Teknologji

Bie WhatsApp, mijëra përdorues në “black out”

Shumica e problemeve të raportuara kanë të bëjnë me pamundësinë për të dërguar mesazhe përmes aplikacionit.

Published

on

Mbi 150 mijë përdorues të Whatsappit raportohet të kenë probleme me platformën e mesazheve në pronësi të Meta-s, sipas të dhënave nga Downdetector.

Shumica e problemeve të raportuara kanë të bëjnë me pamundësinë për të dërguar mesazhe përmes aplikacionit.

Mbi 22 mijë raporte po qarkullojnë në Downdetector në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe mbi 137 mijë përdorues kanë raportuar probleme në Britaninë e Madhe.

Teknologji

WhatsApp teston “drynin” për siguri maksimale

Published

on

WhatsApp po përgatit një veçori të re, të quajtur përkohësisht “dryn”, që synon të ofrojë mbrojtje të avancuar për përdoruesit që mund të jenë në rrezik nga sulmet kibernetike a ndërhyrjet e programeve spiune Pegasus apo Graphite.

Sipas faqes së specializuar WaBetaInfo, funksioni është zbuluar në versionin beta 2.25.33.4 të aplikacionit për Android, dhe aktualisht ndodhet në fazën e testimit.

“Dryni” përfshin një kombinim të opsioneve të sigurisë dhe privatësisë, që aktivizohen automatikisht për të forcuar mbrojtjen e përdoruesit.

Këto përfshijnë:

Bllokimin e skedarëve mediatikë dhe bashkëngjitjeve nga dërgues të panjohur;

Çaktivizimin e pamjeve paraprake të lidhjeve në mesazhe;

Heshtjen e thirrjeve hyrëse nga persona që nuk janë në listën e kontakteve;

Kufizimin e shtimit në grupe vetëm nga kontaktet tuaja;

Njoftime automatike kur ndryshon kodi i sigurisë në një bisedë të enkriptuar nga fillimi në fund;

Aktivizimin e verifikimit me dy hapa;

Kufizimin e dukshmërisë së fotos së profilit, informacionit, statusit dhe datës së fundit të lidhjes vetëm për kontaktet;

Dhe madje fshehjen e adresës IP gjatë thirrjeve, duke i bërë ato të kalojnë përmes serverëve të WhatsApp-it.

Nëse zbatohet. kjo veçori do të rrisë ndjeshëm nivelin e mbrojtjes kundër kërcënimeve të mundshme, pa qenë nevoja që përdoruesit të ndryshojnë manualisht shumë cilësime të privatësisë.

Aktualisht, nuk dihet ende se kur WhatsApp do ta lëshojë këtë funksion për të gjithë përdoruesit, por pritet të jetë hap i rëndësishëm drejt sigurisë së avancuar në komunikimet digjitale. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Këto janë veturat elektrike dhe hibride me bateritë më të qëndrueshme

Published

on

Platforma suedeze e ankandeve të automjeteve Kvdbil ka kryer një hulumtim mbi gjendjen e baterive të më shumë se 1300 veturave elektrike dhe hibride plug-in të përdorura.

Rezultatet tregojnë se tetë nga dhjetë automjete janë ende në gjendje të shkëlqyer, sipas testimeve të “gjendjes së shëndetit të baterisë” (SOH – State of Health), që mat se sa kapacitet ka mbetur në krahasim me një bateri të re.

Sipas raportit të publikuar nga Göteborgs-Posten, shumica e makinave elektrike të përdorura ruajnë mbi 90% të kapacitetit fillestar të baterisë, edhe pas disa vitesh përdorimi.

Drejtuesi i testimit, Martin Reinholdsson, theksoi se ky rezultat është meritë e teknologjisë së përparuar të ftohjes dhe menaxhimit të temperaturës, që përdoret në paketat moderne të baterive.

Sipas tij, këto të dhëna rrëzojnë mitin se makinat elektrike të përdorura janë të pasigurta apo jo të qëndrueshme.

Për blerësit potencialë të automjeteve elektrike të përdorura, raporti thekson se Kia del si marka më e besueshme, duke arritur rezultatet më të larta si në kategorinë e hibrideve plug-in ashtu edhe në atë të veturave elektrike.

Hulumtimi konkludon se frika për degradimin e shpejtë të baterive është në masë të madhe e pabazuar. Në fakt, makinat elektrike të përdorura mund të jenë një zgjedhje e mençur ekonomike dhe ekologjike.

Reinholdsson shton se, përveç markës dhe modelit, zakonet e drejtuesit, kushtet klimatike dhe mosha e automjetit janë faktorë kyç për jetëgjatësinë e baterisë. Ai këshillon që:

të shmanget karikimi i shpeshtë mbi 80%,

të ruhet automjeti nga temperaturat ekstreme,

dhe të përdoren me kujdes karikuesit e shpejtë.

Nëse këto rregulla respektohen, kapaciteti i baterisë humbet vetëm disa për qind çdo vit.

Kvdbil nuk ka zbuluar listën e plotë të modeleve pas dhjetëshes më të mirë, por ka publikuar renditjet kryesore:

Top 10 hibride plug-in me bateritë më të mira:

Kia Sportage

Kia Optima

Volvo XC60

Kia Ceed

Volvo V60

Peugeot 3008

BMW 530e

Volkswagen Passat GTE

BMW X1

BMW 330e

Top 10 makina elektrike me bateritë më të mira

Kia EV6

Kia e-Niro

Tesla Model Y

Opel Mokka-e

Mazda MX-30

Audi Q4 e-tron

Fiat 500

Volvo XC40 Recharge

Citroën ë-C4

Volkswagen ID.4

Duke u bazuar në këto të dhëna, Kia del si lider i qartë në besueshmëri dhe qëndrueshmëri të baterive, ndërsa rezultatet në përgjithësi tregojnë se automjetet elektrike të përdorura janë shumë më të qëndrueshme sesa mendohej më parë. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Teknologji

Google njofton planin më të madh të investimeve në Gjermani

Published

on

Google pritet të prezantojë projektin e saj më të madh të investimeve në Gjermani në një konferencë të përbashkët me Ministrin gjerman të Financave, Lars Klingbeil.

Sipas njoftimeve, plani përfshin ndërtimin e infrastrukturës dhe qendrave të reja të të dhënave, si dhe zhvillimin e projekteve inovative për përdorimin e energjive të rinovueshme.

Google synon të zgjerojë praninë e saj në qytetet Mynih, Frankfurt e Berlin, duke forcuar kapacitetet teknologjike dhe pozicionin në Evropë.

Detajet e plota pritet të bëhen publike më 11 nëntor, gjatë konferencës për shtyp ku do të marrë pjesë ministri Klingbeil. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Google Maps përforcohet me AI-në Gemini

Published

on

Google Maps do të fuqizohet nga asistenti i AI-së, Gemini, duke ofruar një “përvojë bisedore dhe drejtimi pa duar”.

Sipas kompanisë, përdoruesit do të ndihen sikur kanë një mik të ditur në ulësen e pasagjerit që i ndihmon të arrijnë destinacionin me besim.

Gemini mund të përgjigjet në pyetje komplekse, të shtojë ngjarje në kalendarin Google dhe madje të raportojë ndërprerje trafiku vetëm me zërin tuaj. Këto veçori do të lansohet gradualisht në Android dhe iOS në SHBA.

Udhëzimet në Maps gjithashtu përmirësohen me pika referimi, të cilat shfaqen edhe në hartë, duke ju udhëhequr më qartë, për shembull: “kthehuni djathtas pas restorantit Thai Siam”.

Përdoruesit mund të përdorin kamerën për të identifikuar vende rreth tyre – restorante, kafene, dyqane ose monumente – dhe të bëjnë pyetje në stil bisedor, duke marrë përgjigje falë kombinimit të aftësive Gemini dhe njohjes së Google Maps.

Kjo veçori e re e Lens do të lançohet gradualisht më vonë këtë muaj në SHBA për Android dhe iOS. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara