Lajmet

Blinken optimist për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Ai tha se ka dëgjuar “mbështetje të fuqishme” për anëtarësimin në NATO të këtyre dy shteteve.

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu besimin se Suedia dhe Finlanda do t’i bashkohen NATO-s pasi këto dy shtete zyrtarisht të aplikojnë, pavarësisht se Turqia ka shprehur shqetësime për anëtarësimin e mundshëm të këtyre dy shteteve nordike.

“Shtetet e Bashkuara do të mbështesin fuqishëm aplikimin në NATO edhe të Suedisë dhe Finlandës, nëse këto dy shtete vendosin që zyrtarisht të aplikojnë për anëtarësim në aleancë”, tha Blinken për gazetarët të dielën, pasi ministrat e Jashtëm të NATO-s u takuan në Berlin.

Ai tha se ka dëgjuar “mbështetje të fuqishme” për anëtarësimin në NATO të këtyre dy shteteve.

“Jam i bindur se ne do të arrijmë konsensus”, tha ai.

Finlanda më 15 maj zyrtarisht njoftoi se do të aplikojë për anëtarësim për NATO. Ky shtet, që gjendet në kufi me Rusinë, pritet të aplikojë në NATO, pasi Parlamenti të miratojë një vendim të tillë.

Edhe Suedia, shtet tjetër nordik, pritet të bëjë një njoftim të tillë më 16 maj.

Rusia ka paralajmëruar kundër zgjerimit të NATO-s, teksa Turqia ka shprehur kundërshti për anëtarësimin e mundshëm të Finlandës dhe Suedisë. Kundërshtitë e Turqisë më shumë kanë të bëjnë me aplikimin e mundshëm të Suedisë, për shkak të qëndrimit të butë ndaj Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian, e konsiderojnë organizatë terroriste./REL

Lajmet

Hajdari: Stërvitja është shumë intensive, po udhëtojmë për t’i marrë tre pikët në Slloveni

Published

on

Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar me stërvitje para përballjes me Slloveninë, ku në këtë stërvitje, Dardanët janë përqendruar kryesisht në aspektin taktik dhe në zbatimin e filozofisë së lojës që përzgjedhësi Foda synon ta aplikojë në ndeshjen e parë të këtij muaji, atë kundër Sllovenisë.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Albian Hajdari pas stërvitjeve ka folur duke thënë se atmosfera është shumë e mirë dhe synojnë pikët maksimale ndaj Sllovenisë.

“Atmosfera është shumë e mirë. Ne jemi gati. Stërvitja është shumë intensive dhe kualiteti shumë i mirë dhe deri tash gjithçka ka shkuar mirë. Ne do të përgatisim lojën kundër Sllovenisë për të marrë maksimumin, 3 pikët”, tha Hajdari.

Kombëtarja jonë më 15 nëntor do të jetë mysafire e Sllovenisë, derisa më 18 nëntor e pret Zvicrën në shtëpi./S.K/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Bislimi priti në takim Jiri Plecity, diskutuan rreth integrimit të Kosovës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim Shefin e Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity.

Së bashku diskutuan rreth procesit të integrimit evropian të Kosovës. Zëvendëskryeministri theksoi se është me rëndësi ratifikimi në Kuvend i marrëveshjeve rreth Planit të Rritjes në mënyrë që të krijohen kushtet për lirimin e fondeve të destinuara për Kosovën. Ai shtoi se Kosova ishte vendi i parë që aprovoi agjendën e reformave.

Në vijim, foli rreth nevojës për heqjen e plotë të masave ndaj Kosovës, gjersa nuk ka më asnjë kusht që duhet të plotësohet nga ana e shtetit tonë.

Shefi i Divizionit për Kosovë pranë Komisionit Evropian, Jiri Plecity, po qëndron në vendin tonë ndërsa do të marrë pjesë edhe në takimin e radhës të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian./EO

Continue Reading

Lajmet

Të hënën mbahet Konventa e PDK-së ku shpallet kryetari i ri, Krasniqi thotë se e preferon Bedri Hamzën

Published

on

By

Të hënën do të mbahet Konventa e PDK-së e ku do të shpallet Kryetari i ri, raporton Ekonomia Online. Këtë e bërë të ditur Memli Krasniqi në konferencën për media, pasi dha lajmin e vendimit të tij për t’u dorëhequr nga pozita.

Sot, si një thirrje prej zemrës, dua të ftoj të gjithë që të bashkohemi dhe të jemi më të bashkuar se kurrë më parë, sepse PDK-ja e ka për detyrë t’i dalë zot vendit. Kosova sot po përballet me një sfidë stagnimi, dhe vendi ka nevojë për një udhëheqje të vërtetë një udhëheqje që vetëm PDK-ja mund ta ofrojë.  PDK-ja ka shumë energji, shumë vullnet dhe shumë zemra që rrahin për Kosovën. Kjo është arsyeja pse unë besoj në një të ardhme më të mirë për vendin tonë. Të dashur miq, sot, në përputhje me Statutin e Partisë Demokratike të Kosovës, kam thirrur Konventën e Partisë, e cila do të mbahet të hënën, ku do të shpallet Kryetari i ri. Në fund, dua t’ju them një faleminderit të madh qytetarëve, votuesve dhe ekipit tim të jashtëzakonshëm”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

​Atentat në Rinas, 10 plumba në trupin e punonjësit të AMP

Published

on

By

Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore Mustafa Sheqeri, i njohur ndryshe si Muçi Shaljani pasi mori 10 plumba, dy prej të cilëve në kokë.

40-vjeçari, i cili ndodhet i intubuar në reanimacion, mbeti i plagosur rëndë në atentatin e ndodhur ditën e djeshme në zonën e Rinasit, ku humbi jetën 47-vjeçari Gilmando Dani, raporton tch.

Sipas burimeve spitalore, Sheqeri ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, nën kujdesin e mjekëve. Ai ka marrë 10 plumba, ndër to dy në kokë dhe disa të tjera në pjesë të ndryshme të trupit. Mjekët po bëjnë përpjekje të vazhdueshme për t’i shpëtuar jetën, ndërsa gjendja e tij mbetet kritike dhe e paqëndrueshme.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi automjeti ku udhëtonin Gilmando Dani dhe Mustafa Sheqeri u qëllua me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar. Të dy sapo ishin kthyer nga Barcelona./KP

Continue Reading

Të kërkuara