Bota

​Blinken dhe Lammy diskutojnë për rritjen e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken foli me telefon me sekretarin e jashtëm britanik David Lammy, duke diskutuar sfidat globale, duke përfshirë nevojën për të rritur mbështetjen ushtarake për Ukrainën.

Kjo u raportua të dielën nga Departamenti Amerikan i Shtetit, shkruan Ukrinform.

Për Ukrainën, ata diskutuan nevojën për të rritur ndihmën për sigurinë, veçanërisht duke pasur parasysh vendimin përshkallëzues të Rusisë për t’iu drejtuar DPRK-së për të furnizuar ushtarë për të vazhduar luftën e saj brutale të agresionit”, thuhet në raport.

Kryediplomatët diskutuan edhe për situatën në Siri dhe parimet që duhen ndjekur gjatë procesit të tranzicionit dhe formimit të qeverisë së re. Gjithashtu, u diskutua për situatën në Rripin e Gazës dhe rëndësinë e përfundimit të marrëveshjes për armëpushim.

Palët biseduan edhe për çështje të tjera globale.

Siç raportoi Ukrinform më herët, javën e kaluar Shtetet e Bashkuara njoftuan disa paketa të ndihmës për mbrojtjen dhe ekonomike për Ukrainën./Ukrinform/

Bota

Trump: Erdogan tip shumë i zgjuar, qëndron pas rënies së Assad

Published

on

By

Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se ai besonte se Turqia dhe presidenti i saj Recep Tayyip Erdogan qëndronin pas ngjarjeve të fundit në Siri, të cilat rezultuan në rënien e regjimit të ish-presidentit Bashar al-Assad.

Askush nuk e di se kush është pala tjetër”, tha Trump për zhvillimet e fundit në vendin e shkatërruar nga lufta.

Por unë e di, Turqia. Erdogan është një tip shumë i zgjuar, e ka dëshiruar këtë për vite me radhë dhe ai e mori. Ata njerëz që u futën janë të kontrolluar nga Turqia dhe kjo është në rregull, është një mënyrë tjetër për të luftuar”.

Trump tha më tej se ai nuk do të dëshironte që asnjë trupë amerikane të vritej në Siri, por përfundoi duke thënë se “askush nuk e di” se cili do të ishte rezultati i konfliktit në Lindjen e Mesme.

Trump nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet nëse ai mendon se Ukraina duhet t’i dorëzojë territorin Rusisë si pjesë e një zgjidhjeje të negociuar të luftës gati tre-vjeçare. Presidenti i sapozgjedhur madje theksoi se Zelensky duhet të jetë i gatshëm të bëjë një marrëveshje.

Trump tha se pjesa më e madhe e zonës së diskutueshme është kthyer në rrënoja dhe do të duhet një shekull për t’u rikuperuar.

Continue Reading

Bota

Shefi i forcave mbrojtëse bërthamore vritet nga një shpërthim në Moskë

Published

on

By

Një oficer i rangut të lartë i ngarkuar me Trupat e Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë (RKhBZ) është vrarë në një shpërthim në Moskë, tha Komiteti Hetues i Rusisë.

Gjeneral-lejtnant Igor Kirillov dhe ndihmësi i tij u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter jashtë hyrjes së një ndërtese në Moskë herët më 17 dhjetor, tha komiteti në një deklaratë, duke shtuar se një hetim është hapur.

Incidenti ndodhi një ditë pasi shërbimi i sigurisë SBU i Ukrainës raportoi se prokurorët ukrainas ngritën një akuzë kundër Kirillov, duke e akuzuar atë si përgjegjës për përdorimin e armëve kimike kundër trupave ukrainase gjatë luftës së nisur nga pushtimi i paprovokuar i Ukrainës nga Rusia.

Komiteti hetimor tha se shpërthimi ndodhi jashtë një pallati në Ryazansky Prospekt, një rrugë në kryeqytetin rus që fillon rreth 7 kilometra në juglindje të Kremlinit.

Igor Kirillov, kreu i forcave të mbrojtjes kimike, biologjike dhe nga rrezatimi, të forcave të armatosura të Federatës Ruse, dhe ndihmësi i tij u vranë”, tha komiteti hetimor.

Fotot e postuara në kanalin rus Telegram Astra treguan atë që dukej se ishin dy trupa të shtrirë në dëborë jashtë derës së dëmtuar të një ndërtese apartamentesh.

Pas analizimit të imazheve të një makine të parkuar pranë ndërtesës së banesës, Astra raportoi se automjeti ishte i Kirillovit.

RKhBZ janë forca speciale që veprojnë në kushte të kontaminimit radioaktiv, kimik dhe biologjik.

Sipas biografisë së tij zyrtare, Kirillov mori pjesë në krijimin dhe miratimin e sistemit të flakëhedhësve të rëndë TOS-2 “Tosochka” nga Ushtria Ruse, si dhe në luftën kundër pandemisë COVID-19.

Ukraina nuk ka komentuar ende mbi informacionin.

Kirillov dhe RKhBZ u vendosën në listën e sanksioneve të Britanisë në tetor për përdorimin e agjentëve të kontrollit të trazirave dhe raporteve të shumta për përdorimin e agjentit toksik vdekjeprurës, kloropicrin, në fushën e betejës./REL/

Continue Reading

Bota

Scholzi humbet votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani

Published

on

By

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Parlamentin e vendit të hënën, me çfarë i ka hapur vendit rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fund të shkurtit.

Scholzi e fitoi besimin e 207 ligjvënësve në Bundestag, por 394 të tjerë votuan kundër tij, ndërsa 116 abstenuan.

Atij i nevojitej një shumicë prej 367 votash për ta fituar votëbesimin.

Scholzi udhëheq një qeveri pakicë, pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi më 6 nëntor, për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit.

Liderët e disa partive të mëdha u pajtuan që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se koha e zgjedhjeve të rregullta.

Votëbesimi ishte i nevojshëm sepse Kushtetuta e Gjermanisë nuk e lejon Parlamentin të shpërbehet vetvetiu.

Tani i takon presidentit Frank-Walter Steinmeier të vendosë për shpërbërjen apo jo të Bundestagut dhe për të thirrur zgjedhje të reja.

Ai ka 21 ditë kohë për ta marrë atë vendim, dhe sapo të shpërbëhet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.

Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.

Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.

Continue Reading

Bota

BE-ja miraton sanksione të reja ndaj Rusisë, përfshin edhe entitete kineze

Published

on

By

Bashkimi Evropian e ka miratuar pakon e 15-të të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, që përfshin masa më të ashpra ndaj entiteteve kineze dhe anijeve nga e ashtuquajtura flotës “hije” të Moskës, tha Komisioni Evropian në një deklaratë të hënën.

Pakoja e re e sanksioneve shton 52 anije nga flota që përpiqet të shmangë kufizimet perëndimore për të transportuar naftë, armë dhe grurë. Kjo e çon numrin total të anijeve të listuara në 79.

BE-ja filloi të shtojë në listë këto anije më herët gjatë këtij viti si përgjigje ndaj një rritjeje të numrit të anijeve që transportojnë ngarkesa të cilat nuk sigurohen nga ofruesit e zakonshëm perëndimorë. Lista përfshinte edhe anijet që dorëzuan municione koreano-veriore në Rusi.

Kufizimet e reja shtojnë 84 individë dhe entitete të reja, përfshirë shtatë persona dhe entitete kineze, si dhe entitete ruse në Serbi.

Një individ dhe dy entitete që lehtësojnë shmangien e sanksioneve të BE-së, dhe katër entitete që furnizojnë komponentë të ndjeshëm për dronë dhe komponentë mikroelektronikë për ushtrinë ruse”, thuhet në deklaratë, në pjesën ku iu referohet entiteteve kineze.

Kjo do të jetë hera e parë që entitete kineze përballen me sanksione të tilla për ndalimin e udhëtimeve dhe ngrirjen e aseteve.

Hapi drejt sanksioneve të mirëfillta jep një sinjal të rëndësishëm për kinezët. Ne e marrim këtë shumë seriozisht”, tha një diplomat i BE-së.

Shefi i sanksioneve të BE-së, David O’Sullivan, dhe zyrtarë ukrainas kanë fajësuar Kinën për shitjen e teknologjisë së huaj në Rusi.

Diplomatët thanë se listimet e mëparshme kineze në pakon e sanksioneve ruse përfshinin vetëm kontrollin e eksporteve, në vend të një sanksioni të përgjithshëm.

Lista tani përfshin drejtues të lartë në sektorin energjetik të Rusisë, dy zyrtarë të lartë koreano-veriorë, si dhe 20 kompani dhe entitete ruse në Indi, Iran, Serbi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Komisioni po përgatit një pako të 16-të sanksionesh për janar, e cila mund të përfshijë masa më të gjera si ndaj gazit natyror të lëngshëm rus dhe kufizime të eksporteve për filialet e kompanive të BE-së në vendet e treta, thanë burime për Reuters./REL/

Continue Reading

Të kërkuara