakuimin e disa shtetasve të Kosovës nga Izraeli gjatë luftës 12-ditore mes Irani dhe Izraelit.

Ajo tha se ata u larguan në javën e parë të luftës përmes Jordanisë dhe Egjiptit, por nuk tregoi se sa ishte numri i kosovarëve të evakuuar nga Izraeli.

Procesi është realizuar në koordinim të afërt me autoritetet izraelite dhe ambasadat e Shqipërisë, Bullgarisë, Greqisë dhe Egjiptit në Izrael”, thuhet në njoftim.

Pas 12 ditëve bombardimesh të ndërsjella, Irani dhe Izraeli u pajtuan të hënën për një armëpushim të ndërmjetësuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Armëpushimi po zbatohet të mërkurën, një ditë pasi të dyja palët shpallën fitoren të martën pas 12 ditëve luftë, në të cilën SHBA-ja ndërhyri duke kryer bombardime në mbështetje të Izraelit për t’i shkatërruar objektet e Iranit për pasurimin e uraniumit.

MPJD-ja tha se po ndjek nga afër rastin e një shtetaseje të Kosovës që ndodhet në trajtim mjekësor në spitalin Soroka Medical Center në qytetin Beersheva, i cili ishte cak i një sulmi gjatë luftës së shkurtër.

Fatmirësisht, ajo nuk ka qenë e pranishme gjatë sulmit dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ambasada e Kosovës në Izrael është në kontakt të vazhdueshëm me familjen e saj dhe po punon për realizimin e evakuimit të tyre sapo të krijohen kushtet përkatëse”, thuhet në njoftim.

Dhjetëra njerëz u plagosën nga sulmi në spitalin e Beershevës, i cili pësoi dëme materiale gjithashtu.

Ministria theksoi se një qytetar tjetër i Kosovës është tani në proces të largimit nga Izraeli përmes Egjiptit, me mbështetjen e Ambasadës kosovare.

Ajo tha se, sipas të dhënave të fundit të Ambasadës së Kosovës në Izrael, në territorin izraelit ndodhen edhe 13 qytetarë të tjerë të Kosovës, të cilët deri më tani nuk kanë shprehur dëshirë për t’u larguar.

Ministria tha se, duke qenë se “situata e sigurisë në Izrael vijon të përkeqësohet bën thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që ndodhen në këtë territor të tregojnë kujdes maksimal dhe të qëndrojnë vetëm në zona të sigurta”.

Continue Reading

Lajmet

Bizneset në Ferizaj protestojnë për shkak të punimeve në zgjerimin e rrugës hyrëse

Published

on

By

Bizneset që operojnë në Komunën e Ferizajt kanë mbajtur sot një protestë për të shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me mënyrën si po zhvillohet projekti “Zgjerimi i Rrugës në hyrje të Ferizajt”, i cili implementohet nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Ata thanë se rreth këtij projekti, jo vetëm se bizneset nuk kanë informacione, por as komuna e Ferizajt nga MMPHI-ja.

Përfaqësuesi i bizneseve, Muharrem Mehmeti, u shpreh se mos qasja në autostradë e kësaj pjese të bizneseve ka dëmtuar në zhvillim ekonomik këtë pjesë.

Tutje, ai shtoi se kanë kontaktuar me kompaninë që ka kryer projektin, po nga ta është thënë se projekti nuk është i tyre pasi që nuk ka vulën dhe nënshkrimin e tyre dhe kjo ka ngrehur shqetësimet e tyre.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv në AVONET, Kenan Gashi tha se kanë kërkuar në MMPHI që të kenë qasje në këtë projekt, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

Gashi, shtoi se kanë dyshime edhe për formën që është duke u realizuar, pasi që komuna nuk është e kyçur fare dhe nuk është e njoftuar për këtë projekt.

E avokati që po merret me këtë rast, Leutrim Himaj shtoi se kanë paraqitur kërkesë që të mos zhvillohen punimet, për shkak se së fundi ka një vendim të ri preliminar në lidhje me shpronësimin e kësaj zone, i cili është i paqartë për bizneset.

Bizneset deri më tani kanë dërguar dy padi, një në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ne departamentin e çështjeve administrative dhe një në Gjykatën Supreme.

Continue Reading

Lajmet

Çeku flet për kandidaturën për kryetar të Prishtinës: Ende në fazën fillestare

Published

on

By

Ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku, flet për herë të parë për kandidimin e tij për kryetar të Komunës së Prishtinës nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Ai tha se aktualisht është i përqendruar në detyrat e tij si ministër dhe se procesi i kandidimit është ende në fazën fillestare.

Detyra ime primare është që të shërbejë si ministër në detyrë. Ne jemi në fazën krejt fillestare te shpalljes së kandidaturës për Komunën e Prishtinës. Zgjedhjet janë më 12 tetor. Fushata fillon një muaj para. Jemi vetëm në fazën fillestare. Unë vazhdojë të kryej detyrat e mia të përditshme në Ministrinë e Kulturës”, tha Çeku.

Continue Reading

Lajmet

Statovci: Të mos u bëjnë presion deputetëve, kanë pasiguri

Published

on

By

Deputetja nga radhët e partisë “Guxo”, e cila ka garuar në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci tha se egoja e opozitës së deritanishme është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Sipas saj, po përdoret strategji sabotuese dhe bllokuese duke mos marrë pjesë në procesin e votimit në seancat konstituive që po mbahen çdo 48 orë.

Pas dëshmimit të seancës konstituive për herë të tridhjetë e shtatë, Statovci tha se mosvotimit i partive që deri tani ishin në opozitë është në kundërshtim me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ne po e shohim që egoja e opozitës është më e lartë sesa interesi i Kosovës dhe konstituimi i Kuvendit. Andaj përmes një strategjie sabotuese dhe bllokuese nuk kemi pjesëmarrje të procesit të votimit. Ne kemi qenë vazhdimisht thirrës në sensin që të kemi pjesëmarrje të votimit qoftë përmes votës për, kundër, apo abstenimeve. Mirëpo, bie në kundërshtim edhe me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese nëse vazhdohet në një proces tutje të mospjesëmarrjes nga akterët tjerë të opozitës në këtë proces të votimit”, tha Statovci.

Statovci para gazetarëve potencoi se janë në pritje të vendimit nga Gjykata Kushtetuese sa i përket procesit të seancës konstituive.

Siç tha ajo, partitë politike nuk duhet bërë presion ndaj deputetëve për të mos votuar. Sipas saj, tendenca për të bllokuar procesin, vjen pasi të njëjtat kanë pasiguri tek deputetët e tyre.

Ne jemi në pritje të vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese e cila fillimisht duhet të deklarohet nëse e pranon këtë lëndë për trajtim dhe cili do të jetë epilogu tutje. Në mënyrë që të dalim nga një situatë e tillë dhe spektri politik i cili prehet nga partitë tjera opozitare…Unë besoj që duhet të mos imponojnë dhe të mos bëjnë presion ndaj deputetëve tyre, mirëpo të respektojnë gjykimin dhe integritetin e cilido deputetë. Tendenca e tyre për të bllokuar këta hapa nënkupton se kanë pasiguri në deputetë e tyre”, potencoi Statovci.

Sot, ka dështuar për të tridhjeteshtatën (37) herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës është caktuar të premten (më 27 qershor) në ora 11:00.

Continue Reading

Të kërkuara