Magazinë

Brad Pitt i magjepsi të pranishmit në premierën e filmit “F1”

Published

on

Brad Pitt mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri “F1” në Mexico City, ku tregoi dukjen e re.

Pitt eci në tapetin e kuq me një kostum vjollcë, dhe modeli i tij i ri i flokëve tërhoqi vëmendje të veçantë, pasi i preu flokët shkurt dhe tregoi mjekrën e tij të thinjur. Me humor të mirë, aktori u shoqërua me fansat, dha autografe dhe bëri selfie.

Shumë fansa në rrjetet sociale e vlerësuan pamjen e tij, duke thënë se dukej më mirë se kurrë. Pitt është ylli kryesor i filmit “F1”, i cili do të dalë në kinema këtë muaj. Në film luajnë gjithashtu Damson Idris, Kerry Condon dhe Javier Bardem.

Është një film dramë sportive me regji nga Joseph Kosinski, me një skenar të shkruar nga Ehren Kruger bazuar në një histori që të dy e shkruan së bashku, e cila përshkruan Kampionatin Botëror të Formula 1.

“Sonny Hayes, i luajtur nga Pitt, një pilot i Formula 1 që garonte në vitet 1990, pësoi aksident që e detyroi të largohej nga Formula e të fillonte të garonte në disiplina tjera. Pronari e miku i ekipit të Formula 1, Ruben, kontaktoi Hayes dhe i kërkoi të dilte nga pensioni për të qenë mentor i Joshua Noah Pearce për ekipin e Apex Grand Prix”, thotë përshkrimi  .

Magazinë

Bieber bëhet headliner i Coachella 2026 – më i paguari në historinë e festivalit

Published

on

Justin Bieber do të rikthehet fuqishëm në skenë vitin e ardhshëm, duke qenë performuesi kryesor i Coachella 2026.

Ai do të ndajnë skenën me Sabrina Carpenter dhe Karol G, ndërsa festivali do të zhvillohet në Indio, California, më 10–12 prill dhe 17–19 prill.

Sipas Billboard dhe Cosmopolitan, Bieber do të fitojë plot 10 milionë dollarë për dy fundjava, duke e bërë headliner-in më të paguar ndonjëherë në historinë e Coachella-s. Për më tepër, kontrata nuk përfshin tarifë agjencie, që do të thotë se shuma i shkon drejtpërdrejt atij.

Kjo shumë kalon rekordin e mëparshëm të vendosur nga Beyoncé më 2018, e cila kishte marrë 8 milionë dollarë për performancën ikonike.

Ky rikthim në skenë vjen pas ndërprerjes së turneut “Justice World Tour” më 2022 e pas publikimit të projekteve të tij të fundit muzikore.

Burime pranë artistit e përshkruajnë këtë si një “epokë të re të pavarësisë artistike” për Bieber, duke premtuar një spektakël që do të mbetet gjatë në kujtesën e fansave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Reese Witherspoon tregon si e përballoi ankthin me hipnozë

Published

on

Aktorja amerikane Reese Witherspoon ka zbuluar se ka kërkuar ndihmën e një hipnotizuesi për shkak të sulmeve të forta të panikut dhe ankthit.

Në një intervistë për podkastin “Las Culturistas” me Bowen Yang dhe Matt Rogers, ylli 49-vjeçar foli për mënyrat që kishte provuar për të menaxhuar ankthin dhe për sfidat që kishte hasur.

“Kam provuar meditimin dhe ilaçet, por asnjëra nuk më ndihmonte sa duhet. Vetëm kur fillova terapinë me një hipnotizues ndjeva një përmirësim të vërtetë,” tha Witherspoon.

Aktorja shpjegoi se ankthi i saj bëhej më i fortë në situata ku duhej të performonte ose të dilte në publik.

“Më parë kisha sulme paniku të rënda, ndonjëherë sikur do të qaja pa kontroll,” shtoi ajo.

Përpjekjet e saj për të qetësuar ankthin përfshinin meditimin, por me çrregullimin e mungesës së vëmendjes që ka, ishte e vështirë të qëndronte e fokusuar gjatë seancave. Ajo gjithashtu provonte qetësues, por ndonjëherë ndjente sikur ishte “si një zombi”.

Kur ishte 34 vjeç, ajo e nisi terapinë me hipnozë dhe Programimin Neuro-Gjuhësor, i cili ndihmon njerëzit të krijojnë strategji të qarta për të menaxhuar stresin dhe për të përmirësuar mirëqenien.

“Më ndihmoi të kuptoja se mund të performoja njësoj mirë, edhe kur ndjeja ankth,” shpjegoi ajo.

Një nga ushtrimet që ajo përdor është të flasë me veten pas përfundimit të një detyre.

Ndërsa largohet nga skena, i thotë vetes: “Do të ia dalim mbanë,” duke përforcuar ndjenjën e vetëbesimit dhe qetësisë.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Ndahen Monica Bellucci dhe Tim Burton

Published

on

Regjisori i njohur i Hollivudit, Tim Burton, dhe aktorja e modelja italiane, Monica Bellucci, kanë njoftuar ndarjen e tyre përmes një deklarate të përbashkët të bërë publike të premten.

Në deklaratë ata theksuan:

“Me shumë respekt dhe kujdes të ndërsjellë, Monica Bellucci dhe Tim Burton kanë vendosur t’i japin fund lidhjes së tyre.”

Monica, 60 vjeçe, dhe Tim, 67, nisën romancën në tetor të vitit 2023. Çifti u shfaq për herë të fundit bashkë më 14 qershor, gjatë Festivalit të 71-të të Filmit në Taormina, ku Burton u pa duke e puthur me dashuri në faqe aktoren italiane.

Dyshja u takuan për herë të parë më 2006, por raporti mori tjetër drejtim pas ribashkimit në Festivalin e Filmit Lumière në Lyon, në tetor të vitit 2022. Në qershor të vitit pasues, Bellucci konfirmoi publikisht lidhjen gjatë një interviste për Elle France. Ajo deklaroi:

“Çfarë mund të them… Jam e lumtur që e kam njohur këtë njeri, para së gjithash. Është një nga ato takime që ndodhin rrallë në jetë. E njoh njeriun, e dua atë, dhe tani do të njoh regjisorin – fillon një aventurë tjetër. E dua Tim-in dhe kam një respekt të madh për të.”

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Trupi i një adoleshenteje gjendet në makinën e këngëtarit D4vda

Published

on

Mediat online kanë shpërndarë lajmin se në një automjet të regjistruar me emrin e këngëtarit amerikan D4vd, David Anthony Burke është zbuluar trupi i një adoleshenteje.

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për Celeste Rivas, e cila ishte shpallur e zhdukur më shumë se një vit më parë në Kaliforni.

Celeste, vetëm 13 vjeçe në kohën e zhdukjes, ishte parë për herë të fundit në prill të vitit 2024 pranë Liqenit Elsinore.

Detaje të dala në media sugjerojnë se ajo kishte një lidhje me një person të quajtur “David”, ndërkohë që një tatuazh me mbishkrimin “Shhh…” në gishtin tregues të saj ka ngjallur dyshime për një lidhje të mundshme me artistin, i cili ka të njëjtin simbol të gdhendur në dorë.

Trupi i pajetë raportohet se është gjetur në fillim të shtatorit, në bagazhin e përparmë të një makine Tesla, e cila kishte qëndruar e braktisur për ditë të tëra në një parkim në Hollywood Hills. Policia ndërhyri pasi banorët denoncuan erë të rëndë që vinte nga automjeti.

Burime mediatike shkruajnë se autoritetet kanë konfirmuar pronësinë e mjetit, por nuk ka ende informacion zyrtar mbi përfshirjen e D4vd në këtë rast. Vetë këngëtari, sipas këtyre raportimeve, ka deklaruar se nuk ka dijeni për ngjarjen dhe është duke bashkëpunuar me hetimet.

Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë njoftim të detajuar mbi çështjen, lajmi ka ngjallur reagime të shumta në rrjet. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara