Lajmet

Bideni do të takohet me aleatët lindorë të NATO-s pas paralajmërimit bërthamor të Putinit

Biden mbërriti në Varshavë të hënën mbrëma pas një vizite të papritur në Kiev.

Published

on

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden do të takohet me krerët e krahut lindor të NATO-s të mërkurën për të treguar mbështetje për sigurinë e tyre pasi Moska pezulloi një traktat historik për kontrollin e armëve bërthamore.

Biden mbërriti në Varshavë të hënën mbrëma pas një vizite të papritur në Kiev vetëm disa ditë përpara përvjetorit të pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të vitit 2022.

Gjatë periudhës së tensionit më të lartë midis Rusisë dhe Perëndimit në dekadat që nga Lufta e Ftohtë, Bideni iu drejtua mijëra njerëzve në qendër të Varshavës të martën dhe tha se “autokratë” si presidenti rus Vladimir Putin duhet të kundërshtohen.

Disa orë më parë, Putini dha komente të gjata të ngarkuara me kritika ndaj fuqive perëndimore, duke i fajësuar ato për luftën në Ukrainë. Putini gjithashtu u tërhoq nga traktati i ri START i kontrollit të armëve dhe paralajmëroi se Moska mund të rifillojë testet bërthamore.

Të mërkurën, Bideni do të takohet me stafin e ambasadës së SHBA-së në Varshavë përpara se të mbledhë liderët e nëntëshes së Bukureshtit, vendet në krahun lindor të NATO-s që iu bashkuan aleancës ushtarake perëndimore pasi u dominuan nga Moska gjatë Luftës së Ftohtë. Shumica janë ndër mbështetësit më të fortë të ndihmës ushtarake për Ukrainën dhe zyrtarë nga vendet e grupit kanë kërkuar burime shtesë si sistemet e mbrojtjes ajrore, raporton Reuters.

Në takim, Bideni planifikon të riafirmojë angazhimet për sigurinë e tyre dhe të diskutojë mbështetjen për Ukrainën përpara se të kthehet në Uashington.

Rusia e konsideron NATO-n, e cila së shpejti mund të zgjerohet për të përfshirë Suedinë dhe Finlandën, si një kërcënim ekzistencial.

Mesazhi i presidentit lituanez Gitanas Nauseda për Bidenin do të jetë se ai dëshiron “përfshirje më të madhe të SHBA-së në Evropë, krahun lindor të NATO-s dhe, natyrisht, më shumë ndihmë për Ukrainën,” i tha radios lituaneze të martën këshilltari i tij kryesor për politikën e jashtme.

“Lituania dhe vendet e tjera me të njëjtin mendim kanë disa kërkesa, të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen ajrore, praninë e mbrojtjes përpara, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe investime më të mëdha në industrinë e mbrojtjes”, tha Asta Skaisgiryte.

Ish-republika sovjetike në pragun e Rusisë u bashkua me NATO-n në vitin 2004 dhe planifikon të presë Bidenin në korrik për samitin e liderëve të aleancës së sigurisë.

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara