Lajmet

Blinken: SHBA nuk ka gisht në vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh

Published

on

Sekretari i Shtetit të SHBA, Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë të përfshira në vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe ka theksuar rëndësinë e një armëpushimi të menjëhershëm në Gaza. Blinken e bëri këtë koment gjatë një intervistë me Channel News Asia në kuadër të vizitës së tij në Singapor.

“Kjo është diçka për të cilën ne nuk ishim në dijeni ose të përfshirë. Është shumë e vështirë të spekulosh, tha Blinken kur u pyet në lidhje me rolin e SHBA-së në ngjarjet që lidhen me vdekjen e Haniyeh. Ai gjithashtu theksoi se është e rëndësishme të shmangen spekulimet mbi ndikimin e mundshëm që kjo ngjarje mund të ketë në situatën në Gaza.

Haniyeh, lideri i grupit militant palestinez Hamas, u vra disa orë pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e betimit për presidentin e ri të Iranit. Ky incident ndodhi në një kohë kur lufta mes Hamasit dhe Izraelit, e nisur më 7 tetor nga një sulm i organizuar nga Hamas, vazhdon të jetë e ashpër dhe e përgjakshme në Gaza. Haniyeh, i cili zakonisht është i vendosur në Katar, ka qenë një figurë kyçe në diplomacinë ndërkombëtare të Hamasit.

Në një tjetër zhvillim, vrasja e Haniyeh ka ndodhur pak më shumë se 24 orë pas deklaratave nga Izraeli, që pretendonin se kishin eliminuar një komandant të Hezbollahut, për të cilin Izraeli tha se ishte përgjegjës për një sulm vdekjeprurës në Lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli. Kjo vrasje e fundit mund të përbëjë një pengesë të rëndësishme për përpjekjet për të arritur një armëpushim pas një periudhe 10-mujore të luftës dhe dhunës.

Blinken ka bërë të qartë se SHBA-ja mbetet e angazhuar për të arritur një armëpushim dhe për lirimin e pengjeve që mbahen në Gaza. Është shumë e rëndësishme që të shpresojmë që gjërat të vendosen në një rrugë më të mirë për paqe më të qëndrueshme dhe siguri më të qëndrueshme, në mënyrë që fokusi të mbetet,” theksoi ai.

Përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme të konfliktit në Gaza vazhdojnë të jenë një prioritet i madh për politikën e jashtme të SHBA-së, ndërsa Blinken dhe administrata e tij përpiqen të nxisin përparim në drejtim të një armëpushimi dhe stabilitetit afatgjatë në rajon./UBTNews/

Lajmet

FSK rrit gatishmërinë për ndërhyrje emergjente në male

Published

on

By

Në Qendrën Nacionale të Trajnimit për Kërkim Shpëtimit ka përfunduar Trajnimi Bazik i Kërkim-Shpëtimit Malor.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit përfituan njohuri dhe aftësi të specializuara në fushën e operacioneve malore, duke përfshirë: orientimin në terren malor, teknikat bazike të alpinizmit, përdorimin e pajisjeve teknike, menaxhimin e situatave emergjente, kërkim-shpëtimin në terrene të vështira, si dhe ofrimin e ndihmës së parë në kushte malore.

Trajnimi u zhvillua në përputhje me standardet profesionale dhe synon rritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së për reagim efikas në operacione kërkim-shpëtimi dhe emergjenca në mjedise malore në Mbështetje Ushtarake Autoriteteve Civile.

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT diskutohet për sigurinë në punë: Sfidat dhe zgjidhjet për sektorin e ndërtimit

Published

on

By

Me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, UBT do të jetë nikoqir i një diskutimi që prek një prej sektorëve më dinamikë në vend: ndërtimin. Ngjarja do të mbahet nesër, më 28 prill 2026, duke filluar nga ora 14:00, në ambientet e Bibliotekës në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, në Lipjan.

Ky panel diskutimi do të bëjë bashkë krerët e institucioneve publike, përfaqësues të Inspektoratit të Punës, si dhe ekspertë të fushës nga Oda e Arkitektëve dhe ajo e Inxhinierëve. Qëllimi kryesor është analiza e thellë e shkaqeve të aksidenteve në vendet e punës dhe propozimi i masave konkrete për rritjen e sigurisë.

Përmbajtja e diskutimit do të shtrihet në tri shtylla kryesore:

  • Analiza e incidenteve: Shqyrtimi i statistikave aktuale dhe roli i zbatimit të ligjit nga inspektorati.
  • Faktorët natyrorë: Ndikimi i gjeologjisë, rrëshqitjeve të dheut dhe ndryshimeve klimatike në sigurinë e kantiereve.
  • Perspektiva akademike: Roli i universiteteve në edukimin e brezave të rinj dhe integrimin e inovacionit për parandalimin e rreziqeve.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të jubileut të 25-të të UBT-së, duke rikonfirmuar misionin e këtij institucioni për të shërbyer si një platformë ku shkenca, politika dhe industria bashkohen për të zgjidhur problemet jetike të shoqërisë kosovare dhe për të garantuar mbrojtjen e jetës së punëtorëve.

Continue Reading

Lajmet

Disa zona të Kalasë së Prizrenit mbyllen përkohësisht për arsye sigurie

Published

on

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se, në kuadër të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe sigurisë së vizitorëve, disa zona të Kalasë së Prizrenit do të mbyllen përkohësisht.

Vendimi është marrë pas vlerësimeve profesionale që kanë evidentuar gjendje të rënduar të disa strukturave dhe rrezik potencial për vizitorët. Zonat e rrezikuara do të jenë të shënuara dhe të kufizuara deri në një njoftim të ri. Po ashtu, është pezulluar përkohësisht përdorimi i hapësirave të kalasë për aktivitete kulturore, artistike dhe organizime të ndryshme, deri në stabilizimin e gjendjes dhe krijimin e kushteve të sigurta.

Ministria ka bërë të ditur se publiku do të njoftohet me kohë për çdo zhvillim të mëtejshëm dhe për afatet e mundshme të rihapjes, ndërsa falënderon qytetarët për mirëkuptimin.

Continue Reading

Të kërkuara