Lajmet

Borrell në vetizolim

Published

on

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politika të Jashtme dhe Sigurisë, Josep Borrell, është në vetizolim meqë kishte kontakt me një person që rezultoi pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka konfirmuar vet Borrell përmes një shkrimi në Twitter.

“U informova këtë pasdite se një anëtar i delegacionit që po udhëtonte me mua dhe Janez Lenarqiqin në Etiopi javën e kaluar ka rezultuar pozitiv për koronavirus. Unë kam rezultuar negativ në kthimin tim të dielën. Jam vetizoluar në përputhje me rregullat dhe po pres testimin e dytë”, ka shkruar Borrell dje në Twitter./UBTNews

Lajmet

Presidenti kroat pas takimeve me Papën e Vatikanit: Kudo që shkoj e kërkoj njohjen e Kosovës

Published

on

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanovic, është takuar me Papa Leonin, të cilin e ka ftuar për vizitë. Pasi u pyet nga gazetarët nëse kanë diskutuar për Kosovën, Milanovic tha se Vatikani është shumë konservator në këto çështje.

Ai u takua edhe me sekretarin e Vatikanit, Pietro Parolin, por Milanovic tha se nuk mund të japë detaje.

“Kjo tregon se shtetet veprojnë në interesin e tyre, gjë që nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe, për sa kohë që nuk janë keqdashëse ose pushtuese”, tha Milanovic, duke shtuar se ai mbështet njohjen e Kosovës kudo që të mundet.

“Unë nuk e bëj këtë për të inatosur Serbinë ose serbët, është thjesht çështje realiteti”, tha ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Sot përfundon afati për konfirmim të vëzhguesve të akredituar dhe aplikim për vëzhgues shtesë për balotazh

Published

on

By

Sot përfundon periudha për konfirmimin e vëzhguesve të akredituar dhe aplikimin për vëzhgues shtesë për të vëzhguar raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025.

Përmes një komunikate për media, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar subjektet politike të certifikuara (pjesëmarrëse në raundin e dytë), OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, që tashmë janë akredituar se platforma elektronike është e qasshme për konfirmimin e vëzhguesve aktualë ose shtimin e vëzhguesve të rinj.

Afati për konfirmim dhe shtimin e vëzhguesve është deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.

KQZ njofton se ID aktuale, të lëshuara nga KQZ dhe që janë përdorur për procesin zgjedhor të datës 12 tetor 2025, nuk do të jenë valide për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave, i cili do të mbahet më 9 nëntor 2025./EO

Continue Reading

Lajmet

Rrahje në Istog, arrestohen dy të dyshuar

Published

on

By

Një rrahje raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Istog, e  ku policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe lëndim i lehtë trupor”.

Policia ka njoftuar se viktima e rastit është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog. Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në komunikatën për media të Policisë./EO

Continue Reading

Lajmet

Rrahen mes vete, arrestohen katër persona në Lupç të Epërm të Podujevës

Published

on

By

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Lupç i Epërm në Podujevë, e të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ata kanë pësuar lëndime, ndërkohë që pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajte tre prej tyre, ndërsa njëri ka vazhduar mjekimin e mëtejmë nën mbikëqyrjen e njësive policore.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./EO

Continue Reading

Të kërkuara