Lajmet

Bien çmimet e derivateve, rikthehen në nivelin e para tri viteve

Çmimi i një litri naftë në Kosovë sot është duke u shitur për 1.29 euro, ndërkaq benzina për 1.30 euro.

Published

on

Çmimet e derivateve të naftës dhe benzinës kanë rënë në nivelin e njëjtë sikurse para tri vitesh, ka thënë sot Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës. Çmimi i një litri naftë në Kosovë sot është duke u shitur për 1.29 euro, ndërkaq benzina për 1.30 euro.

“S’mundemi me paragjyku per çmimet për ditët në vijim po çmimet janë në ramje. Këto çmime i kemi pasur edhe para tri viteve”, ka thënë Berjani.

Berjani u ka bërë thirrje tregtarëve të produkteve ushqimore, që t’i ulin çmimet.

“Por tregtarët e marketeve qe thirren se si pasojë e shtrenjtimit të naftës i kanë rritur çmimet e produkteve ushqimore, tash kemi rënie të derivateve për 65 cent”, tha ai.

“Nafta është liruar marketet duhet t’i ulin çmimet”.

Lajmet

​Arrestohet një grua e dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës, ka arrestuar një grua të dyshuar për grabitje në Fushë Kosovë.

Sipas policisë rasti ka ndodhur më 11 mars në një market ku e dyshuara nën kërcënim të armës ka marr një shumë e parave.

“Dje nga njësitet policore të stacionit Fushë Kosovës, është arrestuar një person i dyshuar për veprën grabitje, që ka ndodhë me datën 11 mars 2025, në një market, ku punëtores së marketit nën kërcënimin e armës së ftohtë thikë, i janë marrë një shumë e parave. Puna e zyrtarëve policor, është finalizuar mbrëmë, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arrit që të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar: femër 32 vjeçare, shtetase e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara sipas policisë me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje

Continue Reading

Aktualitet

Asosacioni i Gazetarëve paralajmëron padi në Gjykatën Kushtetuese për mbylljen e Tik Tok

Published

on

Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, i tha BIRN se vendimi i qeverisë shqiptare për bllokimin e platformës së mediave sociale Tik Tok, cenonte lirinë e shprehjes dhe bie ndesh me Kushtetutën.

“Ne e konsiderojmë këtë veprim të rrezikshëm për lirinë e shprehjes dhe kemi nisur tashmë punën për dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese”, tha Myzyraj.

“Çdo veprim që cenon lirinë e shprehjes do të sfidohet nga ne në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, shtoi ai.

Me kërkesë të Autoritetit të Komunikimeve Postare Elektronike, kompanitë që ofrojnë shërbimeve interneti në vend, pritet të bllokojnë të enjten qasjen ne aplikacionin e Tik Tok në Shqipëri.

Ky bllokim, ndjek vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 6 mars, 2025, për mbylljen e platformës për shkak të efektit të pretenduar negativ mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve.

TikTok, është një platformë e mediave sociale e fokusuar te videot e shkurtra. Ajo u krijua nga kompania kineze ByteDance dhe lejon përdoruesit të krijojnë, montojnë dhe ndajnë video të shkurtra me efekte speciale, muzikë dhe filtra të ndryshëm.

Kryeministri Edi Rama, deklaroi në një postim në ‘X’, që vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok, është marrë nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues.

“Ky është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues, dhe e dyta është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruan Rama.

Shifrat e ofruara nga kryesministri nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur, pasi takimet e tij nuk janë mbajtur në prani të medias.

Megjithatë, organizatat për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në vend dhe ato ndërkombëtare janë shprehur kritike ndaj vendimit të qeverisë.

Blerjana Bino, drejtuese ekzekutive e qendrës SCiDEV i tha BIRN se ky është një precedent që cënon të drejtat themelore të njeriut.

“Ne na shqetëson precedenti që krijohet me mbylljen totale të Tik Tok, pra një precedent i “internet shutdown” duke cenuar kështu të drejtat themelore të qytetarëve siç është liria e shprehjes”, u shpreh Bino.

“Nën justifikimin e sigurisë për fëmijët qeveria me të njëjtën mënyrë mund të mbyllë nesër platformat tjera, media apo internetin vetë, sepse shkaktojnë ‘dëm’”, shtoi ajo.

Drejtuesja e SCiDEV shtoi më tej se marrja e një dakordësie nga prindërit në kushte emocionale të ngarkuar nga një tragjedi, nuk është proces i rregullt i konsultimit dhe nuk mund të shërbejë si justifikim për mbylljen totale të platformës.

“Nuk ka raport publik të këtij konsultimi të pretenduar veç daljeve mediatike të Kryeministrit dhe Ministres përkatëse në shkolla”, tha Bino, teksa theksoi se të gjithë janë të shqetësuar për sigurinë e fëmijëve, por ka masa proporcionale të tjera që mund të merren.

“Shqipëria ndodhet dy muaj përpara zgjedhjeve parlamentare dhe mbyllja e një platforme që është shndërruar në një medium të rëndësishëm për zërat e rinj në politikë dhe jo vetëm, ngre shqetësime të tjera për qëllimin pas saj”, theksoi Bino.

Kreu i AGSH-së Isa Myzyraj, tha se ky vendim është një precedent për akte të tjera të censurës në një vend me një qeveri autokratike.

“Kjo tregon qartë se institucionet tona janë autokrate dhe nuk reflektojnë pavarësisht se dhjetra organizata vendase dhe ndërkombëtare kanë shprehur shqetësimin për mbylljen e Tik Tok”, tha ai.

“Jemi të shokuar që qeveria nuk ka bërë asnjë reflektim dhe asnjë hap pas në lidhje me këtë situatë”, përfundoi Myzyraj./BIRN

Continue Reading

Aktualitet

Paralajmërimi për erëra të forta, Komuna e Prishtinës bën apel për kujdes: Shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta e pemëve

Published

on

Komuna e Prishtinës ka kërkuar nga qytetarët që të të kenë kujdes gjatë ditës së sotme pasi parashikohet të këtë erëra të forta.

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.

Ky është njoftimi i plotë i Komunës:

Continue Reading

Lajmet

Osmani priti në takim ambasadorin e Irlandës, Ragnar Almqvist

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Irlandës në Kosovë, Ragnar Almqvist, me të cilin ka diskutuar mbi marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve.

Në takim, Presidentja Osmani ka falënderuar Irlandën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, veçanërisht në proceset integruese evropiane dhe përkrahjen në organizatat ndërkombëtare. Ajo ka theksuar rëndësinë e partneritetit me Irlandën, si një vend me vlera të përbashkëta demokratike dhe një aleat i çmuar i Kosovës.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishte nevoja për heqjen e masave të padrejta, të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Kosovës, duke nënvizuar se heqja e tyre do të ishte një mesazh i fuqishëm për Kosovën për të kontribuar tutje në vlerat dhe vizionin e përbashkët të BE-së.

Gjithashtu, Presidentja dhe Ambasadori Almqvist kanë biseduar edhe për avancimin e Kosovës në rrugën e integrimit evropian dhe rëndësinë e mbështetjes nga partnerët ndërkombëtarë në këtë proces.

Continue Reading

Të kërkuara