Aktualitet

Bideni thotë se ka vozitur kamion me 18 rrota, televizioni amerikan i kërkon dëshmi

Published

on

Televizioni amerikan, Fox News, ka hedhur dyshime për një deklaratë të presidentit Joe Biden, i cili të mërkurën tha se dikur ka vozitur kamion me 18 rrota.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ishte për vizitë në fabrikën e prodhuesit amerikan të kamionëve, “Mack Truck” në Pensilvani, kur e bëri pretendimin se e ka vozitur këtë lloj të kamionit të madh në të kaluarën. Për këtë gjë, në ShBA nevojitet patentë e veçantë.

“Dikur vozisja 18-rrotësh, njeri”, dëgjohet duke thënë presidenti amerikan në një video të publikuar në Twitter, shkruan Fox News, transmeton Gazeta Express.

Ka pak dëshmi se Bideni ka vozitur një kamion të tillë, raporton televizioni i njohur amerikan.

I pyetur nëse presidenti amerikan ka vozitur ndonjëherë kamion, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë përmendi një artikull të vitit 1973 të gazetës “Wilmington Evening Journal”, ku Bideni shihet duke u vozitur në një kamion 18-rrotësh.

Televizioni i kërkoi sqarime shtesë zëdhënësit, duke theksuar se vozitja e një kamioni nuk është e njëjta gjë me të qenët në kamion gjatë vozitjes. Në këtë rast, zëdhënësi përmendi një publikim të Shoqatës së Bashkuar të Mësimdhënësve, ku përmendet vozitja që Bideni ia ka bërë autobusit të shkollës në të kaluarën si punë sezonale gjatë verës.

Fox News përsëri kërkoi të dhëna rreth pretendimit të presidentit, duke theksuar se vozitja e autobusit të shkollës nuk është e njëjta gjë me vozitjen e kamionit 18-rrotësh, por nuk mori përgjigje zyrtare.

lajme

Shkon në tetë numri i viktimave nga shembja e ndërtesës në Brooklyn

Published

on

By

Numri i viktimave nga shembja e një ndërtese trekatëshe në Brooklyn të New York-ut ka arritur në tetë, ndërsa të paktën 17 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar kryebashkiaku i New York-ut, Zohran Mamdani, i cili përmes një deklarate bëri të ditur se në mesin e të lënduarve janë edhe tre zjarrfikës që morën pjesë në operacionin e shpëtimit.

Autoritetet amerikane kanë nisur tashmë një hetim të plotë për të zbardhur shkaqet që çuan në shembjen e papritur të këtij objekti banimi.

Fillimisht janë raportuar dy të vdekur, ndërkaq numri i tyre ka vazhduar të rritet teksa zjarrfikësit po vazhdojnë kërkimin nën rrënoja. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Nagavci kërkon mbikëqyrje të shtuar të çmimeve

Published

on

By

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisë menjëherë mbikëqyrjen e shtuar të tregut për të parandaluar shtrenjtimet abuzive të produkteve bazë gjatë muajve në vijim.

Gjatë fjalës së saj në seancën e sotme plenare të Kuvendit të Kosovës, Nagavci bëri të ditur se puna për funksionalizimin e Ligjit për çmime tavan ka filluar dhe se institucionet duhet të jenë të gatshme të veprojnë me kohë ndaj çdo shkeljeje nga tregtarët.

“Ligji për çmime tavan është miratuar, puna për funksionalizimin e tij ka filluar. Mbikëqyrja e tregut tash duhet të forcohet menjëherë në mënyrë që institucionet të mund të veprojnë me kohë kur paraqiten shkelje ose kushte për masa të përkohshme. Me Ligjin kemi krijuar edhe mundësinë që në rast të destabilizimit të tregut, të ndërhyhet për mbrojtjen e qytetarëve nga shtrenjtimet abuzive të produkteve themelore nga buka, mielli, vaji, qumështi, vezët, mishi, pemët e perimet deri te ushqimet për fëmijë, produktet e higjienës personale dhe lëndët me burim nga druri për ngrohje”, ka deklaruar Nagavci.

Ajo theksoi se rritja e të ardhurave të qytetarëve duhet të mbrohet përmes kontrollit të marzhave tregtare nga importi deri te shitja me pakicë, si dhe duke hetuar dyshimet për marrëveshje të fshehta mes tregtarëve që dëmtojnë konkurrencën.

Duke folur për ndikimin e konflikteve globale në ekonominë e vendit, Nagavci vlerësoi se krizat ndërkombëtare po rëndojnë koston e jetesës, por shtoi se ato nuk guxojnë të keqpërdoren nga tregtarët.

“Krizat ndërkombëtare ndikojnë edhe në ekonominë tonë, madje shumë, por ato nuk mund të përdoren si arsyetim për çdo shtrenjtim. Duhet të dihet cilat çmime rriten për shkak të kostos së furnizimit dhe cilat çmime rriten në mënyrë abuzive. Shtrenjtimi i jetesës i prek të gjithë, por jo të gjitha familjet i rëndon njësoj”, përfundoi ajo. /E.A/

 

Continue Reading

lajme

Ligji për Specialen futet në rend dite me 79 vota për

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot futjen në rend të ditës të Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, si pikë e fundit e seancës së sotme plenare. Nga 84 deputetë të pranishëm në sallë, 79 votuan pro këtij propozimi.

Kërkesa erdhi përmes një mocioni procedural nga ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, e cila bëri të ditur se pavarësisht mospajtimeve procedurale, PDK-ja ka arritur pajtim me përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje sa i përket përmbajtjes së ndryshimeve ligjore.

“Na janë dhënë disa këshilla dhe rekomandime, të cilat ne besojmë që ligjin do ta bëjnë edhe më të fuqishëm e të qëndrueshëm juridikisht”, deklaroi Çitaku para deputetëve. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

LVV kërkon konsultime me BE-në për Ligjin për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se institucionet kanë edhe dy javë kohë për të vendosur se si do të procedohet tutje me Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar që fillimisht të zhvillohen konsultime me Bashkimin Evropian e më pas të raportohet në Kuvend.

Deputeti i kësaj partie, Adnan Rrustemi, ka deklaruar për KOHËN se procesi nuk duhet të zhvillohet me nxitim, në mënyrë që të shmangen gabimet e mundshme që mund t’i kushtojnë vendit.

“I kemi edhe dy javë kohë. Nuk është mirë që përsëri të nxitohemi e përsëri të gabojmë e të pendohemi. Gabimet po na kushtojnë rëndë. Nuk ka mandej lexim të katërt!”, u shpreh Rrustemi.

Ai ka bërë thirrje që Grupi Punues për Strategji drejt Apelit në Gjykatën Speciale, i përbërë nga përfaqësues të të gjitha grupeve parlamentare dhe i udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, të takohet dhe të konsultohet me zyrtarët e BE-së. Sipas tij, pas këtyre konsultimeve grupi duhet të raportojë para deputetëve në Kuvend për të parë se ku mund të ndërhyhet me ndryshime. /KOHA/

Continue Reading

Të kërkuara