Magazinë

“Borëbardha” i Disney-t kryeson arkën filmike pavarësisht komenteve negative

Published

on

Filmi i ri i Disney-t, një adaptim i përrallës klasike “Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët”, ka kryesuar listën e filmave më të shikuar në arkën filmike të Amerikës së Veriut, edhe pse ka marrë komente negative në internet.

Sipas të dhënave të Box Office Mojo, gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, filmi ka gjeneruar rreth 87.3 milionë dollarë në nivel global, me pothuajse gjysmën e kësaj shume që vjen nga Amerika e Veriut.

Megjithatë, kjo shifër është nën pritshmëritë, duke marrë parasysh se buxheti i filmit ka kaluar 270 milionë dollarë.

Pavarësisht se ishte pritur të ishte një sukses i garantuar, adaptimi i ri i animacionit klasik të vitit 1937 ka përballuar shumë polemika, veçanërisht përpara premierës së tij.

Filmi u bë temë debati për ndasitë sociale dhe politike, duke përfshirë kritika për zgjedhjen e aktores Rachel Zegler, me prejardhje kolumbiane, në rolin e Borëbardhës.

Gjithashtu, pati reagime të ashpra ndaj komenteve pro-palestineze të Zegler-it, si dhe ndaj komenteve pro-izraelite të Gal Gadot, aktores izraelite që luan rolin e Njerkës.

Magazinë

Blanco flet pas martesës me Selenen: “U martova me një princeshë Disney”

Published

on

Producenti i njohur muzikor, Benny Blanco, ka ndarë së fundmi disa fotografi të reja nga ceremonia e tij e martesës me këngëtaren dhe aktoren e famshme, Selena Gomez.

Në përshkrimin që shoqëronte postimin, ai shkroi me emocion: “U martova me një princeshë të vërtetë të Disney-t”.

Në fotot që tashmë po bëjnë xhiron e rrjetit, Selena shfaqet me një vello të gjatë dhe mbresëlënëse, e cila i jep pamjen e një princeshe moderne. Ajo duket rrezatuese, ndërsa buzëqesh pranë Benny-t, i cili nuk e fsheh lumturinë.

Çifti gjithashtu ka treguar për herë të parë unazat e tyre të martesës, duke i dhënë ndjekësve një vështrim më intim në këtë moment të rëndësishëm të jetës së tyre.

Ky moment i veçantë ka emocionuar fansat në mbarë botën, të cilët kanë përmbytur rrjetet sociale me urime dhe komente dashamirëse për çiftin e ri.

Continue Reading

Magazinë

Pse prona e Beyoncé dhe Jay-Z njihet si “fusha e rrezikut”?

Published

on

Çifti i famshëm, Beyoncé dhe Jay-Z, raportohet se po planifikojnë të ndërtojnë një rezidencë të re luksoze në Angli.

Sipas Daily Mail, yjet janë duke finalizuar blerjen e një prone prej 8 milionë eurosh në fshatin piktoresk Wigginton, në qarkun e Oxfordshire, shumë pranë resortit të njohur “Soho Farmhouse”, të preferuar nga emra të njohur si David dhe Victoria Beckham.

Zona përreth është bërë gjithnjë e më e popullarizuar mes të pasurve dhe të famshmëve që kërkojnë qetësi larg zhurmës së Londrës.

Prona që çiftit thuhet se i ka rënë në sy ka një problem: rrezikun e përmbytjeve. Banorët e zonës e kanë quajtur vendin “fusha e rrezikut” për shkak të prirjes për përmbytje pas reshjeve të mëdha.

Megjithatë, duket se planet e tyre janë në faza të avancuara. Burime nga komuniteti lokal sugjerojnë se gjithçka është nënshkruar dhe paratë janë depozituar, duke ndezur kuriozitet dhe spekulime mbi ndikimin e mundshëm që ky investim mund të ketë në zonë.

Nëse blerja përfundohet, kjo do të jetë një tjetër pronë në portofolin e gjerë të çiftit Carter, të njohur për rezidencat e tyre në Los Angeles, New York dhe Hamptons. Madje duket se as fshatrat e qetë angleze nuk mund t’i shpëtojnë hijes së yjeve botërorë.

Continue Reading

Magazinë

Lola Young ka qetësuar fansat pas rrëzimit në skenë: Jam më mirë tani!

Published

on

Lola Young ka qetësuar fansat e saj pas një rënieje në skenë gjatë një performancë në Festivalin All Things Go në New York disa ditë më parë.

Ajo konfirmoi se ndihet mirë tani dhe falënderoi ndjekësit për mbështetjen e tyre.

Incidenti ndodhi kur, gjatë performancës, i ra mikrofoni dhe Young ra prapa, duke shkaktuar shqetësim tek publiku dhe artistët e tjerë të pranishëm, raporton BBC.

Videot e shpërndara tregojnë momentin kur këngëtarja dukej pak e shqetësuar para se të binte.

Gjatë setit të saj, këngëtarja 24-vjeçare i kishte treguar turmës se kishte kaluar disa ditë të vështira për shkak të një “çështjeje të ndjeshme”, duke shtuar: “Ndonjëherë jeta të hedh limonë, por duhet të bësh limonadë”.

Reperja Doechii, e cila performoi pas Young, e përshkroi këngëtaren si një artiste jashtëzakonisht të talentuar dhe inkurajoi publikun të bërtiste “të duam Lola” për të shprehur mbështetjen.

Lola Young, ish-studente e Brit School for Performing Arts and Technology, u bë e njohur me këngën “Messy” në vitin 2024, e cila arriti vendin e parë në disa vende dhe rriti profilin e saj ndërkombëtar, duke e bërë atë një nga artistet britanike më të reja me këngë kryesuese.

Pas incidentit, asnjë nga shfaqjet e tjera nuk është anuluar, dhe Lola pritet të vazhdojë turneun dhe performancat e saj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Trilleri i ri i Leonardo DiCaprio-n shënon debutim të fuqishëm në kinema

Published

on

Filmi “One Battle After Another”, i regjisorit të njohur Paul Thomas Anderson dhe me protagonist Leonardo DiCaprio, ka debutuar me sukses në arkëtimet e fundjavës së parë.

Produksioni fitoi 22.4 milionë dollarë në tregun amerikan, duke vendosur rekord personal për regjisorin dhe duke e konfirmuar si një nga projektet më të shumëpritur të vitit, sipas Forbes.

Në nivel ndërkombëtar, filmi grumbulloi edhe 26 milionë dollarë, duke e çuar fitimin global në 48.5 milionë dollarë.

Performanca e tij u përforcua nga një vlerësim “A” në CinemaScore dhe komente të shkëlqyera nga kritikët.

Në Metacritic, filmi u rendit mes më të vlerësuarve të dekadës, me “mirënjohje universale” si nga publiku ashtu nga ekspertët e kinemasë.

Megjithatë, rruga drejt fitimit mbetet sfiduese. Buxheti i prodhimit vlerësohet në 130 milionë dollarë, ndërsa shpenzimet e marketingut kanë arritur deri në 70 milionë dollarë shtesë, sipas The New York Times.

Kjo do të thotë se “One Battle After Another” do të duhet të mbajë ritëm të fortë edhe për disa fundjava për të justifikuar investimin. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara