Kulturë

Billie Eilisht së shpejti e lanson një projekt special të realizuar me BBC-në

Published

on

Ylli i muzikës, Billie Eilish i ka bërë publike detajet rreth emisionit të ardhshëm special për kanalin “BBC”, me titull “Billie Eilish: Up Close”.

Para disa javësh u zbulua se ajo ishte duke punuar në një projekt special për fansat e saj, në bashkëpunim me platformën mediale gjigante.

Dhe tani është konfirmuar lajmi se emisioni në fjalë do të transmetohet të shtunën më 31 korrik në kanalin “BBC One”, derisa DJ Clara Amfo nga “BBC Radio 1” do ta intervistojë Eillish për rrugëtimin e saj drejt famës, dhe faktin se anembanë botës konsiderohet një person model.

Program 45-minuta do të transmetohet një ditë pas lansimit të albumit dytë të shumëpritur të këngëtares së shpërblyer me “Grammy”, me titull “Happier Than Ever”.

“Në emisionin special të xhiruar në vendlindjen e Billie Eilishit, Los Angeles, DJ Clara Amfo nga ‘BBC Radio 1’ do të bisedojë me këngëtaren rreth albumit të saj të fundit, ‘Happier Than Ever’, rrugëtimit të jashtëzakonshëm drejt famës, do ta kthejë atë prapa në kohë për t’i kujtuar disa prej sukseseve më të njohura, do të diskutohet për efektet që këto suksese të karrierës i kanë pasur në jetën e saj si dhe rolin e artistes si inspirim për të rinjtë anembanë botës”, thuhej në një komunikatë për media.

Në të kaluarën, yje të njohur të tillë si Adele, Ariana Grande dhe Harry Styles, kanë arritur marrëveshje për realizimin e një emisioni të tillë special me kanalin “BBC”.

Ndërkohë, Billie sapo ka njoftuar se është duke e shfaqur përvojën e saj kinematografike, ekskluzivisht në platformën “Disney+”.

Filmi koncertal me titull “Happier than Ever: A Love Letter to Los Angeles”, do të transmetohet në këtë platformë digjitale më 3 shtator të këtij viti.

Projekti që i sjellë përjetimet e një koncerti special të këngëtares, do të përfshijë performanca intime të secilës këngë të albumit të ardhshëm të Eilishit, për herë të parë dhe të vetme, nga skena legjendare “Hollywood Bowl” në Los Angeles.

Në një prononcim për media, pop këngëtarja kishte deklaruar: “Kompania ‘Disney’ është jashtëzakonisht ikonike, prandaj të bashkëpunoj me ta në një projekt të këtillë, është një nderë i madh për mua. Ta kem rastin ta prezantoj albumin tim të dytë në këtë mënyrë dhe t’ia dedikoj atë qytetit që e dashuroj dhe ku jam rritur, është diçka shumë emocionuese për mua. Shpresoj do t’iu pëlqejë ky projekt”.

Filmi koncertal “Happier than Ever: A Love Letter to Los Angeles” vjen me regji të dyshes, Robert Rodriguez dhe Patrick Osborne, si dhe do të përfshijë elemente të animuara, duke i dërguar shikuesir në një rrugëtim si nëpër ëndrra përmes vendlindjes së Eilishit, Los Angeles, dhe disa nga sfondet më ikonike të këtij qyteti./koha

Lajmet

Biblioteka Kombëtare e Kosovës forcon bashkëpunimin me Bibliotekën Kombëtare të Belgjikës

Published

on

Një takim i rëndësishëm bashkëpunimi është zhvilluar mes drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, Blerina Rogova Gaxha, dhe drejtoreshës së Bibliotekës Kombëtare të Belgjikës, Sara Lammens.

Në takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami, si dhe Kimete Mitrovica Basha nga fondacioni “Ydriz Basha” i Novosejt. Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimin e përvojave profesionale dhe zhvillimin e projekteve të përbashkëta në fushën e bibliotekarisë dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

Në kuadër të vizitës, stafi i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës pati mundësinë të njihet nga afër me ambientet e bibliotekës në Belgjikë, përfshirë koleksionet e veçanta, dorëshkrimet dhe librat e rrallë. Ata gjithashtu u njohën me proceset moderne të digjitalizimit dhe praktikat bashkëkohore të menaxhimit të materialeve bibliotekare.

Kjo vizitë u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe avancim profesional, duke hapur rrugë për bashkëpunime të reja institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës në Vjenë me rastin e shfaqjes “Vojçeku”

Published

on

Me rastin e shfaqjes “Vojçeku” në Vjenë, është zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Ambasadën e Kosovës, ku përfaqësues të institucioneve kulturore dhe artistike janë pritur nga ambasadori Albinot Bimbashi.

Në këtë takim morën pjesë shefi i kabinetit Xhavit Aliaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport Adea Roka, drejtoresha e teatrit “Hadi Shehu” Albulena Bokshi, regjisorja Zana Hoxha, si dhe aktorët Vlora Dervishi dhe Bujar Ahmeti, së bashku me Ermal Vejsa nga KA Group.

Takimi u zhvillua në frymën e bashkëpunimit dhe promovimit të kulturës dhe artit kosovar në arenën ndërkombëtare.

Continue Reading

Kulturë

Ndahet nga jeta regjisori argjentinas Adolfo Aristarain

Published

on

Regjisori i njohur argjentinas Adolfo Aristarain, fitues i dy çmimeve Goya Awards dhe i vlerësuar me Medaljen e Artë të Akademisë së Filmit në vitin 2024, është ndarë nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në kinemanë botërore.

I njohur për një stil të veçantë që ndërthurte melankolinë me kërkimin e identitetit dhe një kritikë sociale të rafinuar, Aristarain realizoi disa nga veprat më të rëndësishme të kinemasë hispanike, mes tyre Martín, Un lugar en el mundo dhe Roma. Filmat e tij trajtonin shpesh tema universale si përkatësia, mërgimi dhe konfliktet e brendshme të individit, duke reflektuar njëkohësisht realitete sociale dhe politike me një finesë artistike që e dallonte nga bashkëkohësit.

Me ndarjen e tij nga jeta, kinemaja humbet një nga zërat më autentikë dhe të thellë, një autor që arriti të krijojë një gjuhë filmike të dallueshme dhe të qëndrueshme në kohë.

Continue Reading

Lajmet

Rama: Rritje financimesh për start-upet dhe bashkëpunim më i madh me shkollat

Published

on

Në finalen e Festivalit Kombëtar të Shkencës, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se qeveria po punon për rritjen e ndjeshme të financimeve për start-upet dhe për mbështetjen e të rinjve me potencial në fushën e inovacionit.

Ai u shpreh se synimi është krijimi i një sistemi të qëndrueshëm mbështetës për projektet e reja, duke përfshirë edhe financime për ide që janë ende në fazat fillestare, por që mund të zhvillohen në të ardhmen. Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me universitetet dhe shkollat e mesme, me qëllim rritjen e kapaciteteve për zhvillimin e projekteve dhe aksesimin e fondeve të Bashkimit Evropian.

Në përfundim të festivalit, vendin e parë e fitoi shkolla e mesme “Zhani Ciko” në Patos me një projekt inovativ që lidhet me rëndësinë e bletëve dhe ndërthurjen e teknologjisë me natyrën, i vlerësuar për qasjen kreative dhe mesazhin për mbrojtjen e mjedisit.

Continue Reading

Të kërkuara