Magazinë

Billie Eillish dominon në American Music Awards 2025 – fiton në shtatë kategori

Published

on

Mbrëmë u zhvillua ceremonia e ndarjes së çmimeve “American Music Awards”, ku disa nga emrat më të mëdhenj të muzikës u nderuan për punën e tyre.

Ngjarja vjetore u prezantua nga këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez, drejtpërdrejt në Las Vegas.

Billie Eilish ishte fituesja e madhe e natës, duke fituar të shtatë kategoritë për të cilat ishte nominuar, përfshirë ‘Albumin e Vitit’ dhe ‘Artistin e Vitit’.

Lady Gaga dhe Bruno Mars gjithashtu morën disa çmime për bashkëpunimin e tyre “Die With A Smile”.

Reperi Kendrick Lamar ishte artisti më i nominuar në gjithsej 10 kategori.

Megjithatë, u largua vetëm me një çmim – ‘Kënga e Preferuar Hip-Hop’ për “Not Like Us”.

Të gjithë sytë ishin drejtuar te pjesëmarrja e Taylor Swift mes spekulimeve se do të njoftohej për albumin e saj të radhës – Reputation (Taylor’s Version).

Pavarësisht kësaj dhe gjashtë nominimeve, Taylor nuk u shfaq dhe nuk arriti të merrte një çmim në asnjë nga kategoritë e saj.

Magazinë

Reagon gruaja e Bruce Willis: Ndaloni së lexuari artikujt që fillojnë me, “burimet pranë familjes”

Published

on

Continue Reading

Kulturë

​“New Generation” në Festivalin Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj

Published

on

Në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Operës Rame Lahaj në koncertin “New Generation”, nën kujdesin artistik të tenorit të njohur Ramón Vargas dhe me pianisten Jess Rucinski, disa të rinjtë talentuar nga mbarë bota sollën një mbrëmje të mrekullueshme operistike në Prishtinë.

Programi përfshiu vepra nga kompozitorë të njohur si Puccini, Rossini, Donizetti, Mozart, Bellini, Gounod, Verdi dhe Kálmán. Artistët e rinj interpretuan arie dhe duete të njohura nga opera si Gianni Schicchi, Il Barbiere di Siviglia, L’elisir d’amore, Roméo et Juliette, Le nozze di Figaro, La Traviata dhe Norma.

Ky koncert ishte një dëshmi e fuqishme e potencialit të brezit të ri të këngëtarëve operistikë, të cilët po marrin përkrahje përmes këtij festivali ndërkombëtar që promovon talentin dhe artin në skenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Magazinë

Beyonce mblodhi grupin legjendar “Destiny’s Child” për një performancë lamtumire si pjesë e turneut

Published

on

Beyonce e përfundoi turneun e saj “Cowboy Carter” me një koncert spektakolar në Las Vegas dhe e shfrytëzoi performancën lamtumirëse për të mbledhur një numër të madh të ftuarish surprizë.

Ajo ribashkoi grupin legjendar “Destiny’s Child” për kënaqësinë e një publiku të madh në koncert.

Gjatë koncertit në Allegiant, Michelle Williams dhe Kelly Rowland iu bashkuan Beyonce për të performuar një përzierje të hiteve siç konfirmohet nga videot nga rrjetet sociale. Në një nga videot, mund të shihni se si treshja, u ngjit në skenë dhe e filloi performancën me “Lose my Breath” para një publiku entuziast.

Rowland dhe Williams e ndihmuan Beyonce-n të interpretonte këngën e saj “Energy” nga albumi i saj ‘Renaissance’, gjatë së cilës ata performuan “mute challenge”-in e njohur.

Ata e përfunduan ribashkimin me hitin e tyre të vitit 2001 “Bootylicious”.

Ky ishte ribashkimi i parë i “Destiny’s Child” në skenë që nga performanca e Beyonce në ‘Coachella’ në vitin 2018.

Continue Reading

Magazinë

Skandal për Sydney Sweeney: Përballet me akuza për përfshirje në propagandë naziste

Published

on

Fushata e re reklamuese e Sydney Sweeney ka shkaktuar reagime të ashpra, me shumë njerëz në mediat sociale që akuzojnë aktoren dhe kompaninë për promovimin e “propagandës naziste” dhe “aluzioneve raciste”.

Fushata titullohet “Sydney Sweeney ka xhinse të shkëlqyera”. Loja me fjalët gjene dhe xhinse është fokusi kryesor i fushatës, por kjo qasje ka shkaktuar një valë zemërimi. Në njërën nga reklamat, 27-vjeçarja shihet e veshur tërësisht me xhinse ndërsa ecën drejt një billboardi gjigant me foton e saj.

Atje, ajo fshin fjalën Gjene me bojë të bardhë dhe e zëvendëson atë me Xhinse. Në një video tjetër, shihet duke i mbyllur xhinset, ndërsa një zë shpjegon se si gjenet ndikojnë në tipare të tilla si ngjyra e flokëve, personaliteti dhe ngjyra e syve.

Sydney, e cila ka sy blu, më në fund shikon në kamera dhe thotë: “Xhinset/gjenet e mia janë blu”. Nuk është e qartë se cilën nga dy fjalët po përdor, pasi shqiptohen njësoj.

Kjo shprehje u pa si problematike nga shumë në TikTok, të cilët argumentuan se fushata nënkuptonte që tiparet gjenetike si flokët bjonde dhe sytë blu konsideroheshin superiore ndaj të tjerëve, një motiv që historikisht është shoqëruar me ideologjinë e supremacisë racore.

Continue Reading

Të kërkuara